100 tenderat me vlerë më të lartë viti 2021, 35 janë me RedFlag pa garë

Open Data Albania ka publikuar listën me 100 tenderat me vlerë më të lartë, të mbajtur nga Autoritetet Tenderuese Shtetërore gjatë vitit 2021 . Këto tenderë janë të renditura sipas vlerave, Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë fondi limit pa 18 967 810 952 Lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. – İ, dhe është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky kontraktim është sa 23% e vlerës së kontraktimeve për 100 tenderat me vlerë më të lartë të vitit 2021. Ndërsa spikat fakti që në 100 tenderat më të mëdhenj, janë 35 kontraktime me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, me pak fjalë tenderime RedFlag pa garë.

Bizneset që po ndërtojnë pas Tërmetit, 10 Operator Ekonomik fituan 25 % të gjithë fondit shtetëror

Open Data Albania ka publikuar Renditje të Operatorëve Ekonimik në Procesin e Rindërtimit sipas vlerave. Në total janë 67.6 miliard lekë të njoftuara për Kontraktim sipas Bizneseve. Lista kryesohet nga një bashkim operatorësh ku drejton një Biznes i themeluar nga një kryebashkiak në detyrë. 10 Kontraktorët më të mëdhenj kanë aty 25% të vlerës totale të kontraktimit. 33 Kontraktor kanë 50% të fontit. Në listë nuk ka asnjë biznes të huaj apo ndërkombëtar, dhe kjo pritej sa kohë që procedura e përzgjedhur për identifikim dhe kontraktim, nuk respekton liritë ekonomike dhe barazinë e garës. Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH .

Tendera me Risk për Parregullsi dhe Probleme të Garës Bashki viti 2021

Date : 26 Janar, 2022

Në vitin 2021 Bashkitë kanë zhvilluar 29 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë dhe me shënimin RedFlag çfarë tregon për rrisk potencial për parregullsi dhe korrupsion në garë

Bashki problematike paraqitet Durrësi, për shkak të procedurës së dhënies me negocim (pa garë) e Kontratës me Vlerë 1 148 864 000 Lekë objekt pune Depozitimi i Mbetjeve Urbane Bashkia Durrës. Kjo procedurë u mbajt në muajin Shtator 2021, dhe Kontraktori përfitues është Integrated Ebergy BV SPV.

Po bashkia Durrës shënon edhe dy tender të tjerë po me vlerë mbi 100 milion lekë të mbajtur gjatë vitit 2021 dhe që kanë risk të lartë për parregullsi, abuzime dhe korrupsion. Konkretisht është tenderi për Ndërtimin e rrjetit K. U. Z të fshatit Shënavlash Bashkia Durrës me vlerë fondi limit 364 498 645 Lekë.  ky tender u bë me garë të hapur, por gjatë vlerësimit u s’kualifikua ofertuesi me vlerë më të ulët. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve EdiCom shpk dhe 2T shpk. Po në Bashkinë Durrës gjatë vitit 2021 është zhvilluar duke marrë shënimin për risk edhe tenderi Lot 1 Naftë 10ppmULSD me vlerë fondi limit 109 199 733  Lekë, i fituar nga Kastrati shpk.

Bashkia Tiranë ka 3 procedura kontraktimi të mbajtura në 2021, me vlera mbi 100 milion lekë dhe me risk për parregullsi. Vlera e Fondit Limit për to është 2 033 144 843 Milion lekë.  Tenderi me titull “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s. është procedura, që shënoi vlerë fondi limit 1 762 144  843 Lekë. Kjo procedurë është fituar duke s’kualifikuar operatorin me ofertë më të leverdishme (ulët). Po bashkia Tiranë ka edhe dy tenderime të tjera me risk si tenderi Për Shtesa e Kontratës Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik vlerë fond limit 105 311 644 lekë dhe Blerje Kimikate për UKT 165 78 500 lekë.

Bashkia Pogradec ka dy tendera të tillë, konkretisht “Ndërtim i ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit” me vlerë fondi limit 775 722 413 Lekë dhe “Ujësjellësi i Mokrës Faza e II-të”, Bashkia Pogradec me vlerë 221 972 534 Lekë.

Një bashki e vogël si Poliçani shënon tender me vlerë të fondit limit prej 700 000 000 Furnizimi me ujë i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe-Peshtan dhe Vodice, Bashkia Poliçan” dhe me markimin me red flag si tender me risk për parregullsi në garë. Shënimi me red flag është vendosur pasi në procedurë mori pjesë vetëm një kompani.

Elbasani ka gjithashtu tendera të tillë , konkretisht atë me titull Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit dhe Blerje makineri pajisje për UK.

Rikonstruksionet e rrjetit te Ujësjellësit, janë gjithashtu ne listën e Bashkisë Dropull të renditura si gara me shënime rrisku.

Ndërsa Shkodra

Tenderët me Red Flag janë tendera ku vlerësohet automatikisht se gara ka një problematikë me konkurrencën apo mungesën e garës. Lista e Plotë Red Flag Tendera në Bashki është e afishuar në Portalin Open Procurement.al

 

Gjykata Kushtetuese të Shfuqizojë Ligjin Korruptiv – Partia Demokratike mbështet Padinë e Përgatitur nga Shoqëria Civile

Datë: 17 Janar, 2022

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese Kërkesë Padi për Pezullimi dhe Shfuqizimi të Kreut VI, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ligji cenon Lirinë e Veprimtarisë Ekonomike si liri Kushtetuese. Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit 2019, me fond rreth 120 miliard Lekë po bëhen me kontraktor të përzgjedhur pa garë të hapur. Duke kufizuar Liritë Ekonomike. Ligji krijon premisa për përzgjedhje të Bizneseve me mënyra klienteliste me dëm të lartë financiar. Kjo Padi është përgatitur nga Organizata AIS/OpenData Albania, dhe është depozituar në Kushtetuese në shtator 2021. Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e Kërkesë Padisë me arsyetimin se Shoqata nuk justifikon interes të drejtpërdrejtë me Kërkimin. Duke vlerësuar të drejtë thelbin e Padisë, dhe duke ju përgjigjur kërkesës së Organizatës për të vënë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje me çdo kusht, Partia Demokratike, mbështet Kërkimin e bërë nga Shoqëria Civile, dhe ka depozituar këtë Padi me nënshkrim të 28 Deputetëve të saj. Tashmë Gjykata Kushtetuese duhet shqyrtojë anti-kushtetueshmërinë e ligjit.

Etapa të Procesit:

  • Data 28.09.2021 AIS depoziton në Gjykatë Kushtetuese Padi kundër Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, Cënon Liri Kushtetuese dhe krijon Klientelizëm. Padi në Shqip dhe Anglisht.
  • Data 26.11.2021 AIS deklaratë publike Gjykata Kushtetuese po vonon Shqyrtimin e Padisë, 100 miliard lek tenderohen me klientelizëm.
  • Me vendim Nr 132, të marrë në datën 15 nëntor 2021, Publikuar për palët 1 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese Vendos Moskalimin e Çështjes për Shqyrtim në Seancë Plenare Relator znj. Elsa Toska gjyqtare. Vendim Refuzim Shqyrtimi nr. 132.
  • Janar 2022 Partia Demokratike, me 28 Firma Deputetësh përcjell në Gjykatë Kushtetuese Padi për Pezullimin dhe Shfuqizimin e Kreut VI, Procedurat e Prokurimit Publik, nenet 40 – 44, dhe neni 4, pika 7 dhe pika 9, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. 
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Bashki- https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit – https://openprocurement.al/sq/albaniandf/rindertimi