Trajnim në kuadër të projektit ZA’LART – ICT për Zgjedhje të Drejta

Në kuadër të aktiviteteve për projektin ZA’LART 2015, më 4 Mars, AIS organizoi një trajnim- workshop me pjesëtarë të redaksisë Ad-Hoc dhe stafin që do të angazhohet në zbatimin e ketij projekti. Synimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve dhe aftësimi në përdorim të platformës për monitorim dhe verifikim të problematikave zgjedhore në kohë reale.  Ky trajnim – workshop kishte si synim edhe aftësimin koordinues të pjesëtareve të redaksisë në terren me stafin e angazhuar  pranë zyrës qëndrore të Dhomës së Situatës Zgjedhore. Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të mediave tradicionale (televizione dhe gazeta) në disa Bashki si Fieri, Berati, Elbasani, Ura Vajgurore, Gjirokastra, Kruja, Vora etj. Trajnimi u organizua në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndësishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje.

  • Matilda DURI, moderatore pranë Za´Lart referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të open source Za´Lart Albania.
  • Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.
  • Griselda RUCI facilitator i trajnimit.

Në javët në vijim, në kuadër të punës për zgjedhjet lokale 2015, do të zhvillohen trajnime me grupe aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS i mbështetur financiarisht nga OSFA- Open Society Foundation for Albania. Slogani i ZA’LART është Bëji Zgjedhjet të Vlejnë!

zalart4IMG_2749 IMG_2760  IMG_2766 IMG_2768 zalart3IMG_2769 IMG_2771  IMG_2780 IMG_2781zalart1zalart2zalart5

Dita Ndërkombëtare e Open Data 2015

Datë 21 Shkurt, 2015 ora 11:00 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të dhënave të hapura, International Open Data Day 2015, Instituti Shqiptar i Shkencave në bashkëpunim me qëndrën Protik organizojnë workshopin për prezantimin e Open Corporates Albania në ambientet e qëndrës Protik.

DataThon Albania 2014 – Ftesë për pjesëmarrje

Aktivist, Gazetarë apo studentë në Ekonomi; Gazetari dhe Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron.

Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit.

Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 15 000 Leke.
Paraprakisht për t`u frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania .

Organizon AIS dhe ODA

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ketë event, mund të regjistrohen dhe të marrin falas biletën e pjesëmarrjes në linkun si më poshtë. http://www.eventbrite.com/e/datathon-albania-2014-tickets-1…

Kjo biletë është e nevojshme në momentin e paraqitjes në Protik për DataThon

Takim Informues: Si të bëhesh pjesë e DataThon 2014

Të Martën datë 28.10.2014

Ora 11:00

Vendi : Protik Innovation Center

Aktivist, Gazetar apo student në Ekonomi; Gazetari e Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron. Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit. Në ditët në vijim do të mbahet një takim për të prezantuar eventin dhe opsionet për pjesëmarrje. Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 150$.
Paraprakisht për tu frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania http://spending.data.al/.

organizon AIS dhe ODA

KLSH dhe Instituti Shqiptar i Shkencave nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kontrollit i Lartë i Shtetit, si dhe Instituti Shqiptar i Shkencave (ISHSH), përmes një marrëveshje bashkëpunimi angazhohen për shkëmbimin  e të dhënave ndërmjet institucioneve. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe Kryetarja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, KLSH do të angazhohet për shkëmbimin e të dhënave me interes reciprok, duke hapur edhe një dritare tjetër komunikimi me publikun me qëllim rritjen e transparencës dhe modernizimin e institucionit.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet mundësia e shfrytëzimit të të dhënave të ndryshme të publikuara nga Open Data Albania që është një projekt serioz dhe i vlerësuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit për cilësinë e të dhënave dhe analizave që publikon e përgatit.
Nëpërmjet realizimit të kësaj marrëveshje, KLSH është në përmbushje të detyrave për ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e standarteve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta me qëllim modernizimin e institucionit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Brahaj, nga ana e saj, vlerësoi bashkëpunimin dhe qasjen e re që ka KLSH ndaj Shoqërisë Civile, duke theksuar se ky bashkëpunim nëpërmjet shkëmbimit të të dhënave do te gjenerojë ide të reja dhe do të ndihmojë në gjetjen e defekteve, duke përmirësuar luftën ndaj korrupsionit. Të dyja palët shprehen së fundmi vendosmërinë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje si dhe besimin se një bashkëpunim i sinqertë mes strukturave publike dhe shoqërisë civile do të japë rezultate konkrete në rritjen e transparencës, përmirësimin e analizave ekonomike nëpërmjet shfrytëzimit të të dhënave mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror ne Shqipëri, me qellim përmirësimin e qeverisjes.

Aksioni Vullnetar “Kalatë e Bregut tim” në Kalanë e Bashtovës

“Kalatë e bregut tim” është një aksion i një grupi vullnetarësh të projektit “Act Now as a Smart Tourist” http://smarttourist.al . Aksioni synon pastrim nga mbeturinat dhe promovim të monumenteve fortifikime në Brigjet e Shqiperise. Këtë rradhë Aksioni ishte në Kalanë e Bashtovës dhe u realizua në datën 1 Maj 2014. Ky projekt mbeshtetet finaciarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Kalaja Bashtovës është monument i kategorisë së parë dhe ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota.

Pavarësisht se shumë pranë Tiranës, shumë pak prej nesh janë në dijeni apo e kanë vizituar këtë monument.

Veç kontributit me pastrim në fillim të sezonit turistik veror, aktiviteti ynë synon edhe sensibilizim për menaxhim më të mirë të monumenteve dhe mjedisit të tyre, krijimin e më shumë mundësive për të shfrytëzuar potencialin kulturor e turistik që ato mbartin. Gjithashtu edhe promovimi dhe ftesa publike për të nxitur të tjerë të vinë dhe të vizitojnë zonën jo vetëm për natyrën e bregut piktoresk por edhe për vlerat kombëtare e monumentale.

Workshop – Academic´Al

26 June 2013

A workshop was organized in Tirana, by Albanian Institute of Science on June 26th 2013 with the participation of high level representatives of both universities and departments. Professor Petraq Papajorgji, one of the academics of technological science in Albania, holder of several scientific titles, winner of several national awards for his special attributes, was the moderator of honor at this workshop.

Its first part consisted of a presentation of the website, and of the Open Access and Open Science philosophy. The second consisted of a forum of debate, discussions, and questions about the role of scientific research in a country like Albania, its values, and the need for visibility in relation to both local and international research institutions. There were also concrete proposals in the workshop about the continuation of Academic`Al and about new activities.

Link: http://academical.al/

1231410_425890117528693_506939694_n 1174858_425890270862011_170727180_n 1238994_425889594195412_1278959694_n

Starton DataThon Rinor 2013

Instituti Shqiptar i shkencave si promotor i njohurive të hapura dhe realizues i Hackathon Albania, në bashkëpunim me World Vision ka startuar një event të ri DataThon Rinor 2013. Kjo maratonë e të dhënave të hapura po zhvillohet në muajt mars – qershor 2013 me pjesmarrje dhe konkurim të të rinjve të moshës 15- 18 vjec. Të rinjt janë pjesëmarrës të pesë qendrave rinore të World Vision në Shqipëri. Eveni startoi pikërisht gjatë Javës Europiane të përdorimit të internetit Get Online Week 2013, si një përpjekje për të ndihmuar të rinjt të aftësohen nëpërmjet përdorimit të internetit.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

Si një event i parë i këtij lloji, pjesëmarrësve do tu propozohet të sjellin punime me moto “Dëshiroj të njoh vendin tim“ dhe synon të përmbushë disa qëllime si: Forcimin e mendimit kritik tek të rinjtë; Nxitje e përdorimit të njohurive të hapura (open knowledge) dhe i teknologjive të informacionit prej tyre; Përdorimi me dobishmëri i internetit nga adoleshentet; Stimulimi për të fituar sa më shumë dije dhe për ti shpërndarë ato; Bashkëpunimi i të rinjve në grup dhe aftësimi në konkurrim dhe ballafaqim për punën e tyre; Thellim i njohurive e rrjedhimisht lidhjeve për/me zonën ku banojnë. Në këtë Datathon të parë do të ketë shtrirje në 5 rrethe të vendit, përkatësisht:

Librazhd; Elbasan: Kurbin; Tirane dhe Dibër.

data 23 mars ne Kurbin - Starton Datathon Rinor

data 23 mars ne Kurbin – Starton Datathon Rinor

KURBIN - STARTON DATATHON RINOR "=!§DATATHON & GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013

Java Europiane e Përdorimit të Internetit / Get Online Week 2013

GOW13_bannerHG

Sot starton Java Europiane e Përdorimit të Internetit, Get Online Week 2013 (http://www.getonlineweek.eu/about/gow2013/ ). Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) pjesë e partneritetit Telecentre Europe ju fton ti bashkoheni fushatës në datat 18 deri 24 mars. Qëllimi i çdo aktiviteti që zhvillohet këtë javë në Europë e më gjerë është përdorimi i internetit me dobishmëri. Në fokus janë moshat e reja dhe edukimi i përdorimit të internetit për punësim dhe edukim cilësore. Po kështu rëndësi të veçantë merr përdorimi i internetit nga vajza dhe gra në vende jo fort të zhvilluara apo nga mosha e tretë.

Në Shqipëri interneti po penetron me shpejtësi, individët janë gjithnjë e më shumë të interesuar në komunikim. Por shpesh interneti për të rinj paraqet probleme pasi jo gjithmonë ka dobishmëri. Në këtë fushatë masive ju mund të bëheni pjesë e aktiviteteve tona duke u përgjigjur këtij sondazhi (http://counter.getonlineweek.eu/ ). Gjatë kësaj jave në startojmë një nga aktivitetet më të bukura dhe domethënëse  Datathon Rinor.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Veç problemeve ekonomike të një vendi që prej vitesh përjeton tranzicion post komunist, familja shqiptare ka hasur këto vite edhe vështirësi të fenomeneve emigracion apo migracion. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

Aktivitete ku të rinjtë nxiten të provojnë dhe shtojnë dijet e tyre janë një nevojë e veçantë. Veç angazhimit cilësor të individit dhe grupit social, krijohet edhe mundësitë për të fituar vlera dhe aftësi. Përdorimi i metodave tepër inovative krijon mjedis për të tërhequr të rinjtë të jenë pjesë e këtyre eventeve.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

Fitues në Hackathon Albania 2012 – Maratona Shqiptare e Inteligjencës dhe Kreativitetit

hackathon 2012 Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi në datë 15 dhjetor Hackathon Albania 2012. Kjo maratonë e inteligjencës dhe kreativitetit zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë si pjesë e projektit Open Data Albania.

Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazist dhe student të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura (open data dhe open knowledge). Ndër njëzet e pesë konkurrent të ndarë në nëntë grupe, fitues u shpallën tre aplikacione tepër novatore të cilat shënojnë ide dhe modele që stimulojnë ndryshim në fushat ku ato zbatohen.

Fitues i Çmimit “Open Data Albania” u shpall aplikacioni me titull: Way to Independence / Rruga drejt pavarësisë. Grupi i punës që punoi për këtë aplikacion përbëhet nga katër djem të rinj të talentuar të moshave 15 deri 19 vjeç Aldo Leka, Admir Leka, Devis Cami, Elvis Papa. “Rruga drejt Pavarësisë” është një aplikacion qe ka për qellim ti mundësoje përdoruesit për te zbuluar dhe njohur me mire historinë e Shqipërisë dhe ngjarjet e rëndësishme për kombin që janë shënuar deri në datën e Shpalljes së Pavarësisë. Programi synon të prezantojë në një mënyrë shumë të lehtë historinë tek të rinj shqiptar apo shtetas të huaj. Për ketë arsye “Way to Independence / Rruga drejt Pavarësisë” do publikohet ne anglisht dhe shqip, dhe do përhapet ne version desktop-i, web, celular dhe ndoshta edhe në tableta.

Çmimi “World of Difference” ofruar nga Fondacioni Vodafone Albania, u fitua nga aplikacioni me titull Mirëqenia ne Mjediset e Punës. Ky aplikacion erdhi nga tre studente të profileve sociologji dhe psikologji Elona Ylli, Saniela Ruga, Drilona Mulaj. Nëpërmjet këtij aplikacioni ato sollën një model për vlerësimin e mirëqenies në mjediset e punës, dhe një platformë për përmirësimin e mëtejshëm në format pyetje-përgjigje dhe konsultime të drejtpërdrejta.

Çmimi “Inovacion” në këtë Maratonë u fitua nga një student i vitit të fundit për Stomatologji. Tauland Totaj prezantoi një punim ku nëpërmjet një programi titulluar Dental Anasthetic Calculator & Technical Maps (DAC&TM), stafeve mjekësore që aplikojnë anestezi lokale gjatë mjekimeve të pacientëve ju jepet mundësia të konsultohen në mënyrë matematikore me formula dhe manuale shkencore. Është një sistem i ideuar për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve në fushën e Stomatologjisë Klinike si dhe mund të gjejë përdorim dhe në fushën akademike. Në këtë sistem gjendet një mjedis i përshtatshëm për të realizuar përpunimin e shumë informacioneve njëkohësisht pa qenë e nevojshme të hapen shumë libra dhe të bëhen llogaritje matematikore, duke shkurtuar kohë dhe duke ofruar mundësi zgjedhjeje.

Në Hackathon Albania 2012, si festë e inteligjencës dhe kreativitetit spikatën dhe shumë aplikime të tjera ku konkurrentët sollën modele inovative për zbatim konkret në fusha të ndryshme si kontabilitet, gjeo-mjedis, edukim për grupe me aftësi të kufizuara, open data census etj.

Hackathon Albania tashmë është një event i përvitshëm që ju jep mundësi të rinjve me ide, njohuri dhe punë të spikatur të promovohen duke shënuar njëkohësisht edhe një kontribut për shoqërinë dhe njohuritë në ambjentin ku jetojmë. Ky aktivitet zhvillohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në kuadër të Projektit Open Data Albania me donator Open Society Foundations Information Program, Open Society Foundation Albania dhe ShqiperiaCom Shpk. Hackathon Albania 2012 këtë vit pati mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe të Fondacionit Vodafone Albania.

Ju mirëpresim çdo fund viti në Maratonën Shqiptare të Inteligjencës dhe Kreativitetit.