[Week 20.09.2021- 26.09.2021] Covid – 19 Situation with Vaccinations, Infections, and Mortality

Please find below an update on Albania’s situation with Covid-19, for the week 20.09.2021 – 26.09.2021 , which AIS / Open Data Albania is providing. Find Data and Charts on Covid-19 updated on a daily basis at http://www.open.data.al/covid-19/

 

As per the last public statement, the number of Vaccinated in the country is:

–           Complete vaccination with 2 doses 760 960 Persons

–           Vaccination with the First Dose 932 595 Persons

–           In Percentage, it results that 26.8 % of the Population is Fully Vaccinated.

–           In Percentage, it results that 32.2 % of the Population above 15 years is Fully Vaccinated.

The Albanian state has so far applied Vaccination with AstraZeneca; Pfizer BioNTech; Sinovac CoronaVac; Gamaleya – Sputnik V. (Linked all documents of our Government for Vaccine Administration http://openprocurement.al/en/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?   )

 

Indicators as of September 26,  2021, Infections, Hospitalizations and Fatalities:

–           New Cases for 20th – 26th September 4 940

–           People Testes 20th – 26th September 33 175

–           Number of Fatalities for last week,  20th – 26th September – 60 ( Increase from same week 20th – 26th September of  prior year.)

–           Number of active cases on 26 September 2021  – 11 634

–           Hospitalization 26 September  2021 – 222 ( Increase from same day 26 September of  prior year.)

–           Total Number of Fatalities 2 640

–           Total Number of Infected People  167 893

–           Number of recovered patients (20th – 26th September)  6 017

–           Infected Number / Tested Number for 20h – 26th September – 14.8% (Reduction from prior week)

–           Fatalities/Infected Ratio for 20th – 26th September – 1.2% (Increase from prior week)

–           Hospitalized /Active cases as per 26 September 2021 – 1.9% (Increase from prior week)

–           Total Population of Albania 2 829 741.

–           Population above 15 years  2 362 375.

 

The same week, September 20-26, last year (September 20-26, 2020) there were: 17 deaths, comparing to that for the same week we have 43 more deaths in 2021. (This year we have an increase from same week prior year)

A total of 927 new cases and 5836 tests for (September 20-26, 2020). (This year we have an increase from same week prior year)

Active on the 26th were 5381 people (September 20-26, 2020). (This year we have an increase from same week prior year)

179 people were hospitalized on the 26th September 2020.  (This year we have an increase from same week prior year)

Fatalities/Infected Ratio for 20-26 September 2020 = 17/927*100=1.8% (This year we have an increase from same week prior year)

 

 

We see that there is generally an ascending trend from last year.

 

In the portal created by AIS http://www.open.data.al/covid-19 /  the data for Covid -19 are being updated daily. You will receive a weekly update on Covid 19, Vaccinations, Infections, Hospitalizations, and Fatalities in the coming weeks.

 

AIS databases, #Information, #Transparency, and #Accountability

–           Open Procurement Albania all Covid-19 Contracting http://openprocurement.al/sq/htender/covid

–           Open Data Albania #FollowTheMoney http://ndiqparate.al/en/10789-2/

–           Open Spending Albania http://spending.data.al/en

–           Open Corporates Albania http://opencorporates.al/

 

StaySafe!!!

Regjistri i Magjistratëve. Emërimet në Gjykatën e Lartë, Promovohen Gjyqtar Karriere.

Regjistri i Magjistratëve, databazë e krijuar nga AIS / Open Data Albania ka krijuar profile me të dhëna, dokumente dhe informacion mbi performancën, profesionalizimin dhe integritetin e Individëve që po Promovohen në Sistemin e Reformuar të Drejtësisë.

Dy gjyqtarët e fundit të emëruar në Gjykatën e Lartë janë zoti Asim Vokshi dhe zoti Artur Kalaja.

Magjistrat Asim Vokshi  ka marrë emërimin në korrik dhe fillon detyrën si Gjyqtar i Lartë në Shtator 2021. Ai është Gjyqtar Karriere, me eksperiencë në gjykatë rrethi dhe gjykatë apeli, gjithashtu autor i disa publikimeve mbi të Drejtën Civile dhe të Drejtën Kontraktore. I graduar si Doktor Shkencash përveçse Magjistrat, Asim Vokshi ka karrierë akademike në mësimdhënie pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Në regjistrin tonë të Magjistratëve është e plotë karriera profesionale, dokumente të vlerësimit dhe promovimit profesional, aspekte të Integritetit dhe vetëdeklarime mes tyre edhe vetdeklarimi mbi interesa dhe asete Pasurore.

Po njësoj i sapo emëruar Gjyqtari tjetër i Lartë zoti Artur Kalaja vjen nga radhët e magjistratëve. Zoti Kalaja ka punuar në gjykata rrethi dhe gjykatë apeli. Po njësoj Pasaporta e krijuar për këtë Person të Promovuar në sistemin e Drejtësisë  ka të dhëna për Eksperiencën Profesionale, Vlerësimet, Vetdeklarimet mes tyre edhe ai për asete dhe interesa ekonomike.

Në 2021, Gjykatës së Lartë ju shtuan edhe 4 gjyqtarë të tjerë (muaj mars), Konkretisht:

z. Sandër Simoni ish drejtues i gjykatës për krime të rënda Magjistrat dhe Pedagog në Profilin e Drejtë Penale.

znj. Albana Boksi magjistrate, Gjyqtare Karriere e Drejtë Penale, dhe me eksperiencë në mësimdhënie në disa Universitete

z. Sokol Binaj gjyqtar karriere.

z. Klodian Kurushi Magjistrat dhe Doktor në Shkenca Juridike Legjislacion, Gjyqtarë karriere profili E drejtë Penale

Të gjitha Profilet e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që po promovohen në Sistem, po krijohen me dokumente, të dhëna dhe vetëdeklarime mbi Profesionalizmin dhe Integritetit në DataBazën Regjistri i Magjistratëve , një databazë e krijuar nga AIS / Open Data Albania.

Krijimi i Regjistrit është detyrim ligjore për Institucionet e Drejtësisë, por ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit po krijojnë databazën vetëm për përdorim të brendshëm dhe administrativ, Organizata AIS/OpenData Albania ka krijuar Regjistrin e Hapur të Magjistratëve, i aksesueshëm për Publikun, Gazetarët, Institucionet, Individ të Angazhuar në Sektorin Drejtësi. Informacioni transparent nxit besimin dhe kontrollin e publikut në Sistem.

Kontakt [email protected]

[Java 07.09.2021- 12.09.2021] Covid – 19 Situata me Vaksinimin, Infektimet dhe Vdekshmërinë

Gjeni më poshtë një përditësim për situatën e Shqipërisë me Covid-19, për javën 07.09.2021 – 12.09.202, të cilën e ka përpunuar AIS / Open Data Albania. Gjeni të dhëna dhe grafikë mbi situatën Covid-19 të përditësuara tek http://www.open.data.al/covid-19/

Sipas deklaratës së fundit publike, numri i personave të Vaksinuar është :

–           Të vaksinuar komplet, me të dyja dozat 702 833 persona.

–           Të vaksinuar me dozën e parë 895 363 persona.

–           Në përqindje, rezulton që 24.8 % e popullsisë është e vaksinuar komplet.

–           Në përqindje, rezulton që  29.7 % e popullsisë mbi 15 vjeç  është e vaksinuar komplet.

Shteti Shqiptar deri më tani ka aplikuar Vaksinimin me AstraZeneca; Pfizer BioNTech; Sinovac CoronaVac; Gamaleya – Sputnik V. ( Link për të gjithë dokumentet e Qeverisë tonë për administrimin e Vaksinimit http://openprocurement.al/en/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?   )

Indikatorët deri më 12 Shtator 2021, Infektimet, Hospitalizimet dhe Fatalitet:

–           Raste të reja për periudhën  7 – 12 Shtator 5 527

–           Të testuar 7 – 12 Shtator 33 987

–           Numri i fataliteteve për javën e fundit 7 – 12 Shtator – 24 ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

–           Numri i rasteve aktive më 12 Shtator 2021  – 12 766

–           Hospitalizimi në 12 Shtator 2021 – 175 ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

–           Numri total i fataliteteve 2 543

–           Numri total i personave të infektuar  157 026

–           Numri i pacientëve të shëruar (7 – 12 Shtator) 4845

–           Raporti Të infektuar /Testime (7 – 12 Shtator)  – 16.2% (Kemi rritje nga java kaluar)

–           Raporti Fatalitete/Të Infektuar (7 – 12 Shtator)  – 0.43% (Kemi rritje nga java kaluar)

–           Raporti Të hospitalizuar /Raste Aktive deri më  12 Shtator 2021 – 1.37 % (Kemi rritje nga java kaluar)

–           Numri total i popullsisë së Shqipërisë 2 829 741.

–           Numri total i popullsisë mbi 15 vjeç  2 362 375.

Në të njëjtën javë, 7 – 12 Shtator, vitin e shkuar (7 – 12 Shtator 2020) ishin: 14 vdekje, krahasuar kjo me këtë javë, kemi 10 vdekje më shumë për 2021. ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

Raste të reja në total 930 dhe 5123 testime për periudhën 7 – 12 Shtator 2020. ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

Në 12 shtator 2020 ishin 4361 raste aktive. ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

174 persona ishin të hospitalizuar në 12 Shtator 2020.  ( Kemi rritje nga e njëjta javë, 7 – 12 Shtator,  e vitit të shkuar.)

Raporti Fatalitete/Të Infektuar për  7 – 12 Shtator 2020 = 14/930*100=1.5%

Shohim që kemi një trend rritës nga viti i kaluar.

Në portalin e krijuar nga  AIS http://www.open.data.al/covid-19 /  të dhënat për Covid -19 po përditësohen në mënyrë të rregullt. Do të publikojmë një përditësim javor mbi Covid – 19 , Vaksinimin, Infektimet, Hospitalizimin, dhe Fatalitetet  në javët në vazhdim.

Databazat e AIS, #Information, #Transparency, dhe #Accountability

–           Open Procurement Albania , kontraktimet Covid-19 http://openprocurement.al/sq/htender/covid

–           Open Data Albania #FollowTheMoney http://ndiqparate.al/en/10789-2/

–           Open Spending Albania http://spending.data.al/en

–           Open Corporates Albania http://opencorporates.al/

Kujdes!!!

Web-Faqja për Prokurime Transparente e Konsoliduar në Klikime, Forcohet kultura e Monitorimit Qytetar përmes të Dhënave.

 

Google Analytics njofton me raportim mujor se faqja prokurimetransparente.al ka arritur në muajin Gusht 21.3 % më shumë Vizitor Unik (Users: 24.5% më shumë Sesione të vizituara. Dhe kjo për muajin Gusht, ku faqja nuk ka qenë nën fushatë për vizibilitet , e madje edhe përditësimet korrente kanë qenë më modeste për shkak të disa pushimeve vjetore Staf. Duke mos qenë një faqe me lajme gossip , këshilla për bukuri dhe mirëqenie, faqja me vizita të konsoliduar në numër, tregon se audienca në gjuhën shqipe ka filluar të fitojë kulturën e #monitorimit të #prokurimeve dhe #kontraktimeve shtetërore.

Lajm i Mirë! Më tej databazat që janë vendosur në openprocurement.al kanë dobishmëri në akses #informacion , #data dhe #dokumente. Punë e mirë nga stafi yni  #Sabina #Anila #Megi dhe mirëbesim nga donatorët e Projekteve Sida, Ambasada e SHBA-se dhe NED.
Në këtë web faqe të gjitha pasaportat për tendera dhe kontraktime sipas Sektorëve (dhe viteve):

#Bashki
#Programi i Rindërtimit pas Tërmetit
#Tendera Shëndetësi
#Tendera Fondi Shqiptar i Zhvillimit
#Tendera Autoriteti Rrugor Shqiptar
#Tendera Ndërmarrje Shtetërore
#Axhensia e Blerjeve të Përqendruara
#Kontraktime PPP / Koncesione

Secila nga DataBazat më lart ka edhe një Rubrikë ku evidentohen tendera me risk për #korrupsion dhe mungesë #konkurrence. Evidentimi bëhet sipas algoritmit tonë për RedFlag, algoritëm i krijuar sipas modeleve vlerësuese të #Transparence International dhe Open Contracting Parnership.

Na ndiqni OpenPocurement.al dhe na shkruani [email protected]

TopChannel / Vetting edhe për Tenderat. Ekspertët: Abuzimet më të Mëdha kur anashkalohet Ligji

Media Kombëtare Top Channel ka çelur një nga edicionet e muajit Korrik 2021 me titullin : Vetting për Tenderët Publik. Korrupsioni në Tendera dhe Prokurime ka qenë një aspekt tepër delikat i debatit Politik dhe Publik pak javë para fillimit të Mandatit të III Qeverisës të forcës politike Partia Socialiste me kryetar Edi Ramen.

Linku per Videon e intervistes eshte: https://www.youtube.com/watch?v=dJzce6_V1oE

Zëri i Amerikës përgatit një kronikë speciale mbi Korrupsionin në Prokurime Publike Shqipëri

Korrupsioni në Shqipëri në fushën e Prokurimeve Publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milion dollarë dëm financiar gjatë dekadës së fundit – me këtë gjetje e fillon analizën mbi Sektorin Prokurime në vend Zëri i Amerikës dhe gazetarja Mimoza Picari.

Gjetjet e Zëri i Amerikës mbështeten në raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave Njësia e Auditimit. Në Reportazh janë përcjellë qëndrime dhe komente të Përfaqësues të Komunitetit të Investitorëve në Vend dhe Ekspert të Ligjit dhe Auditimit.  Pjesë e Speciales së Zërit të Amerikës u bënë edhe gjetjet e Organizatës AIS e cila përmes ProkurimePublike .al skanon çdo ditë dhe evidenton procedurat abuzive të tenderimit në Nivel Bashki ; Investime Kombëtare ; Shëndetësi ; dhe Ndërshmarrje me Zotërim Shtetëror.

Drejtoresha e Organizatës zonja Aranita Brahaj shprehet se problemi më i madh qëndron tek kontratat që miratohen me ligje të posaçme. Autoritetet Shtetërore thonë se janë bërë përmirësime në fushën e prokurime por ata janë të vetëdijshëm se kjo nuk ka ndryshuar perceptimin e publikut se problematikat janë të thella.

Linku per te pare intervisten: https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6004542.html?type=video

Linku per te pare Artikullin: https://www.zeriamerikes.com/a/prokurimet-publike-dëmi-në-buxhet-mbi-120-milionë-dollarë/6004542.html

Nis hetimi pas Kallëzimit të AIS kundër Qeverisë – Keqpërdorim i Fondeve Publike për Qëllime Elektorale

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka filluar hetimin administrativ mbi Keqpërdorimin e Parave Publike në Zgjedhje, përmes granteve individuale Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit. Në shkresën Nr Protokolli 6092 Komisioneri u ka kërkuar Qeverisë Qendrore dhe asaj Lokale Durrës, Informacione mbi Objektin dhe faktet e Kallëzimit nga AIS/OpenData Albania. Me Vendim nr 439 u vendos që Hetimi të konsiderohet çështje komplekse me nevoja të hetimit administrativ shtesë dhe afat më gjatë se 60 ditë.  Organizata AIS ka kallëzuar se Qeveria po përdor Fondet e Rindërtimit pas tërmetit të nëntor 2019 për qëllime elektorale. Në Durrës Pushteti Qendror dhe Lokal miratuan dhe paguan grante individuale në data fushatë zgjedhore, data për të cilat Kodi Zgjedhor ka parashikime të veçanta. Organizata jonë i ka kërkuar Komisionerit hetim administrativ, pranim faktesh, verifikim, ekspertizë e pavarur ndërkombëtare mbi përdorim fonde publike në Fushatë Zgjedhore. Në finale vlerësim i përgjegjësive për Favorizim Elektoral përmes Keqpërdorimit të Parave Publike Neni 92/5 Kodi. Për tu njohur me argumente dhe prova të dorëzuara pranë Komisionerit mund të gjeni të plotë Kallëzimin në faqen tonë.

Kryeministri Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat. Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tender se bashkitë.

Edicioni Informativ i Zërit të Amerikës transmetoi të premten data 9 qershor një kronikë mbi Qëndrimin e Qeverisë shqiptare mbi Korrupsionin ne Tendera Publik. Pas disa arrestimeve të funksionarëve të lartë, Kryeministri Rama në një takim me kryebashkiak vlerësoi problematik për korrupsion, performancën në tendera te Qeverive Lokale Bashki. Zëri i Amerikës kërkoi një koment nga drejtuesja e Open Data Albania. Qe prej vitit 2015 kjo organizatë bën mirë strukturim dhe vlerësim risk për klientelizëm dhe korrupsion të tenderëve të sektorëve të rëndësishëm publik.

Artikulli si Vijon:

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e Shëndetësisë, Rrugëve dhe Rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzime me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posaçme anti-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendera si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me ryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë pasur këshillime nga agjencia e prokurimeve. 2

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet përherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data Albania, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të Shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania.

Kërkesë për Informim mbi në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar.

Open Data Albania OJF ka drejtuar një kërkesë për informacion në lidhje me Shoqërinë e Biznesit që është palë në marrëveshjen e lidhur me shtetin Shqiptar për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit të Rindërtimit, e miratuar me Akt Normativ datë 16 Qershor 2021.

 

Kërkesën e plotë për Informim e gjeni Këtu.

Gjithashtu gjeni përgjigjen e plotë të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë Këtu.