Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve – Transparencë, Monitorim dhe Vlerësim për Prokurimet e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Në datën 11.06.2019 u mbajt një Tryezë e Rrumbullakët me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve. Objekt i tryezës së rrumbullakët ishte:
-
-
prezantimi i vëllimit dhe dinamikës së punës së institucionit në 15 muajt e parë;
-
analiza e kontekstit të krijimit të këtij institucioni;
-
vlerësimin impakti i Agjencisë në eficensën dhe cilësinë e Prokurimeve dhe Kontratave,
-
krahasimi me modele të tjera dhe nevoja për ndërhyrje dhe përmirësime të tjera
-
Moderator në tryezë ishin përzgjedhur ekspert të legjislacionit dhe praktikës institucionale në çështje të prokurimit dhe kontraktimit. Konkretisht: Muharrem Çakaj dhe Elton Lula, ekspert për prokurimet dhe apelimin ish anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.
Veç gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, në tryezë morën pjesë edhe një përfaqësues nga Ministria e Financave dhe një përfaqësues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gjithashtu në tryezë u prezantua edhe databaza e krijuar për mirëstrukturim të të dhënave të Prokurimeve Publike të Agjencisë dhe vëllimi i prokurimeve sipas karakteristikave. Konkretisht:
-
-
Në këtë periudhë 15 mujore, na rezulton që sistemi ka anoncuar 293 kontrata me një vlerë Fondi Limit prej 6 347 790 714 Lekë http://openprocurement.al/sq/agency/list (jo më shumë se 20 kontrata në muaj).
-
Në këto 293 kontrata me vlera më të mëdha se 100 milion lekë janë 12 kontrata
Link:http://openprocurement.al/sq/agency/list/limit_fond/100%20infinit? -
Tenderi me vlerën më të lartë i njoftuar është ai për Blerje Uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë me fond limit 908 973 900 lekë i shpallur në datën 10 gusht 2018. Ky tender është anulluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. http://openprocurement.al/sq/agency/view/id/30
-
Tendera të anulluar janë 37 në total, mes tyre 3 janë me vlera të fondit limit mbi 100 milion lekë, ky dy anullime janë bërë pasi është shpallur fituesi
http://openprocurement.al/sq/agency/list/status_id/4? -
23 tendera janë aplikuar me vetëm një konkurrent në garë http://openprocurement.al/sq/agency/list/bidder_no/1?
-
Deri tani Institucionet për emër dhe llogari të të cilave tenderon Agjencia janë 81 mes tyre drejtori të Policisë së Shtetit, Doganave, Burgjeve, Institucione të Shëndetësisë etj.
-
Sistemi i markimit me RedFlag ka markuar deri tani automatikisht 65 tendera, nga të cilët me vlerë mbi 100 milion lekë janë 8(nga 12 kontrata në total) kontrata
http://openprocurement.al/sq/agency/redflag dhe me vlerë 5 deri 100 milion lekë janë 33 kontrata.
-
Në përfundim si konkluzion i tryezës u artikulua nevoja për të rregulluar më mirë mënyrën e përzgjedhjes dhe statusin e punonjësve të axhensisë; nevoaja për plotësim të të gjithë akteve nënligjore që rregullojnë punën e institucionit dhe rritja e numrit të institucioneve qeveritare që delagojnë kompetencat për prokurrim tek axhencia. Një nga konkluzionet më me theks të tyrezës ishte nevoja e përmirësimit dhe forcimit të rolit të aktorëve watch dog në monitorimin e kontraktimit publik.