Gazetarinë e Bazuar në Fakte – MGP një projekt me kontribut

Programi ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit  MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe artikuj në faqe të para të gazetave dhe në titujt kryesor të programeve lajme në tv. AIS ka hapur, mirë strukturuar dhe ka analizuar të dhëna për shpenzime buxhetore, trende ekonomike dhe sociale, të dhëna për deklarimin vjetor të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, taksa dhe financime publike. Kjo gamë informacioni i lehtë për tu kuptuar dhe përdorur ka stimuluar qindra artikuj mediatik me gazetari të bazuar në fakte.

Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :

Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP

Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare  IEKA

Znj.  Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH

dhe u diskutuan me gazetarët.

Në event ishte edhe znj.  Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.

Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.

 

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Tiranë e ftuar në Tonight Ilva Tare, flet për presidencën e BE dhe procesin integrues të vendit

E ftuar në programin televiziv “Tonight Ilva Tare”, zonja Dewi van de Weerd , Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, vend i cili mban Presidencën e BE për këto 6 muaj, është shprehur se nëse reforma në drejtësi nuk do të miratohet, atëherë populli shqiptar do të vuajë shume dhe kjo do të pengojë procesin integrues të vendit.

Sidoqoftë për këtë reformë ka njerëz të përkushtuar dhe që po punojnë shumë dhe për Ambasadoren kjo mund të jetë një kthesë për politikën shqiptare, duke arritur të gjejnë konsensusin për të miratuar këtë reformë.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ambasadorja tha se ngeli e habitur me faktin që Kryeprokurori riorganizoi strukturën antikorrupsion, duke qenë se kjo është një nga prioritetet e Shqipërisë.

Azilkërkuesit shqiptarë në Holandë kanë 0% mundësi për ta përfituar azilin dhe sipas Ambasadores të gjithë shqiptarët duhet të përpiqen të ndertojne të ardhmen në vendin e tyre.

Si mbajtëse e Presidencës së radhes së BE, Hollanda do të luaje rolin e ndërmjetësit të paanshëm me Shqipërinë dhe se vendi yne duhet të fokusohet më shumë tek puna sesa tek fjalët.

Në programin televiziv Tonight Ilva Tare në Ora News, u prezantuan edhe disa programe të mbështetura nga Mbretëria e Holandës, mes tyre edhe programi i organizatës AIS titulluar Money Government and Politics. Ky program synon krijimin e mjeteve për transparencë dhe kontroll qytetar mbi qeverisjen me qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe reagimin pjesmarës.

Shqipëria merr çmim europian për përdorimin e teknologjive të informimit dhe komunikimit

Vlerësimi në bazë të historive frymëzuese që prezantoheshin nga përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse

 Autor : Erisa ZYKA

Transmetuar ABC News TV

Shoqëria shqiptare është një ndër shoqëritë europiane më aktive në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Thënë ndryshe, shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë shqiptarë përdorin rrjetet sociale si FB dhe Twitter në mënyrë optimale jo vetëm për të komunikuar midis tyre, por edhe për pjesëmarrje civile në evenimente shoqërore, kulturore dhe politike. Në takimin e organizuar në Parlamentin Europian të titulluar« Nxitja e pjesëmarrjes elektronike civile në Europë, Shqipëria nuk ishte thjesht e përfaqësuar, por edhe  e vlerësuar me një çmim. Shqipëria së bashku me Serbinë edhe pse shtete jo-anëtare të BE-së janë pjesë e rrjetit të 11 vendeve të pjesëmarrjes elektronike europiane së bashku me shtete anëtare të BE-së. Kjo falë Institutit Shqiptar të Shkencave, që e ka përfshirë Shqipërinë në rrjetin Telecenter Europe, që synon midis të tjerash përdorimin optimal të teknologjive të informacionit dhe komunikimit jo vetëm kundër përjashtimit social dhe varfërisë, por edhe ndikimit të qytetarëve në vendimmarrje politike përmes instrumenteve elektronikë.

 Në ceremoninë e zhvilluar në Parlamentin Europian u vlerësuan fituesit e konkursit të pjesëmarrjes elektonike europiane, të cilët kishin prezantuar histori frymëzimi për qytetarinë aktive. Jora Risto është një prej 12  fituesve të qindra historive të prezantuara mbi mënyrën se si të rinjtë europianë përdorin instrumlenta të pjesëmarrjes elektronike për të të ndërgjegjësuar, ndikuar apo zgjidhur një problem shoqëror.  Historia për të cilën Jora mori çmim është një moment i rëndësishëm i qytetarisë pjesëmarrëse në Shqipëri. Ajo ka prezantuar historinë e studentëve të nëntorit 2013, të cilët cilët arritën të mobilizojnë protestat kundër procesit të demontimit të armëve kimike  siriane në Shqipëri.

 Në shtete anëtare të Bashkimit Europian, qytetaria elektonike aktive mund të çojë jo vetëm në organizimin e protestave për vendimarrje të caktuara, por edhe në ndryshimin e legjislacionit. Për drejtorin ekzekutiv të rrjetit Telecenter Europe, Gabriel Rissola, pjesëmarrja elektronike aktive po nxit procese demokratike të shoqërive në gjirin  e vetë shoqërisë.

 Gabriel Rissola: «I ashtuquajturi «  revolucioni spanjoll » i 15 majit ishte një proçes që mobilizoi shumë njërëz, miliona qytetarë në Spanjë. Gjithë procesi filli përmes telefonave, ku qytetarët u lajmëruan që do të zhvillohej protestë në qendër të Madridit. Pati shumë propozime që u bënë nga le t’i quajmë asamble popullore, por si përfundim nuk u konkretizuan në legjislacion. Nuk ndodhi asnjë. Ndaj ishte shumë interesante të dëgjoja rastin e Estonisë sot, ku arrit që protesta të konkretizohej me 7 ligje të reja”.

Pjesëmarrja elektornike aktive synon të shfrytëzojë maksimalisht insiativën e qytetarëve në vendimmarrjen europiane. Në bazë të traktatit të Lisbonës, nëse mblidhen 1milion firma të qytetarëve për një çështje të caktuar, atëherë Komisioni Europian pritet të fillojë procesin legjislativ për këtë çështje.

 Transmetuar në 13 Dhjetor 2015 në TV ABC NEWS

AIS padit në Gjykatë tre partitë kyesore në vend PD, PS dhe LSI

AIS ka paditur në gjykatë tre partitë kryesore në vend Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit. Instituti Shqiptar i Shkencave u ka kërkuar partive informacion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015, duke mos marrë përgjigje për kërkesën zyrtare. Ndërsa Komisioneri për të drejtën e Infomimit e rrëzoi këtë pretendim, duke detyruar organizatën ti drejtohet  Gjykatës Administrative.

Drejtoresha Ekzekutive e AIS shprehet për median se partitë janë subjekt i të drejtës së infomimimit, duke e mbështetur argumentin e saj në pikën 3 të nenit 9 të Kushtetutës. Aktualisht në gjykatë janë mbajtur dy seanca paraprake ku është paraqitur vetëm përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të drejtën e Informimit. Seanca e rradhës do të mbahet në 2 Nëntor.

Aksesi i informacionit mbi proçesin e financimit elektoral

Financimi i partive politike në Shqipëri është i rregulluar me ligj, por fushata e zgjedhjeve për qeverisjen vendore në Qershor 2015 ka dhënë shenja se proçesi auditimit të partive mbi deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve ka reflektuar mangësi në aksesin e informacionit mbi këto të dhëna.

Në këtë kontekst, në muajin Shtator organizata jonë si promovuese për transparencë dhe llogaridhënie do ti drejtohet niveleve të gjyqësorit mbi këtë çështje. Drejtuesja e AIS shprehet për Ora News se “Partitë politikë janë subjekte të drejtpërdrejta të së drejtës së informimit prandaj është e rëndësishme që kjo e drejtë të interpretohet ligjërisht dhe të krijohet një model i doktrinës gjyqësore, që argumenton qartë nëse janë apo jo partitë politike të detyruara me ligj apo me Kushtetutë për të qënë subjekte të së drejtës së informimit”

ZA’LART në Media

“Blerja e Votës” mbi 230 raste të Raportuara në ZA’LART

 

intervista-me-aranita-brahaj-2Link: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/keshtu-blihen-votat-ne-shqiperi-230-raste-te-denoncuara-44792/

 

Procedim Penal për Kryebashkiakun e Vorës, Aranita Brahaj përfaqësuese e ZA’LART shprehet për Zërin e Amerikës

 

Përdorimi i të Rinjve në Fushatë dhe Manipulimi i Votës

 

Dita e Zgjedhjeve dhe Problematika të Rapotuara në ZA’LART – Zëri i Amerikës

Ambasadorja e BE znj. Romana Vlahutin fton qytetarët të denoncojnë blerjen e votës në ZA’LART

Faktori ndërkombëtar ka qënë tepër i angazhuar që proçesi zgjedhor në 21 qershor 2015 të vijojë në normalitet dhe të mos hasë fenomene si shit-blerja e votës. Ambasadorja e BE znj. Vlahutin gjatë Konferencës së dytë të Dhomës Zgjedhore organizuar nga Fondacioni Soros për situatën para dhe pas zgjedhore u bëri apel qytetarëve që të denoncojnë çdo formë presioni të mundshëm dhe tentative për blerje vote tek www.zalart.al. Gjithashtu, ajo konfirmoi rëndësinë e ketyre zgjedhjeve në arritjen e stabilitetit politik dhe proçesin e integrimit Europian të vendit.

 

Financime Elektorale

Drejtoresha Ekzekutive e AIS, Aranita Brahaj e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në televizionin ORA News, për të diskutuar në lidhje me të ardhurat finaciare dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore. “Ekopolitikë” është një program i cili trajton çështje të ekonomisë politike nën drejtimin e gazetares së njohur Aurora Sulçe.

Instituti Shqiptar i Shkencës pjesë e Dhomës së Situatës Zgjedhore

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 për herë të parë do të monitorohen dhe vlerësohen nga një koalicion prej 7 organizatash jo-qeveritare vendase të cilat kanë krijuar një dhomë të situatës zgjedhore me qëllim kordinimin e informacioneve dhe ekspertizën e tyre mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Instituti Shqiptar i Shkencës, pjesë e kësaj iniciative në kuadër të projektit Za’Lart 2015 një portal “online”, u jep mundësinë qytetarëve të raportojnë lidhur me problematika dhe defekte zgjedhore.