Edukimi i Hapur TIK për aftësimin për punë të të rinjve

Open Data Kosova (ODK) dhe Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) po zbatojnë projektin me titull “Edukimi i Hapur TIK për Aftësimin për Punë të të Rinjve”. Ky është një projekt ndërkufitar i financuar nga fondet IPA të BE-së. Përfitues të projektit janë universitete dhe shkolla të mesme në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë. Objektivi i projektit është nxitja e aftësimit për punë të të rinjve, duke ofruar qasje të hapur në njohuri dhe aftësi në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe duke forcuar bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet institucioneve mësimore. Përmes këtij projekti po krijohet platforma e parë online e mësimit për TIK në gjuhën shqipe.

Transparencë në Sistemin Shëndetësor

Projekti për “Transparencë në Sistemin Shëndetësor” është bërë i mundur me mbështetjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë ë Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) sipas kushteve të kontratës.

Numri i Marrëveshjes: Kontrata Nr. AID-182-C-17-00001 (USAID/Projekti për Transparencë në Sistemin Shëndetësor nga marrësi kryesor, University Research Company (Kompania e Studimeve Universitare), LLC (URC) dhe nga marrësit sekondarë, Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS), Tetra Tech, dhe Universiteti i Bostonit.

Projekti për Transparencën në Sistemin Shëndetësor financohet dhe menaxhohet nga USAID/Albania.

Njoftime dhe Publikime që lidhen me angazhimin në Projekt :

Pozicion Pune Programues , Webmaster

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer.

Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY).

Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri në gjuhën gjermane, pasi kandidatë të suksesshëm mund të transferohen pas 6 deri 12 muajve në një subjekt të ngjashëm në shtetin Gjerman.

Pagesa neto është 900 USD, me kontribute dhe tatime të paguara. Java e punës është 40 orë.

Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim Web Developer, deri më 18 Janar 2019.

Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar sistaf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.

Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik. Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.

Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).

Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.

Cilësitë: i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar, i aftë të punjë 8 orë në ditë.  Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim specialist përpunim të dhënash Data Enter deri më 18 Janar 2019.

Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter

AIS është duke këkruar 1 ose 2 persona staf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.

Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik. Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.

Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).

Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.

Cilësitë: i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar, i aftë të punjë 8 orë në ditë. Email [email protected]

Workshop mbi “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”

Në kuadër të projektit të USAID, “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, AIS është duke organizuar një workshop për Inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me temën “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”.

Nëpërmjet këtij workshop-i, Inspektorët do të mund të diskutojnë me eksperten ndërkombëtare mbi eksperiencat e tyre, kuadrin ligjor në vend e do të mund të njihen me praktika të mira të shteteve të ndryshme.

Materialet e këtij aktiviteti mund të aksesohen në linkun në vijim:

  • Kurrikula e trajnimit (PDF)
  • Studim kërkimor krahasues (PDF)
  • Projektimi i një Sistemi të Deklarimit të Aseteve me dorëzim dhe publikim online (PDF)
  • Praktika të mira nga Sisteme Deklarimi të ngjashme (PDF)
  • Standardet e publikimit në përputhje me kuadrin ligjor (PDF)

DataThon 2018 – Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa ?

AIS, organizatë promotore për të dhëna të hapura dhe grant marrëse e programit Lëviz Albania organizon eventin DataThon 2018.

Slogan i eventit:           Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa.

DataThon është një marathon dy ditore për të gjetur, analizuar, vizualizuar dhe shpjeguar me fakte të thjeshta, procese të buxhetimit, kontraktimit, prokurimit dhe të tjera, që lidhen me menaxhimin e parave publike nga Bashkitë.

Ftohen gazetar, aktivist, individ që njohin standardit OpenData dhe kanë njohuri në ICT, të aplikojnë për të marrë pjesë në DataThon.

Ku do të zhvillohet kjo Maratonë?

Në fshatin më turistik të vendit Voskopojë!

Kur do të zhvillohet kjo Maratonë?

Në datën 2 Nëntor 2018, nisja nga Tirana bëhet në datën 1 Nëntor 2018 mbasdite

Çfarë duhet bërë?

Sillni një ide, eja dhe punoni me grupin tuaj, vizualizoni dhe shpjegoni thjesht një proces që lidhet me shpenzimet dhe buxhetet bashkiake.

Ku mund ti gjej të dhënat për të punuar: OpenProcurement.Al ; OpenCorporates.al; spendingdata.al; FinancatVendre.al etj

Ku do të publikohen punimet?

tek Porta Vendore, në Blogun e AIS dhe në çdo media që i sheh me interes

A ka çmime për më të mirët?

Patjetër! Veç kënaqësisë së pjesëmarrjes në marathon, shijes së punës në një zonë plot natyrë, energjive së një eventi me mjaft bashkëpjesëmarrës kreativ, më të mirët si grup fitojnë Çmimi e Parë .

Si mund të aplikoj:

Gazetarët apo aktivistët duhet të përzgjedhin një temë apo ide. IT tanë duhet thjesht të shkruajnë një togfjalësh apo frazë çfarë i motivon të jenë pjesë. Kjo ide do të punohet në grupe me 2-3 persona gjatë ditës së Maratonës dhe do të prezantohet në fund. Ju aplikoni si individ, grupet do të krijohen gjatë në start të eventit. Për të aplikuar klikoni këtu

A ka një Juri?

Patjetër që ka, por edhe vetë pjesëmarrësit do votojnë për idenë më të mirë.

Kur do të njoftohemi për përzgjedhjen: brenda 10 ditëve nga regjistrimi, juve do tju vijë një Biletë për Pjesëmarrje.

Nëse nuk përzgjidhem si pjesë e grupeve, a mund të jem në Event:

Maratona është e hapur, kushdo mund të vijë dhe të angazhohet, por AIS mbulon shpenzime të udhëtimit dhe akomodimit vetëm për të përzgjedhurit që marrin konfirmim.

Fjalë Hashtag #LevizAlbania #DataThon #OpenData #OpenBudget #OpenSpending #FactBasedJournalism #OpenContracting #OpenProcurement #shto edhe një hashtag që identifikon punën apo projektin tuaj për qeverisje lokale dhe komunitet më të mirë.

 

Tema të mundshme:

  • Sa shpenzon një bashki për shërbime? A ka mjaftueshëm investim në kopshte rrugë dhe infrastrukturë?
  • Cilat janë bashkitë që nuk kanë marrë asnjë projekt nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve? Cilat janë projektet që ka mbështetur ky fond për zhvillim dhe a kanë impakt të duhur?
  • Performanca e Bashkisë në mbledhje taksash? Sa është e ardhura e taksave për frymë, po shpenzimi për një banor?
  • Investigo për një nga tenderat me RedFlag! Përtej shënimit që bën sistemi, çfarë qëndron pas një procedure me mungesë gare dhe konkurrence?
  • Biznese që fitojnë tender vetëm me negocim dhe pa konkurrent?
  • Biznese që kanë fituar më shumë se 30% të vlerës së tenderëve të një bashkie të caktuar?
  • Kontraktor në lidhje apo konflikt interesi????
  • Biznese që ofrojnë edhe mallra edhe shërbime edhe investime, të gjithanshëm apo preferencial në prokurim???
  • Buxhetim me pjesëmarrje? Duhet infrastrukturë por shpenzohet në shërbime?! Shpërndarja e (pa)drejtë e buxheteve.
  • Si pasurohet kryebashkiaku im, a ka kryebashkiak që përfitojnë direkt dhe indirekt nga investimet e bashkisë???
  • Temë tjetër e zgjedhur dhe propozuar nga ju.

Pse duhet të marr pjesë?!

Sepse në maratonë duhen gazetar që zbardhin të vërtetën, aktivist që luftojnë për qeverisje më të mirë!

 

Integrimi i algoritmit Red Flag në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Integrimi i algoritmit Red Flags në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) është një nga shtyllat e projektit “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, të financuar nga Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga University Research Company, LLC (URC).


Pas një serie takimesh me stafin e KLSH-së, në mënyrë që të përfshiheshin në këtë algoritëm indikatorët e nevojshëm që do të lehtësonin punën e audituesve të lartë, instrumenti redflag është publikuar online. Algoritmi Red Flags është përfshirë në bazën e mirë-strukturuar të të dhënave që përmban procedurat e tenderave të realizuara nga institucionet e sektorit të shëndetësisë prej 1 Janarit 2016.

Red Flag është një metodologji për vlerësimin e cilësisë dhe skanimin e procedurave të prokurimit. Ai përzgjedh dhe shënon në mënyrë automatike, nëpërmjet algoritmeve, disa procedura që paraqesin shenja për rrezik të mundshëm për sjellje të paligjshme, joetike, me risk të lartë për favorizim, mungesë konkurrence dhe rrezik potencial për pabarazi në garë.

Baza e të dhënave dhe algoritmi Red Flags fuqizojnë disa grupe civile si:

• taksapaguesit, të cilët kuptojnë se si po shpenzohen paratë e tyre

• pacientët, të cilët vlerësojnë dhe reagojnë mbi kontraktime që lidhen me cilësinë e shërbimit dhe infrastrukturës në shëndetësi

• gazetarët, për të përgatitur raportime të bazuara në fakte

• aktorë të tjerë, pjesë e programeve për transparencë dhe monitorim

Instrumenti RedFlag është përfshirë në bazën e të dhënave me qëllimin e mirë për të ndihmuar institucionet publike të auditimit të marrin në kohë reale sinjale mbi tendera dhe kontrata me probabilitet për keqpërdorim, klientelizëm apo korrupsion.

Prokurime të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga janar 2015, online një databazë sipas standardit OpenContracting

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga institucionet më të rëndësishme publike. Projektet e tij mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe kreditimi i Institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Prokurimi i punëve civile të FSHZH janë prokurime me rëndësi të veçantë për shkak të vlerave të larta dhe impaktit që duhet të krijojnë në sektorin publik. AIS ka përgatitur një databazë për secilin prokurim sipas standardit OpenContracting. Çdo individ mund të gjej aty të dhëna për tendera, fonde limit, oferta fituese, operator fitues, operator të skualifikuar, afate dhe terma kontratash. Të dhënat mund të filtrohen duke mundësuar analizë sipas vendosjes gjeografike të investimeve, kontraktimit me subjekte të caktuara të huaja apo vendase, tip procedurave të aplikimit në tenderim, kategorive të projekteve sipas vlerës dhe nivelit të konkurueshmërisë në garë. Të dhënat do të përditësohen çdo ditë duke u bërë të mundur taksapaguesve të monitorojnë kontraktime që lidhen me para dhe të mira publike.

Asset Declaration, interesa ekonomike dhe pasurore të Kryebashkiakëve

Cilat janë interesat ekonomike të Kryebashkiakëve? Asset Declaration është një proces i kontrollit të integritetit, interesave dhe pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Në vendin tonë Kryebashkiakët si drejtues të nivelit të lartë dhe të zgjedhur me votë kanë detyrim të bëjnë deklarim të aseteve pranë institucionit Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave. Por aktualisht asset declaration nuk janë të publikuara në web të Inspektoriatit apo në web të bashkive. Para dhe Pushtet është një databazë me akses publik, krijuar nga AIS duke aplikuar të drejtën për akses informacioni. Në këtë rubrikë janë të zbardhura të gjitha deklaratat pasurore të Kryebashkiakëve në vite. Çdo qytetar mund të bëjë kërkim dhe kontroll online për tu njohur me interesa pasurore dhe ekonomike të kryebashkiakut të tij dhe anëtarëve të familjes. Të tjera analiza mbi të ardhura dhe interesa ekonomike për Kryebashkiak gjenden tek Open Data Albania.