Ligji për qeverisjen vendore , Dhoma Zgjedhore kundër tre mandateve për të zgjedhurit Vendorë

Tiranë data 15 Dhjetor 2015

Dhoma Zgjedhore, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të mos ndryshojë variantin fillestar të draftit për ligjin e vetëqeverisjes  vendore, i cili  kishte një kufizim  deri në 2 mandate  për të zgjedhurit vendorë.

Vendimi fundit për ta çuar në tre mandate konsiderohet regres nga Dhoma Zgjedhore. Sipas përfaqësuesve të kësaj dhome, ky vendim  është kthim pas, duke argumentuar se të gjithë kryebashkiakët që kishin një mandat të 3-të u proceduan penalisht për abuzime me detyrën.

Gerti Shella (INFOCIP): Përvoja shqiptare në qeverisjen vendore dikton sot më shumë se kurrë kufizimin e mandateve në dy të tilla. Vetëm në fillim të këtij viti kryebashkiakët e qyteteve të rëndësishme me nga dy mandate në detyrë që kërkonin një të tretë në kuadër të zgjedhjeve u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dhjetëra ishin dhe kryekomunarët e proceduar.

Aranita Brahaj (AIS dhe Za’Lart Albania 2015): Në monitorimin e Situatave Zgjedhore në Zgjedhjet për Pushtetin Vendor 2015 u konstatua se aty ku rikandidonin kryetarë ekzistues të bashkive konstatoheshin më shumë shpenzime elektorale dhe më shumë raste të përdorimit të administratës publike në fushatë. Në platformën Za’Lart qytetarët raportuan për problem me transferime emrash në regjistrin civil. Po kështu në bashki ku rikandidohej u raportuan edhe presione për të intimiduar votuesit përmes shërbimeve publike duke cenuar kritere të konkurrimit të drejtë mes kandidatëve. Për këtë arsye ligji nuk duhet të tolerojë perëndimin e pushteti për një kohë kaq të gjatë.

Kristaq KumeDo të përdorim mekanizma të tillë shtrëngues siç është kufizimi I të drejtës së të zgjedhurit jo më shumë sesa dy mandate”

Ndryshimi i draftit fillestar të ligjit të qeverisjes vendore, sipas Dhomës Zgjedhore shkon dhe në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve por dhe me procesin konsultativ e me grupet e interesit.

  • PDF Deklarata e Anëtareve.
  • Titull: Ligji për qeverisjen vendore , Dhoma Zgjedhore kundër tre mandateve për të zgjedhurit vendorë 

 

  • Titull Lajmi: Dhoma Zgjedhore kundër projektligjit: Prodhon korrupsion – Top Channel Albania – News – Lajme

Gazeta Shekulli Titull: Dhoma Zgjedhore: Kryebashkiakët të zgjidhen në dy mandate

shqip-dhoma-zgjedhore-kryebashkiaket-te-zgjidhen-ne-dy-mandate

Ballkanweb: Dhoma Zgjedhore – Zgjedhja e kryebashkiakëve vetëm për dy mandate

balkanweb-dhoma-zgjedhore-zgjedhja-e-kryebashkiakeve-vetem-per-dy-mandate

Gazeta MAPO: Deklaratë e Shoqërisë Civile: Projekt-ligji Për Qeverisjen vendore, devijim negativ

mapo-dhoma-zgjedhore-projekt-ligji-per-qeverisjen-vendore-devijim-negativ

deklarata 016 deklarata 006deklarata 009

Ftesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”

Hackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.

Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.

Si të përgatiteni?

Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.

  • Të prezantojë me një aplikacion jetën në qytetin e tij dhe nëpërmjet disa prezantimeve të krijohet qartësi mbi jetën dhe problematikat në një Qytet Tjetër.
  • Të dhënat ku mund të fokusohesh duhet të jen mbi mënyrën e të jetuarit si: shërbimet, shëndetsia apo arsimi.
  • Infrastruktura duke përfshirë sa metra rruge të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj.
  • Ekonomia, punësimi, ndërmarrjet dhe sektorët ekonomik.
  • Demografia, ku lindin apo vdesin më shumë njerëz.
  • Zhvillimi teknologjik dhe aksesimi i shërbimit internet ne qytete të ndryshme etj.

Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!

Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook  të Albanian Institute of Science.

Ju faleminderit!

AIS kundër Projekt Ligjit për kriminalizim të Shpifjes

Edhe organizata AIS, promotor i Open Data Albania / Të dhëna Transparente për Shqipërinë i bashkohet thirrjes së BIRN Albania për të mos miratuar Projekt Ligjin që kriminalizon shpifjen. Ky projektligj parashikon dënim me burg, dhe i jep drite jeshile arrestimit të gazetarit. Për ta çuar një gazetar në pranga, tani do të mjaftoj pretendimi i qeveritarit se kritikat dhe analizat për punë negative apo korruptive  janë shpifje. Deri sa të vërtetojë Gjykata (jonë problematike), sa gazetar do ta kenë provuar edhe pa të drejtë qelinë?

AIS i bashkohet thirrjes se BIRN Albania http://www.reporter.al/kriminalizimi-i-shpifjes-ndaj-zyrtareve-te-larte-kercenim-per-demokracine/

I bëhet thirrje Qeverise të tërheqë projektligjin qe kriminalizon “shpifjen ndaj funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhur” http://www.parlament.al/web/pub/pligj_shtese_7895_kodi_penal_24268_1.pdf

AIS inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mos e votojë projektligjin, dhe i bën thirrje çdo aktori civil ti bashkohet këtij qëndrimi.

AIS kundër tre partive kryesore në Gjykatë: Transparenca mbi Donatorët Elektoral

Në datën 5 Tetor 2015 në Gjykatën Administrative Tiranë, do të mbahet seanca paraprake e Proçesit Gjyqësor ku organizata jonë AIS ka paditur tre partitë politike subjekte kryesore në zgjedhje Partinë Socialiste (PS), Partinë Demokratike (PD) dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Çështje e parashtruar për shqyrtim gjyqësor është: A janë partitë politike Subjekte të së Drejtës për Informim mbi Financimet Elektorale? Gjithashtu, përmes interpretimit gjyqësor kërkohet të zgjidhet pyetja nëse legjislacioni i jep të drejtë publikut të dijë në kohë reale kush i financon fushatat e partive kryesore.

Kërkesa drejtuar Partive Politike: http://ais.al/new/en/political-parties-and-access-to-information-on-electoral-financing-ais-complaint/

pdf-icon

Akt Padia si vijon

Fletë thirrja e Gjykatës

AIS pjesëmarrëse në Konferencën Vjetore të Telecentre Europe

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, si anëtare e rrjetit Telecentre Europe mori pjesë në konferencën vjetore mbajtur në Beograd data 24- 25 shtator. Konferenca këtë vit kishte në fokus çështje të punësimit në sektori ICT në tregun europian dhe rritjen e kapaciteteve të target grupeve të ndryshme. Gjithashtu në konferencë u prezantuar i-LINC një program që ofron trajnime online për rritje kapacitetesh në tregun europian të punës. Platforma ju shërben të rinjve sidomos nga vende të Europës Lindore. Dita e dytë e eventit u fokusua më tej tek e-Participation dhe zbatimi i programit e-UROPA ku Shqipëria është përfituese.

12034243_1199488273400653_4434350984725646069_o 12064472_10208175704096200_1729303327_n

Thirrje për gazetarë në kuadër të Iniciativës Open Spending

Në vijim të programit Money, Government and Politics, AIS po lançon thirrjen drejtuar përfaqësuesve për tu bërë pjesë e një rrjeti të angazhuar për transparencë në shpenzimet publike. Open Spending Iniciative konsiston në krijimin e një forumi kryesisht me gazetar lokal të afirmuar, të cilët janë angazhuar në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore. AIS do të angazhohet në organizimin e një workshopi dhe një eventi DataThon (Data Maratonë) me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij Rrjeti.

Qëllimi i workshop-it do të jetë aftësimi në:

  • gjetjen e burimeve të informacionit mbi shpenzimet buxhetore të bashkive,
  • efiçencën e këtyre shpenzimeve për shërbime apo punë publike,
  • kontrolli i konfliktit të interesit apo rasteve të abuzimit.

Ndërsa DataThon 2015 do të krijojë mundësinë që anëtarë të rrjetit të prezantojnë gjetjet e tyre mbi mënyrën e qeverisjes duke u bazuar në mbledhje dhe vizualizimin e të dhënave për bashki përkatëse.

Një numër ICT tools për transparencë në shpenzime publike do të synohen të vihen në dispozicion të qytetarëve për ti angazhuar ata në procesin e monitorimit dhe pjesëmarrjes në buxhetim.

Workshopi i parë në kuadër të kësaj iniciative do të organizohet në javën e parë të Tetorit 2015. Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe trajtimin ditor për pjesëmarrës nga rrethet. Ky rrjet synon të nxisë Open Data Journalism në Shqipëri.

Gazetarët janë të ftuar të shprehin interes për tu bërë pjesë e këtij rrjeti sipas këtij formulari:

registerPër informacione apo propozime të mëtejshme mund të shkruani në: [email protected]

Partitë Politike dhe Aksesi i Informimit për Financime Elektorale. Ankimim nga Organizata AIS

Në kudër të programit Money, Transparency and Government, Organizata jonë, Instituti Shqiptar i Shkencave është angazhuar për të publikuar dhe vizualizuar të dhëna të Financimit Elektoral, Transaksione të Buxhetit të Shtetit tek Partitë Politike, sikurse Lista të Donatorëve Partiak për fushatat. Në vijim të kësaj pune në fillim të fushatës zgjedhore 2015, organizata ju drejtua me një kërkesë zyrtare tre subjekteve ndër më kryesore në fushatë si Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Kërkesa synonte aksesin dhe informimin publik në kohë reale, mbi donatorët, shumat dhe shpenzimet. Objekti i saj konkret është:

  1. Lista e dhuruesve të fondeve jo-publike të përfituara në datat 21 maj deri 21 qershor 2015 dhe që janë mbi shumën 100 000 (njëqindmijë) lekë ose shërbime dhe sende të barasvlershme me të;
  2. Lista e çdo shpenzimi të kryer eventualisht prej datës 21 maj 2015 me fonde vjetore të përfituara nga Buxheti i Shtetit 2015.

 Kjo kërkesë megjithëse e dërguar dhe marrë në dorëzim nga subjektet përmes postës zyrtare nuk mori përgjigje sipas interesit. Duke i konsideruar Partitë Politike si subjekte të rëndësishme për publikun, dhe transparencën me financat e tyre të një rëndësie të veçantë, i jemi drejtuar edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me një Ankesë kundrejt subjekteve.

Bashkëlidhur me attach po ju përcjellim kopje të kërkesave zyrtare sikurse Ankesës, drejtuar institucionit.

Kërkesa jonë bazohet në nenin 9, paragrafi i tretë i Kushtetutës, neni 87/1, neni 89 dhe 90 i Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit ” neni 2 shkronja c, neni 3 dhe neni 11.

Me dëshirën për të kontribuar në krijimin e kulturës demokratike të transparencës, në javët apo muajt në vijim në bashkëpunim më një nga studiot më të mira në trajtim e çështjeve për të drejtë publike dhe ekspertizë në legjislacionin elektoral, do ti drejtohemi institucioneve përfshi edhe të gjyqësorit me qëllim interpretim dhe rregullim doktrinar, të të Drejtës së Informimit mbi Financimin Elektoral. Megjithëse fushata ka përfunduar, dhe ndërkohë raportet e auditimit të subjekteve elektorale mund të publikohen, ne shohim me vend një interpretim doktrinar të çështjes nëse janë partitë politike subjekte të të drejtës për informim publik, sikurse a duhet ato të bëjnë publike në kohë reale të dhënat mbi donatorët dhe shpenzimet në fushatë.

Duke vlerësuar rolin e medias tradicionale në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me transparencën dhe zhvillimet elektorale, ju ftoj të ndiqni ecurinë e kësaj ankese / çështje të iniciuar. Për informacion të mëtejshëm ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Bashkëlidhur Kopje e Ankesës për Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kërkesa për Subjektet Politike.

Kërkese për informim PD

Kërkese për Informim LSI

Ankesë për komisionerin për të Drejtën e Informimit

Kërkesë për Informim PS

Broshura e rrjetit Unite-IT në gjuhën Shqipe

Unite-IT  është rrjet joformal i përfshirjes dixhitale të profesionistëve (mësuesit dhe trajnerët, ekspertët, mjekët, biznesi, hartuesit e politikave, akademikë) që synojnë bashkimin e Evropës përmes Fuqizimit dixhital. Unite-IT  krijon një hapësirë bashkëpunimi për anëtarët e saj që të angazhohen në mënyrë të hapur dialogu, ndajnë  përvoja dhe burime ndërtojnë kontakte mes njëri-tjetrin dhe të krijojnë partneritete.

Kjo do të rrisë kapacitetet e tyre dhe ngritjen e vetëdijes në mesin e shoqërisë në lidhje me potencialet parealizuara të kompetencave dixhitale për përfshirje ekonomike dhe sociale.

Broshurën  me informacion më të detajuar për Unite-IT e gjeni si më poshtë:

UniteIT_2_brochure_ALB

Raport Përfundimtar i ZA’LART 2015

Në platformën ZA’LART me slloganin Bëji Zgjedhjet të Vlejnë, në periudhën 22 maj – 26 qershor 2015 kanë mbërritur 411 raportime qytetare të cilat përmbajnë informacion dhe denoncime për abuzime në kuadër të fushatës zgjedhore, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Në raportimet e ndara në 12 kategori numri kryesor i raportimeve ka të bëjë me raste të Keqpërdorimit të Administratës dhe Sektorit Publik. Shkelje të cilat kanë patur një sensibilitet të lartë që përkon me 29 % të rasteve të raportuara apo 121.

Janë konstatuar raste të përdorimit të sektorit publik si: prezenca e udhëruar e punonjësve të administratës në mitingje elektorale, kërkesa për të deklaruar dhe premtuar votën kundrejt mundësive për të mbrojtur vendin e punës. Raste tipike të largimit të bluzave të bardha nga spitalet dhe qëndrat shëndetësore për pjesëmarrje në takime elektorale në orarin zyrtar të punës janë shënuar në: Librazhd, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Berat, presione ka patur dhe në bashki si: Vorë, Kamëz dhe Kukës.

 Tensione dhe Parregullsi Zgjedhore kanë zënë 53 të raste ose 11% të raportimeve qytetare. Problematikë tjetër e hasur në këto zgjedhje është Tentativa për Blerje Vote kundrejt parave, shërbimeve apo përfitimeve abuzive të cilat janë raportuar 5 herë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2013.Tentativa për ta manipuluar votën e 18 vjeçarëve duke tentuar te rekrutohen ata në shkolla publike është një detaj që është raportuar në këtë fushatë në qytetet si Vora, Rrësheni, Kukësi, Kamza dhe Lezha etj.

Në këto zgjedhje është raportuar edhe një përqëndrim i madh i forcave të policisë në zonat më problematike në 13 raste, si në: Koplik, Krujë dhe Lezhë. Denoncime në ZA’LART janë identifikuar dhe për kategori si: Parregullsi në Listat e Zgjedhore 16 raportime apo Cënim i të Drejtës së Votës në 21 raste.

Në periudhën para zgjedhore raportimet më të shumta kanë ardhur nga Bashki si ajo e Fierit dhe e Kamzës me nga 17 raportime secila, si dhe nga Kukësi me 16 raportime. Ndërsa në datën e zgjedhjeve zona e cila ka patur më shumë raportime ka qënë Shkodra me 29.3% e pasuar nga Fieri në 8.2% dhe Gramshi 7.1%.

Raportet janë verifikuar dhe vërtetuar në 52% të rasteve nga redaksia Ad-Hoc e ZA’LART e përbërë nga gazetarë lokalë dhe ekspertë në monitorimin e vlerësimin e zgjedhjeve. Këto raportime janë shoqëruar dhe me fakte audiovizuale, 20 (video) dhe 257( foto).

Ditën e zgjedhjeve 21 Qershor janë shënuar gjithsej 90 raportime për kategori si: Tensione dhe Parregullsi Zgjedhore (25% të raportimeve) dhe Parregullsi në Funksionimin e Institucioneve Zgjedhore 17%.

Në ditët post-zgjedhore nga 24 raportime në total, 11 raportime lidhen me problematika të ndyshme dhe tensione zgjedhore, si dhe 9 raportime me mos-funksionimin e institucione zgjedhore. Platforma ZA’LART gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 21 qershorit ka patur impakt të gjerë në opinionin publik lidhur me problematikat dhe risitë e hasura në këtë proçes zgjedhor duke forcuar partneritetin media-shoqëri civile.

 

____________________________________________________

Të dhëna të portalit dhe rrjeteve sociale të Za’Lart janë

WEB: http://zalart.al

FB: ZA’LART – Raised Voice Albania (community)

Twitter – ZA’LART @ZaLartAlbanian

YouTube – ZA’LART 2015

https://www.youtube.com/watch?v=_XpjHdSa0xE

AIS në Edicionin e 3-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim, 2015

Instituti Shqiptar i Shkencave edhe këtë vit do të jetë pjësë e edicionit të 3-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare me fokus Teknologjitë dhe aplikacionet për Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim, organizuar nga Departamenti i Informacionit dhe Sistemeve Inxhinierike të Universitetit të Egjeut në Samos/Greqi në datat 29 qershor – 3 korrik 2015.

Në këtë aktivitet AIS / Open Data Albania do të përfaqësohet nga Shefiko Hajna, analiste për Open Data dhe Marilda Mancka pjesë e grupit të punës për Open Data Albania.

Shkolla Verore OpenGov2015 do të mundësojë përfshirjen e pjesëmarrësve në “Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim” nëpërmjet çështjeve të tilla si: të dhëna të hapura, crowd-sourcing, modelim analitik dhe simulimi i mjete të sakta, analizë të dhënash dhe teknologjive vizualizuese.5668494685e1efd38006275d42719e28