Trajnim Shoqëria Civile Kukës

Organizator: AIS promotor i Open Data Albania.

Projekti dhe Partneriteti: Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS.

Objektiv: Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe mediave lokale për të kontribuar në planifikimin e buxhetit të shtetit dhe për politikat e shpenzimeve publike

Zona: Rajonet: Lezhë; Dibër; Shkodër; Kamzë; Kukës; Tiranë; Malësi e Madhe

Target: Përfaqësues të Shoqërisë Civile; Aktivist dhe Gazetar Lokal

Parashtrim Projekti: Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në partneritet me Citizens Channel dhe me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS), do të zbatojnë projektin “Rritja e përgjegjshmërisë së parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve”. Ky projekt ka për qëllim të forcojë përpjekjet e parlamentit për të nxitur një mjedis mundësues për angazhim të qenësishëm të qytetarëve në proceset e politikave dhe legjislative në vend, si një mjet për të nxitur interesin publik dhe ndërtimin e besimit ndaj institucionit.

Parashtrim Aktiviteti: Ky Trajnim që do të mbahet në dy nga Rajonet e targetuara, ka si synim rritje të kapaciteteve të shoqërisë civile dhe përmirësim të tyre në njohjen dhe pjesëmarrje gjatë ciklit të Buxhetimit në Parlament. Trajnimi synon aftësim për të kuptuar dhe monitoruar Procesin e Hartimit, Miratimit dhe Raportimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament. Ngritje e kapaciteteve të tyre për të reaguar dhe marrë pjesë gjatë procesit të Planifikimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit dhe Politikave që lidhen me Financat Publike. Trajnimi synon edhe prezantimin e Instrumenteve të Mundshëm Ligjor për pjesëmarrjen, propozime apo seanca dëgjimore në Komisione Kuvendore.

Vendi: Hotel Gjallica, Rruga Dituria, Kukës, Albania

Data: Korrik 16, 2024

Agjenda: Kliko Këtu

Më poshtë mund të gjeni foto nga trajnimi:

 

Aktivizmi dhe Shoqëria Civile për Hartimin, Konsultimin dhe Zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Parlament

Organizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 23 Tetor në qytetin e Lezhës një trajnim me aktivist, gazetar dhe përfaqësues të organizatave qeveritare. Tema Aktivizmi dhe Shoqëria Civile për Hartimin, Konsultimin dhe Zbatimin e Buxhetit të Shtetit.

Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.

Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.

Ky Cikël trajnimesh do të mbahet edhe në bashkitë Lezhë; Dibër; Shkodër; Kamzë; Tiranë dhe Malësi e Madhe me Target Përfaqësues të Shoqërisë Civile; Aktivist dhe Gazetar Lokal.

rajnimi synon aftësim për të kuptuar dhe monitoruar Procesin e Hartimit, Miratimit dhe Raportimit të Buxhetit të Shtetit në Parlament. Ngritje e kapaciteteve të tyre për të reaguar dhe marrë pjesë gjatë procesit të Planifikimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit dhe Politikave që lidhen me Financat Publike. Trajnimi synon edhe prezantimin e Instrumenteve të Mundshëm Ligjor për pjesëmarrjen, propozime apo seanca dëgjimore në Komisione Kuvendore.

Shiko agjendën në shqip KËTU

Shiko agjendën në anglisht KËTU

Aktivist nga rajoni i Lezhës veç leksioneve mbi njohuri dhe aftësim, provuan edhe të krijojnë kazuse se si mund të reagojnë për buxhetim dhe shpërndarje më të mirë të Parave Publike. Arsimi dhe buxhetimit i këtij sektori ishte një nga momentet që ngjalli më shumë interes mes pjesëmarrësve duke theksuar se rajoni has dy lloj vështirësish. Zona urbane ka kapacitete të pakta në shkolla publike mbingarkesë në klasa, mësime në turne dhe numër të kufizuar arsimtarësh. Ndërkohë në zona rurale shkollat funksionojnë me numër shumë të kufizuar nxënësish duke rrezikuar edhe ekzistencën e klasave dhe shkollave dhe duke ndikuar për keq në edukimin dhe jetën e banorëve përkatës.

Aktivist nga rajoni i Lezhës veç leksioneve mbi njohuri dhe aftësim, provuan edhe të krijojnë kazuse se si mund të reagojnë për buxhetim dhe shpërndarje më të mirë të Parave Publike. Arsimi dhe buxhetimit i këtij sektori ishte një nga momentet që ngjalli më shumë interes mes pjesëmarrësve duke theksuar se rajoni has dy lloj vështirësish. Zona urbane ka kapacitete të pakta në shkolla publike mbingarkesë në klasa, mësime në turne dhe numër të kufizuar arsimtarësh. Ndërkohë në zona rurale shkollat funksionojnë me numër shumë të kufizuar nxënësish duke rrezikuar edhe ekzistencën e klasave dhe shkollave dhe duke ndikuar për keq në edukimin dhe jetën e banorëve përkatës.

Ora News Intervista e Mbrëmjes. Brahaj deklaron se nuk kemi Investitor Strategjik të Huaj janë të njëjtët që marrin koncesione dhe tendera publike.

Link Intervista

Gazeta Panorama Publikon: Vetting zbulon prapaskenat

Vetting zbulon prapaskenat: Balluku (zëvendëskryeministre) dirigjentja e tenderave te tunelit të Llogarasë – Supervizimin e fitoi ortaku i Berberit (ish drejtori i ARSH në qeli për korrupsion) Link Lajmi

BalkanWeb publikon: Dyshime për Korrupsion si u favorizua kompania turke për Tunelin e Llogarasë fitues Oferta më e Shtrenjtë loja me dokumentet për Nënkontraktorët

Link i investigimit