Open Data Albania

aaaaaaaaaOpen Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data).

Projekti synon të grumbullojë të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomikë, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.

Dixhitalizimi i Trashëgimisë Etnografike – Fototeka “SOTIR”

Projekti “Inventarizimi i Fototekës Private Sotir Korçë” u ideua dhe po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, Fototeka “Sotir” dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Qëllimi i këtij projekti është ruajtja, evidentimi, regjistrimi dhe promovimi i një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Realizimi i projektit sjell kontribut për fondin e fotografisë tonë artistike. Inventarizimi dixhital ndihmon për vlerësimin e traditës kulturore dhe trashëgimisë kombëtare në tërësi. Përmbajtja e imazheve është dëshmi e qytetarisë, traditës, nacionalizmit dhe modelit të familjes dhe shoqësirë së trevës së Korçës në fillim shekullin XX. Ky arkiv i çmuar u la në harresë në kohën e monizmit. Po njësoj ka munguar vëmendja nga institucione shtetërore lokale apo qendrore. Vlerat e kësaj Fototeke janë të ngjashme edhe me Fototekën “Marub”, por vëmendja për ta konservuar këtë trashëgimi ka qenë plotësisht e munguar. Projekti inicioi një vit më parë me përpjekje konkrete për sigurimin e një fondi modest për të mbuluar shpenzimet për procesin e skanimit dhe inventarizimit. Instituti Shqiptar i Shkencave bëri përpjekjet për ngritje fondi dhe thirrjes ju përgjigj një grup pasardhësish të familjeve të nderuara shqiptare në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderime të veçanta janë për zonjat dhe zotërinjtë e nderuar Louis dhe Linda Fundo; Albert Fundo; Diane dhe Perry Pero; Richard dhe Viosa Lukaj; Philip dhe Sally Giantris; Nicholas dhe Dorothy Vangel; Jason George; Mark Fundo; Steven Fundo; Lauren Fundo. Mbështetja financiare për këtë projekt është e çmuar dhe simbolizon dëshirën dhe bujarinë e shqiptarëve në emigracion për t´ju gjendur vendit të origjinës. Projekti ka iniciuar në Korrik 2013 dhe përfundon brenda Shtator 2013.Sotiri Foto sotiri 4

AIS përfaqësohet në eventin e Iniciativës së Shoqërisë së Hapur për Afrikën Perëndimore

Albanian Institute of Science, përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive               Znj. Aranita Brahaj, merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga  Open Society Initiative for West Africa ku prezantohet:

“Making Elections Count: A Guide to Setting Up a Civil Society Election Situation Room”.

Evenimenti organizohet në datat 25-28 Maj, 2014 në Senegal, Dakar.

Më shumë informacion gjendet tek http://www.osiwa.org/en

Get Online Week, perspektivë punësimi në sektorin TIK për të rinjtë shqiptarë

Instituti Shqiptar i Shkencave në bashkëpunim me WorldVision organizoi në kuadër të nismës Get Online Week një takim me 100 të rinj nga gjimnazet e Kurbinit.

Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa.  Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër.

protik2

protik

Aksioni Vullnetar “Kalatë e Bregut tim” në Kalanë e Bashtovës

“Kalatë e bregut tim” është një aksion i një grupi vullnetarësh të projektit “Act Now as a Smart Tourist” http://smarttourist.al . Aksioni synon pastrim nga mbeturinat dhe promovim të monumenteve fortifikime në Brigjet e Shqiperise. Këtë rradhë Aksioni ishte në Kalanë e Bashtovës dhe u realizua në datën 1 Maj 2014. Ky projekt mbeshtetet finaciarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Kalaja Bashtovës është monument i kategorisë së parë dhe ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota.

Pavarësisht se shumë pranë Tiranës, shumë pak prej nesh janë në dijeni apo e kanë vizituar këtë monument.

Veç kontributit me pastrim në fillim të sezonit turistik veror, aktiviteti ynë synon edhe sensibilizim për menaxhim më të mirë të monumenteve dhe mjedisit të tyre, krijimin e më shumë mundësive për të shfrytëzuar potencialin kulturor e turistik që ato mbartin. Gjithashtu edhe promovimi dhe ftesa publike për të nxitur të tjerë të vinë dhe të vizitojnë zonën jo vetëm për natyrën e bregut piktoresk por edhe për vlerat kombëtare e monumentale.

Ftesë për pjesëmarje “Hackathon Tirana 2013”

IT në Shërbim te Shoqërise Civile

Nëse je një aktivist, programues, dizenjator apo ekonomist je i mirëpritur të kontribuosh duke marrë pjesë në Hackathon Albania, e shtunë datë 7 dhjetor 2013 në zemër të Tiranës nga ora 9 deri në orën 17.

Si të fillosh?
Përpiqu të mendosh mbi disa momente të rëndësishme!

Së pari mendo nje temë shoqërore mbi të cilën mungon informacioni qytetar. Me tej bashkohu me një grup qytetarësh me të njëjtën dëshirë për të përmirësuar diçka. Ti mund të jesh një Rrëfyes i Mirë (storyteller); Analist; Inxhinjer; Scout / Informaticjen ose Designer.

1. Një rrëfyes i mirë – storyteller është ai që bën pyetjen e duhur, thjeshton idetë e komplikuara dhe ka sens humori. Një rrëfyes i mirë mund të jetë një gazetar, një aktivist civil, një student kreativ apo një person në kërkim të zgjidhjes.
2. Një Analist kalkulon përqindjet, bën lidhje e krahasime. Por një analist është kushdo që punon për tu fuqizuar. Pa analizë nuk ka përgjigje, pa përgjigje nuk ka zgjidhje.
3. Inxhinierët dinë si të programojnë të paktën në një gjuhë programimi, dinë si të scrape një website, ata krijojnë REST APIs e jo tragjedi
4. Scout apo Informacijen je nëse njeh se çfarë lloj file në Google ty të bën punë, di të përdorë një ndërfaqe databaze.
5. Dizenjuesi di të vizatojë xhirafën, di të përdor of-the-shelf visualisation tools, di të përdorë D3 apo mund te percjelle vizualisht nje informacion ne HTML/CSS ne menyre te kendshme.

1. Lexo mbi probleme sociale të servirura nga media, shoqëria civile apo shiko materiale që ti i ke çdo ditë përpara syve.
2. Fillo mendo mbi përpjekjet për ti zgjidhur. Krijo, hack-o apo përshtat diçka për të.
3. Gjej datasete të caktuara, APIs apo linke të projekteve të tjera që adresojnë çështje të ngjashme. Disa data po jua propozojmë nehttp://open.data.al/ .
4. Eja në Hackathon dhe përdore kohën aty për të ndërtuar një instrument (tootls) të dobishëm.

Në fund fare: Trego që ti je vetë kreativ, harro çfarë lexove më sipër dhe puno mbi diçka të re, të shtunën datë 7 dhjetor në Tiranë me Hackera të tjerë shqiptarë. Për pjesëmarrje regjistrohu këtu: https://www.eventbrite.com/e/hackathon-albania-2013-tickets-9490782185      IMG_4062

Qytetarët dhe Zëri i tyre në Zgjedhje – ZA’LART

Të nderuar miq dhe kolegë

Në proçesin Zgjedhor 2013, veç medias tradicionale si Tv dhe Gazeta, fushata po pasqyrohet nëpërmjet raportimeve qytetare edhe në një media sociale me titull zalart.al

ZA’LART funksionon si Web dhe së shpejti si App-mobile i shkarkueshëm në celular, i cili që kur u aktivizua ka marrë 62 raportime nga tetë rrethe të vëndit që nënvizojnë problematikën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Në zalart.al raportimet që postohen nga qytetarët ndahen në kategori të ndryshme, sipas problematikës zgjedhore që ata kanë konstatuar.

KEQPËRDORIM I INSTITUCIONEVE PUBLIKE 19
PROBLEMATIKË TJETËR ZGJEDHORE 13
PËRDORIM I FËMIJËVE NË MITINGJE 9
DËMTIM I MATERIALEVE DHE ZYRAVE ELEKTORALE 9
LIGJËRIM ELEKTORAL JO ETIK 6
BLERJE VOTE 4
KOMISJONET ZGJEDHORE PARREGULLSI NË FUNKSIONIM 3
POLICIA E SHTETIT 2
CËNOHET E DREJTA E VOTËS DHE FSHEHTËSIA E SAJ 2
LISTA E ZGJEDHËSVE: PARREGULLSI/DEFEKTE/MUNGESA/GABIME 2
KEQPËRDORIM I MEDIAS 1

Mesatarisht 5-7  raportime qytetare vijnë çdo ditë në web,  dhe klasifikohen nga moderatori në të verfikuar dhe të paverifikuara, në varësi të provave vizuale (foto, video) që ato përmbajnë.

Nga 62 raportimet që kanë ardhur deri më datën 10 Qershor, 42 raportime janë të verefikuara, dhe 20 raportime janë të paverifikuara.

Për më shumë vizitoni faqen e www.zalart.al për të lexuar raportimet e fundit.

Dita e të Dhënave të Hapura 2013

POPULLSIA & CENSUSE 1870 – 2011

Këtë vit në mbarë botën ditët e Open Data finalizohen më 23 shkurt me evente të rëndësishme si Hackathon, Datathon apo me publikime interesante në formatin dhe standardin Open Data. Projekti ynë Open Data Albania po publikon në vigjilje të kësaj date të dhëna të Popullsisë për Shtetin Shqiptar në 11 censuse zyrtare. Gjithçka në formatin Open Data . Edhe në censusin e fundit INSTAT, koordinatori ynë i të dhënave kombëtare publikoi në standardin CLOSED dhe me kosto marramendëse një atlas tradicional me të dhëna. Open Data Albania  Ju fton të kuptoni brenda pak sekondash e të gjeni, përdorni dhe ripërdorni të dhëna të hapura që datojnë në dy shekuj.

Shqipëria rezulton ta ketë arritur kulmin historik sa i përket numrit të popullsisë më 1991, pas së cilit popullata erdhi në rënie si pasojë e emigrimit masiv. Gjatë dekadës së parë pas rënies së komunizmit, popullata u reduktua me 0.35 për qind në vit, ndërsa në dekadën e dytë, 2001-2011, ritmi i rënies u përshpejtua në 0.92 për qind në vit. Në total, gjatë njëzetedy viteve të fundit, popullata ka rënë me 0.6 për qind në vit. Në rast se tendenca me rënie 0.9 për qind në vit, siç ka qenë në periudhën 2001-2011 vijon, në fund të kësaj dekade, popullata e Shqipërisë do të jetë rreth 2.5 milionë banorë.

http://www.open.data.al/sq/lajme/lajm/id/669/titull/Popullsia-ne-Shtetin-Shqiptar-1870-2011

Ju faleminderit që na ndiqni!!!

AIS fillon projektin Smart Tourist Albania

Instituti yne prezanton se fundmi dhe projektin Smart Tourist Albania.

Qëllimi:
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online bazuar në raportimin e paanshëm dhe përfshirjen direkte të qytetarëve

Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme. Në këtë mënyrë, synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.

Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania

Smart Tourist Albania Logo

Tirana Startup Weekend – Prill 2012

Me shume kenaqesi njoftojme per nje tjeter ngjarje teper interesante dhe me impakt per shoqerine tone. Behet fjale per Tirana Startup Weekend qe organizohet per here te pare ne Shqiperi. Instituti yne do te jete nje nga mbeshtetesit e kesaj ngjarje bashke me disa institucione shqiptare e te huaja.

Levizjet Startup Weekend, jane takime dhe organizime qe ndihmojne sipermarresit e rinj qe te kthejne enderrat e tyre per nje “startup” (nje projekt te ri) ne realitet. Projektet startup mund te jene nje firme, nje produkt ne internet, nje levizje e shoqerise civile e cdo gje tjeter te cilen mund ta keni enderruar, por nuk keni pasur mbeshtetjen morale e keshillimin e duhur per ta kthyer ne realitet. Nepermjet nje sere “kujdestaresh” (mentore) dhe nepermjet punes ne grup, kjo levizje tenton qe te gjalleroje inisiativen e lire e te ngjalle dinamizem tek te rinjte.

Aktiviteti do te zhvillohet me dt 20-22 Prill, ne nje fundjave te tere dhe disa informacione te pergjithshme i gjeni tek lajmi Tirana Startup Weekend apo tek faqja zyrtare: http://tirana.startupweekend.org/