TopChannel News: Prokurimet me “AI”. Rezerva për Ligjin e ri që kaloi në Parlament. Një nga nenet lë hapsirë për abuzim

Titulli: Prokurimet me AI. Rezerva për Ligjin e ri që kaloi në Parlament. Një nga nenet lë hapsirë për abuzim

Publikuar: 11 Shkurt 2024

This image has an empty alt attribute; its file name is image-5.png

SCAN TV News Program: Tenderat, Prokurohet me Ligje Speciale, Drejtore e AIS Risk I Lartë dhe Kontraktorë me Pronarë të Panjohur

Projekti për Open Contracting Albania – Impakt në Media

Gjatë periudhës Maj – Nëntor 2023, Të dhëna dhe produkte të projektit me titull Instill a Watchdog Culture, Open Contracting Albania, and Red Flag Index Project janë bërë pjesë e Infosesioneve me Gazetar dhe Përfaqësues të Medias në vend. Duke përdorur informacionin dhe pasaportat e tenderëve Gazetarët kanë përgatitur dhjetëra artikuj investigative duke hedhur dritë në parregullsi dhe problematika të tenderimeve në Bashkia apo në Kontraktime të Programit të Rindërtimit

Disa prej tyre janë të listuar si vijon:

Open Procurement në Media

Periudha Maj – Tetor 2023

Titull: Tenderi i FSHZH me flamur te Kuq. Media Skan TV

Open Data Albania ka ngritur flamurin e kuq për tenderin, që parashikon ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto-Moto Park në Elbasan. Të hënën Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli kompaninë fituese për këtë procedurë me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, ndërkohë që sistemi i ODA e ka klasifikuar tenderin me risk për korrupsion apo moszbatim të procedurave ligjore.

Titull: Prokurimet Publike, 50 kompanitë e mëdha marrin 55% të parave

 

 

Titull: Qendra për Gazetari Cilësore Publikon Rindërtimi i Shkollave në Tiranë Probleme me Vonesat dhe harxhime të Pajustifikuara

 

 

 

NewsBomb publikon: Anulohen 12 Tendera brenda një jave, Publikohet lista e plotë e anulimeve.

 

 

Titull: DataBaza Tenderat kryesor të 2022, cilat janë kompanitë që kanë fituar miliarda

 

 

Titull: Kryebashkiakun i jep miliona lek Biznesit Pastrime Silvio, Fiqiri Allmuca i preferuara i Bashkisë me 25 tendera të fituar.

 

 

“Gllabërohen” miliardat me 24 tendera të Bashkisë Tiranë. 150 milion lekë për tapa semaforësh

 

 

Titulli: Arrestimet e SPAK për tenderët, Aranita Brahaj nxjerr prokurimet me flamur të kuq: Nuk ndalen ka risk për Klientelizmi

 

 

Investigative Network Albania: Kushtuan 1.2 milion euro, kamerat qe do te monitoronin pyjet, shiten për skrap

 

 

Portali Bold News: Politika e Koncesioneve le pas një gropë të madhe financiare.

 

 

Syri Tv, Titull: Rindërtimi në Spak (prokuroria speciale antikorrupsion)  10 big kontraktorët e programit që u zbatua nga Rama me Ligj Korruptiv

 

 

TV MCN, Programi Fact Checking publikon shkrimin me titull : 40% e Kontratave Koncesionare në Shqipëri të lidhura me kompani në offshore.

 

 

Gazeta Telegraf: Edhe Rindërtimi në SPAK(prokuroria speciale) Përfituan kompani të themeluara nga ish Kryebashkiak të lidhura me deputetë dhe me të dënuar për trafik ndërkombëtar.

 

 

Në zyrën e Ais mbahen çdo jave infosesione me komunikim me gazetare dhe përfaqësues te medias. Keto komunikime bëjnë qe Gazetarët të marrin informacionin e duhur për të dhëna dhe informacione

Kjo sipas interesit të Gazetarëve për informacion mbi Kontraktime, Tendera, Indeks Vlerësim risku në tenderim etj.

 

 

Gazeta gjermane Die Welt shkruan për Shqipërinë: Corruption, justice and issues with press freedom – is Albania ready for the EU?

Shqipëria drejt BE, shtypi Gjerman kritikon qeverinë, themeluese e AIS, Aranita Brahaj flet për korrupsionin dhe drejtësinë

 

Gazeta serioze Gjermane ka Die Weld ka publikuar këtë shtator një artikull me titull: Corruption, justice and issues with press freedom – is Albania ready for the EU? Artikulli analizon me kujdes disa aspekte të gjeopolitike dhe sfida të Shqipërisë në Negocimin drejt EU. Gazetarja Mandoline Rutkowski vizitoi edhe zyrën tonë në Tiranë duke bërë pjesë të fakteve dhe zërave në shkrim gjetjet tona për çështje si Korrupsioni, Shteti i së Drejtës apo Reforma në Drejtësi. Aranita Brahaj drejtore dhe themeluese e AIS u shpreh se: vendi drejtohet nga Kryeministër dhe Qeveri të cilët nuk i kontrollon askush, mungon kontrolli Gjyqësor, kontrolli Kushtetues dhe ai Parlamentar  ndërsa Vetting në Drejtësi, u karakterizua nga qëllime të mira por planifikime të dobëta , që e lanë vendin për vite pa drejtësi dhe kontroll gjyqësor.

 

Artikullin e Plotë mund ta gjeni si vijon:

Probleme me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit – a është gati për BE-në?

Nga Mandoline Rutkowski, Die Welt

Krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kapën dorën e Ursula von der Leyen duke e shtrënguar fort. Thuajse sikur kishin frikë se presidentja e Komisionit Evropian mund të ndryshonte mendje dhe të shkëputej nga shtrëngimi i duarve. Dhe kështu edhe nga një premtim që Bashkimi Evropian ua kishte bërë më parë shtetarëve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Skena u filmua më 19 korrik. Ditën kur nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e dy vendeve në BE. Me këtë njoftim, dy shtetet tani janë zyrtarisht në ballë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit të BE-së.

Fotot e unitetit vinin në Bruksel në kohën e duhur. Sepse lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor.

Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri.

Shqipëria festoi momentin historik pas gati tre dekadash. Në vitin 2003, Tirana paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim. Në ditët pas shpalljes, një flamur i stërmadh i BE-së zbukuroi ndërtesën e qeverisë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Afiniteti me BE-në është shumë i lartë në vendin me 2.8 milionë banorë. Sipas Barometrit Publik për Ballkanin, 89% e shqiptarëve e vlerësojnë anëtarësimin në BE si pozitiv. Në bisedat me vendasit, afërsia me BE është e sigurt. Dyqanet evropiane mbulojnë peizazhin e qytetit në Tiranë, kurse euro është të paktën jo zyrtarisht monedha e dytë kombëtare.

Me distancë nga Kina

Marrëdhënia e Tiranës me BE-në është e ngushtë. Prej vitesh, vendi, i cili u çlirua nga komunizmi në vitin 1991 dhe iu përkushtua vlerave perëndimore dhe demokratike, është përpjekur të shkojë në të njëjtën linjë me Brukselin në politikën e jashtme.

Në luftën e Ukrainës, Tirana mbështeti pa kushte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Tirana po përmbahet edhe ndaj investimeve nga Kina, me të cilat Pekini kërkon të forcojë ndikimin e tij në rajon.

Vitet e fundit, një reformë në drejtësi dhe futja e të ashtuquajturës Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit – SPAK si prokurori speciale e pavarur, ka çuar përpara përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit” – tha Christiane Hohmann, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo na mirëpret në zyrën e saj me një pamje panoramike të kryeqytetit për një intervistë. “Por puna jonë është larg përfundimit, ka ende një detyrë gjigante përpara”.

Në fakt, korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’. Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës / Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi.

“Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri” – thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari. Qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj. Pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit. Së fundmi, politikani i PS-së, Alqi Bllako u arrestua në fund të muajit prill pasi thuhet se është i përfshirë në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh. Opozita e akuzon Ramën si organizatorin e aktiviteteve kriminale.

Në fakt, qeveria ka bërë përpjekje për të vënën nën kontroll korrupsionin në vend. Në vitin 2016, me nxitjen e BE-së, ajo miratoi një reformë gjyqësore që përfshinte rishikim intensiv të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket kompetencave profesionale, pasurisë dhe integritetit.

Sipas të dhënave të “Raportit për Shqipërinë 2021”, të Komisionit të BE-së, 62% e procedurave të rishikimit kanë përfunduar me largim nga detyra ose shkarkim. Reforma u vlerësua pozitivisht në Bruksel dhe ambasadorja e BE-së, Hohman gjithashtu e quajti procedurën e vetingut një ‘masë të suksesshme’, e cila nuk është parë kurrë më parë në rajon.

Por ekspertja e korrupsionit, Brahaj nuk është dakord. Kontrollet ishin ‘me qëllime të mira, por të planifikuara keq’. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishin staf të plotë për vite me radhë dhe de facto nuk ishin në gjendje të vepronin. Një gjyqësor me të meta ka lejuar qeverinë të miratojë ‘ligje të korruptuara’.

Shumë prapa kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit

Një fushë që Brukseli po e shqyrton nga afër për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, dhe që shqetëson ambasadoren e BE-së, Hohmann, është liria e shtypit në vend: “Kuptimi i shtypit si korrigjues ka nevojë për zhvillim në Shqipëri”. Vendi renditet nga Reporterët pa Kufij i 103-ti nga 180 vende.

Mediat transmetuese janë kryesisht në duart e disa sipërmarrësve të pasur me lidhje politike. Kryeministri Rama bëri bujë së fundmi pasi kërcënoi gazetarët me ‘riedukim’ pas pyetjeve kritike dhe i përjashtoi nga konferencat për shtyp. “Ne presim që të gjithë politikanët t’i trajtojnë gazetarët me respekt,” thotë Hohmann.

Vendi kandidat ka ende shumë për të bërë përpara se Shqipëria të anëtarësohet në aleancën evropiane. Për Sokol Dedjan, kreun e çështjeve politike në Ministrinë e Jashtme, përpjekje nuk kërkohen vetëm nga Tirana. “Në funksion të luftës në Evropë dhe dhënies së statutit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, BE-ja tani duhet të tregojë më shumë besueshmëri se premtimet e bëra për vendet kandidate se zgjerimi i BE-së është proces serioz”.

Me fjalë të tjera, BE-ja duhet t’i dëshmojë Rusisë se uniteti i vendeve evropiane shkon përtej terminologjisë, edhe në shenjë frenimi. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prioritet për t’u bashkuar me aleancën sepse janë ‘më të avancuara në përgatitje’.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, Hohmann thekson se lufta në Ukrainë nuk sjell si pasojë zgjerimin automatik të BE-së. “Çdo vend do të vazhdojë të konsiderohet individualisht. Argumenti gjeostrategjik nuk duhet të fshehë faktin se vendet natyrisht duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre për të hyrë në BE”. Sipas Hohmann, Tirana tani duhet të provojë se besimi i vendeve anëtare është i justifikuar. “Shqipëria tani po përballet me një maratonë”.

Shkarko artikullin KETU

Para dhe Pushtet, Media zbardh Interesa Ekonomik të Ministrave dhe Familjarëve Kabineti Ministrorë Rama 3

Kontrolli Publik i interesave ekonomike dhe personale të Shtetarëve, është proces i rëndësishëm sa i takon Integritetit. AIS ka krijuar databazën online Para dhe Pushtet, me të dhëna të Integruara, ku publikohen pasuri dhe interesa të Individëve Drejtues në Pozicione të larta. NewsBomb revistë e printuar çdo muaj, i ka kushtuar një Shkrim në Kopertinë Deklarimit të Aseteve Pasurore të Kryeministrit dhe Ministrave, Deklarime Kabineti Rama 3. Institucioni Shtetëror për Deklarim dhe Kontroll ILDKPKI, ende nuk ka startuar procesin e publikimit online të Deklarim Asete. Ky publikim online bëhet nga Portali ynë Spending Data Albania, Para dhe Pushtet, duke krijuar mundësi për kontroll publik të interesave të Ministrave, Deputetëve dhe Familjarëve të tyre.

 

TopChannel / Vetting edhe për Tenderat. Ekspertët: Abuzimet më të Mëdha kur anashkalohet Ligji

Media Kombëtare Top Channel ka çelur një nga edicionet e muajit Korrik 2021 me titullin : Vetting për Tenderët Publik. Korrupsioni në Tendera dhe Prokurime ka qenë një aspekt tepër delikat i debatit Politik dhe Publik pak javë para fillimit të Mandatit të III Qeverisës të forcës politike Partia Socialiste me kryetar Edi Ramen.

Linku per Videon e intervistes eshte: https://www.youtube.com/watch?v=dJzce6_V1oE

Zëri i Amerikës përgatit një kronikë speciale mbi Korrupsionin në Prokurime Publike Shqipëri

Korrupsioni në Shqipëri në fushën e Prokurimeve Publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milion dollarë dëm financiar gjatë dekadës së fundit – me këtë gjetje e fillon analizën mbi Sektorin Prokurime në vend Zëri i Amerikës dhe gazetarja Mimoza Picari.

Gjetjet e Zëri i Amerikës mbështeten në raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave Njësia e Auditimit. Në Reportazh janë përcjellë qëndrime dhe komente të Përfaqësues të Komunitetit të Investitorëve në Vend dhe Ekspert të Ligjit dhe Auditimit.  Pjesë e Speciales së Zërit të Amerikës u bënë edhe gjetjet e Organizatës AIS e cila përmes ProkurimePublike .al skanon çdo ditë dhe evidenton procedurat abuzive të tenderimit në Nivel Bashki ; Investime Kombëtare ; Shëndetësi ; dhe Ndërshmarrje me Zotërim Shtetëror.

Drejtoresha e Organizatës zonja Aranita Brahaj shprehet se problemi më i madh qëndron tek kontratat që miratohen me ligje të posaçme. Autoritetet Shtetërore thonë se janë bërë përmirësime në fushën e prokurime por ata janë të vetëdijshëm se kjo nuk ka ndryshuar perceptimin e publikut se problematikat janë të thella.

Linku per te pare intervisten: https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6004542.html?type=video

Linku per te pare Artikullin: https://www.zeriamerikes.com/a/prokurimet-publike-dëmi-në-buxhet-mbi-120-milionë-dollarë/6004542.html

Kryeministri Rama: Bashkitë të mos abuzojnë me tenderat. Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tender se bashkitë.

Edicioni Informativ i Zërit të Amerikës transmetoi të premten data 9 qershor një kronikë mbi Qëndrimin e Qeverisë shqiptare mbi Korrupsionin ne Tendera Publik. Pas disa arrestimeve të funksionarëve të lartë, Kryeministri Rama në një takim me kryebashkiak vlerësoi problematik për korrupsion, performancën në tendera te Qeverive Lokale Bashki. Zëri i Amerikës kërkoi një koment nga drejtuesja e Open Data Albania. Qe prej vitit 2015 kjo organizatë bën mirë strukturim dhe vlerësim risk për klientelizëm dhe korrupsion të tenderëve të sektorëve të rëndësishëm publik.

Artikulli si Vijon:

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e Shëndetësisë, Rrugëve dhe Rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzime me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posaçme anti-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendera si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me ryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë pasur këshillime nga agjencia e prokurimeve. 2

“88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet përherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data Albania, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të Shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese.

“Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

“Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania.