AIS si promotor i Open Data ka kënaqësi t´ju informojë se në datën 21 shkurt është Dita Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura: Open Data Day 2015. Në këtë datë në kryeqytete të ndryshme të botës, aktivist dhe promotor që punojnë për të dhëna të hapura përpiqen të orgnizojnë evente dhe prezantime të ndryshme. Në Shqipëri, me rastin e kësaj date do të organizohet një takim prezantues për Open Corporates Albania. Takimi do të mbahet në orën 11, datë 21 Shkurt në ambientet e ProTIK (ish godina e INIM-ës, në krah të Piramidës, aktualisht aty edhe QKL).
Me dëshirën që prezantimi të shoqërohet me një bisedë mbi dobishmërinë, vështirësitë apo defektet e hapjes së të dhënave për Shoqëritë Tregtare Shqiptare, e në veçanti të atyre Konçesionare që veprojnë në vend,
Ju ftojmë ti bashkoheni takimit tonë të shtunë datë 21 Shkurt, ora 11 tek ProTIK (Godina e ish-INIM-ës, aktualisht aty është edhe QKL-ja).
Modetarore të takimit janë:
Znj. Ornela LIPERI – Kryeredaktore e Revistës Monitor,
Znj. Aranita BRAHAJ – Drejtore e AIS
Qëllimi i takimit është një bisedë ndërmjet gazetarëve dhe analistëve të çështjeve ekonomike në vend. Takimi mund të zgjasë pak më shumë se një orë.
Ju mirëpresim