Gazeta Panorama Publikon: Vetting zbulon prapaskenat

Vetting zbulon prapaskenat: Balluku (zëvendëskryeministre) dirigjentja e tenderave te tunelit të Llogarasë – Supervizimin e fitoi ortaku i Berberit (ish drejtori i ARSH në qeli për korrupsion) Link Lajmi

BalkanWeb publikon: Dyshime për Korrupsion si u favorizua kompania turke për Tunelin e Llogarasë fitues Oferta më e Shtrenjtë loja me dokumentet për Nënkontraktorët

Link i investigimit

Panorama Web shkruan: Skema e Bizneseve Guacke (shell ne Holande)

Skema e Bizneseve Guacke (shell ne Holande) si po i “hanë kokën” Ilir Beqajt. Vetting zbulon fijet e PPP. Kush janë pronarët dhe si u manovrua me aksionere në offshore e shell

Link për të lexuar lajmin

Portali BoldNews shkruan: Veliaj (Kryebashkiak) i jep 130 mijë euro tender motrës së drejtoreshës së tij Abuzimet

Link për të lexuar artikullin e plotë
 

Gazeta Shqiptare: KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren!

KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren! Vetting: Belinda Balluku i shtoi ‘portofolit’ të saj 50 milionë euro! Pikëpyetjet mbi ligjshmërinë aktit-normativ

This image has an empty alt attribute; its file name is Gazeta-Shqiptare-Abuzim-Buxheti-Akt-Normativ-1-1.jpeg

Link per Artikullin

This image has an empty alt attribute; its file name is image.png

Thirrje për Aplikime si Pjesëmarrës në DataThon 2024

Organizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri ju ftojnë të aplikoni për t’u bërë pjesë e maratonës për të dhëna të hapura dhe transparente DataThon 2024.

Maratona e Open Data këtë vit i dedikohet të rinjve dhe do të fokusohet në të dhëna të buxheteve të shtetit dhe financave publike.

Eventi do të mbahet në Tiranë përgjatë datave të para të Korrikut.

Janë të ftuar dhe të mirëpritur të aplikojnë të rinj që duan të fuqizohen në edukim financiar me parime dhe modele të buxhetit të hapur dhe përfshirje në buxhetim.

Kush mund të aplikojë për pjesëmarrje:

  • Të rinj nga mosha 20 deri 30 vjeç;
  • Student, profesionist, ekonomist, jurist, aktivit, kërkues apo të apasionuar pas të dhënave;
  • Të rinj që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës dhe të kontribuojnë për ndërgjegjësim dhe aktivizëm qytetar!

Si aplikohet: Duke plotësuar Formularin e Aplikimit me të dhëna mbi identitetin, arsimimin, profesionin dhe angazhimin e të interesuarve. Mos harroni të plotësoni kontaktet tuaja dhe një arsye përse dëshironi të jeni pjesë e DataThon Albania 2024.

Sa kohë duhet të angazhohem? – Në javët që pasojnë kandidatët e suksesshëm do të ftohen në një event prezantues dhe dy workshop-e apo sesione informuese. Gjatë këtyre eventeve të karakterit StartUp do të bëhet përzgjedhja e temës, ndarja në grupe, monitorimi, prezantimi i databazave, ku aksesohet informacioni, mbledhja dhe analiza e të dhënave.

Në një event final DataThon secili pjesëmarrës do të prezantojë në trajtë grafike, vizuale, analize dhe qëndrimi qytetar një temë që lidhet me buxhetimin transparent dhe pjesëmarrjen.

Çfarë ndodh pas Maratonës?

  • Punimet më të mira publikohen në faqjen e web-it të projektit të AIS ‘FollowtheMoney.al’;
  • Individi më i spikatur do të angazhohet pranë AIS / OpenDataAlbania si staf analist me kontratë 3 deri 6 muaj;
  • Promovim dhe kreativitet për pjesëmarrësit;
  • Networking me të rinj të apasionuar pas të dhënave.

Historik:

DataThon janë evente të hapura, kreative, motivuese, të dobishme dhe sensibilizuese. Fjala DataThon vjen nga Data+Marathon. DataThon mund të organizohen çdo herë  nga grupe me dëshirë dhe pasion për të dhënat dhe interes në një temë apo sektor. Në Shqipëri DataThon i parë u mbajt në Dhjetor 2011 organizuar nga AIS si promotor i OpenDataAlbania. Prej atherë cdo vit AIS ka organizuar maratona të hapura si DiploHack, DataThon dhe Hackathon.

Për pyetje [email protected]

Bëhuni Pjesë e Maratonës më kreative dhe inteligjente!

Impakt ne Media Projekti Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption. Kjo Javë në Media – zbardhet korrupsioni në tendera, konflikti i interesit dhe lidhjet nepotike. Gazetaria e Fakteve , Evidencave dhe të Dhënave të Hapura

Të nderuar miq,

Organizata dhe ekipi që punon pranë AIS konstaton me kënaqësi se gazetarë të medias pluraliste në vend, kanë zbardhur javën e fundit dhjetëra histori korruptive duke utilizuar të dhëna të hapura #OpenData dhe të dhëna të lidhura #LinkDATA të databazave që zotërohen nga AIS njohur si OpenDataAlbania

Përmes të dhënave për:

  1. Tendera Publik të Markuar me Red Flag (OpenProcurement.al),
  2. të dhëna Pagesa Transaksione Thesari (spending.data.al),
  3. të dhëna të Deklarimeve të Interesave të Zyrtarëve të Lartë dhe
  4. të dhëna të hapura të Bizneseve që Fitojnë Kontrata dhe projekte Publike (OpenCorporates.Al)

Gazetarët kanë ndërtuar histori ku denoncohet korrupsioni dhe konflikti i interesit në nivele të larta të Qeverisë Qendrore dhe Qeverisjes në Nivel Lokal

Evidence Base Approach and Factchecking Data janë dy instrumente të rëndësishme për Gazetari Cilësore dhe Investigative. Liria e medias, pluralizmi i saj, forca e gazetarëve në punën e tyre për të treguar të vërtetën nuk mund të funksionojë pa informacionin, aksesin dhe databazat që garantojnë transparence dhe llogaridhënie.

Më poshtë disa nga Raportimet Mediatike të javës, histori korrupsioni të zbardhura falë databazave tona të hapura #OpenDataAlbania

Gazeta Shqiptare Publikon: KLSH Auditi Suprem nxjerr zbuluar zëvendës kryeministren Balluku, I shtoi portofolit të saj 50 milion euro, pikëpyetje mbi ligjshmërinë e një Akti Normativ Link Media Report

This image has an empty alt attribute; its file name is Gazeta-Shqiptare-Abuzim-Buxheti-Akt-Normativ-.jpeg

Portali BoldNews shkruan: Veliaj (Kryebashkiak) i jep 130 mijë euro tender motrës së drejtoreshës së tij Abuzimet . Link Investigimi

This image has an empty alt attribute; its file name is boldnews.al-tendera-1-1.jpeg

BalkanWeb publikon artikullin mediatik: Dyshime për Korrupsion si u favorizua kompania turke për Tunelin e Llogarasë fitues Oferta më e Shtrenjtë loja me dokumentet për Nënkontraktorët . Lexo Link Origjinal Media

This image has an empty alt attribute; its file name is Balkan-Web-News24-Balluku-Tender-.jpeg

Panorama Web shkruan: Skema e Bizneseve Guacke (shell ne Holande) si po i “hanë kokën” Ilir Beqajt. Vetting zbulon fijet e PPP. Kush janë pronarët dhe si u manovrua me aksionere në offshore e shell Link Lajm

This image has an empty alt attribute; its file name is Beqaj-komanite-guacke.jpeg

NewsBamob raporton: Aktuale 175 tendera të dyshimtë të bashkive. Nuk i druhen SPAK Link shkrimi në web

This image has an empty alt attribute; its file name is Bashkite-175-tendera-me-rrisk.jpeg

Gazeta Panorama Publikon: Vetting zbulon prapaskenat  Balluku (zëvendëskryeministre) dirigjentja e tenderave te tunelit të Llogarasë – Supervizimin e fitoi ortaku i Berberit (ish drejtori i ARSH ne qeli për korrupsion) Link Lajmi

This image has an empty alt attribute; its file name is Beqaj-dhe-tenderat.jpeg

Syri TV investigon: Programi Plug – Kompanitë e dhëndrit të Kujtim Qefaliaj (deputet) morën 76 tendera nga Erion Veliaj (Kryebashkiak) Link Lajmi

Ora News Intervista e Mbrëmjes. Brahaj deklaron se nuk kemi Investitor Strategjik të Huaj janë të njëjtët që marrin koncesione dhe tendera publike. Link Intervista

Portali Fjala publikon: Emrat e dhjetë kompanive që morën 6 miliard euro nga Thesari i Shtetit Link Lajmi i Publikuar

Portali Reporter Publikon analizën: Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Tendera mund të kthehet në alibi për Korrupsionin. Link Shkrimi.

Portali Gogo: Ja cilat kompani morën për 1 Euro toka në të gjithë vendin. Shkrimi në Web Link.

Megjithë rezultatet pozitivë në fuqizimin dhe nxitjen e gazetarisë cilësore,  gazetarisë investigative, raportimit të bazuar në evidence dhe verifikimit të fakteve, organziata AIS promotore e Open Data Albania ka hasur vështirësi të shumta në punën e saj, një nga më impaktueset Mungesa e Financimit për Vazhdimësi. çka ka bërë javët e fundit të kërkojë ndihmë për mundësi për financim dhe donator. Lexo më Shumë .

Projektet anti-korrupsion në mungesë fondesh dhe Donatori. Organizata AIS kërkon ndihme, OpenSpendingAlbania rrezikon të mbyllet, kërkohen ngritje fondesh

Të nderuar Miq dhe Partnerë,

Organizata AIS e njohur si OpenDataAlbania dëshiron të ndajë me Ju shqetësimin dhe nevojën për ndihmë sa i takon ngritjes së fondeve dhe mbështetjen me grant për të mos rrezikuar mbylljen e një databaza me impakt në transparencës, llogaridhënie, aktivizëm dhe Antikorruspion.

Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorruspion. Përmes Open Spending Albania qytetarët kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. OpenSpending zbardh dhe bën të aksesueshme çdo pagesë nga Institucionet Buxhetore drejt klientëve nga 2012 e në vijim. Gazetarët dhe Aktivistët më të guximshëm në vend përdorin të dhënat e Thesarit për të denoncuar raste keqpërdorimi, korruspsioni, klientelizmi dhe konflikti interesi.

Shumë raste të abuzimeve publike edhe në periudha zgjedhore janë zbardhur përmes transparencës së mundësuar nga kjo databazë e mire-strukturuar. Në një rast transparenca me pagesa thesari çoi në inicimin e një procesi për heqje të Mandatit të Deputetit në Gjykatë Kushtetuese për shkak konflikt interesi dhe papajtueshmërie.

Institucioni i Auditit Suprem gjithashtu përdor databazës për të hartuar planet e vlerësim riskut dhe auditimit.

Duke fuqizuar publikun, aktivistët dhe agjencitë antikorrupsion me të dhëna transparente për raste të shëmtuara abuzive, AIS/OpenDataAlbania deri tani ka marrë shpesh pakënaqësi nga njerëz në pushtet dhe biznese pranë tyre apo tentativa për sulme kibernetike të dështuara.

Prej Muajit shkurt AIS është në vështirësi për fonde për mirëmbajtjen, përditësimin, zhvillimin dhe pagesën për hapësirën server. AIS zotëruese e Open Spending Albania konstaton se mungojnë thirrjet për mbështetje financiare për projekte Watchdog dhe Antikorruspion, dhe kërkon ndihmën e donatorëve të mundshëm për mbështetje financiare dhe mundësi aplikimi për grant.

Spending Data Albania është instrument i krijuar nga ekipi programues, ekonomistë dhe aktiviste Antikorruspion pranë AIS/OpenDataAlbania.

Në vitin 2016 – 2018 ky instrument i rëndësishëm u mbështetën nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës si pjesë e aktiviteteve dhe instrumenteve të Projektit Money, Government and Politics ndërsa në periudhën 2021 – 2023 u mbështet nga Ambasada Suedeze përmes Programit Open Data Access and Transaprency over Sectors exposed to Risk of Corruption.

Për 2024 e vijim Organizata AIS edhe pse ka aplikuar, nuk ka mundur të sigurojë ri-financim për të vijuar punën në ndihmë të aktivistëve dhe gazetarëve.

Në kërkojmë ndihmën tuaj përmes njoftimeve për thirrje të hapura, apo mundësisë për financim me grant, me dëshirën për të mos mbyllur një nga instrumentet më të rëndësishëm në forcimin e Transparencës, Llogaridhënies dhe kulturës Watchdog në Shqipri.

Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit

AGJENDA

Event:
Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit

Organizator:
AIS, promotor i Open Data Albania

Projekti dhe Partneriteti:
“Rritja e përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve” një projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium, i drejtuar nga IDM, në partneritet me Citizens Channel dhe AIS

Vendi:
Salla Praga, Hotel Rogner Tirana

Data:
Mars 29, 2024

 

Agjenda:

Kliko këtu