Prezantohet databaza, të dhëna dhe analiza për Prokurime Publike Sektori Shëndetësi
AIS, një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë ka prezantuar sot (26 Tetor 2016) për përfaqësues të medias një databazë / portal me të dhëna për prokurime dhe kontrata të sektorit Publik Shëndetësi. Të dhënat datojnë që prej 1 janar 2016, dhe përditësohen ditë pas dite. Të dhënat janë të mirë-strukturuara, në formatin dhe standardin Open Contracting Data (OCDS). Ky portal dhe ky format publikimi, shërbejnë për informim, transparencë dhe monitorim qytetar për kontratat publike të sektorit. Ai funksionon si një instrument për antikorrupsion, dhe i shërben gazetarisë dhe artikulimit publik të bazuar në fakte. Projekti synon të rrisë cilësinë dhe eficensën e procesit të prokurimeve publike edhe përmes kontrollit dhe presionit qytetar.
Tenderë të sektorit shëndetësi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe pacientëve. 8 deri 9 % e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për këtë sektor.
I gjithë informacioni gjendet në Portalin Prokurime Transparente http://openprocurement.al , kliko Prokurime Shëndetësi .
Nga sistemimi i të gjitha procedurave dhe kontratave, rezulton se:
- në nëntëmujorin e parë të vitit 2016 janë shpallur 4881 procedura për prokurime publike.
- Gjatë kësaj periudhe numri i tenderëve të finalizuar me fitues, është 4119. Pjesa tjetër janë procedura të anuluara apo procedura për të cilat ende nuk ka përfunduar procesi i prokurimit.
- Në total fondi limit, pra vlera e vënë në dispozicion të procedurës për tendera, tashmë të konkretizuar me shpallje fituesi dhe lidhje kontrate, është 72 miliard Lekë ose e konvertuar 55.1 milion dollarë.
- 4119 kontratat dhe vlera prej 1 milion US$, janë fituar nga 430 operator ekonomik, kontraktor.
- Vlera sipas ofertave fituese, ose thënë ndryshe vlera e kontratave të lidhura, e pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është 31 miliard Lekë ose 51.77 dollarë amerikan.
- Diferenca ndërmjet Fondit Limit dhe Ofertës së Shpallur Fituese është 1 % e fondit të vënë në dispozicion. Kjo diferencë tregon cilësinë e konkurueshmërisë, dhe eficensën buxhetore përmes prokurimeve.
- Kjo diferencë, përkon me para të kursyera si rezultat i konkurrencës dhe ofertimit më të mirë ekonomik.
- Përmes procedurës Negocim i Drejtpërdrejtë , procedurë kjo pa garë, janë lidhur kontrata me një vlerë 55 miliard Lekë.
- Kjo vlerë është 5% e totalit të Vlerës së Ofertuar, thënë ndryshe Vlerës së Kontratës.
- Me konkurrent të vetëm në garë, janë realizuar 1 260 procedura, me vlerë oferte 04 miliard Lekë që përkon me 16.5 % të vlerës totale të ofertave. 4.9% e vlerës së kontraktuar përkon me Punë Publike (investime), 25.4% e vlerës totale janë Shërbime , 69.6 % janë Furnizime Publike dhe pjesa e mbetur janë Marrje me Qira dhe Shërbime Konsulence.
- Dhjetë kompanitë e listuara si kompani me vlera më të larta të kontratave të fituara, në tërësi kanë 9 % të totalit të vlerës së kontratave.
- Kompania me vlerën më të lartë të kontratave në sektorin shëndetësi për nëntëmujorin e 2016, është kompania Megapharma Rezultati: 352 kontrata me një vlerë prej 452 milion Lekësh. Ndërkohë që përveç vlerës së shënuar më lart, kjo kompani ka edhe të tjera kontrata, ku ka fituar në bashkime operatorësh me kompani të tjera.
- Megapharma shpk pasohet nga kompania Rejsi Farma shpk, ne vend të dytë me 355 milion Lekë të kontraktuara, dhe kompania Devis shpk, vendi i tretë me 313 milion Lekë, vlerë kontratash të nënshkruara.
- Autoriteti Prokurues me vlerat më të larta të tenderuara është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
- Ky institucion ka kontraktuar 15 miliard Lekë.
Të tjera gjetje dhe analiza mund të bëhen sipas interesit për institucione apo lloje të caktuara kontratash.
Filtra të kërkimit bëjnë të mundur listimin e gjetjeve sipas interesimit për: institucion, procedurë, operator fitues, lloj kontrate, fazë tenderimi, nivel konkurueshmërie, vlerë kontrate apo fjalë kyçe të saj.
Ky portal është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A – ve në Tiranë. Opinione, gjetje, konkluzione dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Pjesmarrës
NR | EMRI | MBIEMRI | Institucioni / MEDIA |
1 | Adriatik | Doci | Gazeta shqiptarja.com |
2 | Almarina | Gegvataj | ATSH |
3 | Anjeza | Alliu | Ministria Shendetesise |
4 | Anxhela | Ruci | Gaz Investigative |
5 | Arlinda | Gjonaj | ATSH |
6 | Armida | Shukulli | Freelance |
7 | Artan | Rama | Freelance/Públicus |
8 | Bashkim | Shala | Koha Ditore |
9 | Bepin | Kolvataj | Tv1 Channel |
10 | Besa | Ombashi | OSFA |
11 | Bledar | Hoti | Gazeta Shekulli |
12 | Brikela | Qelemeni | TV “KORCA”- RTSH |
13 | Brunilda | Bakshevani | OSFA |
14 | Bukurije | Kastrati | A1 Tv |
15 | Denisa | Canameti | Shendet Plus |
16 | Edmond | Shehu | HAP Project TDH |
17 | Elona | Tereziu | Shendet plus |
18 | Elvis | Nabolli | Rozafa |
19 | Enfrid | Islami | OSBE |
20 | Entela | Barjamaj | Scan Tv |
21 | Erjola | Azizolli | Ora News |
22 | Fatbardha | Nergjoni | Report Tv |
23 | Fejzi | Braushi | Gazeta Mapo |
24 | Gjergj | Erebara | BIRN |
25 | Inva | Hasanaliaj | Gazeta Mapo |
26 | Juljan | Shota | Report Tv |
27 | Keti | Banushi | Ora News |
28 | Klaudja | Karabolli | Report Tv |
29 | Klevis | Paloka | Gazetaria Investigative |
30 | Manjola | Malo | World Bank |
31 | Orjada | Tare | Leviz Albania |
32 | Rezar | Balla | Leviz Albania |
33 | Rukida | Veizi | HAP Project TDH |
34 | Saimir | Lleshi | Ora News |
35 | Violeta | Shqalsi | Scan Tv |
36 | Xhenisa | Skenderaj | MIAP |
37 | Xhevahir | Zhabina | Tv Klan |
38 | Xhuliana | Jakimi | NewsBomb |