Postime

Pyetje përgjigje për Open Datathon Albania 2011

Si mund të regjistrohem për këtë aktivitet?

Regjistrimet mund të bëhen online duke ndjekur këtë lidhje

Çfarë duhet të përgatisim për të garuar në Hackathon!?

Normalisht në aktivitete të ngjashme, zhvillues programesh apo dizenjues ofrojnë mjete që vizualizojnë ose zbulojnë nëpërmjet një ndërfaqe informacione me impakt shoqëror për një çështje të caktuar. Mirëpriten gjithashtu dhe analiza ekonomike me një ndërfaqe të thjeshtë grafike. /Artikull link për shembujt këtu

Aplikimi duhet zhvilluar ditën e Hackathon apo mund të zhvillohet që më parë!?

Aktiviteti që po kryejmë është i pari i këtij lloji prandaj dëshira jonë është që të jepet kohë çdokujt për të përgatitur një ide e një aplikim me qetësi.
Aplikimet pritet të zhvillohen gjatë kësaj kohe, qëllimisht e kemi njoftuar aktivitetin 40 ditë më parë. Ditën e hackathon do prezantohen grupet pjesëmarrës, idetë dhe mënyra e zhvillimit të aplikimeve që po prezantohen. Kjo strukturë pritet të ndryshojë në Hackathonin e 2012.

Ku mund të gjejë të dhëna për aplikime!?

Të dhënat mund të gjenden tek open.data.al (eksploruesi,ontologjia, artikujt), INSTAT, Enti i Statistikave të Kosovës, Banka e Shqipërisë, faqet e ministrive etj.

A mund të përdoren të dhëna që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet jo shqipfolëse?

Një ndër qëllimet tona është forcimi i mendimit kritik tek të rinjtë shqiptarë. Një ndër qëllimet e këtij Hackathoni është të përkthejmë të dhëna në dije dhe ide dhe ideale do ishte që këto të dhëna të ishin të lidhura me vendet shqipfolëse. Mirëpriten dhe aplikime origjinale me të dhëna të tjera, por do vlerësojmë më shumë aplikime që lidhen me dukuritë social-ekonomike shqipëtare.

A do botohen aplikimet e zhvilluara?

Pas aktivitetit, aplikimet pjesëmarrëse do të botohen online nën faqen e projektit të Open Data Albania.

A ka një hashtag në Twitter për të ndjekur këtë aktivitet?

Ju lutem përdorni #odathon për çdo komunikim në Twitter mbi këtë aktivitet.

Open Datathon Albania 2011 – Çfarë aplikimesh mund të shkruajmë?

Ka kaluar jo shumë kohë nga çasti i njoftimit të Open Datathon Albania 2011 dhe reagimi që kemi marrë është fantastik dhe përtej pritshmërisë sonë. Aktiviteti ka ngjallur shumë interes në ambiente universitare në Tiranë, përtej në krahinën e Kosovës e në komunitetet e zhvilluesve shqiptarë në internet.

Ditët po afrojnë dhe ne kemi marrë njoftimet e para të disa ideve që do shëndrrohen në aplikime për këtë ngjarje. Gjithashtu ka dhe shumë të interesuar që na kanë pyetur mbi rregullat e këtij hackathoni dhe produktet që mund të prodhohen. Për këtë arsye po botojmë më poshtë disa informacione:

Aplikimet që mund të shkruhen!

Mirëpriten aplikime ose analiza humultuese të të dhënave. Punët e dorëzuara mund të jenë nga më komplekset deri tek tepër të thjeshtë, të cilët japin një përshkrim vizual të një situate të caktuar. Shembuj:

  • Luhatja e borxhit të shtetit në një graf që tregon rrezikun/sigurinë e politikave fiskale
  • Plazhet më të ndotur dhe ato më të pastra të vendosura në një hartë
  • Shpërndarja e Shqipërisë në grupmosha dhe impakti në skemat e sigurimeve shoqërore

Kërkesa Funksionale

Aplikimi ose analiza juaj hulumtuese duhet te plotesoje te meposhtmet:

  • Të vendosë në përdorim apo publikojë të dhëna të hapura (Open Data)
  • Të jetë i aftë të përdorë të dhëna shtesë nga burime të tjera
  • Të jetë i aksesueshëm në Web

Tipare shtesë të dëshirueshme (opsionale)

  • Të ofrojë një nderfaqe të thjeshtë për përdoruesin
  • Të ketë një vlerë për qytetarët
  • Të përdorë teknologjitë e semantic Web
  • Të jetë i ofruar nën një liçencë CC

Kritere për Pjesëmarrje

  • Të paktën një anëtar i grupit të jetë prezent në Open Datathon Albania 2011.
  • Të dorëzohet një raport i shkurtër paraprak brenda datës 13 Dhjetor  2011 mbi punën që do prezantohet . Një model i këtij raporti gjendet tek: http://datathon.data.al/Raporti.pdf

Vlerësimi

Vlerësimi i punëve të dorëzuara në Open Datathon Albania do të konsistojë në dy pjesë. Së pari, pjesëmarrësit dhe publikut në aktivitet do të degjoje prezantimet dhe do të kenë mundësi të votojnë. Pervec kesaj renditjeje, një juri e posacme teknike e konkursit do të votojë dhe do të përzgjedhë fituesit. Vendimi perfundimtar do të merret duke u bazuar tek kombinimi 50-50 i rezultateve të votimit nga publiku dhe nga juria.

Çmimet

Çmimi i parë     – 300$
Çmimi i dytë     – 150$
Idea me e mirë – 100$

Për të gjithë pjesëmarrësit e këtij hackathoni kemi përgatitur dhe një T-Shirt me logon e Hackathon Tirana 2011!!