Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaInstituti Shqiptar i Shkencave (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike /e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. AIS bëhet pjesë e këtij programi si partner i rrjetit Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër në Bruksel, e fokusuar në çështje të edukimit dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.
Programi i e-Participation Day:
- Prezantim i Broshurës dhe Instrumenteve elektronik të Komisionit Europian për pjesëmarrje qytetare, e-Participation.
- StartUp i konkursit My e-Participation Story.
Broshura është një publikim i përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe. Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për informim dhe reagim. Instrumenta të ndërtuara për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga përfaqësuesit zgjedhur prej tyre
Instrumentat
Një prezantim i instrumenteve elektronik funksional në Bashkimin Europian si:
- e-Peticioni i Parlamentit Europian
- Dialogimi me një Anëtar të Parlamentit (MEP)
- Konsultimi Publik i Komisionit Europian (Your Voice in Europe)
- SOLVIT
- Puzzled by Policy
- Iniciativa e qytetarëve Europian.
Konkursi.
Titulli i Konkursit është My e-Participation Story. Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 korrik 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në një nga vendet e BE. Historia nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë një problematikë të hasur, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar. Fituesi merr titullin “e-Participation Ambassador” për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së së tij/saj në një event i cili do të mbahet në Bruksel në muajin Dhjetor.
USAID/Albania përmes Assist Impact mbështet projektin e AIS: Money, Government & Politics
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminUSAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.
Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.
Në foto, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Z, Donald LU me përfituesit e granteveNë foto, Ambasadori LU dhe Drejtoresha ekzekutive e AIS, Znj, Aranita BRAHAJ gjatë ceremonisë së dhënies së granteve.Në foto znj, Aranita BRAHAJ gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së granteve.
AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaInstituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill.
Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të ndryshme, po integrohen në epokën dixhitale. Shtetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e hapjes dhe transparencës për qytetarët. Forumi mblodhi përfaqësues të organizmave jo-qeveritare, aktivistë, zyrtarë të administratës publike dhe gazetarë nga më shumë se njëzet vende.
AIS u përfaqësua nga Besjana HYSA dhe Blerta TUCI. Blerta TUCI, koordinatore projekti pranë AIS, ishte një nga folëset e panelit kryesor dhe prezantoi: Money, Government and Politics , një projekt për transparencë, inovacion dhe pjesëmarrje qytetare. Ajo arriti me sukses të prezantonte publikime në kuadër të projektit duke mgjallur interesin e një audience të gjerë me mbi dyqind pjesëmarrës nga organizata dhe institute prestigjioze nga Europa dhe kontinente të tjera.
Money, Government & Politics përmes hapjes së të dhënave të pasurive të pushtetarëve, transaksioneve publike dhe marrëveshje konçesionare, u vlerësua si një model frymëzimi për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Publikimet në Spending Data Albania u cilësuan si raste të konsoliduara të përdorimit të teknologjisë për Demokraci dhe Aktivizimin Qytetar.
- Personal Democracy Forum është një konferencë vjetore mbi teknologjinë dhe mënyrat se si ajo po ndryshon politikat, qeveritë dhe jetën qytetare. Forumi e ka zanafillën në vitin 2004 në Amerikë. Në Poloni ajo u mbajt për herë të parë në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë PDF POLAND CEE është shndërruar në ngjarjen më të rëndësishme kushtuar teknologjisë, demokracisë dhe qytetarisë aktive.
Linku i Prezantimit: https://prezi.com/6ovttsbsob83/money-governments-and-politics/#
Video:
Foto:
Para dhe Pushtet- Publikon të dhëna për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë publik
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaNë portalin Open Spending Albania në rubrikën Para dhe Pushtet (One Stop Integrated Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat përmbajnë deklarime zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim. Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionarë të lartë publik: President, Anëtar të Këshillit të Ministrave, Kryetar të Bashkive Kryesore, Përfaqësues të Parlamentit, Gjyqtar të Nivelit të Lartë, Kryeprokuror dhe titullarë të institucioneve të pavarura. Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money & Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.
AIS merr pjesë në workshopin WeLoveData
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaMë 24-25 Mars 2015, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe ECSI organizuan në Stamboll, Turqi një workshop mbi të dhënat e hapura për OJQ-të në Euro-Azi, me titull: WeLoveData. Workshopi kishte si qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat komuniteti i të dhënave të hapura përballet në Evropë dhe Azinë Qëndrore. Aktiviteti kishte mbledhur së bashku rreth 30 gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe analistë të të dhënave të hapura nga mbi 15 shtete të rajonit.
AIS / Open Data Albania u përfaqësua nga dy prej anëtarëve të saj, znj Shefiko Hajna, analiste të dhënave për programin tonë Money Governments, and Politics, Znj Marilda Mancka, një nga themelueset e organizatës dhe pjësë e grupit të punës Open Data Albania. Ato ndanë me pjesëmarrësit e workshop-it eksperiencën e OJQ-së shqiptare në hapjen e të dhënave të Thesarit Publik, Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, Shpenzimet Elektorale, dhe të dhëna të tjera të disponueshme në portalin Spending Data Albania. Programi i aktivitetit ishte mjaft interesant, si dhe ishte një mundësi unike për shoqëritë civile të vendeve Euro-Aziatike në shkëmbimin e përvojës.
Java e Internetit. Takim me të rinjtë e shkollës së mesme “Ismail Qemali” Tiranë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të nismës Get Online Week, Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një takim me të rinj nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” Tirane.
Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa.
Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër dhe BE tenton të importojë profesionist edhe nga vende jashtë
Get Online Week 2015 – Anketë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi Hysa23-29 Marsi është Java e Internetit / Get Online Week 2015. Për të katërtin vit rresht Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) është pjesë e kesaj fushate për fuqizimin dixhital organizuar nga Telecentre Europe nën moton Fuqizohu; Punësohu.Në kuadër të kësaj jave ju lutemi të gjeni pak sekonda kohe të plotesoni këtë pyetësor.
AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi Hysa
Organizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; Poliçan; Gramsh; Maliq; Devoll; Mallakastër; Skrapar; Kolonjë; Përmet.
Këta bashkëpunëtorë duhet të jenë banorë në një nga qytetet/bashkitë e përmendura e gjithashtu të kenë kulturë të mirë qytetare e demokratike. Kriter i nevojshëm do të ishte eksperienca apo edukimi në gazetari; komunikim; marrëdhënie publike apo shkenca sociale dhe politike. E rëndësishme është që bashkëpunëtorët tanë të jenë të aftë të reagojnë dhe veprojnë si qytetar aktiv e të ndërgjegjësuar. Angazhimi i tyre do të jetë në muaj të caktuar të vitit bazuar në tematika dhe aktivitete të organizatës.
Nëse keni dëshirë ti bashkoheni aktiviteteve tona, sikurse të fitoni eksperiencën e bashkëpunimit në një program me impakt social e mediatik, ju lutem kontaktoni në adresën [email protected].
AIS merr pjesë në workshopin Open Data Priorities and Engagement
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaAIS përmes programeve për Open Data Albania do të marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërin në workshop me titull: Open Data Priorities and Engagement dhe organizohet në datat 16 dhe 17 mars në Timisoara të Rumanisë. Organizator të këtij eventi është Share-PSI 2.0 the Network for Inovation in European Public Sector. Organizata jonë AIS si promotore e Open Data Albania prezantohet në këtë event si iniciatore e publikimit të dataseteve me të dhëna publike për Regjistrin Koncensionar. Pjesëmarrëse në workshop është znj. Aranita BRAHAJ drejtore Ekzekutive e AIS. Eventi do të mbahet në ambientet e West University of Timisoara i shquar si Universitet inovativ sidomos në aplikimin e mundësive and modaliteteve të ofruarara nga IT.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana