Organizata AIS promotore e Open Data Albania u bë pjesë e konsultimit publik me Qeverinë Shqiptare pas përgatitjes së Draft Ligjit Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik – Privat.
Ky draft ligj është një angazhim dhe obligim i Shtetit Shqiptar në respekt të Direktivave të BE Direktiva 2014/23/BE, 2014/24/BE &2014/25/BE.
Ne prill 2024 Qeveria Shqiptare ngriti një Grup Pune për hartim të Draft Ligjit, drejtuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Organziata AIS është angazhuar më herët në çështje të Prokurimit dhe Kontraktimit Publik. AIS ka eksperiencë në promovimin dhe konsolidimin e modeleve OpenContracting dhe analizën e standardeve publike për Prokurimet Transparente, Eficente dhe me Konkurueshmëri. Kjo NGO ka marrë pjesë në Konsultimin Publik për Ligjin për Prokurimet Publike (2020) dhe Amendimet e tij (2024).
AIS përgatiti pyetje, komente, kërkesa dhe sugjerime për Grupin Qeveritar te Punës të cilat i dërgoi përmes web Konsultimit dhe me Email.
AIS gjykon se ky Draft Ligj nuk është në standardet e duhura përafrimi me Direktivën EU, Ka mjaft paqartësi, nuk garanton integritet dhe procedura konkurruese për sektorin PPP Koncesione, mungon konsultimi dhe bashkëpunimi me institucione publike që preken nga Fusha e Zbatimit të ligjit. Po njësoj AIS vlerëson se Draft Ligji nuk i përgjigjet nevojës për rregullim më të mirë ligjore dhe parashikime ligjore pa mungesë, nevoja këto të referuara në eksperiencat me risk që Shqipëria ka shënuar në dekadën e fundit gjatë aplikimit të PPP dhe Koncesione. Aktualisht 7 nga 15 kontrata koncesion PPP me mbështetje nga Buxheti i Shtetit janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Antikorruspion.
Në finale AIS sugjeron, rikthim të draftit në Grup Pune, Zgjerim i Grupit të Punës me Institucione që janë pjesë e Fushës së Zbatimit, Organizim të tryezave apo platformave me Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Përfaqësues të Qeverisjes Lokale. Hartim i një Relacioni mbi Përputhshmërinë e Draft Ligjit me Direktivat që në fazën e Hartimit nga Grupi i Punës.
Disa nga paqartësitë apo parregullsitë e ligjit të referuara nga organziata AIS promotore e Open Data Albania janë si vijon:
Fusha e Zbatimit të Ligjit (neni 4), parashikon një zgjerim të sektorëve dhe institucioneve që mund të angazhohen ne PPP apo Koncesione. Ky nen parashikon PPP/Koncesion edhe në Shkencë dhe Arsim; Teknologji Informacioni dhe Infrastrukturë e bazës së të dhënave; Burgje dhe Infrastrukturë Gjyqësorë. Nuk është i qartë modeli i marë për tu aplikuar. Po njësoj nuk janë konsultuar Institucione të Shkencës; Sigurisë; Drejtësisë. Rekomandohet rishikim dhe konsultim me institucione që preken.
PPP dhe Koncesione sipas modelit Shqipëria 1 Euro. Neni 4 pika 3 ka përmbajtje të ekzagjeruar. Koncepti Koncesion me çmim 1 euro nuk duhet në Legjislacionin PPP e Koncesione. Zgjidhjet Shqipëria 1 Euro janë aplikuar për të tërhequr investitor por kjo nuk duhet të përfshihet në kontrata afatgjata. Mungon një model i tille ne legjislacion vende EU.
Neni 4, Fusha e Zbatimit i jep Këshillit të Ministrave Kompetenca të tepruara. Në nenin 4 pika 2, i është lënë Këshillit të Ministrave kompetencë e lirë të tejkalojë rregullimet ligjor. Nuk ka kuptim të kemi një Fushe Zbatimi te përcaktuar me Ligj e më tej ti lejohet ekzekutivit ta zgjeroje këtë fushë.
Transparenca dhe Aksesi i Publikut në Informacion. Regjistri i PPP Koncesione (Neni 15) nuk ka rregullim të duhur që garanton transparencë dhe akses të publikut në sektorin PPP Koncesione. Neni është shumë i shkurtër dhe nuk jep garanci të mirë parashikuara për akses të kurdohershëm për publikun. Gjithashtu Draft Ligji parashikon në mënyrë të cilësuar kompetencën e Partnerit Privat për të vendosur mbi përmbajtje të Kontratës ku aplikohet konfidencialiteti dhe sekreti tregtar (vendimmarrje e njëanshme).
Funksionimi i Agjencisë. Neni 12 Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, në pikën 4 dhe 5 ka parashikime jo të qarta mbi funksionimin financiar të Agjencisë qw mbikëqyr Koncesionet ATRAKO ku është parashikuar buxhetim jo drejtpërdrejtë publik, parashikohet funksionim buxhetor me donacione. Kjo nuk ka sens për një institucion me kompetenca publike.
Propozimet e Pakërkuara. Neni 19 pika d. Lejon Propozimet e Pakërkuara në disa sektor. Duhet minimizuar mundësia për aktivizim të Propozimeve të Pakërkuara.
Mungon në Relacion një Kalendar me Parashikime se sa kohë duhet për plotësim të ligjit me akte nënligjorë dhe a është e mundur të bëhet kjo në afate ligjore sipas parashikimeve në Dispozita Kalimtare. Ligji nuk mund te veprojë pa u miratuar aktet nënligjore.
Gjitashtu ligjit i mungon kriteri i kontrollit të integritetit të Pronarit Përfitues pasi nuk ka vënë asnjë klauzolë transparence apo klauzolë ku paketa e kontrollit të aksioneve të Partnerit Privat të jetë e njohur dhe e autorizuar në rast tjetërsimi me ndryshime në Regjistrin Tregtar Shqiptar apo ndryshime në Regjistra Tregtar të Huaj.
Fleksibilitet dhe Risk në Ndryshime të Kontratës pas Nënshkrimit Fillestar. Ligji krijon risk në fleksibilitetin e kontratës e cila mund te ndryshoje për deri 50% te vlerës nga Autoriteti pa qenë nevoja për konkurrim, kontroll dhe transparencë.
Sa më lart, ky Draft Ligj duhet rikthyer rishikime të thelluara në Grupin e Punës, ku pjesë duhet të bëhen institucione të tjera shtetërore që preken nga ligji.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit MEKI në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik APP duhet të aktivizojë Platformën e Ndërveprimit me Shoqërinë Civile duke organizuar të paktën një tryezë me prezantim, diskutime dhe sugjerime. Ky Ligj është detyrim në kuadër të kritereve të Cluster 1, Kapitulli 5 Prokurimi Publik.
Nga AIS si organziatë e shoqërisë civile, Sugjerohet që Grupi i Punës të punojë në hartim të akteve nënligjore në zbatim të ligjit përpara se drafti të shkojë në Parlament, dhe Konsultimi Publik të bëhet i plotë (Paketë Draft Ligj dhe Draft Akte Nënligjore ne Zbatim te Ligjit) përpara se Drafti të Shkojë në Parlament.
Relacioni Shoqërues duhet të përmbajë më shumë argumente dhe analize sa i përket përafrimit me Direktivën, dhe njëkohësisht nevojës për ndërhyrje pas eksperiencave jo cilësore të vendit me PPP dhe Konsencion nën hetim penal.
Organziata AIS ka krijuar një Regjistër me Dokumente dhe të Dhëna Transparencë për PPP Koncesione që veprojnë në vend.
Ky Regjistër ka informacion mbi Kontratat e Dhëna, Shoqëritë e Biznesit që i Zbatojnë këto Kontrata, Objektet Kontraktore, Performancën Ekonomike, Menaxhimin Financiar dhe Administrativ, Pagesat Buxhetore etj.
Gjithashtu përmes portalit Open Data Albania janë prezantuar indikator mbi ecurinë e PPP dhe Koncesione.
Gjatë periudhës 2013-2025 janë aprovuar apo kanë funksionuar 280 kontrata PPP Koncesione në sektor si Shëndetësi; Përpunim Mbetjesh me Inceneratorët; Transport Rrugor; Porte Detare; Aeroporte; Infrastrukture arsimore; Hidrike etj; mes tyre 15 kontrata koncesioni apo PPP me mbështetje buxhetore. Detyrimet Kontingjente për PPP koncesione shënojnë rreth 10% te GPD-se se vendit duke e bërë Shqipërinë vendi me angazhim më të lartë financiar në Evropë.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/Screenshot-2025-07-12-163758.png831740adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-07-12 15:12:492025-07-12 15:12:49Draft Ligji për PPP Koncesione, AIS (NGO) shpreh shqetësime mbi standardin pёr përafrim me Direktivën EU. Kërkohet rishikim i thelluar.
Organizata Albanian Institute of Science (AIS) me krenari njofton fillimin e programit OpenDataFellowship Youth Empowerment Against Corruption 2025, ku një grup i vogël dhe i përzgjedhur studentësh dhe aktivistësh nga katër universitete publike dhe jo-publike, po përfitojnë nga një trajnim ekskluziv dhe praktikë intensive në përdorimin e të dhënave të hapura për kërkime, analiza dhe advokim kundër korrupsionit. Ky program inovativ u ofron të rinjve të talentuar mundësinë unike për të zhvilluar aftësi të avancuara në përdorimin e databazave publike dhe metodave më të mira për identifikimin dhe parandalimin e korrupsionit në Shqipëri. Pjesëmarrësit – studentë në degët e Shkencave Ekonomike, Gazetarisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, si dhe aktivistë nga organizata joqeveritare – po ndjekin një rrugëtim praktik që përfshin sesione informimi dhe pune praktike. Praktika do të kulmojë në tetor me pjesëmarrje në eventin DataThon Albania (Data+Marathon), ku do të mentorohet për projekte konkrete dhe inovative. Në fund të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata prestigjioze, do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me AIS për projekte pjesë të advokimit me të dhëna dhe do të kenë akses në burime dhe databaza ekskluzive. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të brezit të ri dhe krijimit të një shoqërie transparente dhe përgjegjëse.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/photo-collage.png-2.png10801080adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-07-12 11:52:522025-07-12 12:09:49Ka nisur zyrtarisht OpenDataFellowship 2025 nga AIS – Fuqizojmë të Rinjtë për Luftën Kundër Korrupsionit përmes Të Dhënave të Hapura
Më 11 maj 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku u përzgjodhën 140 anëtarë të Parlamentit. Më shumë se gjysma e tyre do të shërbejnë për herë të parë në Kuvend. Portali Spending Data Albania, përmes databazës së tij “Para dhe Pushte”, u jep mundësi qytetarëve të njohin më mirë figurën dhe profilin e secilit deputet. Kjo databazë, e krijuar dhe zotëruar nga organizata joqeveritare AIS, bën të aksesueshme për publikun informacione të plota dhe dokumente zyrtare lidhur me integritetin, përvojën profesionale dhe interesat ekonomike e financiare të çdo deputeti të ri apo të rizgjedhur. Për secilin Deputet, në dispozicion të publikut janë dokumentet e mëposhtme: Curriculum Vitae (CV); Formulari i Dekriminalizimit; Deklarata e Pasurive dhe Interesave. Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë mbikëqyrjen publike, të sigurojë transparencën institucionale dhe të ndërtojë besim në përfaqësimin demokratik, duke ofruar qasje të lehtë në të dhëna të verifikuara për zyrtarët e zgjedhur. Publikimi i dokumenteve lidhur me integritetin dhe deklaratat e pasurive për secilin deputet është një standard kyç për një Parlament të Hapur.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/mp-bannerr-1.jpg300300adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-07-12 09:26:342025-07-12 09:54:31Parlamenti Shqiptar pas Zgjedhjeve të Majit 2025 – AIS Publikon Deklarime mbi Integritetin për 140 Deputetët e Zgjedhur
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në bashkëpunim me AIS / Open Data Albania dhe me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy (WFD) në Shqipëri, po zbatojnë një nismë që synon forcimin e angazhimit të shoqërisë civile për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procesit legjislativ në Parlament.
Më datë 30 qershor, dy organizatat organizuan një trajnim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në fushat e shtetit të së drejtës, integrimit europian, mirëqeverisjes, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes qytetare. Njëmbëdhjetë ekspertë nga tetë organizata u trajnuan mbi procesin legjislativ, indekset për matjen e korrupsionit dhe vlerësimin parandalues të akteve ligjore të Kuvendit.
Nisma do të vijojë me rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes:
trajnimit mbi metodologjinë Corruption Proofing of Legislation (CPL);
mbështetjes teknike dhe mentorimit për hartimin e tre opinioneve ligjore;
analizës së projektligjeve të reja që do të shqyrtohen dhe miratohen gjatë legjislaturës që nis në shtator 2025.
Këto opinione do të prezantohen përpara deputetëve, komisioneve parlamentare dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit.
Westminster Foundation for Democracy Albania ka mbështetur më parë zbatimin e kësaj metodologjie në Shqipëri, duke përfshirë edhe vlerësimin e projektligjeve për Lojërat e Fatit dhe Policinë e Shtetit. Metodologjia e ofruar përmes asistencës së WFD është tashmë e përfshirë në procedurat formale të shqyrtimit të projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Informacion Shtesë mbi Trajnimin – 30 Qershor 2025
📍 Titulli i trajnimit: “Procesi Legjislativ, Indekset e Matjes së Korrupsionit dhe Vlerësimi Parandalues në Aktet Ligjore të Kuvendit”
Përmbledhje e pjesëmarrjes:
Numri total i pjesëmarrësve: 15 persona
Të trajnuar përfitues: 11 ekspertënga 8 organizata
Raporti gjinor: 9 femra, 2 meshkuj
Organizatat pjesëmarrëse përfaqësojnë fusha të ndryshme, si:
3 organizata në fushën e sundimit të ligjit (Rule of Law)
3 organizata në fushën e aktivizmit dhe të drejtave të njeriut
3 organizata mediatike të angazhuara në media cilësore dhe verifikim faktesh
Lista e organizatave përfituese:
Qendra ALTRI
Institute for Strategic Development Centre
Together for Life
Faktoje
BIRN Albania
Drejtësia Sociale
Center for Legal Empowerment (CLE)
Citizen Channel
Shkurt Rreth Metodologjisë CPL
Metodologjia Corruption Proofing of Legislation (CPL) synon të identifikojë, që në fazat e hershme të procesit ligjvënës, elementët në projektligje që mund të krijojnë hapësira për korrupsion gjatë zbatimit apo interpretimit të tyre.
Kjo është një qasje sistematike, që mund të aplikohet nga Parlamenti, institucionet e specializuara antikorrupsion ose organizatat e shoqërisë civile.
Zbatimi i CPL kontribuon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe cilësisë së legjislacionit që miratohet.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/photo-collage.png-1.png10801080adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-07-12 08:44:252025-07-12 11:07:33Nismë për Transparencë dhe Llogaridhënie në Legjislacion: ACER dhe AIS Trajnojnë OJF-të për Vlerësim Antikorrupsion të Projektligjeve në Parlament
Në përgjigje të Ftesës së Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për pjesëmarrje në Konsultim Publik të Draft – Strategjisë Kombëtare Antikorrupson, lancuar në Korrik 2024, organziata AIS mori pjesë në Takimin me Shoqërinë Civile dhe adresoi gjithashtu me shkrim sugjerime dhe dhënie mendimi. Duke vlerësuar dokumentin e realizuar dhe mundësinë për pjesëmarrje në konsultim publik AIS sugjeron një Objektiv Shtesë për Strategjinë.
Drejtuar: Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion
Lënda: Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2023
Nga: Organziata Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, promotor i OpenDataAlbania
Data: 30 Gusht 2024
E nderuar zonja Ministre,
Të nderuar zyrtarë të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion.
Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju përcjell konsideratë për punën e realizuar nga Institucioni juaj për hartimin e Draft Strategjisë Ndër sektoriale kundër Korrupsionit. Gjithashtu dëshiroj t’ju falënderoj për gjithë procesin për konsultim dhe marrje mendimi të realizuar me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Duke e vlerësuar dokumentin, qëllimet, objektivat dhe masat prioritare të parashikuara, Organizata Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim AIS), e njohur si Promotor i OpenData për Shqipërinë dëshiron të parashtrojë edhe dy propozime për përfshirje në Strategji si vijon:
Të Shtohet tek Objektiv Specifik 1.3 edhe Parandalimi i Korrupsionit, Depolitizimi dhe Përmirësimi i Integritetit i Ndërmarrjeve me Zotërim Publik
Sugjerohet që Pjesë e Strategjisë përveç Sektorëve të cituara në draft, të konsiderohet edhe sektori i Shoqërive dhe Ndërmarrjeve me Zotërim Publik SOC (state-owned enterprise/corporates). Ky sektor ka rëndësi të veçantë pasi menaxhon asete shtetërore dhe burime njerëzore. Po njësoj disa nga Kompanitë e këtij sektori ofrojnë shërbime ekskluzive për qytetarët (ujë , energji) apo veprojnë në sektor me rëndësi sa i përket sigurisë kombëtare (furnizimi me ujë, portet etj). Organziata jonë sikurse edhe aktorë të tjerë, prej vitesh e ka konsideruar këtë sektor me rrisk sa i përket menaxhimit, kontrollit financiar dhe përdorimit të aseteve dhe burimeve publike. Po njësoj keqpërdorimi i aseteve dhe burimeve publike në fushata zgjedhore është evidentuar sistematikisht në sektorin e SOC.
Sa më lart do dëshironim që një nga Objektivat Specifik të Strategjisë ti përkushtohej edhe rishikimit të Legjislacionit dhe Statuteve (përmes zotëruesve Ministri apo Njësi të Qeverisjes Vendore), duke garantuar Rregullim Ligjor, Nënligjor dhe Statutore të Shoqërive SOC-eve. Rregullimet në kuadrin ligjor dhe nënligjor duhet të jenë të tilla që garanton menaxhim me meritokraci (kritere dhe konkurrim), rregulla të qarta për depolitizim të drejtuesve dhe menaxherëve të lartë, parashikime të qarta statutore për auditimet e brendshme, auditim të jashtëm dhe kontrollin financiar.
Sektori SOC është i rëndësishëm sa i përket edhe plotësimit të kritereve dhe kushteve të vendit si vend Kandidat për anëtarësim në EU, konkretisht kritereve për Kontrollin Financiar (kapitull 32).
Përfshirja e Shoqërinë Civile, Organziata. Objektiv 3.3.2
Duke e konsideruar këtë aspekt si mjaft të rëndësishëm sa i përket Politikave Antikorrupsion do të sugjeroja targetim të më shumë rezultateve duke mos u mjaftuar vetëm me fushata ndërgjegjësuese. Parimisht do të sugjeroja aplikimin e marrëveshje bashkëpunimi të Ministrisë me Organizata të Shoqërisë Civile që punojnë në mbikëqyrje, denoncim dhe forcim të Eficencës së ligjit në sektorët e përzgjedhur si sektor me rrisk. Këto marrëveshje do të garantonin edhe shkëmbim të evidencave, raporteve , produkteve të këtyre aktorëve civil (shoqata jo qeveritare, shoqata biznesi apo grupe interesi). Po njësoj evente të përbashkëta pёr ndërgjegjësim, edukim, rritje kapacitetesh për mirëqeverisje. Marrëveshjet e Institucioneve me OJQ apo Paktet e Integritetit (kryesisht sektori prokurim publik) janë mekanizma që janë aplikuar me sukses në përmirësimin e situatave Antikorruspion në disa vende EU apo kandidate. Këto lloj marrëveshjesh do të lehtësonin punën e aktorëve watchdog dhe do të garantonin adresim më të saktë të gjetjeve mbi vlerësimin e riskut që bën shoqëria civile.
Po njësoj do të sugjeroja që ky Objektiv përveç Fushatave Ndërgjegjësuese të konsideronte si rezultat edhe bashkëpunime të institucioneve me aktorët civil në dedektim dhe parandalim të rasteve korruptive.
Duke ju përgëzuar edhe një herë për dokumentin Draft Strategji, ne shpresojmë që propozimet më lart të konsiderohen për përfshirje sikurse ju urojmë suksese në finalizim dhe zbatim të kësaj Strategjie.
Me respekt,
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutive AIS / OpenDataAlbania
https://ais.al/new/wp-content/uploads/img-1.png180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 10:28:522025-04-26 16:00:26Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2030
Organizator: Albanian Institute of Science (AIS), promotor i Open Data Albania
Pjesëmarrës:
Përfaqësues nga Shoqëria Civile
Gazetarë
Të rinj nga Programi Open Data Youth Fellowship for Anti-Corruption.
Projekti:
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Temat e trajtuara në trajnim:
♦ Vështrim i përgjithshëm mbi Korrupsionin;
♦ Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit – Shqipëri 2023 (Raporti NIS);
♦ Rregullimi dhe Instrumente Antikorrupsion.
Gjithashtu u trajtuan edhe aspekte praktike të monitorimit përmes të dhënave, ku konkretisht:
♦ Open Spending Data – Evidenca mbi shpenzime publike sipas Transaksione Thesari i Shtetit;
♦ Open Corporates Albania – Data and Dokumentacion mbi bizneset qw kanë kontrata me Institucione Shtetërore dhe kanë statusin e kontraktorit Publik;
♦ Open Procurement Albania dhe Sistemi i Vlerësimit të Rriskut me Rad Flag – Pasaportat e prokurimit që përmbajnë informacion të plotë për tenderat në Pushtetin Vendor, Infrastrukturë, Shëndetësi etj. Bazat e të dhënave që ofrojnë akses të lehtë në të dhënat që lidhen me ofertën dhe algoritmin e Red Flag;
♦ Deklarime Pasurore – kontrolli publik i pasurisë dhe interesave të Zyrtarëve të Nivelit të Lartë dhe të të Zgjedhurve;
♦ Regjistri i Magjistratëve – Kontrolli Publik dhe Integriteti.
Më poshtë mund të gjeni foto dhe video nga Trajnimi:
https://ais.al/new/wp-content/uploads/WhatsApp-Image-2024-10-14-at-12.37.22-1.jpeg180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 10:12:422025-04-26 16:00:56Trajnim: Gjurmimi i Korrupsionit përmes Evidencave dhe Fakteve, Çështje të Transparencës
85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data.
Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.
Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike.
Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/WhatsApp-Image-2024-10-14-at-12.36.30-1-1.jpeg180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 10:06:152025-04-26 16:01:26Gjurmimi i Korrupsionit përmes Të dhënave të Hapura dhe Evidencave. Trajnim për aktivist dhe gazetar
Organizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 27 Nëntor një trajnim me Organizata Lokale, Aktivist dhe Gazetarë Lokal me temë: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit.
Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.
Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 35 pjesmarrës nga të cilët 30 janë përfitues të trajnimit.
Në totalin e 30 pjesmarrësve, 27 ishin përfaqësues OJF, 1 gazetar lokal dhe 2 aktivist rinor.
Sipas gjinisë, 17 (57%) pjesmarrës ishin meshkuj dhe 13 (43%) janë femra.
Bashkitë nga të cilat morën pjesë janë 17, sipas listës në vijim.
Në total morën pjesë 22 Organizata të Shoqërisë Civile.
Pjesmarrës sipas Bashkive
Lista e Organizatave Pjesmarrëse sipas Bashkive/Rrethit
https://ais.al/new/wp-content/uploads/WhatsApp-Image-2024-11-27-at-17.30.19-1-1-1.jpeg180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 09:58:322025-04-26 16:01:33Trajnim: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit
Vendi: YES Centre Has, Godina e Re e Bashkisë, Kati i Parë
Data: 18 Dhjetor 2024
Ora: 10:00 – 13:00
Më 18 Dhjetor 2024, AIS – promotor i Open Data Albania organizoi një trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kulturës së Monitorimit, duke u fokusuar në Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit”, me Mbështetjen Financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të motivuar, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në trajnim ishin të pranishëm gjithsej 33 pjesëmarrës, nga të cilët 23 ishin përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimit. Pjesëmarrësit e tjerë: 4 përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, 3 ekspertë & organizator të trajnimit, 3 përfaqësues nga institucione të tjera vendore.
Ndër 23 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
20 ishin aktivistë të rinj të grupmoshës 18-34 vjeç,
3 të tjerë ishin aktivistë mbi 35 vjeç.
Sa i përket shpërndarjes gjinore, 12 pjesëmarrës (52%) ishin burra dhe 11 (48%)pjesmarrës gra.
Për të aksesuar listën e pjesëmarrësve, referojuni këtij dokumenti.
Objektiv i trajnimit është fuqizimi i të rinjve dhe qytetarëve për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e financave publike dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.
Përfituesit e trajnimit zhvilluan aftësi në fushat e mëposhtme:
Si të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe konsultimet për buxhetin
Kuptimi i ciklit buxhetor: nga planifikimi deri te zbatimi dhe auditimi
Instrumente për përfshirjen qytetare në hartimin e politikave dhe investimeve publike
Llojet e shpenzimeve publike dhe si ndahen fondet në nivel vendor dhe qendror
Si të monitorojmë shpenzimet publike dhe të kuptojmë buxhetin vendor
Gjurmimi i të dhënave për shpenzimet dhe kontraktimet publike përmes platformave Open Data
Ushtrim praktik mbi përgatitjen e një propozimi për investimet e bashkisë dhe përcjelljen e kërkesave te vendimmarrësit
Mund të gjeni materialet e trajnimit në dokumentin e bashkëngjitur.
Evidenca Pre-Event Survey mbi Trajnimin e mbajtur datë 18 dhjetor 2024 në Has.
Evidenca Post-Event Survey pas Trajnimit data 18 dhjetor 2024 në Has.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/IMG-20241219-WA0324-1.jpg180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 09:39:262025-04-26 16:02:30Forcimi i Kulturës së Monitorimit – Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Qeverisjen Vendore Has
Më 21 Dhjetor 2024, AIS – promotor i Open Data Albania organizoi një trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kulturës së Monitorimit, duke u fokusuar në Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit”, me Mbështetjen Financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të motivuar, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në trajnim ishin të pranishëm gjithsej 26 pjesëmarrës, nga të cilët 21 ishin përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimit. Pjesëmarrësit e tjerë: 2 përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe 3 ekspertë & organizator të trajnimit.
Ndër 21 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
Ndër 23 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
17 ishin aktivistë të rinj të grupmoshës 18-34 vjeç,
4 të tjerë ishin aktivistë mbi 35 vjeç.
Sa i përket shpërndarjes gjinore, 7 pjesëmarrës (33%) ishin burra dhe 14 (67%)pjesmarrës gra.
Për të aksesuar listën e pjesëmarrësve, referojuni këtij dokumenti.
Objektiv i trajnimit është fuqizimi i të rinjve dhe qytetarëve për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e financave publike dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.
Përfituesit e trajnimit zhvilluan aftësi në fushat e mëposhtme:
> Si të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe konsultimet për buxhetin > Kuptimi i ciklit buxhetor: nga planifikimi deri te zbatimi dhe auditimi > Instrumente për përfshirjen qytetare në hartimin e politikave dhe investimeve publike > Llojet e shpenzimeve publike dhe si ndahen fondet në nivel vendor dhe qendror > Si të monitorojmë shpenzimet publike dhe të kuptojmë buxhetin vendor > Gjurmimi i të dhënave për shpenzimet dhe kontraktimet publike përmes platformave Open Data > Ushtrim praktik mbi përgatitjen e një propozimi për investimet e bashkisë dhe përcjelljen e kërkesave te vendimmarrësit
Mund të gjeni materialet e trajnimit në dokumentin e bashkëngjitur.
Evidenca Pre-Event Survey mbi Trajnimin e mbajtur datë 21 dhjetor 2024 në Berat.
Evidenca Post-Event Survey pas Trajnimit data 21 dhjetor 2024 në Berat.
https://ais.al/new/wp-content/uploads/IMG-20250109-WA0096-2-1.jpg180180adminhttp://ais.al/new/wp-content/uploads/aislogo1.pngadmin2025-04-26 09:34:132025-04-26 11:46:51Forcimi i Kulturës së Monitorimit – Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Qeverisjen Vendore Berat
Draft Ligji për PPP Koncesione, AIS (NGO) shpreh shqetësime mbi standardin pёr përafrim me Direktivën EU. Kërkohet rishikim i thelluar.
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS promotore e Open Data Albania u bë pjesë e konsultimit publik me Qeverinë Shqiptare pas përgatitjes së Draft Ligjit Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik – Privat.
Ky draft ligj është një angazhim dhe obligim i Shtetit Shqiptar në respekt të Direktivave të BE Direktiva 2014/23/BE, 2014/24/BE &2014/25/BE.
Ne prill 2024 Qeveria Shqiptare ngriti një Grup Pune për hartim të Draft Ligjit, drejtuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Më 6 Maj 2025, Grupi i Punës ka prezantuar në Platformën e Konsultimit Publik të Qeverisë Draft Ligjin dhe një Relacion Shoqërues. PROJEKTLIGJI PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT
Organziata AIS është angazhuar më herët në çështje të Prokurimit dhe Kontraktimit Publik. AIS ka eksperiencë në promovimin dhe konsolidimin e modeleve OpenContracting dhe analizën e standardeve publike për Prokurimet Transparente, Eficente dhe me Konkurueshmëri. Kjo NGO ka marrë pjesë në Konsultimin Publik për Ligjin për Prokurimet Publike (2020) dhe Amendimet e tij (2024).
AIS përgatiti pyetje, komente, kërkesa dhe sugjerime për Grupin Qeveritar te Punës të cilat i dërgoi përmes web Konsultimit dhe me Email.
AIS gjykon se ky Draft Ligj nuk është në standardet e duhura përafrimi me Direktivën EU, Ka mjaft paqartësi, nuk garanton integritet dhe procedura konkurruese për sektorin PPP Koncesione, mungon konsultimi dhe bashkëpunimi me institucione publike që preken nga Fusha e Zbatimit të ligjit. Po njësoj AIS vlerëson se Draft Ligji nuk i përgjigjet nevojës për rregullim më të mirë ligjore dhe parashikime ligjore pa mungesë, nevoja këto të referuara në eksperiencat me risk që Shqipëria ka shënuar në dekadën e fundit gjatë aplikimit të PPP dhe Koncesione. Aktualisht 7 nga 15 kontrata koncesion PPP me mbështetje nga Buxheti i Shtetit janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Antikorruspion.
Në finale AIS sugjeron, rikthim të draftit në Grup Pune, Zgjerim i Grupit të Punës me Institucione që janë pjesë e Fushës së Zbatimit, Organizim të tryezave apo platformave me Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Përfaqësues të Qeverisjes Lokale. Hartim i një Relacioni mbi Përputhshmërinë e Draft Ligjit me Direktivat që në fazën e Hartimit nga Grupi i Punës.
Disa nga paqartësitë apo parregullsitë e ligjit të referuara nga organziata AIS promotore e Open Data Albania janë si vijon:
Sa më lart, ky Draft Ligj duhet rikthyer rishikime të thelluara në Grupin e Punës, ku pjesë duhet të bëhen institucione të tjera shtetërore që preken nga ligji.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit MEKI në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik APP duhet të aktivizojë Platformën e Ndërveprimit me Shoqërinë Civile duke organizuar të paktën një tryezë me prezantim, diskutime dhe sugjerime. Ky Ligj është detyrim në kuadër të kritereve të Cluster 1, Kapitulli 5 Prokurimi Publik.
Nga AIS si organziatë e shoqërisë civile, Sugjerohet që Grupi i Punës të punojë në hartim të akteve nënligjore në zbatim të ligjit përpara se drafti të shkojë në Parlament, dhe Konsultimi Publik të bëhet i plotë (Paketë Draft Ligj dhe Draft Akte Nënligjore ne Zbatim te Ligjit) përpara se Drafti të Shkojë në Parlament.
Relacioni Shoqërues duhet të përmbajë më shumë argumente dhe analize sa i përket përafrimit me Direktivën, dhe njëkohësisht nevojës për ndërhyrje pas eksperiencave jo cilësore të vendit me PPP dhe Konsencion nën hetim penal.
Organziata AIS ka krijuar një Regjistër me Dokumente dhe të Dhëna Transparencë për PPP Koncesione që veprojnë në vend.
Ky Regjistër ka informacion mbi Kontratat e Dhëna, Shoqëritë e Biznesit që i Zbatojnë këto Kontrata, Objektet Kontraktore, Performancën Ekonomike, Menaxhimin Financiar dhe Administrativ, Pagesat Buxhetore etj.
Gjithashtu përmes portalit Open Data Albania janë prezantuar indikator mbi ecurinë e PPP dhe Koncesione.
Gjatë periudhës 2013-2025 janë aprovuar apo kanë funksionuar 280 kontrata PPP Koncesione në sektor si Shëndetësi; Përpunim Mbetjesh me Inceneratorët; Transport Rrugor; Porte Detare; Aeroporte; Infrastrukture arsimore; Hidrike etj; mes tyre 15 kontrata koncesioni apo PPP me mbështetje buxhetore. Detyrimet Kontingjente për PPP koncesione shënojnë rreth 10% te GPD-se se vendit duke e bërë Shqipërinë vendi me angazhim më të lartë financiar në Evropë.
Ka nisur zyrtarisht OpenDataFellowship 2025 nga AIS – Fuqizojmë të Rinjtë për Luftën Kundër Korrupsionit përmes Të Dhënave të Hapura
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata Albanian Institute of Science (AIS) me krenari njofton fillimin e programit OpenDataFellowship Youth Empowerment Against Corruption 2025, ku një grup i vogël dhe i përzgjedhur studentësh dhe aktivistësh nga katër universitete publike dhe jo-publike, po përfitojnë nga një trajnim ekskluziv dhe praktikë intensive në përdorimin e të dhënave të hapura për kërkime, analiza dhe advokim kundër korrupsionit. Ky program inovativ u ofron të rinjve të talentuar mundësinë unike për të zhvilluar aftësi të avancuara në përdorimin e databazave publike dhe metodave më të mira për identifikimin dhe parandalimin e korrupsionit në Shqipëri. Pjesëmarrësit – studentë në degët e Shkencave Ekonomike, Gazetarisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, si dhe aktivistë nga organizata joqeveritare – po ndjekin një rrugëtim praktik që përfshin sesione informimi dhe pune praktike. Praktika do të kulmojë në tetor me pjesëmarrje në eventin DataThon Albania (Data+Marathon), ku do të mentorohet për projekte konkrete dhe inovative. Në fund të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata prestigjioze, do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me AIS për projekte pjesë të advokimit me të dhëna dhe do të kenë akses në burime dhe databaza ekskluzive. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të brezit të ri dhe krijimit të një shoqërie transparente dhe përgjegjëse.
Mbi evente te mëparshme të Networkut
Parlamenti Shqiptar pas Zgjedhjeve të Majit 2025 – AIS Publikon Deklarime mbi Integritetin për 140 Deputetët e Zgjedhur
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminMë 11 maj 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku u përzgjodhën 140 anëtarë të Parlamentit. Më shumë se gjysma e tyre do të shërbejnë për herë të parë në Kuvend. Portali Spending Data Albania, përmes databazës së tij “Para dhe Pushte”, u jep mundësi qytetarëve të njohin më mirë figurën dhe profilin e secilit deputet. Kjo databazë, e krijuar dhe zotëruar nga organizata joqeveritare AIS, bën të aksesueshme për publikun informacione të plota dhe dokumente zyrtare lidhur me integritetin, përvojën profesionale dhe interesat ekonomike e financiare të çdo deputeti të ri apo të rizgjedhur. Për secilin Deputet, në dispozicion të publikut janë dokumentet e mëposhtme: Curriculum Vitae (CV); Formulari i Dekriminalizimit; Deklarata e Pasurive dhe Interesave. Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë mbikëqyrjen publike, të sigurojë transparencën institucionale dhe të ndërtojë besim në përfaqësimin demokratik, duke ofruar qasje të lehtë në të dhëna të verifikuara për zyrtarët e zgjedhur. Publikimi i dokumenteve lidhur me integritetin dhe deklaratat e pasurive për secilin deputet është një standard kyç për një Parlament të Hapur.
Publikimet i Gjeni ne Link Deklarime Pasurore Parlament Deklarime Pasurore – Open Spending Albania
Nismë për Transparencë dhe Llogaridhënie në Legjislacion: ACER dhe AIS Trajnojnë OJF-të për Vlerësim Antikorrupsion të Projektligjeve në Parlament
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminQendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në bashkëpunim me AIS / Open Data Albania dhe me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy (WFD) në Shqipëri, po zbatojnë një nismë që synon forcimin e angazhimit të shoqërisë civile për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë procesit legjislativ në Parlament.
Më datë 30 qershor, dy organizatat organizuan një trajnim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në fushat e shtetit të së drejtës, integrimit europian, mirëqeverisjes, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjes qytetare. Njëmbëdhjetë ekspertë nga tetë organizata u trajnuan mbi procesin legjislativ, indekset për matjen e korrupsionit dhe vlerësimin parandalues të akteve ligjore të Kuvendit.
Shiko agjenden Këtu
Nisma do të vijojë me rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile përmes:
Këto opinione do të prezantohen përpara deputetëve, komisioneve parlamentare dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin e hartimit dhe miratimit të legjislacionit.
Westminster Foundation for Democracy Albania ka mbështetur më parë zbatimin e kësaj metodologjie në Shqipëri, duke përfshirë edhe vlerësimin e projektligjeve për Lojërat e Fatit dhe Policinë e Shtetit. Metodologjia e ofruar përmes asistencës së WFD është tashmë e përfshirë në procedurat formale të shqyrtimit të projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Informacion Shtesë mbi Trajnimin – 30 Qershor 2025
📍 Titulli i trajnimit: “Procesi Legjislativ, Indekset e Matjes së Korrupsionit dhe Vlerësimi Parandalues në Aktet Ligjore të Kuvendit”
Përmbledhje e pjesëmarrjes:
Organizatat pjesëmarrëse përfaqësojnë fusha të ndryshme, si:
Lista e organizatave përfituese:
Shkurt Rreth Metodologjisë CPL
Metodologjia Corruption Proofing of Legislation (CPL) synon të identifikojë, që në fazat e hershme të procesit ligjvënës, elementët në projektligje që mund të krijojnë hapësira për korrupsion gjatë zbatimit apo interpretimit të tyre.
Kjo është një qasje sistematike, që mund të aplikohet nga Parlamenti, institucionet e specializuara antikorrupsion ose organizatat e shoqërisë civile.
Zbatimi i CPL kontribuon në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe cilësisë së legjislacionit që miratohet.
Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2030
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë përgjigje të Ftesës së Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për pjesëmarrje në Konsultim Publik të Draft – Strategjisë Kombëtare Antikorrupson, lancuar në Korrik 2024, organziata AIS mori pjesë në Takimin me Shoqërinë Civile dhe adresoi gjithashtu me shkrim sugjerime dhe dhënie mendimi. Duke vlerësuar dokumentin e realizuar dhe mundësinë për pjesëmarrje në konsultim publik AIS sugjeron një Objektiv Shtesë për Strategjinë.
Më poshtë shkresa drejtuar Institucionit:
Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik
Drejtuar: Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion
Lënda: Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2023
Nga: Organziata Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, promotor i OpenDataAlbania
Data: 30 Gusht 2024
E nderuar zonja Ministre,
Të nderuar zyrtarë të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion.
Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju përcjell konsideratë për punën e realizuar nga Institucioni juaj për hartimin e Draft Strategjisë Ndër sektoriale kundër Korrupsionit. Gjithashtu dëshiroj t’ju falënderoj për gjithë procesin për konsultim dhe marrje mendimi të realizuar me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Duke e vlerësuar dokumentin, qëllimet, objektivat dhe masat prioritare të parashikuara, Organizata Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim AIS), e njohur si Promotor i OpenData për Shqipërinë dëshiron të parashtrojë edhe dy propozime për përfshirje në Strategji si vijon:
Sugjerohet që Pjesë e Strategjisë përveç Sektorëve të cituara në draft, të konsiderohet edhe sektori i Shoqërive dhe Ndërmarrjeve me Zotërim Publik SOC (state-owned enterprise/corporates). Ky sektor ka rëndësi të veçantë pasi menaxhon asete shtetërore dhe burime njerëzore. Po njësoj disa nga Kompanitë e këtij sektori ofrojnë shërbime ekskluzive për qytetarët (ujë , energji) apo veprojnë në sektor me rëndësi sa i përket sigurisë kombëtare (furnizimi me ujë, portet etj). Organziata jonë sikurse edhe aktorë të tjerë, prej vitesh e ka konsideruar këtë sektor me rrisk sa i përket menaxhimit, kontrollit financiar dhe përdorimit të aseteve dhe burimeve publike. Po njësoj keqpërdorimi i aseteve dhe burimeve publike në fushata zgjedhore është evidentuar sistematikisht në sektorin e SOC.
Sa më lart do dëshironim që një nga Objektivat Specifik të Strategjisë ti përkushtohej edhe rishikimit të Legjislacionit dhe Statuteve (përmes zotëruesve Ministri apo Njësi të Qeverisjes Vendore), duke garantuar Rregullim Ligjor, Nënligjor dhe Statutore të Shoqërive SOC-eve. Rregullimet në kuadrin ligjor dhe nënligjor duhet të jenë të tilla që garanton menaxhim me meritokraci (kritere dhe konkurrim), rregulla të qarta për depolitizim të drejtuesve dhe menaxherëve të lartë, parashikime të qarta statutore për auditimet e brendshme, auditim të jashtëm dhe kontrollin financiar.
Sektori SOC është i rëndësishëm sa i përket edhe plotësimit të kritereve dhe kushteve të vendit si vend Kandidat për anëtarësim në EU, konkretisht kritereve për Kontrollin Financiar (kapitull 32).
Duke e konsideruar këtë aspekt si mjaft të rëndësishëm sa i përket Politikave Antikorrupsion do të sugjeroja targetim të më shumë rezultateve duke mos u mjaftuar vetëm me fushata ndërgjegjësuese. Parimisht do të sugjeroja aplikimin e marrëveshje bashkëpunimi të Ministrisë me Organizata të Shoqërisë Civile që punojnë në mbikëqyrje, denoncim dhe forcim të Eficencës së ligjit në sektorët e përzgjedhur si sektor me rrisk. Këto marrëveshje do të garantonin edhe shkëmbim të evidencave, raporteve , produkteve të këtyre aktorëve civil (shoqata jo qeveritare, shoqata biznesi apo grupe interesi). Po njësoj evente të përbashkëta pёr ndërgjegjësim, edukim, rritje kapacitetesh për mirëqeverisje. Marrëveshjet e Institucioneve me OJQ apo Paktet e Integritetit (kryesisht sektori prokurim publik) janë mekanizma që janë aplikuar me sukses në përmirësimin e situatave Antikorruspion në disa vende EU apo kandidate. Këto lloj marrëveshjesh do të lehtësonin punën e aktorëve watchdog dhe do të garantonin adresim më të saktë të gjetjeve mbi vlerësimin e riskut që bën shoqëria civile.
Po njësoj do të sugjeroja që ky Objektiv përveç Fushatave Ndërgjegjësuese të konsideronte si rezultat edhe bashkëpunime të institucioneve me aktorët civil në dedektim dhe parandalim të rasteve korruptive.
Duke ju përgëzuar edhe një herë për dokumentin Draft Strategji, ne shpresojmë që propozimet më lart të konsiderohen për përfshirje sikurse ju urojmë suksese në finalizim dhe zbatim të kësaj Strategjie.
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutive AIS / OpenDataAlbania
Trajnim: Gjurmimi i Korrupsionit përmes Evidencave dhe Fakteve, Çështje të Transparencës
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizator: Albanian Institute of Science (AIS), promotor i Open Data Albania
Pjesëmarrës:
Projekti:
Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Temat e trajtuara në trajnim:
♦ Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit – Shqipëri 2023 (Raporti NIS);
♦ Rregullimi dhe Instrumente Antikorrupsion.
Gjithashtu u trajtuan edhe aspekte praktike të monitorimit përmes të dhënave, ku konkretisht:
♦ Open Corporates Albania – Data and Dokumentacion mbi bizneset qw kanë kontrata me Institucione Shtetërore dhe kanë statusin e kontraktorit Publik;
♦ Open Procurement Albania dhe Sistemi i Vlerësimit të Rriskut me Rad Flag – Pasaportat e prokurimit që përmbajnë informacion të plotë për tenderat në Pushtetin Vendor, Infrastrukturë, Shëndetësi etj. Bazat e të dhënave që ofrojnë akses të lehtë në të dhënat që lidhen me ofertën dhe algoritmin e Red Flag;
♦ Deklarime Pasurore – kontrolli publik i pasurisë dhe interesave të Zyrtarëve të Nivelit të Lartë dhe të të Zgjedhurve;
♦ Regjistri i Magjistratëve – Kontrolli Publik dhe Integriteti.
Më poshtë mund të gjeni foto dhe video nga Trajnimi:
Për të shkarkuar Agjendën Kliko Këtu.
Për të parë listën e pjesmarrësve Kliko Këtu.
Presentation: Anti-Korrupsioni, Qasja Sektoriale
Presentation: Open Spending Data – Evidence for each Treasury Transaction payment
Presentation: Open Corporates Albania – Data and Documentation on Publicly Contracted Companies
Presentation: Open Procurement Albania and the Red Flag Algorithm
Presentation: Money and Power, Asset Declaration – Asset declaration of High-Ranking Officials
Gjurmimi i Korrupsionit përmes Të dhënave të Hapura dhe Evidencave. Trajnim për aktivist dhe gazetar
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by admin85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data.
Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.
Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike.
Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.
Trajnim: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS / Open Data Albania organizoi në datën 27 Nëntor një trajnim me Organizata Lokale, Aktivist dhe Gazetarë Lokal me temë: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit.
Ky event mbahet në kuadër të Projektit Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me AIS dhe Citizens Channel.
Objektiv i Trajnimit janë ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe medias për të kontribuar në Planifikim e Buxhetit të Shtetit dhe mbi Politika të Shpërndarjes dhe Shpenzimit të Parave Publike.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsej 35 pjesmarrës nga të cilët 30 janë përfitues të trajnimit.
Më poshtë gjeni foto nga momente të trajnimit:
Për të shkarkuar Agjendën Kliko Këtu
Për të aksesuar listën e pjesmarrësve dhe evidencat: Kliko Këtu.
Prezantim: Mbikëqyrja Parlamentare e Financave Publike
Prezantim: Iniciativa Ndërkombëtare për Buxhete Transparente Open Budget dhe Parlamenti
Forcimi i Kulturës së Monitorimit – Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Qeverisjen Vendore Has
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminMë 18 Dhjetor 2024, AIS – promotor i Open Data Albania organizoi një trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kulturës së Monitorimit, duke u fokusuar në Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit”, me Mbështetjen Financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të motivuar, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në trajnim ishin të pranishëm gjithsej 33 pjesëmarrës, nga të cilët 23 ishin përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimit. Pjesëmarrësit e tjerë: 4 përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, 3 ekspertë & organizator të trajnimit, 3 përfaqësues nga institucione të tjera vendore.
Ndër 23 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
Sa i përket shpërndarjes gjinore, 12 pjesëmarrës (52%) ishin burra dhe 11 (48%) pjesmarrës gra.
Për të aksesuar listën e pjesëmarrësve, referojuni këtij dokumenti.
Objektiv i trajnimit është fuqizimi i të rinjve dhe qytetarëve për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e financave publike dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.
Përfituesit e trajnimit zhvilluan aftësi në fushat e mëposhtme:
Për të aksesuar agjendën e detajuar, kliko këtu.
Momente nga trajnimi – shihni fotot më poshtë!
Mund të gjeni materialet e trajnimit në dokumentin e bashkëngjitur.
Evidenca Pre-Event Survey mbi Trajnimin e mbajtur datë 18 dhjetor 2024 në Has.
Evidenca Post-Event Survey pas Trajnimit data 18 dhjetor 2024 në Has.
Forcimi i Kulturës së Monitorimit – Trajnim mbi Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Qeverisjen Vendore Berat
/in Aktivitete, Njoftime per shtyp /by adminMë 21 Dhjetor 2024, AIS – promotor i Open Data Albania organizoi një trajnim dhe workshop mbi Forcimin e Kulturës së Monitorimit, duke u fokusuar në Monitorimin e Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit”, me Mbështetjen Financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të motivuar, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në trajnim ishin të pranishëm gjithsej 26 pjesëmarrës, nga të cilët 21 ishin përfitues të drejtpërdrejtë të trajnimit. Pjesëmarrësit e tjerë: 2 përfaqësues nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe 3 ekspertë & organizator të trajnimit.
Ndër 21 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
Ndër 23 përfituesit e drejtpërdrejtë të trajnimit:
Sa i përket shpërndarjes gjinore, 7 pjesëmarrës (33%) ishin burra dhe 14 (67%) pjesmarrës gra.
Për të aksesuar listën e pjesëmarrësve, referojuni këtij dokumenti.
Objektiv i trajnimit është fuqizimi i të rinjve dhe qytetarëve për të luajtur një rol më aktiv në monitorimin e financave publike dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal.
Përfituesit e trajnimit zhvilluan aftësi në fushat e mëposhtme:
> Si të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe konsultimet për buxhetin
> Kuptimi i ciklit buxhetor: nga planifikimi deri te zbatimi dhe auditimi
> Instrumente për përfshirjen qytetare në hartimin e politikave dhe investimeve publike
> Llojet e shpenzimeve publike dhe si ndahen fondet në nivel vendor dhe qendror
> Si të monitorojmë shpenzimet publike dhe të kuptojmë buxhetin vendor
> Gjurmimi i të dhënave për shpenzimet dhe kontraktimet publike përmes platformave Open Data
> Ushtrim praktik mbi përgatitjen e një propozimi për investimet e bashkisë dhe përcjelljen e kërkesave te vendimmarrësit