Ftesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”

Hackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.

Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.

Si të përgatiteni?

Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.

  • Të prezantojë me një aplikacion jetën në qytetin e tij dhe nëpërmjet disa prezantimeve të krijohet qartësi mbi jetën dhe problematikat në një Qytet Tjetër.
  • Të dhënat ku mund të fokusohesh duhet të jen mbi mënyrën e të jetuarit si: shërbimet, shëndetsia apo arsimi.
  • Infrastruktura duke përfshirë sa metra rruge të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj.
  • Ekonomia, punësimi, ndërmarrjet dhe sektorët ekonomik.
  • Demografia, ku lindin apo vdesin më shumë njerëz.
  • Zhvillimi teknologjik dhe aksesimi i shërbimit internet ne qytete të ndryshme etj.

Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!

Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook  të Albanian Institute of Science.

Ju faleminderit!

AIS merr pjesë në Workshopin Share PSI 2.0 mbi maksimizimin e ripërdorimit të të dhënave të Hapura

Instituti Shqiptar i Shkencave po përfaqësohet nga Besjana Hysa në Workshopin Share-PSI 2.0 i cili mbahet në Berlin në datat 25- 26 nëntor. Workshopi synon që të shprehë në mënyrë të qartë idetë, konceptet dhe zgjidhjet të cilat direkt ose indirekt ndikojnë në ri-përdorimin e të dhënave të hapura dhe PSI. Me qëllim identifikimin e praktikave më të mira me fokus në fushën e informacionit të sektorit publik, trashëgiminë kulturore, të dhëna tregtare, gjithashtu dhe ato shkencore të cilat janë shumë të rëndësishme.12291737_10206461030058526_3307530724395671215_o12247998_10206461029618515_9218758947201088749_o12265796_10206461028298482_7907977692778259273_o

Shpenzime Transparente për Bashkitë

USAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,

ODA publikon të dhëna të mirë-strukturuara për shoqëri biznesi që funksionojnë si media

Shoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania që funksionojnë si MEDIA

Përmes publikimeve në një nga rubrikat e tij, portali Open Data Albania bën të mundur vizibilitetin për të dhëna mbi Kompani Mediatike dhe Audiovizive. Të dhënat japin përgjigje për:

  • Cilat janë Kompanitë Mediatike në Shqipëri
  • Çfarë forme ligjore ka secila
  • Kush janë ortakë apo aksioner
  • Çfarë fitimi vjetor disponojnë

Këto të dhëna për ju tek rubrika Shoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania me filtrin e kërkimit Kategori Korporate duke përzgjedhur Shoqëri Media”.

Ilustrimi me figurë në attach 1 ju tregon se si përzgjidhet kategoria e Kompanisë.

Aktualisht të tilla  Shoqëri Media Audiovizive  rezultojnë 111 subjekte.

Pasi keni klikuar njërin subjekt, dhe për efekt demonstrimi është përzgjedhur me renditje alfabetike (e para me shkronjen A) subjektin  A V N. Duke klikuar ju shfaqen Të Dhëna të Përgjithshme për këtë kompani. Më pas ju mund të klikoni Vizualizime ku shfaqen figura që tregojnë se si ka qenë fitimi i kompanisë në vite sikurse shpërndarja e kapitalit sipas ortakëve, apo aksionerëve të kompanisë. Po aty kliko Transaksione Thesari dhe dalin të gjitha vlerat që kompania A V N ka përfituar nga institucione buxhetore, në rastin konkret kjo kompani ka përfituar 3 transaksione nga 2 institucione.

Ilustrimi me figurë attach 2 ju demonstron ku duhet të klikoni për secilin informacion mbi këtë kompani.

Njësoj si për A V N ju mund të gjeni të dhëna për secilën nga 111 subjektet shoqëri media. Rubrika ka informacion edhe për kompani të pezulluara, në sekuestro apo të mbyllura.

Jeni të lutur ti përdorini këto informacione pa ndonjë kufizim, por gjithmonë me sugjerimin për të cituar se në cilin portal gjenden të mirë strukturuara këto informacione. Po njësoj tek rubrika Shoqëri Biznesi / Anglisht: Open Corporate Albania  gjeni të dhëna edhe për kompani të tjera sipas sektorëve të aktivitetit.

Ju faleminderit!

shoqerimediatike-oda

avn-oda

AIS kundër Projekt Ligjit për kriminalizim të Shpifjes

Edhe organizata AIS, promotor i Open Data Albania / Të dhëna Transparente për Shqipërinë i bashkohet thirrjes së BIRN Albania për të mos miratuar Projekt Ligjin që kriminalizon shpifjen. Ky projektligj parashikon dënim me burg, dhe i jep drite jeshile arrestimit të gazetarit. Për ta çuar një gazetar në pranga, tani do të mjaftoj pretendimi i qeveritarit se kritikat dhe analizat për punë negative apo korruptive  janë shpifje. Deri sa të vërtetojë Gjykata (jonë problematike), sa gazetar do ta kenë provuar edhe pa të drejtë qelinë?

AIS i bashkohet thirrjes se BIRN Albania http://www.reporter.al/kriminalizimi-i-shpifjes-ndaj-zyrtareve-te-larte-kercenim-per-demokracine/

I bëhet thirrje Qeverise të tërheqë projektligjin qe kriminalizon “shpifjen ndaj funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhur” http://www.parlament.al/web/pub/pligj_shtese_7895_kodi_penal_24268_1.pdf

AIS inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mos e votojë projektligjin, dhe i bën thirrje çdo aktori civil ti bashkohet këtij qëndrimi.

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri vizitë në zyrat e AIS

Ambasada e Mbretërisë së Hollandës mbështet Institutin Shqiptar të Shkencave në projektin “Money, Government and Politics“. Ky projekt ka për qëllim të adresojë çështje të abuzimit, korrupsionit dhe konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri, duke hapur të dhëna publike për shpenzime të institucioneve shtetërore, shpenzimet elektorale, si dhe pasuri të zyrtarëve të lartë. Më 8 Tetor, 2015 Ambasadorja Dewi van de Weerd vizitoi zyrat e organizatës tonë ku diskutoi me znj, Aranita Brahaj dhe stafin e saj mbi projektet e AIS në publikim e të dhënave në një format të standartizuar në platfomat (http://open.data.al) dhe (http://spending.data.al). Krahasimi dhe analiza e të dhënave të tilla rrit transparencën dhe nxit debatin publik mbi ndryshime cilësore në këtë proces. Shkëlqesia e saj vlerësoi projektet tona dhe deklaroi se Ambasada e Mbretërisë së Hollandës do të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e iniciativave të ndërmarra nga AIS.

905561_980714065319943_525165221450922578_o12106892_980714091986607_2149840804173248330_n