AIS starton projektin Improvement of Integrity of the Public Contractors, mbështetur nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme
Projekti më i ri i startuar nga AIS titullohet “Improvement of Integrity of the Public Contractor, Legislation, Practice and Role of Civic Actors”. Projekti mbështetet nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme si një nga Programi MATRA në Shqipëri. Në datën 18 korrik 2019 Zonja Ambasadore Guusje Korthals Altes dhe drejtoresha e organizatës AIS Aranita Brahaj nënshkruan marrëveshjen për fillimin e aktiviteteve. Projekti do të vlerësojë legjislacionin kombëtar duke e krahasuar me atë të vendeve të EU sa i takon rregullimeve në lidhje me përzgjedhjen dhe vlerësimin e kompanive private që garojnë për të fituar kontrata me shtetin. Në finale gjetjet do të shërbejnë për të propozuar përmirësime të legjislacionit dhe praktikës kombëtare. Një komponent i projektit është edhe fuqizimi i medias investigative dhe aktorëve civil që monitorojnë procese të kontraktimit publik me fokus çështje që lidhen me integritetin e kontraktorëve privat.