Watch dog process shmang tendera abuziv dhe klientelist
Organizata AIS, promotore e open data në Shqipëri ka kënaqësi të ndaj me ju një rast pozitiv mbi rolin e shoqërisë civile dhe medias në procesin watch dog të monitorimit dhe kontrollit qytetar mbi mënyrën se si përdoren pasuri publike në vend.
Në datën 19 prill, përmes portalit Open Procurement Albania ju vu në dispozicion gazetarëve dhe publikut, informacioni i plotë mbi një prokurim të Bashkisë së Tropojës, për Qiradhënie të Një hapësirë Turistike njohur si:
Qendra e Zhvillimit Turizmit Valbone
Dhënie me Qera me anë të konkurrimit të objektit Qendra e Zhvillimit Turizmit Valbone, me sipërfaqe totale sipas genptlanti 4180 m², nga te cilët objekt ndërtese 461 m2 dhe sipërfaqe funksionale (jo nen ndërtese) 3719 m2. Dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për mbështetjen e aktiviteteve ekonomike që nxisin investimet dhe punësimin si dhe turizmin. Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 60 240 (gjashtedhjetemije e dyqindedyzet) lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të kësaj pasurie është 5 (pese) vjet.
Procedura zhvillohej me një afat tepër të ngushtë për konkurrim, shpallur në datën 18 prill dhe prani i ofertave datë 20 çka lë ndjeshëm vend për dyshime të bazuara për një prokurim të paramenduar klientelist. Gjithashtu çmimi dysheme i vendosur për një sipërfaqe të tillë terreni dhe ndërtimi, në një nga zonat më të vizituara turistike të vendit dukej tepër abuziv. Njoftimi u përhap menjëherë në rrjete sociale, u komentua nga qindra qytetar e njëkohësisht u bë pjesë e shkrimeve denoncuese nga media kryesisht axhensitë online. Disa gazetar investiguan më gjatë duke shpjeguar që përveç resurseve natyrore kjo Qendër kishte vlerë të lartë asetesh pasi sapo ishte përfunduar një projekt investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pas këtij presioni qytetar në rrjete sociale dhe media, Bashkia e Tropojës vendosi anullimin e procedurës për shkak të afatit të ngushtë kohor për konkurrim. Njoftimi i anulimit është publikuar në buletinin e fundit të Axhensisë së Prokurimeve Publike (datë 25 prill).
AIS, në proces monitorimi dhe publikimi në format Open (lehtësisht i gjetshim dhe i kërkueshëm), tërheq vëmendjen për mungesë të theksuar transparence me prokurimet për qiradhënie publike nga Njësitë tona të Qeverisjes Vendore. Këto prokurime nuk njoftohen në sistem elektronik. Ato bëhen vetëm në draftin PDF të Buletinit, kanë gjithmonë afate të ngushta për konkurrim dhe nuk shoqërohen me njoftim përfundimtar për numrin e konkurruesve, vlerën e ofertës fituese dhe Subjektin Ekonomik Fitues.
Aktualisht ne portalin Open Procurement Albania janë pasqyruar të dhëna për tetë njoftime për qiradhënie të terreneve dhe pronave në posedim të Bashkive, të realizuara në muajt korrik 2015 dhe ongoing. Po aty mund të lexoni për 1547 procedura prokurimi publik të 61 njësive të qeverisjes vendore, bashki që funksionojnë pas ndarjes së re administrative e territoriale.
Ky portal realizohet si pjesë e aktiviteteve të Programit OpenLGU. Mirëpresim sugjerime dhe bashkëpunime.