Postime

Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetues sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj

Organizata AIS inicioi në Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit  që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit.

Padia e Organizatës AIS/ Open Data Albania kërkonte  Shfuqizim të Pjesshëm të Ligjit nr 97/2019 për miratimin e Aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9 / 2019 të Këshillit të Ministrave për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësive Natyrore.

opinionin tonë ky Ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë pasi cenon liritë ekonomike; dëmton konkurrimin e hapur; krijon premisa për korrupsion dhe klientelizëm në shpërndarjen e Kontratave tek Klientët Preferencial.

Kontraktimet për Programin e Rindërtimit (rreth 120 miliard lekë) janë bërë dhe vijojnë të bëhen me procedurë: a. të kufizuar, b. pa garë dhe c. me afate ligjore diskriminuese d. me kritere qe formulohen nga Autoriteti Prokurues. Qeveria dhe Parlamenti kanë caktuar me ligj këtë formë Kontraktimi.

Përveç potencialit për klientelizëm, Ligji i kontestuar mbart risk edhe për Kontraktime me Subjekte Biznesi persona nën hetim për Pastrim të Produkteve të Krimit të Organizuar dhe Trafikut të Drogës.

Tashme Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka vendime për Biznese të tilla Palë në Kontrata Publike Rindërtimi.

Kundrejt Kësaj Gjykata Kushtetuese e cila ka funksion të kontrollojë dhe shfuqizojë funksionimin e Ligjeve ku cenohet liria ekonomike dhe krijohet premisa për Favorizim dhe Korrupsion, nuk ka qenë e aftë dhe funksionale për veprimtari të tillë.

Gjykata ka hezituar dhe nuk është vënë në Lëvizje me Padi nga një Organizatë Antikorrupsion. Padia e formuluar nga organizata jonë që punon për llogaridhënie, transparencë dhe antikorrupsion nuk u legjitimua pasi Relatoria e çështjes  argumentoi se një organizatë mund të Kërkojë Interpretim Kushtetues, por kjo vetëm në rastet që anëtarët e saj kanë interesa të drejtpërdrejta me kërkimin.

Mendojmë që ky ishte një moment Regresi ku Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon të drejtën e Organizatave me mision dhe objekt çështje të Mirëqeverisjes dhe Antikorusionit. Kushtetuta i njeh Organizatat si subjekte që kanë të drejtë të kërkojnë Kontroll Kushtetues Neni 134 pika h Kushtetuta. Dhe interesi në kërkim nuk ka pse të jetë individual kundrejt interesit për të cilin ka Mision OJF-ja.

Me dëshirën për të ndërprerë veprimin e ligjit klientelist, organizata kërkoi bashkëpunimin e aktorëve të tjerë që legjitimohen menjëherë si subjekte që vënë në Lëvizje Kontrollin Kushtetues.

Kërkesës tonë ju përgjigjën 28 deputet opozitar të cilët ridërguan në Janar 2022 Padinë në Gjykatë. Këtë herë Gjykata e Pranoi Shqyrtimin e Padisë dhe Filloi shqyrtim të fakteve në Seancë Plenare në Korrik 2022.

Por në korrik 2022, Gjykata Kushtetuese funksionoi me një numër të limituar të anëtarëve, vetëm 7 nga 9 anëtarë të saj ishin në detyrë. Vonesat në Emërimin e Vakancave dëmtuan eficensën e Gjykatës.

Në një raport 4 gjyqtar pro dhe 3 kundër, Padia megjithëse u votua nga shumica (4 anëtarë nga 7 në seancë plenare) nuk arriti të shfuqizojë këtë ligj. Duhen 5 gjyqtar pro, pra shumicë e cilësuar dhe jo e thjeshtë, për të Pranuar Kërkimin e Padisë.

Pas dy përpjekjeve për të vënë në lëvizje Kontrollin Kushtetues, fakti është: Ligji që i jep Fuqi Aktit Normativ të Qeverisë, vijon të Mbetet në fuqi dhe të japë pasoja të rënda të Korrupsionit me Ligj. Përmes Këtij Ligji disa kontraktime të rëndësishme në vlerë dhe në interes publik janë fituar nga Biznese tashmë subjekte të hetimit penal, sekuestruar me Vendim Gjykate për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike.

Kjo kompani arriti të fitojë disa kontrata me vlerë të lartë monetare për Rindërtim në Zonat Kryesore për Zhvillim të Detyrueshëm pas Tërmetit. Ky është shembulli tipik se si procedura e kufizuar, mungesa e konkurrimit me ofertë dhe në finale negocimi i ofertës në tryezë dhe jo përmes plotësimit në sistem elektronik, kanë bërë që kontraktime publike tu jepen individëve dhe bizneseve që synojnë pastrimin e Produkteve Kriminale përmes Kontraktimit Publik. Në një garë të hapur një biznes që nuk ka Punë të Ngjashme në Ndërtim, nuk do të mund të kualifikohej si Konkurrent i Suksesshëm. Ligji që pengon konkurrencën e lirë mundësoi këtë penetrim klientelist.

Procedura pa garë, e kufizuar, dhe me negocim jashtë sistemin elektronik është parashikuar pikërisht me ligjin që duhej shfuqizuar.

Vetëm pas dhënies së Kontratave Publike Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin SPAK veproi duke kërkuar sekuestrim të Bizneseve. Por fati i kontratave publike dhe përgjegjësia e atyre që mënësuan këtë situatë ku shteti bëhet partner kontraktor me subjekte me rekorde kriminale, mbeten çështje pa rregullim dhe pa hetim penal.

Korrupsioni me Ligj është favorizuar  vitet e fundit në Mungesë të Gjykatës Kushtetuese; Vakancave të saj dhe Eficensës së Munguar në Shqyrtimin e rasteve.

Sa më lart, Gjykata Kushtetuese duhet të ushtrojë rol në kontrollin e pajtueshmërisë së Ligjeve me Kushtetutën. Vënia në lëvizje e gjykatës kushtetuese, funksionimi i saj pa vakanca, integriteti, paanësia, doktrina e përmirësuar sa i takon kontrollit kushtetues mbi Ligjet Korruptive janë aspektet kryesore të Parandalimit të Fenomenit Korrupsion me Ligj.

Money, Government & Politics

Projekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij kanë për synim të adresojnë tek publiku realisht çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi synon të hapë të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.

Open Corporates / Kompani Biznesi

Ky projekt synon të bëjë të hapura të dhëna mbi shoqëritë e biznesit që funksionojnë në vend. Përmes një aplikacioni Shoqëri Biznesi kushdo mund të gjejë dhe përdorë me lehtësi të dhëna mbi emrin e kompanisë; numrin e Identifikimit (NIPT); vitin e themelimit dhe formën ligjore të funksionimit të saj. Për çdo kompani të regjistruar publikohet edhe fitimin vjetor dhe identifikohet llojin i pronësisë publike apo private. Përmes një lidhje (URL) për secilën kompani zbardhen transaksionet financiare nga Thesari i Shtetit. Një vëmendje të veçantë do të kenë kompanitë koncensionare që shfrytëzojnë pasuri publike. Për këto kompani publikohet në standardin open data edhe vlera e kostove koncensionare dhe akti ligjor që miraton kontratën  mes shtetit shqiptar dhe kompanisë koncensionare. Përmes këtij projekti AIS synon të ndihmojë aktorë që janë në kërkim të të dhënave për qëllime studimore apo biznesi. Ky projekt pasuron katalogun  e të dhënave të hapura për Shqipërinë.

 

Kohëzgjatja 1 Nëntor 2014– 30 Mars 2015. Donator: ShqiperiaCom sh.p.k.

Fitues të Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana

Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi për herë të parë në Shqipëri një event të rëndësishëm dhe tepër inovativ: Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana. Kjo Maratonë e Open Data është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë qyteteve botërore. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Open Data Albania tashmë është edhe promotor i Maratonës së Open Data (Data Marathon) që do të organizohet në datën 20 dhjetor 2011 në Tiranë. Maratona e të dhënave të hapura këtë vit ka në fokus Studentët dhe zhvillohet në tërësinë e disa aktiviteteve të Open Data Albania në Universitete.

Ne rrjedhën e Hackathoneve botërore, Open Datathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar visualizime dhe botuar analiza duke përdorur te dhënat e hapura. Kjo behet me qellim qe të tregohet suport dhe te nxitet adoptimi i politikave për te dhëna te hapura nga Qeveria dhe institucionet kombëtare e lokale. Ky aktivitet zhvillohet me mbështetje financiare te Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros dhe mikpritës është Fakulteti i Ekonomisë ne Universitetin e Tiranës.

Në Maratonë konkurruan 21 student me 12 aplikime/analiza me tema tepër interesante të fushave Ekonomi; Politika Sociale; Teknologji të Reja, Demografi, Politika Shëndeti etj. Në Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurrentëve nga Kosova.

Fitues në Open Datathon Albania, 20 dhjetor 2011.

Çmimi i I, vlera 300 USD: Tirana Bus Station, me autor Jonid Kanini student i Gjeo Informatikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Julian Kanini programues. Tirana është një kryeqytet evropian, por banorëve të saj u mungon një hartë dinamike ku të demonstrohen stacionet e shërbimit urban. Një i huaj apo banor i ri i Tiranës, për të gjetur një stacion autobusi duhet të pyesë kalimtarët në rrugë apo të kërkojë ndihmë nga qytetarë më të hershëm. Qytetarët e Tiranës meritojnë të kenë një hartë me vizualizime, e reklamuar në vende publike apo në një faqe web me shërbime për qytetarët. Dy fituesit e Datathon Albania kanë punuar në terren duke regjistruar stacione dhe distanca të 25 linjave urbane në Tiranë.

Çmimi II, vlera 150 USD: Punësimi. Ndërmarrjet Private. Autore Mariola Kapidani; Olta Begu dhe Eni Didi – studente master në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Punësimi është tema më interesante për studentët shqiptarë. Njëkohësisht një nga çështjet më të rëndësishme për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Politikëbërja përpiqet të ofrojë dhe gjejë formula nga më eficentet në zgjidhjen e çështjeve të papunësisë si faktor krize dhe niveli të dobët ekonomik.

Çmimi “Ideja më e mirë”: Problemet e Fëmijëve Alo 116. Autorë Mirgit Vataj; Gjergj Xhaholli; Erinda Ibrahimllari. Fëmijët në Shqipëri kanë mundësi tashmë të mbrohen nëpërmjet një programi për këshillim telefonik, referim dhe mbrojtje pro-aktive. Që prej qershorit 2009 CRCA/DCI nëpërmjet Linjës Kombëtare Alo116 ndihmon fëmijët të këshillohen dhe të adresojnë problemet e tyre. Disa nga telefonuesit në këtë linjë identifikojnë abuzime fizike dhe seksuale, raste të diskriminimit, neglizhim, abuzim emocional, paaftësi fizike, tendenca vetëvrasje, probleme familjare apo largime të fëmijëve nga shtëpia. Pas dy viteve punë CRCI ka shumë për të treguar mbi numrin e secilit abuzim e shqetësim, problemet që shqetësojnë fëmijët çdo ditë dhe dinamikën e punës për ti ndihmuar ata.

Ne rrjedhën e Hackathoneve botërore, Open Datathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar të dhëna, krijuar vizualizime dhe botuar analiza duke përdorur të dhënat e hapura. Kjo bëhet me qëllim që të tregohet suport dhe të nxitet adoptimi i politikave për të dhëna të hapura nga qeveria dhe institucionet lokale e kombëtare. Ky aktivitet zhvillohet me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros dhe mikpritës është Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Në Maratonë konkurruan 21 student me 12 aplikime/analiza me tema tepër interesante të fushave Ekonomi; Politika Sociale; Teknologji të Reja e më gjerë Politikëbërje.

Open Datathon Albania do të reklamohet në tre website me reputacion mbi Teknologjinë e Informimit dhe Aktivizimin Qytetar që janë http://open.data.al/, http://datathon.data.al/, http://ais.al/. Gjithashtu aktiviteti do të promovohet në media dhe tek portali i mirënjohur ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com.

Open Datathon Albania si një Maratonë e Inteligjencës dhe Kreativitetit; si një festë e ideve të reja për Teknologji të Informacionit dhe njëkohësisht si një aktivitet që bëhet pjesë e një zinxhiri eventesh në shumë kryeqytete botërore.

Shumë shpejtë Instituti Shqiptarë i Shkencave do të anoncojë sfidën dhe modalitetet për Open Datathon Albania 2012.

Duke parashtruar idenë dhe ftesën tonë për pjesëmarrje jemi të hapur për propozime dhe sugjerime nga ana Juaj.

Aranita BRAHAJ, M.A

Instituti Shqiptar i Shkencave