Hapen Aplikimet për Praktikë dhe Aftësim përmes Open Data, edicioni nr. 4 periudha Prill -Tetor 2025
OpenDataFellowship Youth Empowerment Against Corruption 2025
Organizata AIS promotore e Open Data Albania u bën thirrje studentëve dhe aktivistëve që dëshirojnë të bëjnë Praktikë dhe të ndjekin Program për Aftësim në përdorimin e Open Data të aplikojnë për tu bërë pjesë e OpenDataFellowship Youth Empowrment Aganst Corruption 2025
Praktika vlen për student të Programeve Universitare në Shkenca Ekonomike, Gazetari, Drejtësi dhe Shkenca Sociale.
Gjithashtu mirëpresim edhe të rinj jo student që janë anëtar dhe staf pranë Organizatave Jo Qeveritare dhe dëshirojnë të punojnë në Advokim bazuar mbi të dhëna.
Gjatë Praktikës do të zhvillohen Infosesione mbi përdorimin e të dhënave dhe databazave për kërkime, analiza, plane advokimi, hulumtime dhe investigime.
Programi do të ndahet në Dy Pjesë:
- Aksesi dhe Përdorimi i të Dhënave nga Publiku (ekonomike dhe statistikore)
- Metoda të Gjurmimit dhe Parandalimit të Korrupsionit
Pjesëmarrësit e suksesshëm do të përfitojnë:
- Certifikatë Pjesëmarrje në Open Data Fellowship Program
- Aftësim në Analiza Ekonomike
- Certifikim për Praktikë Universitare në Marrëveshje me Departamentet Universitare
- Mundësi për të Hulumtuar dhe publikuar artikuj në web-faqen OpenDataAlbania data.al.
- Mundësi për punë me kohë të pjesshme pranë ekipit AIS periudhe 3 deri 6 mujore
Mbi Programin
Të rinjve pjesëmarrës do tu shpjegohen metoda të kërkimit, parashikime ligjore, instrumente të aksesit dhe analizës mbi disa kategori të dhënash si vijon:
- Shpenzime Publike. Pagesa nga Institucionet Buxhetore
- Buxheti i Shtetit si Buxhet për Ekzekutivin dhe Qeverisjen Lokale
- Prokurimet Publike. Databaza Publike dhe Databaza Alternative
- Etapa të një Prokurimi, Vlerësimi i Riskut, Integriteti i Konstruktorëve Publik dhe çështje të Integrimit Europian që lidhen me Prokurimet
- Regjistri i Biznesit dhe Regjistri i Pronarëve Përfitues
- Deklarime Pasurore të Zyrtarëve të Lartë
- Financa Politike dhe Evidenca Elektorale
- Regjistra Publik për Akses në Informacion
Temat më lart do të konsiderohen si tema praktike me qëllim kuptueshmërinë mbi instrumente ligjorë dhe teknologjik për akses
Në finale parashikohen edhe organizimi i një eventi DataThon (Data Marathon).
Angazhimi kërkon 50 deri 70 orë gjatë gjithë periudhës Prill – Tetor.
Gazetarët e këtij programi mund u krijohet Akses edhe ne DataBazat lokale (jo të aksesueshme gjerësisht) të Organizatës AIS për të bërë shkrime dhe hulumtime
Për pyetje shkruani [email protected] titull email: Pyetje mbi OpenDataFellowship
Për Regjistrim Kliko google Form.
Mbi evente te mëparsme të Networkut
- Training Cycle Youth Empowetment aganst Corruption – Citizen Education, Improve Fact Checking Models Link https://ais.al/new/en/training-cycle-youth-empowerment-against-corruption-citizen-education-improve-fact-checking-models-2/
- Master Class on Electoral Integrity and Improvement through Data and Evidence-Based Processes https://ais.al/new/en/master-class-on-electoral-integrity-and-improvement-through-data-and-evidence-based-processes-open-data-youth-fellowship/
- DataThon Albania 2024 https://ais.al/new/en/datathon-albania-2024/
- DataMarathon onParty Financing Data, create Charts, Visualizations and Recommendations https://ais.al/new/en/570196/
- Forum Youth and Emigration; Corruption as inducement to live for a beter country Forum “Youth and Emigration: Corruption as inducement to live for a better country” – Albanian Institute of Science