Një ditë kushtuar Open Government Partnership (OGP)
Dy tema kryesore të angazhimeve për qeverisje të hapur: Open Data dhe Local Governance.
Në fund një sondazh mbi vlerësimin qytetar për institucionet
Dy tema kryesore të angazhimeve për qeverisje të hapur: Open Data dhe Local Governance.
Në fund një sondazh mbi vlerësimin qytetar për institucionet
Open Data Albania deri tani është fokusuar kryesisht tek transparenca mbi para publike si buxhete shteti; shpenzime sipas programeve; shpërndarje taksave të individëve etj. Kohët e fundit përmes publikimit të një grupi artikujsh me të dhëna për pasuritë minerare të nëntokës (naftë; bakër; krom) është bërë e mundur të startojë debat dhe analize publike mbi mënyrën se si këto pasuri menaxhohen; si shiten produktet minerare në tregun ndërkombëtar dhe a deklarohen në mënyrë korrekte të ardhurat nga këto minerale. 40% e vlerës së eksporteve shqiptare janë pikërisht shitje e naftës dhe minerale të nëntokës . Shfrytëzimi i minierave dhe puseve të naftës bëhet nga kompani të huaja koncensionare. Pas shitjes së produktit një pjesë e të ardhurave i kalon buxhetit tonë të shtetit në formë “rente minerare”.
A shitet xeherori i Bakrit me çmime nën vlerën reale të tregut?
Open Data Albania ka publikuar disa ditë më parë të dhëna mbi eksplorimin dhe eksportet e mineralit të bakrit në vend . Të dhënat janë me burime zyrtare dhe janë zbardhur në kuadër të transparencës mbi shfrytëzimin e aseteve kombëtare. Pas publikimit të artikullit nga ODA, disa media i përdorën të dhënat për të realizuar shkrime gazetareske. Menjëherë pas fakteve mbi sasitë e shitura dhe vlerat e deklaruara në një nga revistat javore, ekspert të industrisë minerare reaguan duke parashtruar përllogaritje ku qartësisht rezultonte se çmimi me të cilin realizon shitjet është nën çmimin real të xeherorit të bakrit. Për pasojë sipas tyre shitja e mineralit me çmim të ulët sjell edhe të ardhura më të pakta për buxhetin e shtetit apo dëm ekonomik për financat kombëtare.
Konkretisht Revista JAVA ka publikuar një shkrim të ing. Qerim Ismeni ku me analizë inxhinjerike argumentohet se sasia e bakrit (cilësia e vendburim Munella- Pukë) e shitur jashtë vendit përmban disa minerale dhe ka vlerë më të lartë se vlera zyrtare e deklaruar. Konkretisht po citoj „… bashkë me bakrin si përmbajtje janë eksportuar dhe afër 25 mijë ton zink si dhe sasi ari argjendi, kadiumi, indiumi, seleni, teluri etj. Nga kjo rezulton shifra afër 900 milion dollarë përkundrejt 205 milion dollarë të ardhura të publikuara nga ODA”. Shkrimi i ing. Qerim Ismeni në revistën Java u ribotua në dy gazeta të përditshme të po asaj dite duke nxitur kështu një vëmendje publike për më shumë transparencë në menaxhimin e aseteve të dhëna me koncesion.
Pasuritë e naftës dhe problematika me çmimet e larta për konsumator vendas.
Një tjetër grup artikujsh që kanë nxitur debat dhe analizë publike mbi mënyrën se si menaxhohen asete kombëtare ka të bëjë me indikatorë të industrisë dhe tregtisë së naftës. ODA ka publikuar në muajt e fundit artikuj mbi sasinë e prodhuar dhe shitur jashtë vendit . Gjithashtu një artikull krahasimor mbi çmimet e pakicës për naftë dhe benzinë në vend krahasuar me vende të rajonit dhe Europës . Në përfundim ky informacion ka nxitur median të shkruaj artikuj ku denoncohet menaxhimi abuziv i kompanisë së vetme të përpunimit të naftës në vend. Mos funksionimi i kompanisë që përpunon naftën vendase ka bërë që konsumatori vendas të blejë naftë të importuar dhe me kosto të lartë njësoj si vende evropiane me nivel jetese shumë më të lartë se Shqipëria e gjithashtu pa pasuri nafte si vendi ynë.
Titujt e gazetave si Dita; Shekulli ; Shqiptarja ; Opozita ; Illyria etj në faqe të parë ishin: “Të varfër në pasuri”; “Toka e pasur e njerëzve të varfër”. Analiza gazetareske bazohej plotësisht nga të dhëna të publikuara në disa artikuj të Open Data Albania.
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/975/Eksportet-dhe-Importet-sipas-grupmallrave-1993-2013
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1071/Eksplorimi-rezervat-dhe-eksportet-e-bakrit-2005—2013
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1094/Bakri-shqiptar-700-milion-USD-humbje
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48592&kat=103
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/924/Eksporti-dhe-importi-i-naftes-ne-vend-2005—2013
Aktivist, Gazetarë apo studentë në Ekonomi; Gazetari dhe Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron.
Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit.
Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 15 000 Leke.
Paraprakisht për t`u frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania .
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ketë event, mund të regjistrohen dhe të marrin falas biletën e pjesëmarrjes në linkun si më poshtë. http://www.eventbrite.com/e/datathon-albania-2014-tickets-1…
Kjo biletë është e nevojshme në momentin e paraqitjes në Protik për DataThon
Dy ikona prej guri të cilat mendohet se i përkasin shek të XII-XIII janë gjetur në kishën e vogël të fshatit Arsmiliska që gjëndet rreth tre orë larg qytetit të Pukës.
Me mbështetje të programeve të Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në muajt gusht – tetor ka realizuar në terren një proçes pune për evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike të paregjistruara në zonën e njohur si Para Alpet. Konkretisht është punuar në fshatrat Iballë; Mërtur Guri dhe Ars Miliska të rrethit të Pukës Qarku Shkodër. Përmes këtijë projekti është synuar jo vetëm evidentimi por edhe kartelizimi i objekteve me vlera të veçanta etnografike. Proçesi i evidentimit dhe kartelizimit të objekteve, është realizuar sipas kritereve dhe modaliteteve të legjislacionit që rregullon evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike pranë sistemit të dixhitalizuar të QKIPK, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Në punën në terren janë evidentuar objekte etnografike tepër interesante të materializuara në gur; metal; dru apo tekstil artizanal. Çdo objekt veç vlerës që lidhet drejtpërdrejt me vjetërsinë e tij dhe karakterin artizanal, përcjell edhe simbolikë të pasur të periudhës Iliro – Arbërore dhe të mesjetës së vonë. Shumë prej objekteve kanë vlera që adresojnë në nevojën për tu shpallur edhe Monument Kulture. Ato mbartin karakteristika të spikatura monumentale, arkitekturore dhe tradicionale.
Rast tipik është ai i Kishës së Ars Miliskaut ku gjenden dy ikona guri të hershme dhe një galeri gdhendjesh po në gur. Këto objekte në gur, së bashku me element të tjerë në dru, u evidentuan dhe kartelizuan pranë Qendrës së Inventarizimit. Më tej specialist të programit do të propozojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Shkodër, inicimin e një procedure për ta shpallur këtë objekt Monument Kulture.
Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve: porta; shenjtorët e gdhëndur në gur, si dhe të simboleve të gdhendura gjithashtu në gur na rezulton si një “ikonostas” me shumë interes, në të cilin paraqiten figura përfaqësuese pagane e më tej edhe të krishterimit (Katolik Romak).
Programi i AIS në terren ka evidentuar mbi 50 objekte etnografike të kësaj zone të cilat po inventarizohen dhe pajisen me kartelë evidentuese pranë Qendrës së Inventarizimit. Ky inventarizim në fondin tonë dixhital do të ndihmojë jo vetëm në evidentim të qartë të vlerës etnografike por edhe më tej në kontribut për konservim dhe mbrojtje më të mirë të këtij fondi.
Instituti falënderon në mënyrë të veçantë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen, dhe Qendrën Kombëtare të Inventarizimit për bashkëpunimin me qëllim finalizimin e këtij projekti.
Prej nëntë muajsh projekti i AIS Spending Data Albania publikon çdo transaksion si pagesë me para publike për përfitues dhe klient të institucioneve buxhetore. Të dhënat kanë informuar qytetarin shqiptar se si shpenzohen paratë e taksave dhe aseteve publike. Njëkohësisht individët mund të njohin klientët që ofrojnë shërbime me pagesë për institucione buxhetore dhe të vlerësojnë rast pas rasti fakte të dukshme të nepotizmit apo konfliktit të interesit.
Konkretisht përfaqësues të opozitës sikurse edhe media kanë gjetur në publikimet e Transaksione Thesari nga Spending Data Albania një rast që krijon dyshime të dukshme për paligjshmëri dhe konflikt interesi.
Një nga kompanitë private themeluar dhe më herët pronë e deputetit socialist Koço Kokëdhima rezulton që ka përfituar nga kontrata me një numër të madh institucionesh buxhetore në kohën kur deputeti ishte njëkohësisht edhe aksionar dhe pronar i kompanisë Abissnet.
Tabelat e aplikacionit Transaksione Thesari janë publikuar në faqet e para të gazetave ndërsa ish kryetari i partisë më të madhe opozitare, deputet i kuvendit z. Sali Berisha ka paralajmëruar në rrjete sociale se me këto fakte të publikuara do ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese të heqë mandatin e Deputetit Kokëdhima bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Më parë në vitin 2009 për një rast të tillë i është hequr mandati një deputeti me vendim të gjykatës Kushtetuese.
Projekti synon të sigurojë akses tek të dhëna të mirë-strukturuara dhe të vizualizuara mbi shpenzimet dhe prokurimet publike, duke u lejuar qytetarëve dhe OJQ-ve të jenë pjesmarrës në një qeverisje të hapur.
Instituti Shqiptar i Shkencave, konkretisht ekipi Open Data Albania, me dëshirën për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve ka ndërtuar një platformë të re njohur si Spending Data Albania.
Përmes disa aplikacioneve publiku ka të mundësi të njihet me mënyrën se si ai kontribuon përmes taksave dhe tatimeve të tij në tërësinë e buxhetit apo në specifikime sipas sektorëve. Po kështu përmes rubrikave Money Map (harta e parave) dhe Buxheti ofrohet informacion për ndarjen e buxheteve në sektorë përkatës dhe nënkategori. Pjesa më interesante e Platformës është aplikacioni „Monitorimi i thesarit“. Ky aplikacion dhe standardi i monitorimit të shpenzimeve të ditë pas dite nga administrata buxhetore është një standard që po i ofrohet qytetarit shqiptar në një kohë kur vende më me demokraci apo modele të avancuara të aksesit të informimit nuk ja kanë dalë ende ta realizojnë.
Përmes këtij aplikacioni çdo individ i thjesht ka mundësi të monitorojë transaksione të thesarit të shtetit, shpenzime të secilit institucion ditë pas dite duke u njohur me vlera për shpenzimet, përshkrime, përfitues apo klient të institucioneve buxhetore qofshin këto Institucione të Pavarura; Pjesë e Aparatit Qeverisës dhe Ekzekutivit; Institucione të Pushtetit Lokal etj.
Në këtë platformë informacioni është shterues për çdo shpenzim buxhetor nga janari 2012 deri në javët aktuale. Përmes këtij aplikacioni, gamës së informacionit dhe filozofisë së tij krijohet mundësia që shoqëria civile, media dhe qytetari të kenë akses informacioni për të ditur ku dhe si shpenzohen paratë e taksave dhe seteve publike sikundër për të reaguar e kërkuar llogari sipas slogani „Paratë Publike janë Para të qytetarëve“. Tërësia e transaksioneve përfshin edhe ato shpenzime dhe transferta që bëhen si pasojë e përzgjedhjeve me prokurim publik.
Duke ftuar publikun e gjerë të shfrytëzojë sipas interesit të tij këtë mundësi informimi lutemi na shkruani me qëllim që t’u ndihmojmë në përdorimin teknik të aplikacioneve apo në realizimin e analizave edhe më të detajuara si derivat i Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit.
Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me mbështetje të
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data).
Projekti synon të grumbullojë të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomikë, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana