Thirrje për të rinj aktivist nga Berati dhe Hasi.

Ftohen të aplikojnë të rinj që kanë dëshirë të jenë Qytetar Aktiv, të Informuar dhe Pjesëmarrës.

Organizata AIS promotore e Open Data Albania dëshiron të ftojë të rinj nga dy Bashki të vendit Has dhe Berat të bëhen pjesë e aktiviteteve për rritje të ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve për advokim dhe monitorim të Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike.

Individët që dëshirojnë të marrin pjesë në trajnime, infosesione dhe diskutime të hapura duhet të jenë nën 30 vjeç, banor ose rezident në këto dy bashki.

Apliko LINK

Thirrja dhe Programi me të rinj realizohet në mbështetje të Projektit Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit (Youth Activism for Good Governance in Berat and Has Municipalities: Instilling Watchdog and Activism Culture).

25 deri 30 të rinj do të përzgjidhen me aplikim dhe do te ftohen të marrin pjesë në trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese me qëllim aftësim dhe edukim për Qeverisje Transparente.

Afati për plotësim të dokumenteve është deri më 26 Tetor.

Krijo Aftësi dhe Fuqizohu në Monitorim, Pjesëmarrje dhe Advokim për Shpërndarje të drejtë të Parave dhe Kontratave Publike

Organizata që Ju fton të merrni pjesë.

DATATHON ALBANIA 2024

The Albanian Institute of Science (AIS), contracted as a local implementing partner for the OSCE Presence in Albania, organized DataThon 2024,

Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2030

Në përgjigje të Ftesës së Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për pjesëmarrje në Konsultim Publik të Draft – Strategjisë Kombëtare Antikorrupson, lancuar në Korrik 2024, organziata AIS mori pjesë në Takimin me Shoqërinë Civile dhe adresoi gjithashtu me shkrim sugjerime dhe dhënie mendimi. Duke vlerësuar dokumentin e realizuar dhe mundësinë për pjesëmarrje në konsultim publik AIS sugjeron një Objektiv Shtesë për Strategjinë.

No photo description available.

Më poshtë shkresa drejtuar Institucionit.

Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik

Drejtuar:             Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion

Lënda:                 Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2023

Nga:                    Organziata Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, promotor i OpenDataAlbania

Data:                   30 Gusht 2024

 

E nderuar zonja Ministre,

Të nderuar zyrtarë të Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorruspion.

Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju përcjell konsideratë për punën e realizuar nga Institucioni juaj për hartimin e Draft Strategjisë Ndër sektoriale kundër Korrupsionit. Gjithashtu dëshiroj t’ju falënderoj për gjithë procesin për konsultim dhe marrje mendimi të realizuar me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Duke e vlerësuar dokumentin, qëllimet, objektivat dhe masat prioritare të parashikuara, Organizata Instituti Shqiptar i Shkencave (akronim AIS), e njohur si Promotor i OpenData për Shqipërinë dëshiron të parashtrojë edhe dy propozime për përfshirje në Strategji si vijon:

  1. Të Shtohet tek Objektiv Specifik  1.3 edhe Parandalimi i Korrupsionit, Depolitizimi dhe Përmirësimi i Integritetit i Ndërmarrjeve me Zotërim Publik

Sugjerohet që Pjesë e Strategjisë përveç Sektorëve të cituara në draft, të konsiderohet edhe sektori i Shoqërive dhe Ndërmarrjeve me Zotërim Publik SOC (state-owned enterprise/corporates). Ky sektor ka rëndësi të veçantë pasi menaxhon asete shtetërore dhe burime njerëzore. Po njësoj disa nga Kompanitë e këtij sektori ofrojnë shërbime ekskluzive për qytetarët (ujë , energji) apo veprojnë në sektor me rëndësi sa i përket sigurisë kombëtare (furnizimi me ujë, portet etj). Organziata jonë  sikurse edhe aktorë të tjerë, prej vitesh e ka konsideruar këtë sektor me rrisk sa i përket menaxhimit, kontrollit financiar dhe përdorimit të aseteve dhe burimeve publike. Po njësoj keqpërdorimi i aseteve dhe burimeve publike në fushata zgjedhore është evidentuar sistematikisht në sektorin e SOC.

Sa më lart do dëshironim që një nga Objektivat Specifik të Strategjisë ti përkushtohej edhe rishikimit të Legjislacionit dhe Statuteve (përmes zotëruesve Ministri apo Njësi të Qeverisjes Vendore), duke garantuar Rregullim Ligjor, Nënligjor dhe Statutore të Shoqërive SOC-eve. Rregullimet në kuadrin ligjor dhe nënligjor duhet të jenë të tilla që garanton menaxhim me meritokraci (kritere dhe konkurrim), rregulla të qarta për depolitizim të drejtuesve dhe menaxherëve të lartë, parashikime të qarta statutore për auditimet e brendshme, auditim të jashtëm dhe kontrollin financiar.

Sektori SOC është i rëndësishëm sa i përket edhe plotësimit të kritereve dhe kushteve të vendit si vend Kandidat për anëtarësim në EU, konkretisht kritereve për Kontrollin Financiar  (kapitull 32).

  1. Përfshirja e Shoqërinë Civile, Organziata. Objektiv 3.3.2

Duke e konsideruar këtë aspekt si mjaft të rëndësishëm sa i përket Politikave Antikorrupsion do të sugjeroja targetim të më shumë rezultateve duke mos u mjaftuar vetëm me fushata ndërgjegjësuese. Parimisht do të sugjeroja aplikimin e marrëveshje bashkëpunimi të Ministrisë me Organizata të Shoqërisë Civile që punojnë në mbikëqyrje, denoncim dhe forcim të Eficencës së ligjit në sektorët e përzgjedhur si sektor me rrisk. Këto marrëveshje do të garantonin edhe shkëmbim të evidencave, raporteve , produkteve të këtyre aktorëve civil (shoqata jo qeveritare, shoqata biznesi apo grupe interesi). Po njësoj evente të përbashkëta pёr ndërgjegjësim, edukim, rritje kapacitetesh për mirëqeverisje. Marrëveshjet e Institucioneve me OJQ apo Paktet e Integritetit (kryesisht sektori prokurim publik) janë mekanizma që janë aplikuar me sukses në përmirësimin e situatave Antikorruspion në disa vende EU apo kandidate. Këto lloj marrëveshjesh do të lehtësonin punën e aktorëve watchdog dhe do të garantonin adresim më të saktë të gjetjeve mbi vlerësimin e riskut që bën shoqëria civile.

Po njësoj do të sugjeroja që ky Objektiv përveç Fushatave Ndërgjegjësuese të konsideronte si rezultat edhe bashkëpunime të institucioneve me aktorët civil në dedektim dhe parandalim të rasteve korruptive.

Duke ju përgëzuar edhe një herë për dokumentin Draft Strategji, ne shpresojmë që propozimet më lart të konsiderohen për përfshirje sikurse ju urojmë suksese në finalizim dhe zbatim të kësaj Strategjie.

Me respekt

Aranita BRAHAJ – Drejtore Ekzekutive AIS

Round table: Institutional Risk Assessment in Tendering and the need for intervention.

Round table: Institutional Risk Assessment in Tendering and the need for intervention.

A meeting was held with the head of the Public Procurement Agency and investigative journalists discussing the Institutional Risk Assessment in Tendering and the need for intervention.

While the Government aims to initiate a Reform and Initiative for Legal and Sectoral Changes regarding Public Procurement, the applying organization has contested several aspects of these Legal Changes within the realm of public procurement. These contested aspects pose risks of limiting access for civil actors, media, citizens, and representatives of watchdog associations.

The concerns stem from the creation of a new electronic system for Tender Notification and its development, which is expected to be accompanied by tendering services from a private Operator requiring payment. This development raises concerns about potential barriers to information and participation, potentially limiting transparency and inclusivity in the public procurement.


Fuqizojmë gazetarinë e bazuar në fakte përmes te Dhënave të Hapura dhe të Lidhura – Media Maj 2024

Impakt Media Muaji Maj 

Edhe gjatë muajit Maj, dhjetëra raportime mediatike të publikuara në gazeta, ekrane televizive apo web portale u ndërtuan mbi evidence dhe të dhëna të hapura të databazave të AIS / Open Data Albania

Organizata vijon të fuqizojë gazetarinë e bazuar në fakte dhe gazetarinë cilësore. Kjo duke punuar me përfaqësues të medias përmes infosesione, trajnimeve apo takimeve në zyrat e organizatës. Çdo javë gazetarët furnizohen me të dhënave të Hapura OpenData dhe të Lidhura  (linked data) mbi tendera publik, shpenzime publike dhe biznese që fitojnë statusin kontraktorë publik.

Duke patur akses në informacion të mirë-strukturuar, të shpejtë, të plotë dhe transparent mbi shpenzime dhe kontraktime publike, gazetarët ndërtojnë histori / raportime të gazetarisë bazuar në të dhëna apo fact checking. Kjo lloj gazetarie cilësore rrëzon propagandën, i bën gazetarët të pakontestueshëm apo denoncon raste në konflikt interesi, abuzimi apo parregullsish. Ndër Raportimet Mediatike për muajin Maj, listojmë:

  1. OpenDataAlbania (projekt i AIS) gjen pasaktësinë shifrat e kryeministrit Rama mbi prokurimet Publike

Zëri i Amerikës, ditari në gjuhën shqipe publikoi në datën 9 maj një Kronikë me Titull: OpenDataAlbania (project i AIS) gjen pasaktësinë shifrat e kryeministrit Rama mbi prokurimet Publike. Lajmi është ndërtuar si një raportim me  Fact Checking. Deklarata të kryeministrit për shpërndarje të gjerë të kontratave publike në një numër të madh subjekte biznesi ballafaqohet me të dhëna statistikore të një monitorimi dhjetë vjeçar nga ekipi që Punon për Databaza Transparente në sektorin e Prokurimeve Publike si Open Procurement Albania

Ndryshe nga Propaganda e kryeministrit për 25 mijë biznese që fitojnë tendera publik organziata verifikon se numri i Bizneseve që përfitojnë para publike përmes kontratave nuk e kalon 4000.

Link video

Link Artikullit

Evidencat mbi të cilat është përgatitur ky raportim mediatik janë publikuar në web faqen Data.al Fact Checking. Verifikim i të dhënave për Prokurime Publike të deklaruara nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024

  1. CNA media investigon mbi biznese me Lidhje Interesi, zotërues të lidhur me funksionar të lartë Publik 

Under Investigation by SPAK/ tens of millions of euros turnover and profits from Velia’s brother’s company.

Lajmi investigon mbi performancën ekonomike në rritje të një biznesi, rritje që pason  rrotacionin në Bashkinë e Tiranës pas Zgjedhjeve 2015

Raportimi Mediatik përdor evidence të Pasaportës së biznesit Gogel të krijuar në databazën tonë Open Corporates Albania.

Lajmi

Databaza Open Corporates (ownership) Albania është një databazë e krijuar për të mundësuar Gjurmimin e te dhënave (tracking), dhe për të përmirësuar dhe hapur (disclose) të dhëna të Pronësisë dhe Lidhjet e Interesit për Biznese që kanë fituar kontrata publike apo kanë lidhje me sektorë dhe funksionar të rëndësishëm.

  1. Gazeta Telegraf Publikoi në faqen e saj të parë një Shkrim mbi Pagesa Buxhetore për programe PPP apo Koncesione pa Eficensë dhe nën hetim nga SPAK 

Në raportim Mediatik Telegraf përdor të dhëna të një Raporti Analizë nga Open Data Albania mbi pagesa nga Thesari i Shtetit për këto programe. Konkretisht: Qytetarët Shqiptar do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhet si pagesa për kontratat Koncesionare me PPP.

Link Lajmi

4. Portali i Lajmeve Balkanweb dhe TV News 24, publikuan një Investigim me titull Dyshime për garë fiktive/ Tenderët e OSHEE në energjetike i fiton e njëjta kompani, kompania tjetër në garë për të favorizuar fituesin 

Ky investigim merr shkas nga listim i procedurave me risk për abuzim me garën, listë e Portalit tonë Open Procurement Albania ku çdo ditë skanohen procedura tenderuese dhe markohen me RedFlag ato që paraqesin rrisk për pabarazinë dhe konkurueshmërinë.

Link lajmi

AIS Promotore e Open Data për Shqipërinë falënderon koleg gazetar dhe redaksi mediatike që përcollën për audiencën e tyre edhe shqetësime apo vështirësi të organizatës AIS/OpenDataAlbania të hasura në sigurimin e fondeve për të zbatuar projekte Watchdog dhe Antikorruspion .

 

BalkanWeb: Projektet anti-korrupsion në mungesë fondesh dhe donatori. Organizata AIS kërkon ndihmë, OpenSpendingAlbania rrezikon të mbyllet për mungesë fondesh

Link Artikulli

Revista Ekonomike Monitor :Mbyllet për mungesë fondesh portali unik me të dhëna për pagesat buxhetore “Open Spending Albania”

Linku i artikullit

Web Portali Eskluzive: Alarmi/ Mbyllja e Open Data për “mungesë fondesh” goditje e rëndë për transparencën, median dhe demokracinë!

Link Arikulli

Lapsi.al: Mbyllet për mungesë fondesh portali me të dhëna për pagesat buxhetore “Open Spending Albania”

Linku i Artikullit

Faktor.al: Projektet anti-korrupsion në mungesë fondesh dhe Donatori! Organizata AIS kërkon ndihmë, OpenSpendingAlbania rrezikon të mbyllet

Link Artikulli

OraNews: Mbyllet për mungesë fondesh portali unik me të dhëna për pagesat buxhetore “Open Spending Albania”

Link Artikulli

BoldNews: Mungesë fondesh, rrezikohet mbyllja e portalit “Open Procurement Albania”

Link Lajmi

Politiko: Projektet anti-korrupsion në mungesë fondesh, AIS kërkon ndihmë, OpenSpendingAlbania rrezikon të mbyllet

Link artikulli

RD News.al: Open Data Albania-Instituti në dobi të transparencës dhe llogaridhënies

Link Artikulli

Syri TV: Projektet anti-korrupsion me mungesë fondesh, organizata AIS kërkon mbështetje

Link i Artikullit

Dosja.al: Mbyllet për mungesë fondesh portali me të dhëna për pagesat buxhetore “Open Spending Albania”

Link Artikulli

Ora News Intervista e Mbrëmjes. Brahaj deklaron se nuk kemi Investitor Strategjik të Huaj janë të njëjtët që marrin koncesione dhe tendera publike.

Link Intervista