Postime
Njoftim për trajnim me temë: “Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data”
/in Aktivitete /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, mbështet dhe promovon procese për Transparencë dhe Openness në Sektorin Publik. Publikimi i të dhënave qeveritare (Data Gov) pa barriera ligjore, adminisitrative dhe teknologjike është tashmë një angazhim i Shtetit Shqiptar në kuadër të Open Government Partnership. Shoqëria civile dhe komuniteti i ekspertëve të pavarur kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe monitorimin e këtij procesi. Ky trajnim njëditor realizohet me qëllim aftësimin profesional të zyrtarëve të administratës publike dhe profesionistëve që punojnë pranë shoqërisë civile në përdorimin e teknologjive. Sipas angazhimit të Qeverisë për OGP të dhënat zyrtare do të jene shumë shpejt të detyrueshme në formatin Open. Ky angazhim rrit nevojën për aftësim dhe njohuri tek profesionistët e angazhuar.
Kush mund të marrë pjesë në këtë trajnim:
- Eksperte/Specialist IT
- Eksperte/Specialist ICT
- Zhvillues Software & Webmasters
- Aktiviste për Transparencë nëpërmjet teknologjive të reja.
Per regjistrime ju lutem perdorni adresen: http://publicdatausabilityalbania.eventbrite.com/
Vendndodhja e trajnimit do te njoftohet ne nje njoftim te dyte.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana