News Bomb ka publikuar në datën 10 Qershor 2021, një Artikull me titull 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower. Ky artikull ilustron kosto koncesionare sipas kompanive duke përdorur Pasaporta më informacion të krijuara në Portalin Open Corporates Albania, Kategoria Kontraktor Publik. Ky artikull informon publikun mbi kontraktorët e mëdhenj duke i prezantuar ata edhe përmes Pasaportës tonë (AIS OpenCorporates.Al) , pasaporta ku ka informacion shterrues për Kompaninë, Kapitalin, Objektin, Zotëruesit, lista e Pagesave nga Transaksione Thesari, performanca ekonomike dhe lista e kontratave sipas tenderimeve me Qeverisje Lokale. Pasaportat që shfaqen në artikull janë për kompanitë: Gjoka 87, Bardh Konstruksion, Orikum Llogara , Integrates Energy BV SPV , Eco Cleaning, Tirana 4 shpk.
Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale. Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/newsbomb.png958894adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-06-23 16:04:522021-06-23 16:04:52NewsBomb publikon: 1 Miliard Euro Koncesione për 4 vite, cilat janë projektet dhe kompanitë, nga Gjoka tek Bardhi Konstruksion dhe Bushtrica Hydropower
Portali EXIT.AL në datën 5 Qershor Publikoi Artikullin me Titull: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023. Artikulli bazohet tek informacioni i prezantuar nga organizata jonë mbi vlera të parashikuara për buxhetim nga Financat Publike për disa biznese koncesionare. Në artikull janë prezantuar me hiper link Pasaporta të disa Kompanive të krijuara si pjesë e aktivitetit të Projektit të AIS me Leviz Albania. Më konkretisht pasaporta e shoqërive Integrated Energy BV SPV kontraktor me bashkinë Tiranë; Integrates Thechnology Waste Treatment dhe pasaporta të disa shoqërive të tjera.
Artikulli jep fakte ekonomike për shpenzime publike në shërbime dhe vepra publike të dhëna në PPP Koncesion dhe përdor informacion të mirëstrukturuar duke Listuar kompanitë dhe duke ilustruar listimin me pasaportën e secilës Kompani që është Kontraktor Publik në një Koncesion PPP.
Mbi 662 milionë euro do të shpenzojë qeveria për pagesat e 15 koncesioneve për periudhën 2018- 2023. Kjo e dhënëu publikua nga organizata për transparencën e fondeve publike, Open Data Albania.
Qeveria parashikon të paguajë më shumë këto koncesione në vitin 2022, me rreth 122 milionë euro. Pagesat më të mëdha i takojnë kompanisë Gjoka 97 për koncesionin e rrugës së Arbrit, me vlerë 130 milioën euro, e planifikuar për vitet 2018-2023.
Më pas renditet kompania Sani Servicë, për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, dhe S2 Albanai, koncesioni i skanimit në dogana. Këto dy koncesione përbëjnë 12 % të totalit të buxhetit të parashikuar për pagesa ndaj koncesioneve.
Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/exi.al_-1.png791527adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-06-23 15:39:232021-06-23 15:39:23EXIT.AL publikon: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri 2023
Të dhëna të publikuara nga portali Open Data Albania dhe blog-u NdiqParate.al janë përdorur në javën e parë të muajit Maj si fakte për disa shkrime mediatike. Temë kryesore në media janë përdorimi i mundshëm i Fond Programi i Rindërtimit pas Tërmetit të 26 Nëntor 2019. Ky Fond u përqendrua në datat e fushatës zgjedhore 25 mars deri 25 prill, duke shpenzuar 30% të të gjithë Programit Shtetëror Fondi i Rindërtimit.
Disa nga artikujt e bazuar në fakte dhe të dhëna publikuar nga ODA janë:
Gogo.al Favorizim #Elektoral si u shpërblyen para Zgjedhjeve të Dëmtuarit nga Tërmeti
Droni.al Qeveria 120 milion Euro në 4 muajt para votimit për banorët e dëmtuar nga tërmeti
Radio Televizioni Shqiptar: Deputetja Tabaku : 120 Miliona euro nga Buxheti I Shtetit për të blerë votat, të dhënat zbardhjen nga Open Data Albania
Syri TV: 120 milion euro nga Buxheti I Shtetit u Përdorën për të Blerë Votat
Telegrafi: Skema Si u Përdorën fondet e tërmetit për blerjen e votave
Të dhënat janë marrë nga artikulli i Portalit Open Data Albania me Titull Periudha Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit Shtesa Buxhetore në Transfertë të Pakushtëzuar për 11 Bashki.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/mediae-1.jpg9621108adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-05-10 15:57:302021-05-10 15:57:30Open Data Albania Media Java 2 deri 10 Maj Fondi i Rindërtimit, Përdorim në Fushatë Zgjedhore
AZLajme është portali i ri mediatik në datën 14 prill ku portal publikoi artikullin me titull: Kush është Anton Gjini që Njihet si ELChapo Shqiptar dhe pastron Paratë në Shqipëri nën Hundën e SPAK. Artikulli ka cituar dhe dhënë me imazhe të të plotë informacionin e Pasaportës së kompanisë Alesio 14me pronar Anton Gjinaj dhe me tendera të fituar me disa nga bashkitë kryesore në vend.
Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/az.png9541026adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-04-16 15:48:102021-06-23 15:59:23AZLajme publikon: Kush është Anton Gjini që njihet si "El Chapo" Shqiptar, pastroi paratë në Shqipëri nën hundën e SPAK
Në datën 14 Prill 2021, Gazeta e Përditshme Shqiptarja.Com ne versionin e saj print dhe online ka publikuar artikullin me titull “I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri”. Artikulli identifikon personin e arrestuar për trafik ndërkombëtar, i cili në Shqipëri është zotërues i një shoqërie ndërtimi me kontrata publike të lidhura me bashkinë më të madhe në vend. Në artikull përdoret informacioni i mirëstrukturuar në Pasaportën e shoqërisë që zotërohet nga ky individ dhe jepet me imazh lista e tenderave të shoqërisë së Biznesit Alesio 2014.
Në shkrim Identifikohet lista e tenderëve të kësaj shoqërie me Bashkinë Tiranë, Durrës, Krujë. Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive, janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/shqiptarja.png953695adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-04-16 15:39:442021-06-23 15:45:15Shqiptarja.com publikon: I dënuari për trafikim heroine në Spanjë. Kush është biznesmeni Anton Gjinaj që u prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri
Portali për gazetari Investigative Bold News ka shkruar në datën 14 prill 2021 artikullin me titull u arrestua për drogë Anton Gjinaj i Alesio 2014 ka marrë 1 miliard lekë Tendera Publik. Duke e konsideruar një lajm të rëndësishëm sa i takon integritetit të kontraktorit publik në kontrata me palë shtetin (bashkitë), redaksia e Bold News ka realizuar edhe një video mbi informacionin në fjalë. Bold News përdor informacion të mirë-strukturuar të listës së pagesave në Thesar, listë që agregohet në pasaportën e kësaj shoqërie kontraktor në tendera me Bashki në databazën Open Corporates Albania.
Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/Alesio.png9911039adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-04-16 15:15:472021-06-23 16:22:51Bold News publikon: U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “ Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë
Në muajin Janar janë disa portale që kanë përdorur të dhënat e databazave tona për raportime mbi çështje të korrupsionit dhe parregullsive. Në disa prej tyre bëhet një lidhje mes përgjimeve të bëra nga Antimafia Italiane ne 2017 (publikuar ne Itali Janar 2021), dhe tenderave të denoncuar me risk për parregullsi dhe korrupsion në databazën tonë për Prokurime Transparente. Në përgjimet të subjekteve të hetimit nga Antimafia Italiane, Individ të hetuar si anëtar të Organizatës Mafioze Ndrag’heta flasin për tendera të paravendosur dhe persona me influencë të dyshimtë pranë autoriteteve të Tiranës Zyrtare. Përgjimet u zbardhën publikisht në janar 2021 ne median italiane dhe u riprodhuan në mënyrë të pjesshme në Tiranë kryesisht nga portale mediatike apo freelands. Disa gazetar bënë lidhje logjike mes përgjimeve mbi “personazhe me influencë” apo “tendera klientelist” dhe listës të shënuar me risk për korrupsion algoritmi RedFlag në databazën tonë për Prokurime Publike.
Prej disa vitesh Organziata jonë ka krijuar databaza për monitorim të kontraktimeve publike në sektorët Shëndetësi, Infrastrukturë Kombëtare dhe Bashki. Duke hapur të dhënat në standartin OpenContracting krijohen mundësi për të vlerësuar automatikisht disa tendera që kanë mungesë gare, mungesë konkurrence, skualifikim të të gjithë operatorëve me ofertë ekonomike të leverdisshme. Këto tendera listohen dhe markohen me një Flamur të Kuq si tendera me risk të lartë për parregullsi dhe defekte të procedurës. RedFlag Index tender është një instrument për denoncimin e korrupsionit, instrument krijuar nga shoqëria civile në vend.
Disa pasazhe nga Portalet mediatike janë si vijon:
Në shkrimet e mësipërm janë cituar databazat me të dhëna të hapura dhe transparente të organizatës AIS. Linja editoriale e shkrimit, argumentet edhe fakte të artikullit i përkasim medias dhe autorit ato jo domosdoshmërisht janë të konfirmuara nga OpenDataAlbania. Të dhëna të databazave tona i gjeni duke klikuar opencorporates.alspendingdata.alopendata.alopenprocurement.aldhe aksesdrejtesi.al .
https://ais.al/new/wp-content/uploads/image1.png885885adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-03-03 13:06:262021-05-19 13:53:01Mediat Shqiptare : Përgjimet e Antimafias Italiane për Influencë në Tender në Tiranë, 80 Prokurime u denoncuan për risk dhe korrupsion nga Open Procurement Albania.
Arrestimi i dhjetëra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi. E gjithë skema e pastrimit të parave të Mafias Italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.
Dosja e plotë e përgjimeve është mbi 1000 faqe dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen pjesë të tjera të saj.
Exit News sjell më poshtë një përmbledhje të plotë të atyre që dihen deri më tani.
Arrestimi. Në 18 janar, Antimafia Iitaliane arrestoi 50 anëtarë të grupit Italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, në një operacion të nisur prej vitesh.
Mes të arrestuarve janë:
Kryetari i bashkisë së Rosarno në Kalabri, Giuseppe Idà,
Një këshilltar komunal i së njëjtës komunë, Domenico Scriva,
Sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’,
Ish-nëntenenti i Guadia di Finanzas Ercole D’Alesandro,
Sipërmarrësit Tomaso e Saverio Brutto që po përpiqeshin të hynin dhe në tregun shqiptar. Po ashtu, Tomaso Brutto është dhe këshilltar në komunën e Cattanzaros, ndërsa Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.
Po ashtu u arrestuan dhe shtatë shqiptarë, roli i të cilëve nuk dihet ende:
Edmond Baci, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro;
Henrik Baci, lindur në Shqipëri, banues në Shqipëri;
Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri;
Bilar Hoxha, lindur në Shqipëri, banues në Shqipëri;
Alban Keta, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro;
Bledar Koçi, lindur në Tiranë, banues në Tiranë;
Memlin Voci, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro.
Përgjimet
Sipas përgjimeve të të arrestuarve, sipërmarrësit italianë të arrestuar kanë hapur biznese dhe në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim dhe shëndetësi. Për këtë arsye, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët janë të lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri.
Në përgjime ka biseda për takime me zyrtarë të Bashkisë Tiranë apo ministra, të cilat në këmbim të rryshfetit do të jepnin tendera dhe leje ndërtimi për italianët.
Sipas OraNews, e cila ka zbardhur një pjesë të përgjimeve, sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto për tu lidhur me zyrtarë pranë kryebashkiakut Veliaj. Qëllimi ishte marrja e lejeve të ndërtimit në qendër të qytetit, në zonën pranë Pallatit të Kulturës, ku çmimet e shitjes janë të larta. Në bisedë përmendet dhe marrja e tenderave në shëndetësi, për të furnizuar spitale me mjete spitalore.
Përgjimet e mëposhtme janë të datës 28.10.2017.
Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: “Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.
Gallo: Ai është shqiptar është president i këtij grupi atje në Shqipëri.
Speziali: Dhe në spitale mund të punohet
Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..
Qytetarët ngrihen t’i thonë jo shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Durrës
Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..
Gallo: Po ka shkuar.
Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj. Nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin. Duhet dërguar personi i duhur.
(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)
Gallo: Kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.
Speziali: Realisht
Gallo: Kërkojnë financues më tha. Gjejnë një sipërmarrës që është mirë dhe banka e financon. Mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër, gjysma e Tiranës.
Speziali: Apartamentet?
Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky konstruktori.
Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.
Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?
Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë. Kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.
Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..
Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?
Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen. Është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri, i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje. E ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha. Por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik).
Cili është Niku – kontakti në Shqipëri?
Sipas MCN TV, ‘Niku’ që përmendet në përgjimet e të arrestuarve në Itali është Besnik Halili. Ai njihet si person i afërt me kryebashkiakun Veliaj, por dhe me ministra të tjerë socialist.
Besnik Halili është pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.
Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, në vitet 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.
Tenderat e fituar nga kompania GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk
Sipas të dhënave të Open Data Albania, kompania GTS ka fituar 80 tendera në fushën e shëndetësisë, me vlerë totale 7.5 milionë euro, pa TVSH.
Bie në sy fakti se GTS ka fituar të gjithë tenderat ku ka aplikuar. Të gjithë tenderat janë fituar me ofertë të njëjtë sa fondi limit i vënë në dispozicion nga institucionet.
Platforma Open Data Albania kishte ngritur disa herë alarmin se tenderat e fiuar nga GTS shpk ishin bërë në mungesë të konkurrencës, pra me vetëm GTS-në pjesëmarrëse në tender.
Në shkrimin e mësipërm janë cituar databazat me të dhëna të hapura dhe transparente të organizatës AIS. Linja editorial e shkrimit, argument edhe fakte të artikullit i përkasim medias dhe autorit. Të dhëna të databazave tona i gjeni duke klikuar opencorporates.al, spendingdata.al, opendata.al, openprocurement.al, dhe aksesdrejtesi.al
https://ais.al/new/wp-content/uploads/020306.jpg937873adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-03-02 12:07:172021-05-19 13:31:35Përgjimet e Ndrag'hetas që përfshinë Bashkinë Tirane e Shëndetësinë - Çfarë dimë deri tani?
Nis marrja në pyetje e personave të përfshirë në aferën prej 250 mln € në Itali
Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.
ITALI– Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘Sol’ në Shqipëri, Besnik Halili! Kompania e cila njihet në vendin tonë dhe me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk”, është tashmë në ‘lupën’ e autoriteteve pasi dyshohet se merrej edhe me pastrimin e parave. Sipas të dhënave nga ‘Open Data’ kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.
Tenderat e fituara janë të gjitha në fushën e shëndetësisë. Dosja.al sjell dhe dokumentin ku shihet skema e numrit total te tenderave sipas autoriteteve tenderuese.
‘Flamurin e kuq’ për këtë rast e ka ngritur ‘Open Data’ e cila është një platformë e hapur që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare. Në një dokument të bërë publik shihej qartë se kompania ‘GTS.SHPK’ ka përfituar tender në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet “GTS”.
U desh që autoritetet italiane të kryenin megaoperacionin në mënyrë që të zbulohej se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!
Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vune në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.
Dosja.al
Në shkrimin e mësipërm janë cituar databazat me të dhëna të hapura dhe transparente të organizatës AIS. Linja editorial e shkrimit, argument edhe fakte të artikullit i përkasim medias dhe autorit. Të dhëna të databazave tona i gjeni duke klikuar opencorporates.al, spendingdata.al, opendata.al, openprocurement.al, dhe aksesdrejtesi.al
https://ais.al/new/wp-content/uploads/020306.jpg937873adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-03-02 11:58:052021-05-19 13:24:42Te dhënat/ Si i fitoi kompania e përgjimeve të Ndragheta-s 80 tendera publik në Shqipëri, "Open Data" ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi
Portali EXIT.AL në datën 26 Janar 2021 ka Publikuar artikullin me titull Kompanitë e Ndërtimit Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020. Artikulli liston disa kompani që kanë fituar tendera buxhetor duke evidentuar që një grup prej tyre ka një numër të madh kontratash. Duke përshkruar secilën kompani dhe volumin apo historikun e kontratave të saj, Artikulli përdor Pasaporta të Shoqërive të Biznesit të cilat janë produkt i Aktiviteteve të Projektit të AIS mbi Transparencën për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale.
Në renditjen e 10 kompanive më të paguara nga qeveria për vitin 2020, 8 prej tyre janë kompani ndërtimi.
Ato kanë përfituar në total 110 milionë euro nga tenderat publikë, për vetëm një vit, sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, të martën.
Mes tyre janë kompanitë e ndërtimit të njohura për lidhjen e ngushtë me qeverinë dhe me Bashkinë Tiranë si Fusha, Salillarie Alb-Star, në 8 vitet e fundit.
Sipas të dhënave publikuar ngaOpen Data Albania, kompanitë të cilat kanë përtifituar më shumë para nga buxheti i shtetit janë:
– Kompania e ndërtimit G.P.G Company ka përfituar rreth 22.61 milionë euro, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ajo ka përfituar tendera për ndërtimin e shesheve të qyteteve si pjesë e Rilindjes Urbane.
Kompania është në pronësitë Paqsor Buzit dhe Gëzim Danit. Në vitin 2019, Buziu arrestua nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në. Gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, ndërsa çështja është ende në gjykim.
– Kompania Gjoka 87 ka përfituar rreth 20,5 milionë euro, si pagesa për kontratën koncesionare të Rrugës së Arbrit, ende në ndërtim.
– Kompania Salillari ka përfituar 13,6 milionë euro, si fituese e tenderave të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar, për ndërtime rrugësh. Ndër të tjera, Salillari ka fituar dhetenderat për Lotin e I dhe të II të Unazës së Madhe.
– Kompania Alb-Star ka përfituar 13,5 milionë euro në një sërë tenderash nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve etj. Alb-Star njihet si kompania që ndërtoi me PPP stadiumin e ri kombatër ‘Air Albania’.
– Kompania Gjikuria ka përfituar 13,3 milionë euro si fituese e tenderave nga ARRSH-ja, FZHSH-ja apo Bashkia Himarë.
Mes 10 kompanive më të paguara për vitin 2020, nuk kanë përfituar pagesa në lidhje me ndërtimin 3 kompani:
– Kompania Trans Adriaktik Pipeline AG Albania (TAP) ka përfituar rreth 40 milionë euro si rimbursim për TVSH-në.
– Kompania Kastrati ka përfituar rreth 15 milionë euro, si pagesa për furnizime në karburant dhe vaj.
– Kompania AYEN-AS Energyka përfituar 11.8 milionë euro si rimbursim për TVSH-në. kompania ka një kontratë koncesionare për Ndërtim-Operim, transferim të hidrocentraleve Peshqesh, Ura e Fani Fangut.
Projekti ka titull “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Pasaportat e Kontraktorëve të listuara janë: G. P. G Company , Gjoka 87, Fusha shpk , Salillari , Alb Star, Gjikuri, Agbes Construction .
https://ais.al/new/wp-content/uploads/exit-kompanite.png759513adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2021-02-02 15:27:092021-06-23 15:33:35EXIT.AL Publikon: Kompanitë e Ndërtimit, Klientët më të Paguar të Shtetit për Vitin 2020