Postime

Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetues sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj

Organizata AIS inicioi në Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit  që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit.

Padia e Organizatës AIS/ Open Data Albania kërkonte  Shfuqizim të Pjesshëm të Ligjit nr 97/2019 për miratimin e Aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9 / 2019 të Këshillit të Ministrave për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësive Natyrore.

opinionin tonë ky Ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pasi cenon liritë ekonomike; dëmton konkurrimin e hapur; krijon premisa për korrupsion dhe klientelizëm në shpërndarjen e Kontratave tek Klientët Preferencial.

Kontraktimet për Programin e Rindërtimit (rreth 120 miliard lekë) janë bërë dhe vijojnë të bëhen me procedurë: a. të kufizuar, b. pa garë dhe c. me afate ligjore diskriminuese d. me kritere qe formulohen nga Autoriteti Prokurues. Qeveria dhe Parlamenti kanë caktuar me ligj këtë formë Kontraktimi.

Përveç potencialit për klientelizëm, Ligji i kontestuar mbart risk edhe për Kontraktime me Subjekte Biznesi persona nën hetim për Pastrim të Produkteve të Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës.

Tashme Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka vendime për Biznese të tilla Palë në Kontrata Publike Rindërtimi.

Kundrejt Kësaj Gjykata Kushtetuese e cila ka funksion të kontrollojë dhe shfuqizojë funksionimin e Ligjeve ku cenohet liria ekonomike dhe krijohet premisa për Favorizim dhe Korrupsion, nuk ka qenë e aftë dhe funksionale për veprimtari të tillë.

Gjykata ka hezituar dhe nuk është vënë në Lëvizje me Padi nga një Organizatë Antikorrupsion. Padia e formuluar nga organizata jonë që punon për llogaridhënie, transparencë dhe antikorrupsion nuk u legjitimua pasi Relatoria e çështjes  argumentoi se një organizatë mund të Kërkojë Interpretim Kushtetues, por kjo vetëm në rastet që anëtarët e saj kanë interesa të drejtpërdrejta me kërkimin.

Mendojmë që ky ishte një moment Regresi ku Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon të drejtën e Organizatave me mision dhe objekt çështje të Mirëqeverisjes dhe Antikorusionit. Kushtetuta i njeh Organizatat si subjekte që kanë të drejtë të kërkojnë Kontroll Kushtetues Neni 134 pika h Kushtetuta. Dhe interesi në kërkim nuk ka pse të jetë individual kundrejt interesit për të cilin ka Mision OJF-ja.

Me dëshirën për të ndërprerë veprimin e ligjit klientelist, organizata kërkoi bashkëpunimin e aktorëve të tjerë që legjitimohen menjëherë si subjekte që vënë në Lëvizje Kontrollin Kushtetues.

Kërkesës tonë ju përgjigjën 28 deputet opozitar të cilët ridërguan në Janar 2022 Padinë në Gjykatë. Këtë herë Gjykata e Pranoi Shqyrtimin e Padisë dhe Filloi shqyrtim të fakteve në Seancë Plenare në Korrik 2022.

Por në korrik 2022, Gjykata Kushtetuese funksionoi me një numër të limituar të anëtarëve, vetëm 7 nga 9 anëtarë të saj ishin në detyrë. Vonesat në Emërimin e Vakancave dëmtuan eficensën e Gjykatës.

Në një raport 4 gjyqtar pro dhe 3 kundër, Padia megjithëse u votua nga shumica (4 anëtarë nga 7 në seancë plenare) nuk arriti të shfuqizojë këtë ligj. Duhen 5 gjyqtar pro, pra shumicë e cilësuar dhe jo e thjeshtë, për të Pranuar Kërkimin e Padisë.

Pas dy përpjekjeve për të vënë në lëvizje Kontrollin Kushtetues, fakti është: Ligji që i jep Fuqi Aktit Normativ të Qeverisë, vijon të Mbetet në fuqi dhe të japë pasoja të rënda të Korrupsionit me Ligj. Përmes Këtij Ligji disa kontraktime të rëndësishme në vlerë dhe në interes publik janë fituar nga Biznese tashmë subjekte të hetimit penal, sekuestruar me Vendim Gjykate për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike.

Kjo kompani arriti të fitojë disa kontrata me vlerë të lartë monetare për Rindërtim në Zonat Kryesore për Zhvillim të Detyrueshëm pas Tërmetit. Ky është shembulli tipik se si procedura e kufizuar, mungesa e konkurrimit me ofertë dhe në finale negocimi i ofertës në tryezë dhe jo përmes plotësimit në sistem elektronik, kanë bërë që kontraktime publike tu jepen individëve dhe bizneseve që synojnë pastrimin e Produkteve Kriminale përmes Kontraktimit Publik. Në një garë të hapur një biznes që nuk ka Punë të Ngjashme në Ndërtim, nuk do të mund të kualifikohej si Konkurrent i Suksesshëm. Ligji që pengon konkurrencën e lirë mundësoi këtë penetrim klientelist.

Procedura pa garë, e kufizuar, dhe me negocim jashtë sistemin elektronik është parashikuar pikërisht me ligjin që duhej shfuqizuar.

Vetëm pas dhënies së Kontratave Publike Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin SPAK veproi duke kërkuar sekuestrim të Bizneseve. Por fati i kontratave publike dhe përgjegjësia e atyre që mënësuan këtë situatë ku shteti bëhet partner kontraktor me subjekte me rekorde kriminale, mbeten çështje pa rregullim dhe pa hetim penal.

Korrupsioni me Ligj është favorizuar  vitet e fundit në Mungesë të Gjykatës Kushtetuese; Vakancave të saj dhe Eficensës së Munguar në Shqyrtimin e rasteve.

Sa më lart, Gjykata Kushtetuese duhet të ushtrojë rol në kontrollin e pajtueshmërisë së Ligjeve me Kushtetutën. Vënia në lëvizje e gjykatës kushtetuese, funksionimi i saj pa vakanca, integriteti, paanësia, doktrina e përmirësuar sa i takon kontrollit kushtetues mbi Ligjet Korruptive janë aspektet kryesore të Parandalimit të Fenomenit Korrupsion me Ligj.