AIS: Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat)

AIS / Open Data Albania tërheq vëmendjen dhe ngre Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat).

Mungon raporti i mes-vitit mbi zbatimin e buxhetit 2021

AIS / Open Data Albania konstaton Shkelje të rëndë Ligjore nga Ministria e Financave të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Konkretisht Ministria  nuk po Publikon Raportin e MesVitit për Zbatimin e Buxhetit 2021 Raport ku dalin të dhëna të temave të “Nxehta” si Borxhe, Detyrime Arbitrazhi, Kosto Publike për Koncesione dhe Mosrealizime e Tejkalime.

Ekipi që punon për Open Data Albania konstaton që kjo është hera e parë që në Kuvend vjen një Ligj për Buxhetin bashkë me PBA Planin Buxhetor Afatmesëm, por nuk ka bashkëlidhur Raport Shtetëror Për Buxhetin e vitit që po Përfundon.

  • Ministria e Financave ende nuk ka publikuar Raportin e Mes-Vitit të Zbatimit të Buxhetit 2021, pavarësisht se sipas Ligjit Organik të Buxhetit është detyrim ligjor i kësaj të fundit për ta publikuar.
  • Ky raport hartohet në përputhje me ligjin LIGJIN NR. 9936 DATË 26.6.2008 “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” ,  ku në nenin 46 “Rishikimi i zbatimit të Buxhetit” përcaktohet se:

Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave programin buxhetor afatmesëm dhe një raport për zbatimin e buxhetit të vitit në vazhdim, i cili publikohet. Ky raport  përmban:

  1. një vlerësim të përgjithshëm të situatës ekonomike të vendit, të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë për periudhën 5-mujore të vitit korrent;
  2.  b) një vlerësim të pritshëm të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë deri në fund të vitit korrent;
  3.  c) masat që parashikohen të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim që treguesit të realizohen sipas parashikimeve; 
  4.  ç)  propozimin e Ministrit të Financave për rishikimin apo jo të buxhetit.

Deri në vitin 2020, është publikuar rregullisht ky raport, por për vitin 2021 nuk ka ende publikim në faqen zyrtare të MFE-së.

Këtë Vit:

  1. Ose Ministria është në kushte Papërgjegjshmërie dhe Paaftësie për ta Përmbyllur.
  2. Ose Raporti është përmbyllur ose Shteti po vë Censurë me mos publikim dhe mungesë transparence.
Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2020

Ky Dokument duhej të publikohej bashkë me Planin Afatmesëm Buxhetor në faqen e vetë Ministrisë dhe në Faqen e Kuvendit, si pjesë e paketës së dokumenteve që Shoqërojnë Ligjin e Buxhetit.

AIS / Open Data Albania thekson se ky vit buxhetor 2021, karakterizohet nga defekte të konsolidimit buxhetor që lidhen me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore, mosrealizim të planit të investimit për Fondi i Rindërtimit, dhe në finale Kosto të Rënda për Dëme Ekonomike Faturave të Arbitrazhit dhe të tjera Gjyqësore ku shteti shqiptar është palë Humbëse.

Ditë më parë Debati Publik në Kuvend mes kryetarit të Mazhorancës dhe Kryetarit të Opozitës mbi të dhëna të këtij Raporti u shoqërua me metafora dhe ofeza mbi burimin e të dhënave të artikuluaka.

Bëhu Pjesë e #OpenData Fellowship Youth #Network

Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
• Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania
• Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
• Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj rradhazi.
• Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
• Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.
Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri/rreth 25 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.
Për aplikim regjistrohu në link Këtu
Procesi ju Garanton
• Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
• Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
• Referencë dhe Certifikatë për Eventin
• Fuqizohu doke njohur BigData
• Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania

Njofto dhe Shokët
Afati për Regjistrim data 02 Dhjetor 2021.
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].

Komisioneri për Zgjedhjet refuzon të hetojë Kallëzimin për Keqpërdorim të Fonteve Publike në Fushatë Zgjedhore, çështja kalon në KAS (seanca e hëne 8 nëntor ora 11).

Organziata AIS shpreh keqardhje dhe njofton se ka ankimuar në lidhje me Vendimin e Komisjonerit Shtetëror për Zgjedhjet Vedim  nr. 457, Datë 01.10.2021, ku  refuzohet shqyrtimi i Kallzimit të AIS / OpenDataAlbania datë 31 Maj 2021. Palë të kallëzuara për keqmenaxhim të fondeve publike Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës.

Kallzimi ynë i datës 31 maj parashtron argumente mbi Keqpërdorim të Aseteve dhe Fondeve Publike për qëllime elektorale, nga Këshilli i Ministrave dhe nga Bashkia Durrës gjatë procesit Zgjedhor 25 prill 2021.

Komisioneri me Vendim të datës 1 tetor, ka Vendosur Të shpallë Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara. Link:

Duke e konsideruar këtë vendim të Komisionerit të pa bazuar në ligj dhe në prova, si dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të zhvilluar nga Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve (KAS), AIS ka paraqitur në datën 28 Tetor Ankimim pranë KAS.

Ankimimi thekson se Vendimi i Komsionerit duhet Shfuqizuar pasi:

  1. Ka Shkelje të Procesit të Rregullt Ligjor gjatë Procedurës administrative.
  2. Themeli i Kërkesës së AIS mbeti pa përgjigje.

AIS si autor i Kallëzimit i ka kërkuar Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve: Shfuqizim të Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe Kthimin e çështjes për Rishqyrtim tek komisioneri. Gjithashtu Në mbështetje të nenit 137 dhe/ose nenit 138 të Kodit të Procedurave Administrative ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe kryerjen e hetimit administrativ shtesë të denoncimit të AIS nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe marrjen e masave ligjore në përfundim të tij.

Seanca për Shqyrtim të Ankimimit do të mbahet nga KAS, të hënën data 8 nëntor ora 11.

  1. Disa detaje mbi parregullsi administrative të Vendimit të Komisionerit janë parashtruar më poshtë: Duke mos pasur përgjigje prej Bashkisë Durrës dhe Këshillit të Ministrave dhe duke e vlerësuar të rëndësishëm për hetimin administrativ informacionin e kërkuar, Komisioneri me vendimin nr. 439, datë 02.08.2021 ka vendosur zgjatjen e afatit të shqyrtimit administrativ të denoncimit për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës.
  2. Edhe pas zgjatjes së afatit të shqyrtimit administrativ Komisioneri ka administruar në datën 02.08.2021 vetëm përgjigjen e Bashkisë Durrës prej znj. Emeriana Sako, që kryen funksionet e Kryetarit të Bashkisë Durrës.
  3. Këshilli i Ministrave nuk i ka kthyer përgjigje Komisionerit dhe ky i fundit nuk ka kërkuar më përgjigje prej tyre, por edhe në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor  nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkimore për mosbashkëpunim me KQZ-në.
  4. AIS: nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka pasur mundësi të shprehet për asnjë material/përgjigje që është depozituar nga Bashkia Durrës.
  5. Këshilli i Ministrave dy herë nuk është shprehur në lidhje me këtë denoncim, nuk ka ofruar bashkëpunim me Komisionerin dhe nuk është ndëshkuar administrativisht për qëndrimin e mbajtur prej tij.
  6. Në procesin e marrjes së vendimit përfundimtar AIS si subjekt ankimues nuk i është dhënë mundësia e parashikuar nga Kodi i Procedurave Administrative, neni 93, për t’u shprehur përfundimisht për pretendimet e saj.
  7. Me Vendim të datës 1 tetor, Komisioneri ka Vendosur Të shpall Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara duke e lënë Kallëzimin e AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, për Keqpërdorim të Fondeve Publike në Fushatën Zgjedhore të 25 Prillit pa Hetim në Themel.

[1]Article 169 of the Electoral Code provides that: “Refusal to cooperate with the CEC or to provide information provided by this Code to the CEC, by officials of local or central government bodies, is punishable by a fine of 10 thousand to 50 thousand ALL.

Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Kavajë 29-30.10.2021

Organizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga  Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 29-30 Tetor për Bashkinë Kavajë një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist në Antikorrupsion.

 

Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Tiranë dhe Vorë 22-23.10.2021

Organizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga  Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 22-23 Tetor për Bashkinë Tiranë dhe Vorë një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist në Antikorrupsion.

[Week 18.10.2021- 24.10.2021] Covid – 19 Situation with Vaccinations, Infections, and Mortality

Please find below an update on Albania’s situation with Covid-19, for the week 18.10.2021- 24.10.2021, which AIS / Open Data Albania is providing. Find Data and Charts on Covid-19 updated on a daily basis at https://open.data.al/covid-19/

As per the last public statement, the number of Vaccinated in the country is:

–           Complete vaccination with 2 doses 871 496 Persons

–           Vaccination with the First Dose 994 446 Persons

–           In Percentage, it results that 30.79 % of the Population is Fully Vaccinated.

–           In Percentage, it results that 36.89 % of the Population above 15 years is Fully Vaccinated.

The Albanian state has so far applied Vaccination with AstraZeneca; Pfizer BioNTech; Sinovac CoronaVac; Gamaleya – Sputnik V. (Linked all documents of our Government for Vaccine Administration https://openprocurement.al/en/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?   )

Indicators as of October 24th, 2021, Infections, Hospitalizations and Fatalities:

–           New Cases for 18th – 24th October  3 725

–           People Testes 18th – 24th October  23 955

–           Number of Fatalities for last week, 18th – 24th October – 54 (Increase from same week 18th – 24th October of prior year.)

–           Number of active cases on 24th October 2021 – 7 032

–           Hospitalization 24th October 2021 – 164 (Reduction from same day 24th October of prior year.)

–           Total Number of Fatalities 2 874

–           Total Number of Infected People 181 696

–           Number of recovered patients (18th – 24th October) 2 907

–           Infected Number / Tested Number for 18th – 24th October – 15.5%  (Increase from prior week)

–           Fatalities/Infected Ratio for 18th – 24th October – 1.45% (Reduction as prior week)

–           Hospitalized /Active cases as per 24th October 2021 – 2.33% (Reduction from prior week)

–           Total Population of Albania 2 829 741.

–           Population above 15 years 2 362 375.

The same week, 18th – 24th October, last year (18th – 24th October, 2020) there were: 23 deaths, comparing to that for the same week we have 31 more deaths in 2021. (This year we have an increase from same week prior year)

A total of 973 new cases and 5886 tests for (18th – 24th October, 2020). (This year we have an increase from same week prior year)

Active on the 24th October were 5312 people (18th – 24th October, 2020). (This year we have an increase from same week prior year)

186 people were hospitalized on the 24th October 2020.  (This year we have a reduction from same day prior year)

Fatalities/Infected Ratio for 18th – 24th October 2020= 24/1114*100=2.36% (This year we have a reduction from same week prior year)

We see that there is generally an ascending trend from last year.

In the portal created by AIS https://open.data.al/covid-19/ the data for Covid -19 are being updated daily. You will receive a weekly update on Covid 19, Vaccinations, Infections, Hospitalizations, and Fatalities in the coming weeks.

AIS databases, #Information, #Transparency, and #Accountability

–           Open Procurement Albania all Covid-19 Contracting https://openprocurement.al/sq/htender/covid

–           Open Data Albania #FollowTheMoney https://ndiqparate.al/en/10789-2/

–           Open Spending Albania https://spending.data.al/en

–           Open Corporates Albania https://opencorporates.al/

StaySafe!!!

 

Apliko për t’u bërë pjesë e Open Data Fellowship Youth Network

AIS po punon për të krijuar një Network me të Rinj që kanë aftësi dhe dëshirë (vocation) për të promovuar dhe influencuar debatin publik duke e pasuruar atë me argumente dhe fakte. Kjo ide zbatohet nga ekipi promotor i Open Data Albania dhe në finale synohet që një kërkues, aktivist, gazetar në hapat e parë të profesionit, apo gjatë studimeve universitare të aftësohet për të artikuluar publikisht mbi çështje që lidhen me qeverisjen dhe korrupsionin.

Procesi kërkon angazhim me:

  • takime një apo dy herë në muaj,
  • punë të pavarur,
  • punë nën kujdesin e një eksperti apo data analisti,
  • debat i stimuluar mes vetë të rinjve;
  • Realizim i artikujve hulumtues për publikim Open Data Albania me autor të Rinjtë.

Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.  Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjt duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza  dhe parashtrime.

Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri 25 vjec, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive. Të rinjt duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument.

Për aplikim regjistrohu në link Këtu

Individët e Përzgjedhur do të ftohen për një intervistë finale në zyrat e AIS / Open Data Albania.

 

Trajner për Sistem Administrim WebServices

ToR-s

Trajner për të rritur Kapacitete Stafi në Procese Pune si:

  • Sistem Administrim WebServices
  • Linux Administration
  • Konfigurime PHP
  • Konfigurim DataBaze

Angazhimi si më poshtë:

  1. Kurikul Trajnimi SistemeAdministrimi Web Services. (2 ditë pune)
  2. Leksion dhe Ushtrim Praktik. (4 ditë pune)
  3. Përgatitje dhe prezantim Listë Referenca të Tutorialeve OnLine për Trajnim autodidakt në vijimësi. (2 ditë pune)

Pagesa 90 Euro/dita

Kritere:

  • Të ketë diplomë në Shkenca Kompjuterike.
  • Eksperiencë mbi 10 vjet në Sistem Adminitrim WebServices
  • Dëshmi dhe Certifikata që lidhen me Sistem Adrminitrim WebServices
  • Kohë në dispozicion për tu angazhuar dhe për të vepruar në zyrën tonë 6 deri 8 ditë në vit.

Dokumenta që Duhen për aplikim:

  • CV
  • Diplomë dhe Licensa
  • Kopje ID si Person Fizik, apo Individ.

Aplikimet I presim në [email protected] email me titull Aplikoj Trajner për Sistem Adminitrim WebServices

Adresa

Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Kamëz 01- 02.10.2021

Organizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga  Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 01-02 Tetor në Bashkinë Kamëz një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist në Antikorrupsion.

Në trajnim morën pjesë 15 pjesëmarrës nga të cilët 13 gra dhe 2 burra.

Agenda e trajnimit këtu