Follow the Money / Ndiq Paratë – Një Cikël Workshop-esh

AIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data për Shqipërinë po planifikon të realizojë një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Tryezat synojnë të prezantojnë instrumente dhe databaza që sigurojnë të dhëna dhe fakte mbi shpenzime publike , prokurime, kontrata , kontraktor dhe procese të tjera që lidhen me para dhe qeverisje. Synimi është të diskutohet mbi përdorimin e fakteve në investigime gazetareske apo advokime qytetare dhe të bëhet më cilësor dhe konkret procesi i gjetjes së të dhënave. Të pranishëm në këto tryeza janë të ftuar të bëhen pjesë gazetar dhe aktivist nga Tirana dhe Bashki të tjera të vendit. Tre tryezat e para do të zhvillohen në muajt Tetor 2016 – Janar 2017 dhe përkojnë me tre tema të ndryshme si dhe vijon:
1. Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi, Data 26 Tetor, Donator Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë projekti Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016.
2. Auditimi i Partive Politike dhe Subjekteve Elektorale donator Ambasada Hollandeze në Tiranë  
3. Monitoro Klient të bashkive në Kontrata Publike. Mbështetur nga Lëviz Albania.
Për të qenë pjesë e tryezave ju duhet paraprakisht të regjistroheni dhe të merrni konfirmimin e përzgjedhjes për pjesëmarrje në këtë formë regjistrimi. AIS do të mbulojë shpenzimet që justifikojnë kosto të pjesëmarrjes. Eventet do të jenë një ditore. Dy tryezat e para do të realizohen në Tiranë.

Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .

FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE FUSHATAVE ZGJEDHORE, Policy Paper

Në kuadër të projektit Dhoma Zgjedhore për Reformën Zgjedhore , Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS)  ka hartuar nje Policy Paper me rekomandime për “FINANCIMI I PARTIVE POLITIKE DHE FUSHATAVE ZGJEDHORE”.

Drafti i plotë i këtyre rekomandimeve gjendet në linkun :  ais-dhoma-zgjedhore-per-reformen-elektorale-policy-paper

AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria nuk garanton gjykim në afat të arsyeshëm (neni 6 KEDNJ)

Në datën 09.06.2015 Instituti Shqiptar i Shkencave i dërgoi tre subjekteve zgjedhore kryesore, përkatësisht Partisë Socialiste (PS), Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) kërkesën zyrtare me shkrim në të cilën kërkonte prej secilit prej këtyre subjekteve informacion për:

a) listën e dhuruesve të fondeve jopublike që kishin përfituar prej datës 21 maj 2015 dhe që janë mbi shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë ose shërbime apo sende të barazvlershme me të;
b) listën e çdo shpenzimi që kishin kryer eventualisht prej datës 21 maj 2015 me fondet vjetore të përfituara nga buxhetit i shtetit 2015.

Subjektet zgjedhore të sipërcituara e morrën kërkesën në datën 10 – 11.06.2015 dhe kjo vërtetohet me dëftesat postare të marrjes së kërkesës.
Subjektet zgjedhore të mësipërme nuk iu përgjigjën kësaj kërkese, ndaj në përputhje me nenin 24 të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë ankimore pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datën 7.07.2015.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në datën 25.07.2015 na vuri në dijeni për vendimin e tij nr. 44, datë 22.07.2015 “Për rrëzimin e ankesës”, me anë të të cilit rrëzonte kërkesën ankimore të paraqitur prej nesh me nr. 675 prot., datë 9.07.2015 me arsyetimin se “informacioni administrohet nga organizata të cilat në kuptim të këtij ligji dhe konform nenit 2 të tij, për nga mënyra e organizimit të tyre, funksionimit dhe kuadrit ligjor rregullator nuk përkufizohen si autoritete publike”.

Në mbështje të nenit 25 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dha vendimin nr. 5687, datë 10.11.2015 (nr. rregjistri themeltar 5714 310004-05334-80-2015, me anë të të cilit vendosi:

“Rrëzimin e kërkesëpadisë së paditësit Instituti Shqiptar i Shkencave, të paditur Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Intergim dhe me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 44, datë 22.07.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Detyrimin e partive politike (subjekteve zgjedhore) Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim t’i japë Institutit Shqiptar të Shkencave informacionin e kërkuar për financimin e fushatës zgjedhore, të kërkuar prej këtij të fundit në datën 09.06.2015, si të pabazuar në prova dhe në ligj.”

Ndaj vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave ka paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit në datën 25 nëntor 2015.

Në datën 10.02.2016, Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë me shkrim në Gjykatën Administrative të Apelit “për përshpejtimin e shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje në një afat kohor sa më të shpejtë që të jetë e mundur”. Nga objekti i padisë dhe rëndësia që ka ajo për interesin publik vlerësojmë se është e domosdoshme shqyrtimi i saj në një kohë të shpejtë, dhe jo në një periudhë disa vjeçare, për të cilën vetë objekti i padisë dhe shqyrtimi gjyqësor i saj humb aktualitetin.

Gjykata Administrative e Apelit nuk i ktheu përgjigje ndaj kësaj kërkese.
Në datën 31.03.2016 Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti kërkesë të dytë për përshpejtimin e gjykimit, dhe ende sot e kësaj dite nuk ka përgjigje nga Gjykata Administrative e Apelit.

Në Gjykatën e Strasburgut kërkohet që të vendoset se për shkak të tejzgjatjes së shqyrtimit të kësaj cështje në gjykatat shqiptare (ende nuk ka vajtur cështja në Gjykatën e Lartë) ka shkelje të procesit të rregullt ligjor sipas nenit 6 të Konventës dhe se në legjislacionin shqiptar nuk kemi mjete efektive sipas nenit 13 për të kërkuar dhe mundësuar gjykimin e shpejtë të cështjeve të tilla.

Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut

Kërkohen bashkëpuntorë: Data Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare

Data Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare

Kush mund të aplikojë: Student Master për Drejtësi, preferohet e Drejtë Biznesi, ose student Shkolla e Avokatisë.

Kritere: mesatare mbi 9. Nota në lëndët e Drejtë Tregtare dhe e Drejtë Shoqëri Tregtare të jetë 10. Aftësi për të analizuar dhe ekstraktuar të dhëna të regjistrit tregtar. Njohuri mbi Kodin Tregtar dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare.

Preferohen individ të trajnuar në auditim ligjor të shoqërive të biznesit. Preferohen individ që janë të aftë të rriten profesionalisht duke mësuar gjatë punës.

Dërgoni një CV dhe një paragraf motivimi (jo më shumë se 250 fjalë) në adresën [email protected] titulli i emailit CV Data Analist për të dhëna mbi shoqëritë tregtare.

Kërkohen bashkëpuntorë me kohë të pjesshme : Data Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.

Data Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.

Kush mund të aplikojë:  Student Maste për Drejtësi, Profili e Drejtë Penale ose student në Shkollën e Avokatisë.

Kritere: Mesatare fakulteti mbi 9. Nota e tre viteve shkollë e mesme për lëndën matematikë duhet të jetë 10. Njohuri shumë të mira mbi të drejtën penale, aftësi për të artikuluar, aftësi në analizë, të ketë formuluar të paktën një ese apo detyrë kursi bazuar në analiza sasiore/statistikore mbi fenomene kriminale.

Preferohen student të fakultetit publik. Preferohen individ që janë të aftë të rriten profesionalisht duke mësuar gjatë punës. Dërgoni një CV dhe një paragraf motivimi (jo më shumë se 250 fjalë) në adresën [email protected] titulli i emalit CV Data Analist për të dhëna mbi kriminalitetit, vëllimi, trendi dinamika.

Kontrolli i Konfliktit të Interesit hapen të dhëna të deklarimit të Pasurisë për drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë.

Në kuadër të projektit tonë Money Government and Politisc MGP në rubrikën Para dhe Pushtet jan publikuar të dhëna për deklarime të pasurisë së drejtuesve të lartë të Bankës së Shqipërisë. Këto deklarime hedhin dritë mbi interesa pasurore dhe ekonomike të zyrtarëve të lartë që kanë në dorë politika bankare tepër të rëndësishme për vendin. Të dhënat zbardhin strukturën e pasurive dhe të ardhurave, burime të pasurive të vëna gjatë viteve nën detyrë dhe interesave ekonomike. Rubrika Para dhe Pushtet, i hap dhe i bën të monitorueshme të dhënat të pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve të zyrtarëve të lartë publik. Po në këtë rubrikë janë përditsuar të dhëna për deklarime të ardhura dhe shtesa pasurie në vitin e fundit për deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Tryeza të Rrumbullakëta – Promovim i Transparencës për Buxhete të Qeverive Vendore

Projekti i USAID –Per Planifikim dhe Qeverisje Vendore (PLGP) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar te Shkencave (AIS) kanë ideuar dhe finalizuar një platformë me disa instrumente ICT për transparencë mbi shpenzime dhe buxhete të njësive të qeverisjes vendore. Gjatë periudhës nëntor 2015 – mars 2016, është punuar në programim dhe zbatimin e Hartës së Parave (Money Mapping) dhe aplikacion për monitorim të transaksioneve të thesarit (Monitoring Treasury Application). Të dy instrumentet janë të lidhura me katalogë të të dhënave të mirëstrukturuara dhe kanë informacion për buxhete reale bazuar në shpenzime për gjashtë bashki në dy vitet e fundit 2014 – 2016. Të dhënat janë shoqëruar edhe me një grup artikujsh që analizojnë dhe vizualizojnë buxhetet reale të bashkive në vitet përkatëse.  Gjithçka është realizuar nën moton Qeverisje Transparente si Qeverisje e Mirë /Open Governance as Good Governance me qëllim rritjen e transparencës, mirëstrukturimin e informacionit, komunikimin e institucioneve me bashkitë dhe krijimin e mjeteve që ndihmojnë në rritjen e njohurive dhe nxitjen e qytetarëve për pjesëmarrje. Një synim tjetër përkon edhe me rritjen e kapaciteteve të punonjësve të administratës dhe aktorëve civil në përdorimin e instrumenteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për transparencë dhe mirëqeverisje.

Duke e konsideruar transparencën si një çelës për inkurajimin e qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, ky projekt ndjek një model inovacioni teknologjik dhe përforcon të drejtën e qytetarëve për informacion. Në dy aplikimet që zhvillohen informacioni serviret në një format të përshtatshëm për tu gjetur, kuptuar dhe ripërdorur (formati i open knowledge). Përdorues të këtyre instrumenteve mund të jenë qytetar dhe aktorë civil sikurse përfaqësues të Paneleve të Këshillimit Qytetar (CAPs), Punonjës të Administratës Publike apo përfaqësues të medias që raportojnë zhvillime të qeverisjes vendore.

Aplikacionet Money Mapping dhe Monitoring Treasury Transaction janë realizuar dhe prezantuar për gjashtë bashki model, partnere të Projektit të USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore:

BashkiaFier

agenda fierfieri2 fieri3 fieri fieri1

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping ) Fier

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Fier

Bashkia Lushnjë

agenda lushnje 20160620_142625 20160620_140237 20160620_140712

20160620_140914

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping )  Lushnje

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Lushnje

Bashkia Elbasan

elbasan elbasani1 elbasani

PLGP - Harta e Parave (Money Mapping ) Elbasani

PLGP – Harta e Parave (Money Mapping ) Elbasani

Bashkia Berat

Berat 20160614_125039 20160614_125105 20160614_125009

Bashkia Kuçovë

kucova 20160614_104144 20160614_104107

dhe Bashkia Korçë

korce IMG-20160621-WA0002

20160621_094524 20160621_100412

Monitorim i Transaksioneve të Thesarit (Monitoring Treasury Application)

Monitorim i Transaksioneve të Thesarit (Monitoring Treasury Application)

 

Dhoma Zgjedhore për Reformën Elektorale një projekt lobimi, iniciativë e shoqërisë civile.

AIS, është angazhuar tashmë në një projet të ri për Lobim për Ligj sa më të Drejtë Zgjedhor. Programi titullohet Dhoma Zgjedhore për Reformën dhe është inciativë e pesë organizatave, mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA.

Organizata nga 6 shtete në POINT 5.0, Political Accountabiliy and New Technologies

Political Accountability and New Technologies POINT, është një konference rajonale e organizatave të shoqërisë civile nga gjashtë shtete të Euopës Juglindore, të cilët janë të përfshirë intensivisht në përdorimin e tekonologjive të reja në punën e tyre. Katër folës në këtë konferencë Eva Meqemeja, Shefiko Hajna, Erald Hoxha dhe Besjana Hysa prezantuan përpjekejt e AIS (ojf shqiptare) për të gjurmuar paratë dhe interesat e drejtuesve të lartë politik në pushtet, dhe për të ndërtuar instrumente të monitorimit qytetar përmes Open Data.

IMG_1244 IMG_1245 IMG_1247 IMG_1253 IMG_1257 IMG_1267 IMG_1270

KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor

KQZ konsideron propozimet e shoqërisë civile për Reformën Zgjedhore çështja e Donatorëve Zgjedhor

AIS, një organizatë joqeveritare me mision advokimin për transparencë, mirëqeverisje dhe llogaridhënie është angazhuar për hapjen e të dhënave që përkojnë me shpenzime dhe financime zgjedhor. Veç publikimit në format Open Data të të dhënave të Tabelave Financiare të Subjekteve Zgjedhore, AIS përmes programeve të saj Dhoma Zgjedhore për Reformën ElektoraleMoney Government and Politic dhe Za’Lart – Bëji Zgjedhjet të Vlejnë, ka zbardhur edhe detaje apo problematika të Financimeve Zgjedhore në fushatat  e fundit.

Në datën 14 maj 2014, AIS parashtroi dhe propozoi në Tryezën Teknike mbi Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore, konferencë e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe mbështetur nga prezenca e OSBE në Shqipëri, disa Propozime për Ndryshime të nevojshme në Ligjin Zgjedhor. Këto propozime përkojnë me financimin e fushatave zgjedhore. Propozimet më tipike të parashtruara në konferencë dhe të dorëzuara edhe me shkrim nga AIS / Open Data Albania kanë qenë:

  1. Të vendosej detyrimi për deklarim dhe dhurim me sistem bankar (jo kesh) për çdo vlerë dhurimi e jo vetëm për vlera të dhurimeve mbi 100 mijë lekë. Neni 90 pika 2 e Kodit Zgjedhor. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.
  2. Të vendosen parashikime ligjore më të zgjeruara për kontrollin dhe ndalimin e konfliktit të interesit për Donatorët duke përcaktuar jo vetëm periudha kontrolli para zgjedhor por edhe pas zhvillimit të zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor përmes nenit 89. Më me detaje shiko draftin me Rekomandime.

Në Raportin e Fundit për Kuvendin (Prill 2016), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar një dokument me titull Rekomandime për Përmirësime të Mundshme të Kodit Zgjedhor 2016. Ky draft që i drejtohet Kuvendit dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka konsideruar propozimet e më hershme të organizatës tonë AIS programi Open Data Albania propozuar që në vitin 2014 (tryeza shtator) mbi Regjistrimin dhe Kontrollin e Konfliktit të Interesit për Donatorët, duke parashtruar edhe ndryshimet e kërkuara. Konkretisht këto propozime (si dhe më lart) janë bërë pjesë e dokumentit Në çështjen IX. Rekomandime për Financimin e Partive Politike gjatë Fushatës Zgjedhore dhe në një vit Kalendarik në faqet 22 dhe 23 pika 7 dhe 9 e Rekomandimeve.

Organizata AIS promotore e Open Data Albania, falënderon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për institucionalizimin e propozimeve që vinë nga shoqëria civile dhe njëkohësit për seriozitetin me të cilin është bërë formulimi i rekomandimeve për pjesën e Financimit Zgjedhor në këtë dokument drejtuar Kuvendit. Gjithashtu AIS do vijojë të lobojë edhe si anëtare të Iniciativës Dhoma e Situatës Zgjedhore për një reformë dhe ligj zgjedhor me standarde të larta të rregullimit të Financimit të Subjekteve dhe Auditimit të Fushatave Zgjedhore.

Një tjetër përpjekje e AIS për rregulla të drejta të financimit zgjedhorë është procesi gjyqësor i iniciuar nga AIS kundrejt 3 partive kryesore PD, PS dhe LSI për Informim në Kohë Reale mbi Listat dhe Emrat e Donatorëve në Fushatë. Proces për të cilin presim prej dy muajsh datën për shqyrtim gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë.