TopChannel / Vetting edhe për Tenderat. Ekspertët: Abuzimet më të Mëdha kur anashkalohet Ligji

Media Kombëtare Top Channel ka çelur një nga edicionet e muajit Korrik 2021 me titullin : Vetting për Tenderët Publik. Korrupsioni në Tendera dhe Prokurime ka qenë një aspekt tepër delikat i debatit Politik dhe Publik pak javë para fillimit të Mandatit të III Qeverisës të forcës politike Partia Socialiste me kryetar Edi Ramen.

Linku per Videon e intervistes eshte: https://www.youtube.com/watch?v=dJzce6_V1oE

Zëri i Amerikës përgatit një kronikë speciale mbi Korrupsionin në Prokurime Publike Shqipëri

Korrupsioni në Shqipëri në fushën e Prokurimeve Publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milion dollarë dëm financiar gjatë dekadës së fundit – me këtë gjetje e fillon analizën mbi Sektorin Prokurime në vend Zëri i Amerikës dhe gazetarja Mimoza Picari.

Gjetjet e Zëri i Amerikës mbështeten në raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave Njësia e Auditimit. Në Reportazh janë përcjellë qëndrime dhe komente të Përfaqësues të Komunitetit të Investitorëve në Vend dhe Ekspert të Ligjit dhe Auditimit.  Pjesë e Speciales së Zërit të Amerikës u bënë edhe gjetjet e Organizatës AIS e cila përmes ProkurimePublike .al skanon çdo ditë dhe evidenton procedurat abuzive të tenderimit në Nivel Bashki ; Investime Kombëtare ; Shëndetësi ; dhe Ndërshmarrje me Zotërim Shtetëror.

Drejtoresha e Organizatës zonja Aranita Brahaj shprehet se problemi më i madh qëndron tek kontratat që miratohen me ligje të posaçme. Autoritetet Shtetërore thonë se janë bërë përmirësime në fushën e prokurime por ata janë të vetëdijshëm se kjo nuk ka ndryshuar perceptimin e publikut se problematikat janë të thella.

Linku per te pare intervisten: https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6004542.html?type=video

Linku per te pare Artikullin: https://www.zeriamerikes.com/a/prokurimet-publike-dëmi-në-buxhet-mbi-120-milionë-dollarë/6004542.html

Nis hetimi pas Kallëzimit të AIS kundër Qeverisë – Keqpërdorim i Fondeve Publike për Qëllime Elektorale

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka filluar hetimin administrativ mbi Keqpërdorimin e Parave Publike në Zgjedhje, përmes granteve individuale Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit. Në shkresën Nr Protokolli 6092 Komisioneri u ka kërkuar Qeverisë Qendrore dhe asaj Lokale Durrës, Informacione mbi Objektin dhe faktet e Kallëzimit nga AIS/OpenData Albania. Me Vendim nr 439 u vendos që Hetimi të konsiderohet çështje komplekse me nevoja të hetimit administrativ shtesë dhe afat më gjatë se 60 ditë.  Organizata AIS ka kallëzuar se Qeveria po përdor Fondet e Rindërtimit pas tërmetit të nëntor 2019 për qëllime elektorale. Në Durrës Pushteti Qendror dhe Lokal miratuan dhe paguan grante individuale në data fushatë zgjedhore, data për të cilat Kodi Zgjedhor ka parashikime të veçanta. Organizata jonë i ka kërkuar Komisionerit hetim administrativ, pranim faktesh, verifikim, ekspertizë e pavarur ndërkombëtare mbi përdorim fonde publike në Fushatë Zgjedhore. Në finale vlerësim i përgjegjësive për Favorizim Elektoral përmes Keqpërdorimit të Parave Publike Neni 92/5 Kodi. Për tu njohur me argumente dhe prova të dorëzuara pranë Komisionerit mund të gjeni të plotë Kallëzimin në faqen tonë.

Kryeministri Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat. Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tender se bashkitë.

Edicioni Informativ i Zërit të Amerikës transmetoi të premten data 9 qershor një kronikë mbi Qëndrimin e Qeverisë shqiptare mbi Korrupsionin ne Tendera Publik. Pas disa arrestimeve të funksionarëve të lartë, Kryeministri Rama në një takim me kryebashkiak vlerësoi problematik për korrupsion, performancën në tendera te Qeverive Lokale Bashki. Zëri i Amerikës kërkoi një koment nga drejtuesja e Open Data Albania. Qe prej vitit 2015 kjo organizatë bën mirë strukturim dhe vlerësim risk për klientelizëm dhe korrupsion të tenderëve të sektorëve të rëndësishëm publik.

Artikulli si Vijon:

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e Shëndetësisë, Rrugëve dhe Rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzime me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posaçme anti-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendera si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me ryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë pasur këshillime nga agjencia e prokurimeve. 2

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet përherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data Albania, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të Shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania.

Kërkesë për Informim mbi në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar.

Open Data Albania OJF ka drejtuar një kërkesë për informacion në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit të Rindërtimit, e miratuar me Akt Normativ datë 16 Qershor 2021.

 

Kërkesën e plotë për Informim e gjeni Këtu.

Gjithashtu gjeni përgjigjen e plotë të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë Këtu.

NewsBomb publikon: 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower

News Bomb ka publikuar në datën 10 Qershor 2021, një Artikull me titull 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower. Ky artikull ilustron kosto koncesionare sipas kompanive duke përdorur Pasaporta më informacion të krijuara në Portalin Open Corporates Albania, Kategoria Kontraktor Publik. Ky artikull informon publikun mbi kontraktorët e mëdhenj duke i prezantuar ata edhe përmes Pasaportës tonë (AIS OpenCorporates.Al) , pasaporta ku ka informacion shterrues për Kompaninë, Kapitalin, Objektin, Zotëruesit, lista e Pagesave nga Transaksione Thesari, performanca ekonomike dhe lista e kontratave sipas tenderimeve me Qeverisje Lokale. Pasaportat që shfaqen në artikull janë për kompanitë: Gjoka 87Bardh KonstruksionOrikum Llogara , Integrates Energy BV SPV , Eco CleaningTirana 4 shpk.

Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale. Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Origjinal Artikulli https://newsbomb.al/1-miliard-euro-koncesione-per-4-vite-cilat-jane-projektet-dhe-kompanite-qe-jane-dyndur-ne-para-nga-gjoka-te-bardhi-konstruksion-dhe-bushtrica-hydropower-e-plote/

EXIT.AL publikon: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri 2023

Portali EXIT.AL në datën 5 Qershor Publikoi Artikullin me Titull: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023. Artikulli bazohet tek informacioni i prezantuar nga organizata jonë mbi vlera të parashikuara për buxhetim nga Financat Publike për disa biznese koncesionare. Në artikull janë prezantuar me hiper link Pasaporta të disa Kompanive të krijuara si pjesë e aktivitetit të Projektit të AIS me Leviz Albania. Më konkretisht pasaporta e shoqërive Integrated Energy BV SPV kontraktor me bashkinë Tiranë; Integrates Thechnology Waste Treatment dhe pasaporta të disa shoqërive të tjera.

Artikulli jep fakte ekonomike për shpenzime publike në shërbime dhe vepra publike të dhëna në PPP Koncesion dhe përdor informacion të mirëstrukturuar duke Listuar kompanitë dhe duke ilustruar listimin me pasaportën e secilës Kompani që është Kontraktor Publik në një Koncesion PPP.

Mbi 662 milionë euro do të shpenzojë qeveria për pagesat e 15 koncesioneve për periudhën 2018- 2023. Kjo e dhënë u publikua nga organizata për transparencën e fondeve publike, Open Data Albania.

Qeveria parashikon të paguajë më shumë këto koncesione në vitin 2022, me rreth 122 milionë euro. Pagesat më të mëdha i takojnë kompanisë Gjoka 97 për koncesionin e rrugës së Arbrit, me vlerë 130 milioën euro, e planifikuar për vitet 2018-2023.

Më pas renditet kompania Sani Servicë, për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, dhe S2 Albanai, koncesioni i skanimit në dogana. Këto dy koncesione përbëjnë 12 % të totalit të buxhetit të parashikuar për pagesa ndaj koncesioneve.

Kontratat e tjera koncesionare të parashikuara për vitet 2018-2023 janë: Integrated Energy BV SPV 50 milionë euro, Laboratory Networks 40 milionë euro; 3P Life Logistic 40 milionë euro; Albania Highway Concession 20 milionë eruo; Dia Vita 30 milionë euro; Integrates Technology Waste Treatment Fier 20 milionë euro; Education Infrastructure Tirana 30 milionë euro; Koncesioni  Orikum Llogara Road 20 milionë euro; Bardh Construction 9 milionë euro; Albatek Energy 10 milionë euro; Devoll Hydropower 25 milionë euro ; G2 Infra për të cilën nuk ka asnjë pagesë të planifikuar.

Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Artikulli Origjinal: https://exit.al/e622-milione-pagesa-per-koncesionet-deri-ne-2023/

Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%

Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit  në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%

Planifikimi për 2020 ishte 32 Miliard lekë, realizimi vetë 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard Lekë.

Këshilli i Ministrave miratoi gjatë vitit 2020 total 90 Vendime VKM, ku 15 ishin për ndryshim VKM e mëparshme.

http://ndiqparate.al/2021/06/16/fondi-i-rindertimit-2020-planifikim-vendimmarrje-qeveritare-dhe-realizim-buxheti/

Lista e Plotë e VKM sipas Vlerave, Objektit dhe Institucionit ku alokohet është në artikullin me titull Fondi i Rindërtimit 2020, Planifikim, Vendimmarrje Qeveritare dhe Realizim

Tre Institucionet apo Autoritetet shtetërore të cilave ju është alokuar më shumë vlerë nga Fondi i Rindërtimit për vitin 2020 janë:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit 34% e totalit të Fond Rindërtimit 2020, Bashkia e Tiranës 26% dhe Bashkia Durrës 17% .

Lista e Plotë në artikullin si vijon.

Përveç artikullit që ju mund ta lexoni të plotë tek #NdiqParatë, tenderat apo procedurat e kontraktimeve për Programin e Rindërtimit janë transparente me informacion të mirëstrukturuar dhe të skanuara për Rrist për Parregullsi dhe Korupsion (me RedFlag) në databazën për prokurime transparente. Konkretisht:

Ndiq Paratë Ndarja Sektoriale Koncesione dhe PPP të miratuara 2017 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi Ndarjen Sektoriale për koncesione dhe Partneritetit Publik Privat PPP të miratuara në Shqipëri gjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2020. Artikulli identifikon numrin dhe vlerën e investimit specifikuar Sektorin Institucional dhe Kategorinë Sektoriale. Të dhënat janë nga databaza e Regjistrit Koncesionar PPP të publikuar në portalin OpenCorporates.al.

  • Gjatë periudhës Janar 2017 deri në Dhjetor 2020, në Shqipëri janë miratuar 24 kontrata koncesioni apo PPP me vlerë totale Investimi prej 125 199 058 469 Lekë (125.19 Miliard Lekë), ose konvertuar në Euro 1 009 669 826 Euro (1 miliard Euro).

  • Si Sektor Institucional ku janë aplikuar Koncesione PPP gjatë kësaj periudhe listohet Energjetika, Transporti, Mjedisi, Zhvillimi Urban, Shëndetësi dhe Kontroll Fiskal.

  • Sektori Institucional Energjetike shënon numrin më të madh të kontratave. Sektori Institucional Transport ka vlerën më të lartë të Investimeve në PPP dhe Koncesione.

Kategoritë Sektoriale (te ndryshme nga Institucionale) që janë aplikuar gjatë katër vjecarit janë Menaxhim Mbetje; Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Detare Porte; Infrastrukturë Aeroporte; Hidro Energjetikë; Arsim; Shëndetësi; Kontroll Fiskal dhe Shërbime.

  • Kategoria sektoriale Infrastrukturë Rrugore janë miratuar tre Koncesione PPP me vlerë Investimi 62 115 823 913 Lekë. Konkretisht me kompaninë koncesionare Gjoka 87 sh.p.k zbatuese e kontratës Koncesion PPP  për Përmirësimin Ndërtimin Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit; kompania Bardh Konstruksion për Projektimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e segmentit rrugës Milot Balldre si dhe kompania Rruga Orikum Llogara sh.p.k zbatuese e kontratës për Projektimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e segmentit e rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum Dukat, Ura e Shën Elizës.

  • Kategorinë Infrastrukturë Porte Detare është miratuar një Kontratë Koncesioni me vlerë Investimi 1 374 984 000  Lekë, konkretisht Kontrata Koncesion PPP të Portit turistik dhe shërbimeve Marina Limion me kompaninë Marina Limion sh.a.

  • Kategoria sektoriale Infrastrukturë Aeroporte është miratuar Kontrata e Koncesionit PPP për Rehabilitimin Operimin Transferimin e Aeroportit të Kukësit nga shoqëria koncesionare Kukës International Airport sh.p.k.

  • Për Shërbime është miratuar kontrata Për dhënien me koncesion të disa shërbimeve Detare me kompaninë Anijet e Shërbimit Detar sh.a

  • Menaxhimit të Mbetjeve (Waste Management), që përfshin grumbullimin, transportin, rikuperimin, asgjësimin e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë janë miratuar dy kontrata koncesioni PPP me vlerë 18 471 152 055  Lekë, e konvertuar rreth 148 960 904 Euro që përbën rreth 14.8% e vlerës totale të investimit për gjithë Koncesione PPP  të miratuara në këtë periudhë. Në këtë sektor përfshihet kontrata Për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e Venddepozitimeve ekzistuese,Tiranëme shoqëri koncesionare Integrated Energy BV SPV  dhe kontrata Për dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve urbane për Qytetin Kamzë me shoqëri zbatuese Eco Cleaning sh.p.k

  • Sektorit të Zhvillimit Urban shënon dy koncesione me vlerë totale të investimit 4 102 552 269 Lekë rreth 33 085 099  Euro. Zhvillimet janë në kategorinë sektoriale Arsim dhe bëhet fjalë Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë, zona Tirana 1 me shoqëri koncesionare Z.M.A sh.p.k  dhe Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objektet arsimore në zonën Tirana 4 sh.p.k.

  • Gjatë periudhës të marrë në shqyrtim Në sektorin e Shëndetësisë është lidhur një Partneritet Publik Privat Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake, me kompani koncesionare zbatuese Laboratory Networks sh.p.k.

  • Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është miratuar një kontratë në sektorin e Kontrollit Fiskal, konkretisht Partneriteti Publik Privat Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumenteve matës, nëpërmjet instrumenteve shpërndarës të karburantit dhe gazit të lëngshëm, shoqëri koncesionare Noa Inspect sh.p.k

  • Energjetika liston disa kontrata koncesioni PPP si kontrata Për ndërtimin e Hidrocentralit Kalivaç e cila zbatohet nga kompaninë Ayen Alb sh.p.k; koncesioni për  Ndërtimin Operimin dhe Transferimin e Hidrocentralit KUKUR nga shoqëria Kukur Hidro Energy sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim dhe Transferim i hidrocentralit Bushtrica 3 nga shoqëria Bushtrica Hydropower sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Guri i Bardhë me shoqëri koncesionare zbatuese GealbEnergy sh.p.k;  Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Lunik nga shoqëria koncesionare Victoria Hydroenergy sh.p.k; koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Bushtrica  me shoqëri zbatuese Elenergji sh.p.k; kontrata Ndërtim Operim Transferim e hidrocentraleve mbi lumin Shushicë me shoqëri koncesionare zbatuese Shushica Hydropower sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Grabovë 2 me shoqëri koncesionare H.K HEC Grabova 2 sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve Shutri 1, Shutri 2 me shoqëri koncesionare zbatuese ATEANI Energy sh.p.k; Kontrata Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve të Lusës nga shoqëria Idrolusa sh.p.k; Kontrata Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentraleve mbi lumin e Shalës  me shoqëri zbatuese 3 Power Shala sh.p.k; Koncesioni Ndërtim Operim Transferim i hidrocentralit Veleshicë me shoqëri Kalisi Hydropower sh.p.k.

Kontrata Koncesionare dhe PPP, në fuqi, të dhëna dhe Dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin e Tyre, janë të publikuara në një format lehtësisht të aksesueshëm dhe të mirë strukturuar në DataBazën Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al. Dokumenti në Excel i këtij artikulli ka të dhëna dhe informacion mbi bazën e të cilit është bërë vizualizimi. Ky dokument është lehtësisht i shkarkueshëm dhe i lirë për përdorim. Të tjera databaza të Organizatës AIS, janë spending.data.alOpenPocurement.al dhe OpenCorporates.al

Ky artikull hulumtues po publikohet në kuadër të projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

Më shumë artikuj për PPP Koncesione: http://ndiqparate.al/category/regjister-koncesionar/