Entries by admin

Pozicion Pune Programues , Webmaster

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer.

Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY).

Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri në gjuhën gjermane, pasi kandidatë të suksesshëm mund të transferohen pas 6 deri 12 muajve në një subjekt të ngjashëm në shtetin Gjerman.

Pagesa neto është 900 USD, me kontribute dhe tatime të paguara. Java e punës është 35 orë.
Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim Web Developer.

Tryezë për të prezantuar gjetjet e monitorimit në kuadër të projektit Monitorimi i Konfliktit të Interesit për Donator të Subjekteve Elektorale.

Organizata AIS, në kuadër të projektit Monitorimi i Konfliktit të Interesit për Donator të Subjekteve Elektorale, Fushata Zgjedhore 2017, organizoi në datën 25 Maj, në ambientet e Tirana Times Library, prezantimin e gjetjeve të monitorimit. Në tryezë përveç prezantimit të gjetjeve u diskutua edhe mbi: Influenca dhe konflikti i Interesit përtej parashikimeve të Ligjit dhe […]

Konflikti i Interesit, Donator të Fushatave Zgjedhore, prezantohen gjetje

Në zbatim të Projektit “Monitorimi i Konfliktit të Interesit për Donatorët Zgjedhorë”, AIS ka skanuar të dhëna për 66 donator të subjekteve elektorale pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2017. Numri i donatorëve të deklaruar është tepër i ulët kundrejt perceptimit qytetar për donacionet. Financimi i subjekteve zgjedhore mbetet një fenomen për të cilin ka indicje […]

Para dhe Pushtet, pasuri të vitit 2017 anëtar të Këshillit të Ministrave

Kontrolli i aseteve pasurore, influencës dhe interesave ekonomik është një proces që rrit integritetin për funksionar publik të nivelit të lartë. Rubrika Para dhe Pushtet , portali Spending Data Albania i jep mundësi publikut të njihet me të dhëna të deklarimit të pasurive. Këto të dhëna nuk janë ende të aksesueshme përmes databazave zyrtare. Duke […]

Open Contracting Albania për njësi të qeverisjes vendore

Të dhëna të 17 000 tenderave të 61 njësive të qeverisjes vendore nga 2015 dhe ongoing, janë të publikuara në një format transparent, lehtësisht të gjetshme dhe përdorshme për publikun. Databaza aksesohet në Portalin Open Procurement Albania. Përmes këtij portali organizata AIS promovon dhe implementon standartin OpenContracting Informacioni aksesohet nga publikime me formate të mbyllura […]

RedFlag, shkon në 10% të totalin lista e tenderëve të skanuar si problematik

Dhjetë përqind e tenderave dhe kontratave të prokuruara nga Bashkitë wnë vend janë tender të evidentuara për rrezik potencial për papajtueshmëri ligjore të procedurës, praktikë korruptive, mosrespektim ligji dhe pabarazi apo klientelizëm në garë. Markimi është bërë për tender të periudhës korrik 2015 dhe në vijim. Vlerësimi vjen si pasojë e një skanimi automatik me […]

Mbi zbatimin e projektit: Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign

Në zbatim të projektit Monitoring Conflict of Interest of Donors for the 2017 Electoral Campaign AIS ka bërë identifikimin e donatorëve të subjekteve elektorale në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme 2017. Identifikimi është bërë duke vlerësuar edhe interesa ekonomike të tyre, përfitime nga prokurime publike dhe përfitime nga pagesa buxhetore (transaksione thesari). Gjithashtu është bërë […]

Së shpejti Publikim online, kërkohet një ekspert internacional sfidat e kontrollit publik të deklarimit të pasurisë

Pas ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë dhe detyrimeve financiare të disa zyrtarëve të zgjedhur dhe nëpunësve civilë” (Ligji nr. 42/2017), në Shqipëri pritet një moment tepër i rëndësishëm dhe reformues për procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Ky ligj i jep mundëis publikut të […]

Njihuni me Shoqëri në Zotërim Publik, Open Corporates Albania

Portali Open Corporates Albania , ka përditësuar në muajin Prill të dhëna për 220 shoqëri biznesi të zotëruara nga një institucion shtetërorë (publik). Këto shoqëri të rëndësishme në vend, janë të zotëruara nga bashki dhe ministri. Informacioni në pasaportat e krijuara për secilën kompani shfaq të dhëna se cilët janë zotëruesit, forma ligjore, vlera e […]

Propozime dhe Diskutime në Dëgjesën e Datës 23 mars 2017 në Komsionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Në përgjigje të ftesës së Komsionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për konsultim dhe dëgjesë me aktorë të shoqërisë civile, Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim anglisht AIS) një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie, po referon disa shqetësime mbi rregullime ligjore aktuale dhe propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Organizata […]