Impakt në Media- Regjistri Koncesionar

Gjatë muajve Mars-Prill 2015,

Regjistri Koncesionar ka publikuar 8 marëveshje koncensionare dhe ekstrakte të këtyre marrevshjeve, të cilat arrijnë një total prej 48 marrëveshjesh që nga janari i këtij viti. Informacioni i botuar në Regjistrin Koncesionar ka inkurajuar mediat për të hetuar më mirë në lidhje me thirrjet për tender të projekte konçesionare.

Kjo ka shërbyer veçanërisht për median lolale e cila mbulon më nga afër çështje të shërbimeve publike dhe aktivitetet e pushtetit lokal.

Albanian Institute of Science | Regjistri Koncensionar

Open Corporates Albania pasqyrohet në VOA

Në datën 21.02.2015, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura (International Open Data Day), Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) si promotor i Open Data organizoi takimin prezantues të Open Corporates Albania.

Aktivitete të AIS pasqyruar në Media

Dy ikona prej guri të cilat mendohet se i përkasin shek të  XII-XIII janë gjetur në kishën e vogël të fshatit Arsmiliska që gjëndet rreth tre orë larg qytetit të Pukës.

Spending Data Albania – Hedh dritë mbi raste të konfliktit të interesit.

Prej nëntë muajsh projekti i AIS Spending Data Albania publikon çdo transaksion si pagesë me para publike për përfitues dhe klient të institucioneve buxhetore. Të dhënat kanë informuar qytetarin shqiptar se si shpenzohen paratë e taksave dhe aseteve publike.  Njëkohësisht individët mund të njohin klientët që ofrojnë shërbime me pagesë për institucione buxhetore dhe të vlerësojnë rast pas rasti fakte të dukshme të nepotizmit apo konfliktit të interesit.

Konkretisht përfaqësues të opozitës sikurse edhe media kanë gjetur në publikimet e  Transaksione Thesari nga Spending Data Albania një rast që krijon dyshime të dukshme për paligjshmëri dhe konflikt interesi.

Një nga kompanitë private themeluar dhe më herët pronë e deputetit socialist Koço Kokëdhima rezulton që ka përfituar nga kontrata me një numër të madh institucionesh buxhetore në kohën kur deputeti ishte njëkohësisht edhe aksionar dhe pronar i kompanisë Abissnet.

Tabelat e aplikacionit Transaksione Thesari janë publikuar në faqet e para të gazetave ndërsa ish kryetari i partisë më të madhe opozitare, deputet i kuvendit z. Sali Berisha ka paralajmëruar në rrjete sociale se me këto fakte të publikuara do ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese të heqë mandatin e Deputetit Kokëdhima bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Më parë në vitin 2009 për një rast të tillë i është hequr mandati një deputeti me vendim të gjykatës Kushtetuese.

First Page Tema Conflict of Interest RD First Page Conflict of Interest Shqiptarja.com First Page

Transparenca mbi Shpenzime Elektorale. Modeli Amerikan dhe Problematika ne Republikën e Shqipërisë.

Bisedë në Studion e Ora News TV, e ftuar Aranita BRAHAJ, Instituti Shqiptar i Shkencave – Nëntor 2012.

Në rastin e Shqipërisë partitë politike nuk kanë ende kurajë të bëjnë fushata të hapura dhe transparente për mbledhje të fondeve elektorale. Ato mbledhin para por kjo nuk behet publikisht dhe nuk reklamohet në media apo mitingje të hapura.

Procesi i transparencës me Financat e Partive Politike në Shqipëri është proçes për të cilin kemi filluar të punojmë shumë vonë dhe praktikisht është i munguar, Legjislacioni vetëm për dy fushatat e fundit ka parashikuar me disa nene transparencën dhe monitorimin e financave të partive politike. Por parashikimet ligjore nuk janë shumë të qarta dhe lënë shteg për transparencë të vonuar ose jo të plotë. 

Ende sot nuk kemi një publikim nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve për shpenzime elektorale. Madje disa nga Partitë pjesëmarrëse në dy fushatat e fundit zgjedhore nuk kanë bërë ende procesin e detyrueshëm të auditimit.

Get Online Week 2014 në Media

Fokusi kryesor i GOW 2014 është në punësimin dhe në profesionet dixhitale, në përputhje me politikën dhe industrinë, përpjekjet për të arritur norma më të larta të punësimit dhe të përshtatjen më mirë të ofertës me kërkesën për e-Skills.

Get Online Week Albania – Java Europiane e Përdorimit të Internetit

GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013 Java Europiane e Përdorimit të Internetit 2013, në Shqipëri ka diçka të veçantë. Për shkak të emigracionit në vendin tonë interneti përdoret së tepërmi edhe nga nga mosha e tretë. Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Vlorës të cilët paguajnë një të pestën e pensionit mujor për të pasur lidhje interneti në banesë është një histori frymëzuese. Në Javën Europiane të Përdorimit të Internetit, AIS sensibilizon për më shumë vëmendje për aftësim në përdorim me dobishmëri tek moshat e treta apo tek të rinjtë.

 

 

TV - Get Online Week 2013StudioStudio e Hapur

Gjysher ne moshe interneti.

Gjysher ne moshe interneti.

Nisma Smart Tourist Albania përmes Zërit të Amerikës

Artikulli më poshtë është përcjellur nga Zëri i Amerikës: http://www.zeriamerikes.com/content/turizmi-shqiptar-smart-turist-aranita-brahaj-mjedis/1488773.html

Turistët publikojnë ndotjet mjedisore

Ilirian Agolli

Sezoni turistik dhe përpjekjet e administratës për të përmirësuar kushtet e jetesës në zonat bregdetare kanë nxitur edhe ide të reja të shoqërisë civile për të dhënë ndihmesën e tyre në zgjidhjen e problemeve dhe për të pasqyruar realisht situatën. Instituti Shqiptar i Shkencave sapo ka nisur një projekt ku i fton të gjithë pushuesit që të denoncojnë problemet mjedisore dhe të turizmit shqiptar.

Për këtë qëllim Instituti ka hapur  një faqe interneti ku dhjetra pushues vendas dhe të huaj kanë publikuar aty foto dhe video që pasqyrojnë djegien e mbeturinave dhe derdhje të ujërave te zeza nga shumë ndertime të reja. Drejtuesja e Institutit, Aranita Brahaj, thotë se “Smart Tourist Albania” është një media qytetare që fton të gjithë në zbardhjen e të vërtetave mbi mjedisin dhe mbrojtjen e natyrës.

Nga çdo telefon celular çdo pushues mund të fotografojë dhe filmojë pamje problematike nga zonat turistike dhe t’i hedhë ato në faqen e përbashkët. Aranita thotë se “pushuesit po denoncojnë ndotjen e plazheve jo vetëm në zonat e mirënjohura turistike por edhe në plazhet e reja ku abuzimi sapo ka filluar dhe duhet parandaluar”.

“Smart Tourist Albania” u bë menjëherë një nismë e dobishme qytetare në ndihmë të pushtetit vendor dhe autoriteteve të mjedisit për të njohur realisht gjendjen dhe për të bërë përmirësime të vërteta të situatës dhe parandalime të akteve që shkatërrojnë natyrën shqiptare. Ujërat e zeza janë ndotja më e madhe e plazheve shqiptare, raportojnë vetë qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka aktualisht 800 mijë qytetarë me telefona të lidhur në internet dhe mbi 200 prej tyre përdorin rrjetin 3G. Aranita Brahaj thotë se “kjo nismë nuk synon publicitete negative por përpiqet të ndërgjegjësojë qytetarët për mjedis të pastër, dhe që fillimisht ata të zbulojnë zonat e ndotura dhe t’u kërkojnë autoriteteve që të vënë dorë”.

Nga të dhënat e vetë qytetarëve, Instituti Shqiptar i Shkencave do të krijojë në fund të sezonit turistik hartën e ndotjeve mjedisore, e cila do t’u jepet autoriteteve vendore për ndërhyrje, dhe vitin tjetër do të bëjë një hartë promovuese me zona turistike të pastra.

Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”- Kronikë në TCH

Kronika më poshtë është realizuar nga TCH mbi aktivitetin “Lahuta e Eposit Shqiptar” i organizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave

Ekspozita e lahutave, 25/05/2012

Qëndra kombëtare e inventarizimit të pasurive kulturore në bashkëpunim me Institutin shqiptar të shkencave, organizuan në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, një ekspozitë etnografike me objekte unike të eposit dhe mitologjisë sonë.

Në fokus ka qenë Lahuta, si një instrument muzikor i lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

Lahuta njihet si një instrument popullor ndër më të lashtët në kontinentin Europian dhe përdoret kryesisht në zonën veriore të Shqipërisë, në Kosovë dhe tek shqiptarët e Malit të Zi.

Në ekspozitë janë paraqitur mbi 30 prej tyre, të zgjedhura për vecantinë dhe vlerat unike që mbartin. Objektet e ekspozuara përmbajnë simbole të njohura të mitologjisë, si orët e bjeshkëve, gjarpëri shërues, zana apo figura e kreshnikut, të gdhendura në to.

Disa prej veglave muzikore i përkasin muzeut kombëtar, por janë paraqitur edhe objekte të huazuara nga koleksione private si ai i piktorit të shquar Nikolet Vasia apo studiuesit Vaso Tole.