Konferenca mbi Shkëmbim të Njohurive dhe Ideve për Qeverisje të Hapur dhe Transparence – AIS prezanton databazën Akses Drejtësi si një model frymëzues për OGP në Rajon
Akses Drejtësi – Regjistri i Magjistratëve është databaza më e re e krijuar nga organziata AIS promotore e të dhënave të hapura për Shqipërinë.
Miniera e të Dhënave Regjistri i Magjistratëve ёshtё krijuar me qellim rritjen e aksesit dhe besimit tё publikut tek Reforma Kritike nё Sistemin Gjyqësor.
Me ftesё tё National Demokratik Institute NDI Montenegro, Kjo Iniciativë e shoqërisë civile pёr Përmirësim tё Aksesit, Kontrollit dhe Besimit Publik nё Drejtësi, u prezantua ne datën 8 dhjetor nё njё event ndërkombëtar me fokus nё shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave sa i takon procesit tё Partneritetit pёr Qeverisje tё hapur OGP.
Drejtore e Projektit Aranita Brahaj shpjegoi se si AIS ka kontribuar duke krijuar kёtё instrument tё rёndёsishёm pёr Përmirësim tё Aksesit Publik, Kontrollit dhe Besimit te Reforma dhe Institucionet e Drejtësisë, duke hedhur dritë mbi Integritetin e Magjistratëve edhe pas Vettingut.
Regjistri i Magjistratëve konsiston nё krijimin e njё Pasaporte me tё dhëna dhe dokumente pёr çdo gjyqtar, prokuror dhe zyrtarё tё drejtësisë.
Informacioni i jep akses publikut tё njohё profilin, integritetit, karrierën, performancën dhe aspekte tё profesionalizmit duke garantuar kështu kontroll mbi integritetin e Magjistratëve.
Po njësoj profile janë krijuar edhe pёr Institucionet e reja tё drejtësisë ku katalogu shfaq tё gjitha vendimet dhe dokumentet qё lidhen me Institucionin dhe Vendimmarrjen.

Çdo ditё qytetarët klikojnë nё Pasaporta tё gjyqtarëve dhe prokurorëve qё po hetojnë afera korruptive tё zyrtarëve tё lartё tashmë nёn akuzё. Përfitues nga Aksesi i Përmirësuar nё Data dhe Dokumente tё Magjistratëve dhe Institucioneve tё Drejtësisë janë përfaqësues tё medias, punonjës nё sistemin e drejtësisë, akademik, organizata dhe publiku nё tёrёsi.
AIS si pjesë e aktiviteteve tё këtij projekti ka përgatitur edhe njё Dokument Politikash mbi Rregullimet Ligjore dhe Praktikёn qё Institucionet e reja tё drejtësisë kanë krijuar sa i takon aksesit. Ky dokument politikash skanon praktikёn aktuale dhe jep konkluzione dhe rekomandime nё vijimësia.

Regjistri i Magjistratëve ёshtё aktivitet i Projektit me tё njёjtin titull, projekt i mbështetur financiarisht nga US Embassy nё Tiranё përmes Programeve tё Komisionit pёr Demokraci. Opinionet, Gjetjet, Konkluzionet dhe Rekomandimet e shprehura janë tё autorëve dhe jo domosdoshmërish reflektojnë ato tё Departamentit tё Shtetit.