Dokument Politikash Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan

Dokumenti i politikave me titull Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian është dokument i hartuar nga Organizata AIS / Open Data Albania si rezultat i  Projektit C1 – EU – NPA Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri. Projekti zbatohen nga katër organizata shqiptare CSDG, ISP, KSHH dhe AIS me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

Dokumenti i Politikave u Prezantua në datën 28 Shkurt në një tryezë me Pjesëmarrje nga Organizma dhe Institucione të angazhuara në procesin e Integrimit dhe në Procese që Lidhen me Prokurimet Publike.

Më poshtë po publikojmë:

  • Dokumenti i Politikeve Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian (PDF link)
  • Përmbledhje dhe Konkluzione të Dokumentit të Politikave, Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan (PDF Link)
  • Agjenda e Eventit Prezantim i Policy Paper (PDF LINK)

Foto nga Eventi

Panelistët: Znj. Aranita Brahaj - Drejtore Ekzekutive e AIS/Open Data Albania; Z. Viktor Gumi - Ekspert Juridik, Autori i Dokumentit (AIS); Znj. Jorida Tabaku - Kryetare, Komisioni për Integrimin Evropian, Parlamenti; Z. Eduart Shalsi - Kryetar, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Parlamenti; Znj. Reida Kashta - Drejtore e Përgjithshme, Agjencia e Prokurimit Publik (APP)

Panelistët: Znj. Aranita Brahaj – Drejtore Ekzekutive e AIS/Open Data Albania; Z. Viktor Gumi – Ekspert Juridik, Autori i Dokumentit (AIS); Znj. Jorida Tabaku – Kryetare, Komisioni për Integrimin Evropian, Parlamenti; Z. Eduart Shalsi – Kryetar, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Parlamenti; Znj. Reida Kashta – Drejtore e Përgjithshme, Agjencia e Prokurimit Publik (APP)

SH.T.Z. Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri

Z. Alexis Hupin – Drejtures i Seksionit mbi Politikat dhe Integrimin Evropian në Delegacionin e BE në Shqipëri;

 

 

 

 

 

Z. Muharrem Cakaj – Ekspert Prokurimesh

 

Znj. Ledia Muço- Oficer Politikash në Delegacionin e BE në Shqipëri;

Znj. Kristina Voko – Drejtore BIRN Albania

Z. Neritan Sejamini – Kryredaktor Exit.al dhe Drejtor i Depertamentit te Informacionit EuroNews Albania

Znj. Valia Pentarvani – Këshilltare e Parë dhe Zëvëndës Ambasadore e Greqisë në Shqipëri, Z. Alexis Hupin – Drejtures i Seksionit mbi Politikat dhe Integrimin Evropian në Delegacionin e BE në Shqipëri; SH.T.Z. Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri;

Znj. Krisela Hackaj – Eksperte dhe Drejtore Ekzekutive e CDI Albania

 

Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e shprehura në këtë event përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të Projektit C1-EU-NPA.

Dokumenti është përcjellë në formë Zyrtare tek Institucionet e Angazhuara dhe Palë të Interesuara në Proces.

AIS / Open Data Albania është organizatë joqeveritare lokale e themeluar në vitit 2011. Organizata ka krijuar databaza me të dhëna transparente mbi Prokurimet Publike në sektorët Shëndetësi; Koncesione; Qeverisje Lokale; Infrastrukturë Rrugore ; Ndërmarrje me Zotërim Publik; Fond Zhvillimi. Gjithashtu organizata aplikon instrumente të vlerësimit të riskut në kohë reale RedFlag dhe është autore e disa rasteve studimore mbi çështje të prokurimeve dhe Kontraktimeve Publike.

Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale

Datë 09/02/2022

AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për ndërhyrje në statut dhe të bashkëpunojë në hartimin e strategjisë së punës së Organizatës. Angazhimi është me kohë të pjesshme 20 ditë pune në vit, në dy vite me pagesë bruto për 20 ditët e punës në vlerën 3000Euro (viti i parë).

Eksperti duhet të jetë prezent në zyrat e AIS gjatë zbatimit të angazhimit dhe në bashkëpunim me Drejtorin dhe Sekretarin e Organizatës.

Kriteret. Personi duhet të ketë eksperienca në rritje të kapaciteteve institucionale apo auditim institucional në sektorin jofitimprurës. Kjo eksperiencë duhet vendosur në CV-në që do të përcillet për përzgjedhje. Eksperti Lokal duhet të njohë dhe zotërojë parime të rregullimit ligjor, institucional, financiar dhe të burimeve njerëzore në një subjektit ekonomik. Ai/Ajo duhet të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Kandidati duhet të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin e dokumenteve të sipër kërkuara dhe duhet ti artikulojë qartë këto eksperienca.

Përveç Ekspert në këtë thirrje mund të aplikojë edhe një subjekt që ka punë të ngjashme të mëparshme, dhe është i gatshëm të bashkëpunojnë me tarifën e mësipërme.

Në adresën [email protected] duhet të dërgohet një BIO e shkurtër me të dhëna për kriteret dhe angazhimet e mëparshme brenda datës 09 Mars 2022.

AIS po kërkon Dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme

Pozicioni: Analist Open Data.
Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion.
Varet nga: Drejtori i Projektit

Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj.

Datë Publikimi: Gusht 2022

Afati për Aplikim: Shtator 2022

Organizata AIS, një organizatë e angazhuar në transparencë, llogaridhënie, mirëqeverisje dhe antikorrupsion është duke zbatuar Programe në fushat e sipërpërmendura. Me qëllim përgatitjen e analizave me të dhëna mbi shpenzime publike, performancë ekonomia kombëtare, tenderime dhe mbi të dhëna të tjera të social ekonomike, Organizata po kërkon dy persona për punësim dhe angazhim si Data Analist.

Përshkrimi i Punës. Data Analist-i duhet të ndjekë me kujdes zhvillime që lidhen me sektorët publik përmes databazave të organizatës dhe databazave të tjera institucionale. Harton evidenca statistikore mbi disa tregues që dëshmojë zhvillime dhe performancë për ekonominë dhe zhvillimin në vend. Mbi bazën e evidencave krijon artikuj hulumtiv të cilët ndihmojnë publikun të kuptojë dhe ndërgjegjësohet mbi çështje të interesit publik. Artikujt duhet të jenë në një gjuhë të thjeshtë dhe të shoqëruara me vizualizime që e bëjnë informacionin të lehtë për tu kuptuar.

Angazhimi mund të jetë me kohë të pjesshme ose të plotë dhe varet nga vlerësimi i produktivitetit dhe nga marrëveshja me kandidatin e zgjedhur. Në çdo rast pagesa do të bëhet sipas numrit të artikujve për publikim gjatë një muaji. Projekti zgjat 3 vite. Puna mund të bëhet edhe në distancë por për të paktën 20% e kohës së angazhimit do të kërkohet prezenca në zyrën e projektit. Grupi i të dhënave për çdo artikull apo grup artikujsh do të vendoset në bashkëpunim me Drejtorin e Projektit dhe Oficerin e Marrëdhënieve me Publikun. Analisti do të bashkëpunojë me zhvilluesin e databazës për të mundësuar krijimin e vizualizimeve sipas rëndësisë dhe me qëllim qartësi të informacionit.

Kritere për Pozicionin:

  • Diplomë Universitare, Preferohen Ekonomi, dhe Drejtësi.
  • Eksperiencë të mëparshme pune të paktën 3 vite në një pozicion që lidhet me menaxhim dhe vlerësim ekonomik e statistikor, punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Aftësi të mira analizuese.
  • Njohuri të teknikës së kërkimit dhe vlerësimit logjik.
  • Aftësi të mira për të formuluar fraza të qarta; për të përdorur fjalët me ekonomi; për të shoqëruar analizën me definicione të thjeshta për tu kuptuar gjerësisht.
  • Njohës i databazave ndërkombëtare për tregues e faktor ekonomik.
  • I zellshëm për tu thelluar çdo ditë në punë kërkimore dhe hulumtim.
  • Përdorues i programeve bazë në kompjuter.

Përtej Kritereve individi duhet të jetë person me integritet dhe entuziast për çështje që lidhen me informimin dhe ndërgjegjësimin.

Kandidati duhet të dorëzojë një CV në adresën e emailit [email protected] . CV duhet të përmbajë informacion për edukimin universitar, eksperiencën profesionale dhe kriteret e kërkuara për pozicionin e punës. Kandidatët e përzgjedhur pas vlerësimit të CV, do të thirren për një intervistë. Organizata ka të drejtën e një prove dy javore të bazuar në testim në zbatim të një detyre praktike përpara konfirmimit të pozicionit.

 

Terma Reference për Angazhimin:

  • Ndjek me kujdes publikime statistikore në databaza lokale dhe ndërkombëtare.
  • Propozon tema për analizë statistikore dhe sjell argumente mbi rëndësinë e treguesit dhe metodologjinë për vlerësim.
  • Harton Tabelat me të dhëna të agreguara dhe krahasimore.
  • Formulon draft artikullin hulumtues dhe artikullin final pas komenteve dhe shënimeve të drejtorit të projektit ose ekspertit të ngarkuar.
  • Kontrollon me kujdes burimin e të dhënës, definicionin përshkrues dhe vizualizimet.
  • Njihet me impaktin e artikullit pas publikimit si dhe komente të mundshme.
  • Bashkëpunon me kolegë për version sa më cilësor dhe të qartë në publikim (dizenjuesi, mirëmbajtësi i faqes, përkthyesi në gjuhën angleze).
  • Merr pjesë periodikisht në një mbledhje të grupit të punës.
  • Respekton afatet dhe kriteret e planifikuara për Publikim.
  • Informohet periodikisht mbi aktivitetet e organizatës dhe rezultatet e tyre.
  • Personi duhet të ushtrojë detyrat e tij duke qenë prezent ose jo në zyrat e Organizatës, por në çdo rast të paktën 20% e kohës së angazhimit është në zyrë dhe pagesa bëhet sipas numrit të artikujve që finalizohen me publikim.

CV kërkohet në gjuhën shqipe, dhe duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo në formë apo standard të caktuar. CV dërgohet na adresën [email protected] brenda datës Shtator 2022 me titull emaili: Aplikim CV aplikim Analist Open Data.

SHKURTI 2022: Muaji i Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian!

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian në tërësi si dhe procesi i negociatave për anëtarësim në veçanti është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare si një prioritet kombëtar, i cili kërkon vazhdimësi dhe angazhim nga të gjithë faktorët shoqëror.

Ideja për të patur një muaj të veçantë, të dedikuar me aktivitete të ndryshme dhe të organizuar nga të gjitha grupet e interesit si dhe institucionet publike e jopublike të përfshira në proces, vjen për të rritur më tej cilësinë e debatit publik mbi procesin e integrimit evropian si dhe për të patur një fokus më të gjerë në informimin dhe njohjen e procesit.

 

Muaji i Integrimit në BE:

 Më shumë përfshirje e aktorëve shoqërorë në procesin e Integrimit Evropian.

 Rritje e cilësisë së debatit publik mbi Integrimin dhe Negociatat.

 Njohje më e mirë e hapave që Shqipëria do të ndjekë në rrugën drejt BE.

→ Rritje e transparencës dhe bashkërendimit ndërmjet aktorëve publikë dhe jopublikë.

100 tenderat me vlerë më të lartë viti 2021, 35 janë me RedFlag pa garë

Open Data Albania ka publikuar listën me 100 tenderat me vlerë më të lartë, të mbajtur nga Autoritetet Tenderuese Shtetërore gjatë vitit 2021 . Këto tenderë janë të renditura sipas vlerave, Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë fondi limit pa 18 967 810 952 Lekë dhe u fitua nga një bashkim operatorësh turk İNTEKAR YAPI LTD. – İ, dhe është prokuruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky kontraktim është sa 23% e vlerës së kontraktimeve për 100 tenderat me vlerë më të lartë të vitit 2021. Ndërsa spikat fakti që në 100 tenderat më të mëdhenj, janë 35 kontraktime me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, me pak fjalë tenderime RedFlag pa garë.

Bizneset që po ndërtojnë pas Tërmetit, 10 Operator Ekonomik fituan 25 % të gjithë fondit shtetëror

Open Data Albania ka publikuar Renditje të Operatorëve Ekonimik në Procesin e Rindërtimit sipas vlerave. Në total janë 67.6 miliard lekë të njoftuara për Kontraktim sipas Bizneseve. Lista kryesohet nga një bashkim operatorësh ku drejton një Biznes i themeluar nga një kryebashkiak në detyrë. 10 Kontraktorët më të mëdhenj kanë aty 25% të vlerës totale të kontraktimit. 33 Kontraktor kanë 50% të fontit. Në listë nuk ka asnjë biznes të huaj apo ndërkombëtar, dhe kjo pritej sa kohë që procedura e përzgjedhur për identifikim dhe kontraktim, nuk respekton liritë ekonomike dhe barazinë e garës. Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH .

Tendera me Risk për Parregullsi dhe Probleme të Garës Bashki viti 2021

Date : 26 Janar, 2022

Në vitin 2021 Bashkitë kanë zhvilluar 29 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë dhe me shënimin RedFlag çfarë tregon për rrisk potencial për parregullsi dhe korrupsion në garë

Bashki problematike paraqitet Durrësi, për shkak të procedurës së dhënies me negocim (pa garë) e Kontratës me Vlerë 1 148 864 000 Lekë objekt pune Depozitimi i Mbetjeve Urbane Bashkia Durrës. Kjo procedurë u mbajt në muajin Shtator 2021, dhe Kontraktori përfitues është Integrated Ebergy BV SPV.

Po bashkia Durrës shënon edhe dy tender të tjerë po me vlerë mbi 100 milion lekë të mbajtur gjatë vitit 2021 dhe që kanë risk të lartë për parregullsi, abuzime dhe korrupsion. Konkretisht është tenderi për Ndërtimin e rrjetit K. U. Z të fshatit Shënavlash Bashkia Durrës me vlerë fondi limit 364 498 645 Lekë.  ky tender u bë me garë të hapur, por gjatë vlerësimit u s’kualifikua ofertuesi me vlerë më të ulët. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve EdiCom shpk dhe 2T shpk. Po në Bashkinë Durrës gjatë vitit 2021 është zhvilluar duke marrë shënimin për risk edhe tenderi Lot 1 Naftë 10ppmULSD me vlerë fondi limit 109 199 733  Lekë, i fituar nga Kastrati shpk.

Bashkia Tiranë ka 3 procedura kontraktimi të mbajtura në 2021, me vlera mbi 100 milion lekë dhe me risk për parregullsi. Vlera e Fondit Limit për to është 2 033 144 843 Milion lekë.  Tenderi me titull “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s. është procedura, që shënoi vlerë fondi limit 1 762 144  843 Lekë. Kjo procedurë është fituar duke s’kualifikuar operatorin me ofertë më të leverdishme (ulët). Po bashkia Tiranë ka edhe dy tenderime të tjera me risk si tenderi Për Shtesa e Kontratës Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik vlerë fond limit 105 311 644 lekë dhe Blerje Kimikate për UKT 165 78 500 lekë.

Bashkia Pogradec ka dy tendera të tillë, konkretisht “Ndërtim i ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit” me vlerë fondi limit 775 722 413 Lekë dhe “Ujësjellësi i Mokrës Faza e II-të”, Bashkia Pogradec me vlerë 221 972 534 Lekë.

Një bashki e vogël si Poliçani shënon tender me vlerë të fondit limit prej 700 000 000 Furnizimi me ujë i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe-Peshtan dhe Vodice, Bashkia Poliçan” dhe me markimin me red flag si tender me risk për parregullsi në garë. Shënimi me red flag është vendosur pasi në procedurë mori pjesë vetëm një kompani.

Elbasani ka gjithashtu tendera të tillë , konkretisht atë me titull Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit dhe Blerje makineri pajisje për UK.

Rikonstruksionet e rrjetit te Ujësjellësit, janë gjithashtu ne listën e Bashkisë Dropull të renditura si gara me shënime rrisku.

Ndërsa Shkodra

Tenderët me Red Flag janë tendera ku vlerësohet automatikisht se gara ka një problematikë me konkurrencën apo mungesën e garës. Lista e Plotë Red Flag Tendera në Bashki është e afishuar në Portalin Open Procurement.al

 

Gjykata Kushtetuese të Shfuqizojë Ligjin Korruptiv – Partia Demokratike mbështet Padinë e Përgatitur nga Shoqëria Civile

Datë: 17 Janar, 2022

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese Kërkesë Padi për Pezullimi dhe Shfuqizimi të Kreut VI, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ligji cenon Lirinë e Veprimtarisë Ekonomike si liri Kushtetuese. Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit 2019, me fond rreth 120 miliard Lekë po bëhen me kontraktor të përzgjedhur pa garë të hapur. Duke kufizuar Liritë Ekonomike. Ligji krijon premisa për përzgjedhje të Bizneseve me mënyra klienteliste me dëm të lartë financiar. Kjo Padi është përgatitur nga Organizata AIS/OpenData Albania, dhe është depozituar në Kushtetuese në shtator 2021. Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin e Kërkesë Padisë me arsyetimin se Shoqata nuk justifikon interes të drejtpërdrejtë me Kërkimin. Duke vlerësuar të drejtë thelbin e Padisë, dhe duke ju përgjigjur kërkesës së Organizatës për të vënë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje me çdo kusht, Partia Demokratike, mbështet Kërkimin e bërë nga Shoqëria Civile, dhe ka depozituar këtë Padi me nënshkrim të 28 Deputetëve të saj. Tashmë Gjykata Kushtetuese duhet shqyrtojë anti-kushtetueshmërinë e ligjit.

Etapa të Procesit:

  • Data 28.09.2021 AIS depoziton në Gjykatë Kushtetuese Padi kundër Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, Cënon Liri Kushtetuese dhe krijon Klientelizëm. Padi në Shqip dhe Anglisht.
  • Data 26.11.2021 AIS deklaratë publike Gjykata Kushtetuese po vonon Shqyrtimin e Padisë, 100 miliard lek tenderohen me klientelizëm.
  • Me vendim Nr 132, të marrë në datën 15 nëntor 2021, Publikuar për palët 1 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese Vendos Moskalimin e Çështjes për Shqyrtim në Seancë Plenare Relator znj. Elsa Toska gjyqtare. Vendim Refuzim Shqyrtimi nr. 132.
  • Janar 2022 Partia Demokratike, me 28 Firma Deputetësh përcjell në Gjykatë Kushtetuese Padi për Pezullimin dhe Shfuqizimin e Kreut VI, Procedurat e Prokurimit Publik, nenet 40 – 44, dhe neni 4, pika 7 dhe pika 9, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 97/2019, në datën 18.12.2019. 
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Bashki- https://openprocurement.al/sq/tender/rindertimi
  • DataBaza Kontraktime Programi i Rindërtimit Fondi Shqiptar i Zhvillimit – https://openprocurement.al/sq/albaniandf/rindertimi

AIS partner në Projektin C1-EU-NPA, në Përmbushjen e Kapitujve Negociues (Cluster 1), dhe Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri

C1-EU-NPA, Përmirësim i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), Përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri. Ky është Projekti[1] më i ri i AIS në partneritet me organizatat CSDGISP dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.  Partnerët synojnë Të mbështesin procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me Grupin e Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), përmes përmirësimit të debatit të politikave, forcimit të llogaridhënies dhe rolit të OSHC-ve në proces. Organizata AIS do të angazhohet me fokus kryesor Kapitullin mbi Prokurimet Publike, Kontrolli Financiar dhe Statistika. Mbështetës Financiar i projektit C1-EU-NPA është Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë


[1] http://ais.al/new/titulli-i-projektit-c1-eu-npa-permiresimi-i-debatit-mbi-politikat-dhe-llogaridhenien-per-te-permbushur-te-drejtat-bazike-permes-krijimit-te-platformes-se-negociatave-te-grupit-nje/

Rindërtimi rreth 100 miliard Lek po tenderohen me Procedurë Klienteliste, Gjykata Kushtetuese e vonuar në Shqyrtim Padie dhe Shfuqizim Ligji

Progres Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë, vlerëson se ka Progres të Mirë (good progres) sa i takon adoptimit të Ligjit të ri për Prokurimet, sipas Standardeve EU. Por Ndërkohë Qeveria Shqiptare  shmang dhe anashkalon këtë Ligj duke përdorur për kontraktime Ligje të Veçanta. Rast Tipik janë kontraktime për Rindërtimin pas Tërmetit, Program Afatmesëm  i Buxhetit të Shtetit, planifikimi rreth 100 miliard Lekë. Kontraktimet po bëhen në anashkalim me Legjislacionin sektorial sipas Aktit Normativ Ligj 97/2019. Ky akt fuqi ligji, cënon të drejtën kushtetuese për Liri Ekonomike, dhe krijon terren për klientelizëm dhe favorizim. Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar me Padi të bëj shfuqizim të Ligjit 97/2019. Padia është dorëzuar më 28 shtator 2021, dhe ende nuk ka një datë për shqyrtim kundër një Ligji të Qeverisë Shqiptare me pasoja të rënda financiare. Deri tani kontraktimet për Rindërtim janë bërë nga Ekzekutivi dhe Bashkitë Kryesore. Padia jep argumente se çfarë efektesh negative ka aplikimi i Ligjit të Veçantë kundrejt Legjislacionit të Hartuar sipas Standardeve EU.