AIS dhe ACER shprehin shqetësim për situatën në institucionin më të lartë të sektorit të prokurimit publik

Dy organizatat joqeveritare të angazhuara në çështje të antikorrupsionit, AIS dhe ACER, shprehin shqetësim për situatën e krijuar në funksionimin dhe integritetin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), organi më i lartë shtetëror në fushën e prokurimeve publike.
E drejta e bizneseve për të pasur akses në një mekanizëm efikas ankimi gjatë konkurrimit në prokurime publike është cenuar për shkak të vakancës, mungesës së kuorumit për vendimmarrje deklarative dhe mosrespektimit të afateve.

Fakte të paraqitura:

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë administrativ që shqyrton dhe merr vendime për ankesat ndaj procedurave të prokurimit. Ky Komision përbëhet nga pesë anëtarë, njëri prej të cilëve zgjidhet si Kryetar.

Prej datës 30 qershor, me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një prej anëtarëve të Komisionit, konkretisht Kryetari, është marrë i pandehur dhe është pezulluar nga detyra për veprën penale “Pabarazi në tendera”.

Sipas Ligjit për Prokurimin Publik, vendimet merren me kuorum prej 3 anëtarësh për tenderë nën kufirin e lartë monetar dhe me 5 anëtarë për tenderë mbi këtë kufi (tenderë ndërkombëtarë).

Për shkak të mungesës së kuorumit me 5 anëtarë, institucioni nuk është në gjendje të funksionojë me efikasitet dhe integritet në shqyrtimin e ankesave për tenderë të rëndësishëm.

Sipas të dhënave të publikuara në Open Procurement Albania, aktualisht (ditët korente) janë mbi 30 ankesa të administruara në KPP vetëm në 5 sektorë të monitoruar nga ky program: tenderë të qeverisjes vendore, të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Ky numër pritet të rritet në javët në vijim, duke përfshirë tenderë me vlera të konsiderueshme në totalin vjetor të prokurimeve publike.

Mosfunksionimi i institucionit me kuorum të plotë dhe pezullimi i Kryetarit kanë sjellë një situatë që rrezikon parimet e konkurrencës së ndershme dhe transparencës në prokurimet publike.

E drejta për një mjet juridik efektiv dhe për qasje në një organ të pavarur rishikimi janë standarde të detyrueshme për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

AIS dhe ACER i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit të ri, i cili do të nisë punën në shtator, të ndërhyjnë me prioritet për të rikthyer institucionin në funksionalitet të plotë dhe në përputhje me standardet e integritetit.

Kjo është e domosdoshme për të garantuar funksionimin e mekanizmit të apelimit dhe për të mbrojtur të drejtat ligjore të bizneseve dhe autoriteteve kontraktuese në sektorin e prokurimeve publike.

Parlamenti Shqiptar pas Zgjedhjeve të Majit 2025 – AIS Publikon Deklarime mbi Integritetin për 140 Deputetët e Zgjedhur

Më 11 maj 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku u përzgjodhën 140 anëtarë të Parlamentit. Më shumë se gjysma e tyre do të shërbejnë për herë të parë në Kuvend. Portali Spending Data Albania, përmes databazës së tij “Para dhe Pushte”, u jep mundësi qytetarëve të njohin më mirë figurën dhe profilin e secilit deputet. Kjo databazë, e krijuar dhe zotëruar nga organizata joqeveritare AIS, bën të aksesueshme për publikun informacione të plota dhe dokumente zyrtare lidhur me integritetin, përvojën profesionale dhe interesat ekonomike e financiare të çdo deputeti të ri apo të rizgjedhur. Për secilin Deputet, në dispozicion të publikut janë  dokumentet e mëposhtme: Curriculum Vitae (CV); Formulari i Dekriminalizimit; Deklarata e Pasurive dhe Interesave. Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë mbikëqyrjen publike, të sigurojë transparencën institucionale dhe të ndërtojë besim në përfaqësimin demokratik, duke ofruar qasje të lehtë në të dhëna të verifikuara për zyrtarët e zgjedhur. Publikimi i dokumenteve lidhur me integritetin dhe deklaratat e pasurive për secilin deputet është një standard kyç për një Parlament të Hapur.

Publikimet i Gjeni ne Link Deklarime Pasurore Parlament Deklarime Pasurore – Open Spending Albania

 

Nismë për Transparencë dhe Llogaridhënie në Legjislacion: ACER dhe AIS Trajnojnë OJF-të për Vlerësim Antikorrupsion të Projektligjeve në Parlament

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në bashkëpunim me AIS / Open Data Albania dhe me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy (WFD) në Shqipëri, po zbatojnë një nismë që synon forcimin e angazhimit të shoqërisë civile për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procesit legjislativ në Parlament.

Më datë 30 qershor, dy organizatat organizuan një trajnim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në fushat e shtetit të së drejtës, integrimit europian, mirëqeverisjes, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes qytetare. Njëmbëdhjetë ekspertë nga tetë organizata u trajnuan mbi procesin legjislativ, indekset për matjen e korrupsionit dhe vlerësimin parandalues të akteve ligjore të Kuvendit.

Shiko agjenden Këtu

Nisma do të vijojë me rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes:

  • trajnimit mbi metodologjinë Corruption Proofing of Legislation (CPL);
  • mbështetjes teknike dhe mentorimit për hartimin e tre opinioneve ligjore;
  • analizës së projektligjeve të reja që do të shqyrtohen dhe miratohen gjatë legjislaturës që nis në shtator 2025.

Këto opinione do të prezantohen përpara deputetëve, komisioneve parlamentare dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit.

Westminster Foundation for Democracy Albania ka mbështetur më parë zbatimin e kësaj metodologjie në Shqipëri, duke përfshirë edhe vlerësimin e projektligjeve për Lojërat e Fatit dhe Policinë e Shtetit. Metodologjia e ofruar përmes asistencës së WFD është tashmë e përfshirë në procedurat formale të shqyrtimit të projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Informacion Shtesë mbi Trajnimin – 30 Qershor 2025

📍 Titulli i trajnimit: “Procesi Legjislativ, Indekset e Matjes së Korrupsionit dhe Vlerësimi Parandalues në Aktet Ligjore të Kuvendit”

Përmbledhje e pjesëmarrjes:

  • Numri total i pjesëmarrësve: 15 persona
  • Të trajnuar përfitues: 11 ekspertë nga 8 organizata
  • Raporti gjinor: 9 femra, 2 meshkuj

Organizatat pjesëmarrëse përfaqësojnë fusha të ndryshme, si:

  • 3 organizata në fushën e sundimit të ligjit (Rule of Law)
  • 3 organizata në fushën e aktivizmit dhe të drejtave të njeriut
  • 3 organizata mediatike të angazhuara në media cilësore dhe verifikim faktesh

Lista e organizatave përfituese:

  1. Qendra ALTRI
  2. Institute for Strategic Development Centre
  3. Together for Life
  4. Faktoje
  5. BIRN Albania
  6. Drejtësia Sociale
  7. Center for Legal Empowerment (CLE)
  8. Citizen Channel

 

Shkurt Rreth Metodologjisë CPL

Metodologjia Corruption Proofing of Legislation (CPL) synon të identifikojë, që në fazat e hershme të procesit ligjvënës, elementët në projektligje që mund të krijojnë hapësira për korrupsion gjatë zbatimit apo interpretimit të tyre.
Kjo është një qasje sistematike, që mund të aplikohet nga Parlamenti, institucionet e specializuara antikorrupsion ose organizatat e shoqërisë civile.
Zbatimi i CPL kontribuon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe cilësisë së legjislacionit që miratohet.

 

 

 

   

Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2030

Në përgjigje të Ftesës së Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për pjesëmarrje në Konsultim Publik të Draft – Strategjisë Kombëtare Antikorrupson, lancuar në Korrik 2024, organziata AIS mori pjesë në Takimin me Shoqërinë Civile dhe adresoi gjithashtu me shkrim sugjerime dhe dhënie mendimi. Duke vlerësuar dokumentin e realizuar dhe mundësinë për pjesëmarrje në konsultim publik AIS sugjeron një Objektiv Shtesë për Strategjinë.

This image has an empty alt attribute; its file name is img.png

 

 

Më poshtë shkresa drejtuar Institucionit:

Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik

Drejtuar:             Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion

Lënda:                 Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2023

Nga:                    Organziata Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, promotor i OpenDataAlbania

Data:                   30 Gusht 2024

E nderuar zonja Ministre,

Të nderuar zyrtarë të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion.

Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju përcjell konsideratë për punën e realizuar nga Institucioni juaj për hartimin e Draft Strategjisë Ndër sektoriale kundër Korrupsionit. Gjithashtu dëshiroj t’ju falënderoj për gjithë procesin për konsultim dhe marrje mendimi të realizuar me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Duke e vlerësuar dokumentin, qëllimet, objektivat dhe masat prioritare të parashikuara, Organizata Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim AIS), e njohur si Promotor i OpenData për Shqipërinë dëshiron të parashtrojë edhe dy propozime për përfshirje në Strategji si vijon:

  1. Të Shtohet tek Objektiv Specifik  1.3 edhe Parandalimi i Korrupsionit, Depolitizimi dhe Përmirësimi i Integritetit i Ndërmarrjeve me Zotërim Publik

Sugjerohet që Pjesë e Strategjisë përveç Sektorëve të cituara në draft, të konsiderohet edhe sektori i Shoqërive dhe Ndërmarrjeve me Zotërim Publik SOC (state-owned enterprise/corporates). Ky sektor ka rëndësi të veçantë pasi menaxhon asete shtetërore dhe burime njerëzore. Po njësoj disa nga Kompanitë e këtij sektori ofrojnë shërbime ekskluzive për qytetarët (ujë , energji) apo veprojnë në sektor me rëndësi sa i përket sigurisë kombëtare (furnizimi me ujë, portet etj). Organziata jonë  sikurse edhe aktorë të tjerë, prej vitesh e ka konsideruar këtë sektor me rrisk sa i përket menaxhimit, kontrollit financiar dhe përdorimit të aseteve dhe burimeve publike. Po njësoj keqpërdorimi i aseteve dhe burimeve publike në fushata zgjedhore është evidentuar sistematikisht në sektorin e SOC.

Sa më lart do dëshironim që një nga Objektivat Specifik të Strategjisë ti përkushtohej edhe rishikimit të Legjislacionit dhe Statuteve (përmes zotëruesve Ministri apo Njësi të Qeverisjes Vendore), duke garantuar Rregullim Ligjor, Nënligjor dhe Statutore të Shoqërive SOC-eve. Rregullimet në kuadrin ligjor dhe nënligjor duhet të jenë të tilla që garanton menaxhim me meritokraci (kritere dhe konkurrim), rregulla të qarta për depolitizim të drejtuesve dhe menaxherëve të lartë, parashikime të qarta statutore për auditimet e brendshme, auditim të jashtëm dhe kontrollin financiar.

Sektori SOC është i rëndësishëm sa i përket edhe plotësimit të kritereve dhe kushteve të vendit si vend Kandidat për anëtarësim në EU, konkretisht kritereve për Kontrollin Financiar  (kapitull 32).

  1. Përfshirja e Shoqërinë Civile, Organziata. Objektiv 3.3.2

Duke e konsideruar këtë aspekt si mjaft të rëndësishëm sa i përket Politikave Antikorrupsion do të sugjeroja targetim të më shumë rezultateve duke mos u mjaftuar vetëm me fushata ndërgjegjësuese. Parimisht do të sugjeroja aplikimin e marrëveshje bashkëpunimi të Ministrisë me Organizata të Shoqërisë Civile që punojnë në mbikëqyrje, denoncim dhe forcim të Eficencës së ligjit në sektorët e përzgjedhur si sektor me rrisk. Këto marrëveshje do të garantonin edhe shkëmbim të evidencave, raporteve , produkteve të këtyre aktorëve civil (shoqata jo qeveritare, shoqata biznesi apo grupe interesi). Po njësoj evente të përbashkëta pёr ndërgjegjësim, edukim, rritje kapacitetesh për mirëqeverisje. Marrëveshjet e Institucioneve me OJQ apo Paktet e Integritetit (kryesisht sektori prokurim publik) janë mekanizma që janë aplikuar me sukses në përmirësimin e situatave Antikorruspion në disa vende EU apo kandidate. Këto lloj marrëveshjesh do të lehtësonin punën e aktorëve watchdog dhe do të garantonin adresim më të saktë të gjetjeve mbi vlerësimin e riskut që bën shoqëria civile.

Po njësoj do të sugjeroja që ky Objektiv përveç Fushatave Ndërgjegjësuese të konsideronte si rezultat edhe bashkëpunime të institucioneve me aktorët civil në dedektim dhe parandalim të rasteve korruptive.

Duke ju përgëzuar edhe një herë për dokumentin Draft Strategji, ne shpresojmë që propozimet më lart të konsiderohen për përfshirje sikurse ju urojmë suksese në finalizim dhe zbatim të kësaj Strategjie.

Me respekt,
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutive AIS / OpenDataAlbania

 

Trajnim: Gjurmimi i Korrupsionit përmes Evidencave dhe Fakteve, Çështje të Transparencës

Organizator: Albanian Institute of Science (AIS), promotor i Open Data Albania

Pjesëmarrës:

  1.  Përfaqësues nga Shoqëria Civile
  2.  Gazetarë
  3.  Të rinj nga Programi Open Data Youth Fellowship for Anti-Corruption.

Projekti:

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Temat e trajtuara në trajnim:

♦ Vështrim i përgjithshëm mbi Korrupsionin;
♦ Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit – Shqipëri 2023 (Raporti NIS);
♦ Rregullimi dhe Instrumente Antikorrupsion.

Gjithashtu u trajtuan edhe aspekte praktike të monitorimit përmes të dhënave, ku konkretisht:

♦ Open Spending Data – Evidenca mbi shpenzime publike sipas Transaksione Thesari i Shtetit;
♦ Open Corporates Albania – Data and Dokumentacion mbi bizneset qw kanë kontrata me Institucione Shtetërore dhe kanë statusin e kontraktorit Publik;
♦ Open Procurement Albania dhe Sistemi i Vlerësimit të Rriskut me Rad Flag – Pasaportat e prokurimit që përmbajnë informacion të plotë për tenderat në Pushtetin Vendor, Infrastrukturë, Shëndetësi etj. Bazat e të dhënave që ofrojnë akses të lehtë në të dhënat që lidhen me ofertën dhe algoritmin e Red Flag;
♦ Deklarime Pasurore – kontrolli publik i pasurisë dhe interesave të Zyrtarëve të Nivelit të Lartë dhe të të Zgjedhurve;
♦ Regjistri i Magjistratëve – Kontrolli Publik dhe Integriteti.

Më poshtë mund të gjeni foto dhe video nga Trajnimi:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të shkarkuar Agjendën Kliko Këtu.

Për të parë listën e pjesmarrësve Kliko Këtu.

Presentation: Anti-Korrupsioni, Qasja Sektoriale

Presentation: Open Spending Data – Evidence for each Treasury Transaction payment

Presentation: Open Corporates Albania – Data and Documentation on Publicly Contracted Companies

Presentation: Open Procurement Albania and the Red Flag Algorithm

Presentation: Money and Power, Asset Declaration – Asset declaration of High-Ranking Officials

 

 

Gjurmimi i Korrupsionit përmes Të dhënave të Hapura dhe Evidencave. Trajnim për aktivist dhe gazetar

85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data.

Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.

Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike.

Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile  në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajnim: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit

Organizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 27 Nëntor një trajnim me Organizata Lokale, Aktivist dhe Gazetarë Lokal me temë: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit.

Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.

Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.

Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 35 pjesmarrës nga të cilët 30 janë përfitues të trajnimit.

  • Në totalin e 30 pjesmarrësve, 27 ishin përfaqësues OJF, 1 gazetar lokal dhe 2 aktivist rinor.
  • Sipas gjinisë, 17 (57%) pjesmarrës ishin meshkuj dhe 13 (43%) janë femra.
  • Bashkitë nga të cilat morën pjesë janë 17, sipas listës në vijim.
  • Në total morën pjesë 22 Organizata të Shoqërisë Civile.
Pjesmarrës sipas Bashkive
Lista e Organizatave Pjesmarrëse sipas Bashkive/Rrethit

Më poshtë gjeni foto nga momente të trajnimit:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për të shkarkuar Agjendën Kliko Këtu

Për të aksesuar listën e pjesmarrësve dhe evidencat: Kliko Këtu.

Prezantim: Mbikëqyrja Parlamentare e Financave Publike

Prezantim: Iniciativa Ndërkombëtare për Buxhete Transparente Open Budget dhe Parlamenti

Forcimi i Kulturës së Monitorimit – Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Qeverisjen Vendore Has

  • Vendi: YES Centre Has, Godina e Re e Bashkisë, Kati i Parë
  • Data: 18 Dhjetor 2024
  • Ora: 10:00 – 13:00

Më 18 Dhjetor 2024, AIS – promotor i Open Data Albania organizoi një trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kulturës së Monitorimit, duke u fokusuar në Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit”, me Mbështetjen Financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të motivuar, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

Në trajnim ishin të pranishëm gjithsej 33 pjesëmarrës, nga të cilët 23 ishin përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimit. Pjesëmarrësit e tjerë: 4 përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, 3 ekspertë & organizator të trajnimit, 3 përfaqësues nga institucione të tjera vendore.

Ndër 23 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:

  • 20 ishin aktivistë të rinj të grupmoshës 18-34 vjeç,
  • 3 të tjerë ishin aktivistë mbi 35 vjeç.

Sa i përket shpërndarjes gjinore, 12 pjesëmarrës (52%) ishin burra dhe 11 (48%) pjesmarrës gra.

Për të aksesuar listën e pjesëmarrësve, referojuni këtij dokumenti.

Objektiv i trajnimit është fuqizimi i të rinjve dhe qytetarëve për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e financave publike dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.

Përfituesit e trajnimit zhvilluan aftësi në fushat e mëposhtme:

  • Si të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe konsultimet për buxhetin
  • Kuptimi i ciklit buxhetor: nga planifikimi deri te zbatimi dhe auditimi
  • Instrumente për përfshirjen qytetare në hartimin e politikave dhe investimeve publike
  • Llojet e shpenzimeve publike dhe si ndahen fondet në nivel vendor dhe qendror
  • Si të monitorojmë shpenzimet publike dhe të kuptojmë buxhetin vendor
  • Gjurmimi i të dhënave për shpenzimet dhe kontraktimet publike përmes platformave Open Data
  •  Ushtrim praktik mbi përgatitjen e një propozimi për investimet e bashkisë dhe përcjelljen e kërkesave te vendimmarrësit

Për të aksesuar agjendën e detajuar, kliko këtu.

Momente nga trajnimi – shihni fotot më poshtë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mund të gjeni materialet e trajnimit në dokumentin e bashkëngjitur.

Evidenca Pre-Event Survey mbi Trajnimin e mbajtur datë 18 dhjetor 2024 në Has.

Evidenca Post-Event Survey pas Trajnimit data 18 dhjetor 2024 në Has.

Transparenca me Pronarin Përfitues. Çështje të Legjislacionit, Praktikës dhe Fuqizimit të Aktorëve që punojnë pёr Transparencë

Organizata AIS promotore e Open Data Albania po punon për  rritje dhe përmirësim të Transparencës mbi Pronarin Përfitues dhe Regjistrin me Akses Publik.

Duke konsideruar Gazetarët Investigativ, aktorë të rëndësishëm në zbardhjen dhe gjurmimin e  rasteve që lidhen me fenomene si Pastrimi i Parave, Korrupsioni, Konflikti i Interesit dhe Influenca, ekipi ekspert dhe data analist pranë AIS (OJF) punoi për rritje kapacitetesh dhe njohurish.

Pjesëmarrës: Gazetarë Investigativ, Aktivistë dhe përfaqësues nga Organizata Jo Qeveritare OJQ.

Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu.

Trajnimi i mbajtur në sallën tonë për median, u realizua në kuadër të Projektit Expanding Windows of Opportunity for Beneficial Ownership Transaprency, i mbështetur financiarisht nga Natioanal Endowment for Democracy NED me zbatues Kryesor  International Republican Institute IRI. AIS u angazhua si partner lokal.

Agjenda Workshop: Transparenca me Pronarët Përfitues – Regjistri i Biznesit, Aksesi dhe Gjurmimi i Informacionit

Ekspertet Lektor dhe Temat e Trajtuara:

  • Sidorela Drici – Ekspert Ligjor pranë AIS

Koncepti i Pronarit Përfitues, Iniciativa ndërkombëtare për Transparencë dhe Angazhim. Lufta kundër Pastrimit të Parave, Korrupsionit dhe Influencave Malinje.

 

 

 

 

 

 

 

 
  • Profesore. Lindita Lati Milo – Eksperte në Auditim Publik dhe Ekonomi

Legjislacioni ne Republikën e Shqipërisë dhe Nevoja për Përmirësime

 

 

 

 

 

 

  • Lindita Çela Drejtuese e Rrjetit pёr Raportimin e Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ne Shqipëri, Gazetare pranë OCCRP.org

Roli i Gazetarëve dhe Organizatave për Transparencë. Investigime për Pastrim Parash; Korrupsion apo Influenca të huaja.

 

 

 

 

 

 

 
  • Pajtim Nikolli Data Analist pranë Open Corporates Albania

Direktiva EU dhe Regjistra të Pronarit Përfitues në vende të Bashkimit Europian dhe Rajonit

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizata AIS ka përgatitur edhe një Raport Politikash mbi Transparencën dhe Regjistrin Publik për Pronarët Përfitues me autor kryesor Profesore Lindita Lati  Milo duke theksuar nevojën për përmirësim të legjislacionin, forcim të transparencës dhe angazhim të institucioneve dhe aktorëve watchdog në verifikimin e fakteve që lidhen me Pronësinë Përfituese.

Deklarimi i Zotëruesve dhe Përfituesve të Bizneseve dhe OJF-ve që kanë aktivitet në Shqipëri apo që veprojnë  në partneritet me Sektorin Publik Shqiptar është një moment i rëndësishëm që lidhet me kontrollin dhe parandalimin e Pastrimit të Parave, Konfliktit të Interesit, Influencës dhe Korrupsionit. Po njësoj Transparenca më Pronarët Përfitues lidhet edhe me çështje të sigurisë kombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizata AIS është krijuese dhe zotëruese e Databazës Open Corporates Albania një databazë me të dhëna për Bizneset Kryesore në vend ku synohet akses në informacion dhe transparencë mbi origjinën dhe lidhjet e bizneseve që zotërojnë Kontrata, Asete, Licensa apo Përfitime nga Sektori Publik Shtetëror.

#OpenCorporatesAlbania  dhe #OpenOwnership nga @AIS

Hapen Aplikimet për Praktikë dhe Aftësim përmes Open Data, edicioni nr. 4 periudha Prill -Tetor 2025

OpenDataFellowship Youth Empowerment Against Corruption 2025

Organizata AIS promotore e Open Data Albania u bën thirrje studentëve dhe aktivistëve që dëshirojnë të bëjnë Praktikë dhe të ndjekin Program për Aftësim në përdorimin e Open Data të aplikojnë për tu bërë pjesë e OpenDataFellowship Youth Empowrment Aganst Corruption 2025

Praktika vlen për student të Programeve Universitare në Shkenca Ekonomike, Gazetari, Drejtësi dhe Shkenca Sociale.

Gjithashtu mirëpresim edhe të rinj jo student që janë anëtar dhe staf pranë Organizatave Jo Qeveritare dhe dëshirojnë të punojnë në Advokim bazuar mbi të dhëna.

Gjatë Praktikës do të zhvillohen Infosesione mbi përdorimin e të dhënave dhe databazave për kërkime, analiza, plane advokimi, hulumtime dhe investigime.

Programi do të ndahet në Dy Pjesë:

  1. Aksesi dhe Përdorimi i të Dhënave nga Publiku (ekonomike dhe statistikore)
  2. Metoda të Gjurmimit dhe Parandalimit të Korrupsionit

Pjesëmarrësit e suksesshëm do të përfitojnë:

  • Certifikatë Pjesëmarrje në Open Data Fellowship Program
  • Aftësim në Analiza Ekonomike
  • Certifikim për Praktikë Universitare në Marrëveshje me Departamentet Universitare
  • Mundësi për të Hulumtuar dhe publikuar artikuj në web-faqen OpenDataAlbania data.al.
  • Mundësi për punë me kohë të pjesshme pranë ekipit AIS periudhe 3 deri 6 mujore

Mbi Programin

Të rinjve pjesëmarrës do tu shpjegohen metoda të kërkimit, parashikime ligjore, instrumente të aksesit dhe analizës mbi disa kategori të dhënash si vijon:

  • Shpenzime Publike. Pagesa nga Institucionet Buxhetore
  • Buxheti i Shtetit si Buxhet për Ekzekutivin dhe Qeverisjen Lokale
  • Prokurimet Publike. Databaza Publike dhe Databaza Alternative
  • Etapa të një Prokurimi, Vlerësimi i Riskut, Integriteti i Konstruktorëve Publik dhe çështje të Integrimit Europian që lidhen me Prokurimet
  • Regjistri i Biznesit dhe Regjistri i Pronarëve Përfitues
  • Deklarime Pasurore të Zyrtarëve të Lartë
  • Financa Politike dhe Evidenca Elektorale
  • Regjistra Publik për Akses në Informacion

Temat më lart do të konsiderohen si tema praktike me qëllim kuptueshmërinë mbi instrumente ligjorë dhe teknologjik për akses

Në finale parashikohen edhe organizimi i një eventi DataThon (Data Marathon).

Angazhimi kërkon 50 deri 70 orë gjatë gjithë periudhës Prill – Tetor.

Gazetarët e këtij programi mund u krijohet Akses edhe ne DataBazat lokale (jo të aksesueshme gjerësisht) të Organizatës AIS për të bërë shkrime dhe hulumtime

Për pyetje shkruani [email protected] titull email: Pyetje mbi OpenDataFellowship

Për Regjistrim Kliko google Form.

Mbi evente te mëparsme të Networkut