Postime

393 Donator Fushata Zgjedhore 2021, PS me shume donacione, LSI tejkalon PD, Lista e Donatorëve për çdo parti

Open Data Albania po zbardh shumat dhe emrat e Donatorëve Elektoral në Zgjedhjet e Prill 2021. Donatorët e Fushatave zgjedhore janë subjekte private shoqëri, persona juridik apo fizik që dhurojnë fonde, mallra apo shërbime për subjektet elektorale kandidat apo parti. Donacionet janë të detyrueshme për tu regjistruar sipas formës ligjore. Dhurimet në natyrë mallra apo shërbime të ofruara pa kundërshpërblim konsiderohen inkind – në natyrë dhe vlera e tyre kontabilizohet dhe raportohet. Kodi Zgjedhor kërkon që donacionet mbi vlerën 50 000 lekë, duhet që të hapet një llogari e posaçme, dhe të gjitha transaksionet mbi këtë vlerë të bëhen nëpërmjet saj.

Shiko artikullin KETU

  • Sipas Raporteve rezulton se janë 9 parti që kanë deklaruar shuma dhe identitet të donatorëve, Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Balli Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Nisma thurje dhe Lëvizja për Ndryshim.
  • Janë llogaritur 393 donatorë për të gjitha partitë politike. Shiko artikullin KETU
  • Shuma totale e dhurimeve e  llogaritur për të gjithë partitë politike është 31 747 216 lekë.
  • Shuma e donacioneve në Para është 23 168 668 lekë ose sa 73% e totalit të donacioneve. Shuma e donacioneve në Natyrë është llogaritur 8 578 548 lekë ose sa 27% e totalit të donacioneve.
  • Në artikull mund të shikoni Donacionet, Shumat, emrat, mbiemër, partitë dhe aspekte të tjera të ndara në natyrë dhe në para.
  • Në këtë pjesë do të trajtohen donacionet e marra nga tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
  • Partia Socialiste dhe kandidatët e saj kanë përfituar një shumë donacionesh prej 17 162 800 lekësh. Nga kjo shumë 83% janë dhurime në Para(14 245 240 lekë), dhe pjesa tjetër 17 % dhurime në Natyrë (2 917 560 lekë).
  • Artikulli ka të dhënat e plota në lidhje me donacionet e secilës parti dhe kandidatëve.
  • Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë arritur për të marrë donacione në vlerën 2 552 601 lekë.  Të gjitha donacionet për Partinë Demokratike janë në formën e dhurimit në natyrë. Katër kandidatë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë donacione private. Kandidatët e Partisë Demokratike që kanë përfituar donacione private janë: Edmond Spaho, Entela Shehaj (Në këtë rast donacionet kanë ardhur nga vetë kandiatja), Ethem Zyber Aga, dhe Anduena Qefalia.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kandidatët e saj kanë arritur për të mbledhur donacione në vlerën 8 217 807 lekë. Vetë Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se ka përfituar dhurime nga donatorë privatë në vlerën 1 174 688 lekë, sa 14% e shumës totale të donacioneve të deklaruar për partinë dhe kandidatët. Kandidatët e saj kanë deklaruar se kanë përfituar donacione në vlerën 7 043 118 lekë, ose 86% e shumës totale të donacioneve. Duhet pasur parasysh këtu se 51 kandidatë kanë kryer donacione për veten e tyre ose më saktë kanë vendosur para në dispozicion të fushatës zgjedhore të vitit 2021.
  • Nëse nga totali për tre partitë kryesore, heqim donacionet që janë bërë nga ana e vetë kandidatëve për veten e tyre, rezulton se Partia Socialiste ka përfituar donacione në vlerën 17 162 800 lekë, Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë përfituar 2 251 141 lekë, ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfituar 3 159 169 lekë. Duket qartë se Partia Socialiste dhe kandidatët e saj kanë arritur që të mbledhin relativisht shumë më shumë donacione krahasuar me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim apo kandidatët e tyre.
  • Partia Socialiste dhe kandidatët e saj e kanë përfituar shumën e mësipërme nga 127 donatorë, Partia Demokratike dhe kandidatët e saj nga 58 donatorë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga 108 donatorë. Shiko artikullin KETU
  • Një llogaritje të thjeshtë të shumës mesatare të përfituar për donatorë, vërehet që një donator i Partisë Socialiste ka dhuruar mesatarisht 135 140 lekë, një donator i Partisë Demokratike 38 813 lekë, ndërsa një donator i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhuruar mesatarisht 29 252 lekë.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë me shumat e dhurimeve, formën e tyre, dhe emër mbiemër të donatorit. Artikuj te tjerë mbi shpenzime Elektorale https://ndiqparate.al/?cat=49

Për më tepër dhe për të shikuar dhurimet për secilën nga Partitë e mëdha dhe ato të vogla veçmas, shiko Excel në fund të artikullit.