Impakt në Media- Regjistri Koncesionar

Gjatë muajve Mars-Prill 2015,

Regjistri Koncesionar ka publikuar 8 marëveshje koncensionare dhe ekstrakte të këtyre marrevshjeve, të cilat arrijnë një total prej 48 marrëveshjesh që nga janari i këtij viti. Informacioni i botuar në Regjistrin Koncesionar ka inkurajuar mediat për të hetuar më mirë në lidhje me thirrjet për tender të projekte konçesionare.

Kjo ka shërbyer veçanërisht për median lolale e cila mbulon më nga afër çështje të shërbimeve publike dhe aktivitetet e pushtetit lokal.

Albanian Institute of Science | Regjistri Koncensionar

Trajnim me Përfaqësues të Medias

Njoftim: Trajnim me Përfaqësues të Medias

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore

Të nderuar Gazetar,

Organizata jonë AIS, promotore e Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civil- media, do të realizojë një trajnim me temë E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore. Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit Money, Government and Politics, projekt për informim, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore, është parashikuar në Kushtetutë. Përmbushja e kësaj të drejte lidhet ngushtësisht me kërkimin e saj. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor. Ky trajnim ka si synim të aftësojë përfaqësues të medias, duke rritur kulturën juridike dhe njohuritë mbi këtë temë. Për këtë arsye ftojmë gazetarë të spikatur në raportimin gjatë proceseve zgjedhore, dhe gazetar investigativ, të regjistrohen, duke shprehur interes për tu trajnuar. Afati i regjistrimit: brenda datës 4 Maj. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për pjesëmarrje.

Trajnues do të jenë ekspert në të Drejtë Informimi dhe Financim Zgjedhor. Trajnimi është njëditor, do të mbahet në Tiranë, në datën 9 maj 2015. Aktiviteti mbështetet nga USAID / Shqipëri nëpërmjet Assist Impact.

Ju lutem bëni Regjistrimin Tuaj sipas këtij Formulari:

register_icon

Për çdo detaj kontaktoni me Blerta Tuci, projekt koordinator pranë AIS.

Ju faleminderit

Aranita BRAHAJ

Drejtore Ekzekutive

Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike /e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. AIS bëhet pjesë e këtij programi si partner i rrjetit Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër në Bruksel, e fokusuar në çështje të edukimit dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.

Programi i e-Participation Day:

  • Prezantim i Broshurës dhe Instrumenteve elektronik të Komisionit Europian për pjesëmarrje qytetare, e-Participation.
  • StartUp i konkursit My e-Participation Story.

Broshura është një publikim i përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe. Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për informim dhe reagim. Instrumenta të ndërtuara për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga përfaqësuesit zgjedhur prej tyre

Instrumentat

Një prezantim i instrumenteve elektronik funksional në Bashkimin Europian si:

  • e-Peticioni i Parlamentit Europian
  • Dialogimi me një Anëtar të Parlamentit (MEP)
  • Konsultimi Publik i Komisionit Europian (Your Voice in Europe)
  • SOLVIT
  • Puzzled by Policy
  • Iniciativa e qytetarëve Europian.

Konkursi.

Titulli i Konkursit është My e-Participation Story. Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 korrik 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në një nga vendet e BE. Historia nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë një problematikë të hasur, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar. Fituesi merr titullin “e-Participation Ambassador” për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së  së tij/saj në një event i cili do të mbahet në Bruksel në muajin Dhjetor.

USAID/Albania përmes Assist Impact mbështet projektin e AIS: Money, Government & Politics

USAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.

Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.

USAID+ASSISTNë foto, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Z, Donald LU me përfituesit e grantevefoto 1Në foto, Ambasadori LU dhe Drejtoresha ekzekutive e AIS, Znj, Aranita BRAHAJ gjatë ceremonisë së dhënies së granteve.foto 2Në foto znj, Aranita BRAHAJ gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së granteve.foto 3

AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill.

Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të ndryshme, po integrohen në epokën dixhitale. Shtetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e hapjes dhe transparencës për qytetarët. Forumi mblodhi përfaqësues të organizmave jo-qeveritare, aktivistë, zyrtarë të administratës publike dhe gazetarë nga më shumë se njëzet vende.

AIS u përfaqësua nga Besjana HYSA dhe Blerta TUCI. Blerta TUCI, koordinatore projekti pranë AIS, ishte një nga folëset e panelit kryesor dhe prezantoi: Money, Government and Politics , një projekt për transparencë, inovacion dhe pjesëmarrje qytetare. Ajo arriti me sukses të prezantonte publikime në kuadër të projektit duke mgjallur interesin e një audience të gjerë me mbi dyqind pjesëmarrës nga organizata dhe institute prestigjioze nga Europa dhe kontinente të tjera.

Money, Government & Politics përmes hapjes së të dhënave të pasurive të pushtetarëve, transaksioneve publike dhe marrëveshje konçesionare, u vlerësua si një model frymëzimi për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Publikimet në Spending Data Albania u cilësuan si raste të konsoliduara të përdorimit të teknologjisë për Demokraci dhe Aktivizimin Qytetar.

  • Personal Democracy Forum është një konferencë vjetore mbi teknologjinë dhe mënyrat se si ajo po ndryshon politikat, qeveritë dhe jetën qytetare. Forumi e ka zanafillën në vitin 2004 në Amerikë. Në Poloni ajo u mbajt për herë të parë në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë PDF POLAND CEE është shndërruar në ngjarjen më të rëndësishme kushtuar teknologjisë, demokracisë dhe qytetarisë aktive.

Linku i Prezantimit: https://prezi.com/6ovttsbsob83/money-governments-and-politics/#

Video:

Foto:

3 20150416_12425220150416_12425412  4 5 20150416_124141   IMG-20150420-WA0008

Para dhe Pushtet- Publikon të dhëna për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë publik

Në portalin Open Spending Albania në rubrikën Para dhe Pushtet (One Stop Integrated Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat përmbajnë deklarime zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim. Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionarë të lartë publik: President, Anëtar të Këshillit të Ministrave, Kryetar të Bashkive Kryesore, Përfaqësues të Parlamentit, Gjyqtar të Nivelit të Lartë, Kryeprokuror dhe titullarë të institucioneve të pavarura. Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money & Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.