Entries by admin

Njoftim Organizata AIS kërkon Përpunues të Dhënash me karakter ekonomik

AIS organizatë jo qeveritare, promotore e të dhënave transparente (open data) në Shqipëri është në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj pjesë e proceseve për përpunim dhe hedhje të dhënash. Individët që kanë interes të bashkëpunojnë apo angazhohen në procese të tilla mund të aplikojnë për një intervistë apo testim. Kriteret për aplikim janë: diplomë universitare […]

Njoftim organizata AIS kërkon financier me kohë të pjesshme pune

AIS organizatë jo qeveritare është në kërkim të një financieri për  mbajtje të librave kontabël dhe dokumentacionit përmbyllës vjetor. Organizata ka llogari vjetore me shpenzime më pak se 30 milion lekë. Kandidati/Kandidatja duhet të jetë i diplomuar në Ekonomi. Me eksperiencë mbi 3 vite në mbajtje kontabiliteti ku pëlqehet eksperiencë pranë subjekteve jofitimprurëse. Kandidati përveç […]

Programi i Rindërtimit pas tërmetit të datës 26 Nëntor, Tendera dhe Kontraktime

Qeveria Shqiptare ka vijuar në muajt Mars – Qershor procedura të tenderimit për rindërtim dhe zhvillit të godinave dhe zonave të dëmtuara nga Tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Deri tani dy janë autoritetet që po procedojnë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës . Open Procurement Albania po përgatit pasaporta për çdo procedurë […]

Përmbledhje e përpjekjeve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Diskutimet rreth Teatrit Kombëtar filluan në mars të vitit 2018 me paraqitjen nga kryeministri Rama të një projekti ndërtimi për një teatër të ri. Megjithatë, me sipërfaqe prej 3000 m², projekti i Teatrit të ri Kombëtar zë më pak se gjysmën e sipërfaqes fillestare. Pjesa tjetër synohet të përdoret për ndërtimin e ndërtesave të larta […]

Parlamenti po voton Kontrata Koncesionare PPP në Gjendje Fatkeqësi Natyrore

Deputetët e Kuvendit do të votojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, konkretisht në seancën  parlamentare të  datës 30 Prill një Ligj për Miratim të Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës. Kjo vendimmarrje Politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit […]

Rast Studimor – Prokurimi Publik

Një aktivitet tjetër i projektit tonë “Improvement of Integrity of the Public Contractor. Legislation; Practice and Role of civic Actor” ishte përgatitja e dy rasteve studimore për dy kontrata të mëdha publike dhe prokurime. Objektivat e së parës janë Marrëveshja Koncesionare për financimin, projektimin, rinovimin, furnizimin, riorganizimin dhe funksionimin e koncesionarit PPP për ofrimin e […]

Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete, i shmanget Pjesëmarrjes dhe Transparencës

Organizata AIS promotore e Open Data Albania. vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë […]

Tender Programi i Rindërtimit, Pjesa e Mbështetur nga Buxheti i Shtetit

Open Procurement Albania publikon Prokurimet 9.4 miliard lekë (76,42 milion Euro) për Shtëpi dhe Shkolla të dëmtuara nga Tërmeti. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin  ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar. Të dhëna dokumente dhe çdo etape të procedurës aksesohet lehtësisht në databazën […]

7 janar 2020, Top Story Media Program: 1 në 3 tendera pa garë të ndershme, Të dhëna të hapura nxisin gazetarinë investigative dhe denoncojnë korrupsionin me para të taksapaguesve shqiptar

Në datën7 janar emisioni investigative TopStory denoncoi forma të mashtrimit përmes tenderimeve prokurimeve publike në vend. Gazetarja Entela Barjamaj dhe ekipi i Tv Kombëtar Top Channel, sollën në Top Story fakte tronditëse si mbajtja e një në çdo tre tendera pa garë të ndershme.  300 milion euro, para të taksapaguesve rezultojnë çdo vit të humbura, […]