Bëhu Pjesë e #OpenData Fellowship Youth #Network

Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
• Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania
• Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
• Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj rradhazi.
• Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
• Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.
Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri/rreth 25 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.

Aplikoni në adresën e emalit [email protected] , emaili duhet te ketë titull Aplikoj për OpenData Fellowship Youth Network dhe duhet të përmbajë jo më shumë se 250 fjalë ku jepen të dhëna për gjeneralitetet ; edukimin ; moshën; eksperienca profesionale dhe angazhime të ngjashme, sikurse kontaktet tuaja.

Procesi ju Garanton
• Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
• Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
• Referencë dhe Certifikatë për Eventin
• Fuqizohu doke njohur BigData
• Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania

Njofto dhe Shokët
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga Sida përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].

Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale

Datë 09/02/2022

AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për ndërhyrje në statut dhe të bashkëpunojë në hartimin e strategjisë së punës së Organizatës. Angazhimi është me kohë të pjesshme 20 ditë pune në vit, në dy vite me pagesë bruto për 20 ditët e punës në vlerën 3000Euro (viti i parë).

Eksperti duhet të jetë prezent në zyrat e AIS gjatë zbatimit të angazhimit dhe në bashkëpunim me Drejtorin dhe Sekretarin e Organizatës.

Kriteret. Personi duhet të ketë eksperienca në rritje të kapaciteteve institucionale apo auditim institucional në sektorin jofitimprurës. Kjo eksperiencë duhet vendosur në CV-në që do të përcillet për përzgjedhje. Eksperti Lokal duhet të njohë dhe zotërojë parime të rregullimit ligjor, institucional, financiar dhe të burimeve njerëzore në një subjektit ekonomik. Ai/Ajo duhet të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Kandidati duhet të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin e dokumenteve të sipër kërkuara dhe duhet ti artikulojë qartë këto eksperienca.

Përveç Ekspert në këtë thirrje mund të aplikojë edhe një subjekt që ka punë të ngjashme të mëparshme, dhe është i gatshëm të bashkëpunojnë me tarifën e mësipërme.

Në adresën [email protected] duhet të dërgohet një BIO e shkurtër me të dhëna për kriteret dhe angazhimet e mëparshme brenda datës 09 Mars 2022.

AIS po kërkon Dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme

Pozicioni: Analist Open Data.
Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion.
Varet nga: Drejtori i Projektit

Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj.

Datë Publikimi: Gusht 2022

Afati për Aplikim: Shtator 2022

Organizata AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim përgatitjen e analizave me të dhëna mbi shpenzime publike, performancë ekonomia kombëtare, tenderime dhe mbi të dhëna të tjera të social ekonomike, Organizata po kërkon dy persona për punësim dhe angazhim si Data Analist.

Përshkrimi i Punës. Data Analist-i duhet të ndjekë me kujdes zhvillime që lidhen me sektorët publik përmes databazave të organizatës dhe databazave të tjera institucionale. Harton evidenca statistikore mbi disa tregues që dëshmojë zhvillime dhe performancë për ekonominë dhe zhvillimin në vend. Mbi bazën e evidencave krijon artikuj hulumtiv të cilët ndihmojnë publikun të kuptojë dhe ndërgjegjësohet mbi çështje të interesit publik. Artikujt duhet të jenë në një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruara me vizualizime që e bëjnë informacionin të lehtë për tu kuptuar.

Angazhimi mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë dhe varet nga vlerësimi i produktivitetit dhe nga marrëveshja me kandidatin e zgjedhur. Në çdo rast pagesa do të bëhet sipas numrit të artikujve për publikim gjatë një muaji. Projekti zgjat 3 vite. Puna mund të bëhet edhe në distancë por për të paktën 20% e kohës së angazhimit do të kërkohet prezenca në zyrën e projektit. Grupi i të dhënave për çdo artikull apo grup artikujsh do të vendoset në bashkëpunim me Drejtorin e Projektit dhe Oficerin e Marrëdhënieve me Publikun. Analisti do të bashkëpunojë me zhvilluesin e databazës për të mundësuar krijimin e vizualizimeve sipas rëndësisë dhe me qëllim qartësi të informacionit.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Ekonomi, dhe Drejtësi.
  • Eksperiencë të mëparshme pune të paktën 3 vite në një pozicion që lidhet me menaxhim dhe vlerësim ekonomik e statistikor, punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Aftësi të mira analizuese.
  • Njohuri të teknikës së kërkimit dhe vlerësimit logjik.
  • Aftësi të mira për të formuluar fraza të qarta; për të përdorur fjalët me ekonomi; për të shoqëruar analizën me definicione të thjeshta për tu kuptuar gjerësisht.
  • Njohës i databazave ndërkombëtare për tregues e faktor ekonomik.
  • I zellshëm për tu thelluar çdo ditë në punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Përdorues i programeve bazë në kompjuter.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit [email protected] . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

 

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes publikime statistikore në databaza lokale dhe ndërkombëtare.
  • Propozon tema për analizë statistikore dhe sjell argumente mbi rëndësinë e treguesit dhe metodologjinë për vlerësim.
  • Harton Tabelat me të dhëna të agreguara dhe krahasimore.
  • Formulon draft artikullin hulumtues dhe artikullin final pas komenteve dhe shënimeve të drejtorit të projektit ose ekspertit të ngarkuar.
  • Kontrollon me kujdes burimin e të dhënës, definicionin përshkrues dhe vizualizimet.
  • Njihet me impaktin e artikullit pas publikimit si dhe komente të mundshme.
  • Bashkëpunon me kolegë për version sa më cilësor dhe të qartë në publikim (dizenjuesi, mirëmbajtësi i faqes, përkthyesi në gjuhën angleze).
  • Merr pjesë periodikisht në një mbledhje të grupit të punës.
  • Respekton afatet dhe kriteret e planifikuara për Publikim.
  • Informohet periodikisht mbi aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent ose jo në zyrat e Organizatës, por në çdo rast të paktën 20% e kohës së angazhimit është në zyrë dhe pagesa bëhet sipas numrit të artikujve që finalizohen me publikim.

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën [email protected] brenda datës Shtator 2022 me titull emaili: Aplikim CV aplikim Analist Open Data.

Open Data FellowShip Youth Network, punojmë me të rinjtë për rritje kapacitetesh

AIS po punon me një ekip rinor për edukim, rritje të kapaciteteve dhe aftësive të tyre në artikulim publik dhe debatin e bazuar në kontrollin e fakteve. Të rinjtë vijnë nga audtiore universitare, institucione të rëndësishme apo nga organizata dhe lëvizje qytetare. Forcimi i tyre kundër Korrupsionit përmes Edukimit Qytetar, dhe përmirësimit të modeleve për Kontroll të Fakteve, është qëllim kryesor i kurikulës me trajnime, asistencë, punë praktike. OpenDataFellowship Youth Network po krijohet në kuadër të Projektit OpenData, Akses dhe Transparencë mbi sektorët me risk për Korruspion mbështetur nga Sida përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

 

SHKURTI 2022: Muaji i Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian!

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian në tërësi si dhe procesi i negociatave për anëtarësim në veçanti është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare si një prioritet kombëtar, i cili kërkon vazhdimësi dhe angazhim nga të gjithë faktorët shoqëror.

Ideja për të patur një muaj të veçantë, të dedikuar me aktivitete të ndryshme dhe të organizuar nga të gjitha grupet e interesit si dhe institucionet publike e jopublike të përfshira në proces, vjen për të rritur më tej cilësinë e debatit publik mbi procesin e integrimit evropian si dhe për të patur një fokus më të gjerë në informimin dhe njohjen e procesit.

 

Muaji i Integrimit në BE:

 Më shumë përfshirje e aktorëve shoqërorë në procesin e Integrimit Evropian.

 Rritje e cilësisë së debatit publik mbi Integrimin dhe Negociatat.

 Njohje më e mirë e hapave që Shqipëria do të ndjekë në rrugën drejt BE.

→ Rritje e transparencës dhe bashkërendimit ndërmjet aktorëve publikë dhe jopublikë.