Trajnim me Përfaqësues të Medias

Njoftim: Trajnim me Përfaqësues të Medias

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore

Të nderuar Gazetar,

Organizata jonë AIS, promotore e Open Data Albania, me dëshirën për partneritet shoqëri civil- media, do të realizojë një trajnim me temë E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore. Ky aktivitet do të zhvillohet në kuadër të projektit Money, Government and Politics, projekt për informim, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.

E drejta e Informimit mbi Financimin e Subjekteve Zgjedhore, është parashikuar në Kushtetutë. Përmbushja e kësaj të drejte lidhet ngushtësisht me kërkimin e saj. Gazetarë dhe aktivist civil kanë një rol të rëndësishëm në procesin e Transparencës mbi Financimin Zgjedhor. Ky trajnim ka si synim të aftësojë përfaqësues të medias, duke rritur kulturën juridike dhe njohuritë mbi këtë temë. Për këtë arsye ftojmë gazetarë të spikatur në raportimin gjatë proceseve zgjedhore, dhe gazetar investigativ, të regjistrohen, duke shprehur interes për tu trajnuar. Afati i regjistrimit: brenda datës 4 Maj. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për pjesëmarrje.

Trajnues do të jenë ekspert në të Drejtë Informimi dhe Financim Zgjedhor. Trajnimi është njëditor, do të mbahet në Tiranë, në datën 9 maj 2015. Aktiviteti mbështetet nga USAID / Shqipëri nëpërmjet Assist Impact.

Ju lutem bëni Regjistrimin Tuaj sipas këtij Formulari:

register_icon

Për çdo detaj kontaktoni me Blerta Tuci, projekt koordinator pranë AIS.

Ju faleminderit

Aranita BRAHAJ

Drejtore Ekzekutive

Dita Europiane e Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike /e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. AIS bëhet pjesë e këtij programi si partner i rrjetit Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër në Bruksel, e fokusuar në çështje të edukimit dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.

Programi i e-Participation Day:

  • Prezantim i Broshurës dhe Instrumenteve elektronik të Komisionit Europian për pjesëmarrje qytetare, e-Participation.
  • StartUp i konkursit My e-Participation Story.

Broshura është një publikim i përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe. Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për informim dhe reagim. Instrumenta të ndërtuara për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga përfaqësuesit zgjedhur prej tyre

Instrumentat

Një prezantim i instrumenteve elektronik funksional në Bashkimin Europian si:

  • e-Peticioni i Parlamentit Europian
  • Dialogimi me një Anëtar të Parlamentit (MEP)
  • Konsultimi Publik i Komisionit Europian (Your Voice in Europe)
  • SOLVIT
  • Puzzled by Policy
  • Iniciativa e qytetarëve Europian.

Konkursi.

Titulli i Konkursit është My e-Participation Story. Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 korrik 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në një nga vendet e BE. Historia nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë një problematikë të hasur, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar. Fituesi merr titullin “e-Participation Ambassador” për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së  së tij/saj në një event i cili do të mbahet në Bruksel në muajin Dhjetor.

USAID/Albania përmes Assist Impact mbështet projektin e AIS: Money, Government & Politics

USAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.

Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.

USAID+ASSISTNë foto, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Z, Donald LU me përfituesit e grantevefoto 1Në foto, Ambasadori LU dhe Drejtoresha ekzekutive e AIS, Znj, Aranita BRAHAJ gjatë ceremonisë së dhënies së granteve.foto 2Në foto znj, Aranita BRAHAJ gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së granteve.foto 3

AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore

Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill.

Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të ndryshme, po integrohen në epokën dixhitale. Shtetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e hapjes dhe transparencës për qytetarët. Forumi mblodhi përfaqësues të organizmave jo-qeveritare, aktivistë, zyrtarë të administratës publike dhe gazetarë nga më shumë se njëzet vende.

AIS u përfaqësua nga Besjana HYSA dhe Blerta TUCI. Blerta TUCI, koordinatore projekti pranë AIS, ishte një nga folëset e panelit kryesor dhe prezantoi: Money, Government and Politics , një projekt për transparencë, inovacion dhe pjesëmarrje qytetare. Ajo arriti me sukses të prezantonte publikime në kuadër të projektit duke mgjallur interesin e një audience të gjerë me mbi dyqind pjesëmarrës nga organizata dhe institute prestigjioze nga Europa dhe kontinente të tjera.

Money, Government & Politics përmes hapjes së të dhënave të pasurive të pushtetarëve, transaksioneve publike dhe marrëveshje konçesionare, u vlerësua si një model frymëzimi për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Publikimet në Spending Data Albania u cilësuan si raste të konsoliduara të përdorimit të teknologjisë për Demokraci dhe Aktivizimin Qytetar.

  • Personal Democracy Forum është një konferencë vjetore mbi teknologjinë dhe mënyrat se si ajo po ndryshon politikat, qeveritë dhe jetën qytetare. Forumi e ka zanafillën në vitin 2004 në Amerikë. Në Poloni ajo u mbajt për herë të parë në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë PDF POLAND CEE është shndërruar në ngjarjen më të rëndësishme kushtuar teknologjisë, demokracisë dhe qytetarisë aktive.

Linku i Prezantimit: https://prezi.com/6ovttsbsob83/money-governments-and-politics/#

Video:

Foto:

3 20150416_12425220150416_12425412  4 5 20150416_124141   IMG-20150420-WA0008

Para dhe Pushtet- Publikon të dhëna për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë publik

Në portalin Open Spending Albania në rubrikën Para dhe Pushtet (One Stop Integrated Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat përmbajnë deklarime zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim. Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionarë të lartë publik: President, Anëtar të Këshillit të Ministrave, Kryetar të Bashkive Kryesore, Përfaqësues të Parlamentit, Gjyqtar të Nivelit të Lartë, Kryeprokuror dhe titullarë të institucioneve të pavarura. Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money & Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.

AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve

Organizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; Poliçan; Gramsh; Maliq; Devoll; Mallakastër; Skrapar; Kolonjë; Përmet.

Këta bashkëpunëtorë duhet të jenë banorë në një nga qytetet/bashkitë e përmendura e gjithashtu të kenë kulturë të mirë qytetare e demokratike. Kriter i nevojshëm do të ishte eksperienca apo edukimi në gazetari; komunikim; marrëdhënie publike apo shkenca sociale dhe politike. E rëndësishme është që bashkëpunëtorët tanë të jenë të aftë të reagojnë dhe veprojnë si qytetar aktiv e të ndërgjegjësuar. Angazhimi i tyre do të jetë në muaj të caktuar të vitit bazuar në tematika dhe aktivitete të organizatës.

Nëse keni dëshirë ti bashkoheni aktiviteteve tona, sikurse të fitoni eksperiencën e bashkëpunimit në një program me impakt social e mediatik, ju lutem kontaktoni në adresën [email protected].

Ftesë për pjesëmarrje: Open Data Day Albania (21 Shkurt 2015)

AIS si promotor i Open Data ka kënaqësi t´ju informojë se në datën 21 shkurt është Dita Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura: Open Data Day 2015. Në këtë datë në kryeqytete të ndryshme të botës, aktivist dhe promotor që punojnë për të dhëna të hapura përpiqen të orgnizojnë evente dhe prezantime të ndryshme. Në Shqipëri, me rastin e kësaj date do të organizohet një takim prezantues për Open Corporates Albania. Takimi do të mbahet në orën 11, datë 21 Shkurt në ambientet e ProTIK (ish godina e INIM-ës, në krah të Piramidës, aktualisht aty edhe QKL).

Me dëshirën që prezantimi të shoqërohet me një bisedë mbi dobishmërinë, vështirësitë apo defektet e hapjes së të dhënave për Shoqëritë Tregtare Shqiptare, e në veçanti të atyre Konçesionare që veprojnë në vend,

Ju ftojmë ti bashkoheni takimit tonë të shtunë datë 21 Shkurt, ora 11 tek ProTIK (Godina e ish-INIM-ës, aktualisht aty është edhe QKL-ja).

Modetarore të takimit janë:

Znj. Ornela LIPERI – Kryeredaktore e Revistës Monitor,

Znj. Aranita BRAHAJ – Drejtore e AIS

Qëllimi i takimit është një bisedë ndërmjet gazetarëve dhe analistëve të çështjeve ekonomike në vend. Takimi mund të zgjasë pak më shumë se një orë.

Ju mirëpresim

 

Dita Ndërkombëtare e Open Data 2015

Datë 21 Shkurt, 2015 ora 11:00 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të dhënave të hapura, International Open Data Day 2015, Instituti Shqiptar i Shkencave në bashkëpunim me qëndrën Protik organizojnë workshopin për prezantimin e Open Corporates Albania në ambientet e qëndrës Protik.

Shqipëri – Akses Qytetar në Transaksione të Thesarit të Shtetit

Me qëllim transparencën me të dhënat qeveritare, AIS realizues i projektit Open Data Albania ka bërë të mundur që publiku shqiptar; gazetar; kërkues shkencor; biznesmen; oponent apo opozitar të qeverisjes, të njihen dhe informohen në kohë reale për çdo shpenzim në formë transaksioni apo pagese nga Thesari i Shtetit.

Ky monitorim realizohet përmes portalit Spending Data Albania në rubrikën Transaksione Thesari. Sistemi i hapur për publikun, përfshin të dhëna nga thesari i shtetit për 1400 institucione buxhetore në vend si: Ministri; Axhensi Qeveritare; Institucione të Pavarura; Bashki dhe Komuna dhe Drejtori Qendrore apo Rajonale.

Çdo transaksion i tyre është online për këdo që dëshiron të dijë se si dhe sa është shpenzuar. Aplikacioni ka të dhëna  nga  janari  2012 e deri ne datën e sotme.

Të dhënat mund të kërkohen sipas filtrave të vëna në dispozicion për  kategori kërkimi:

  • sipas Institucionit Buxhetor që bën pagesa;
  • sipas Përfituesit apo Klientit të pagesës;
  • sipas datës ku është urdhëruar dhe ekzekutuar pagesa
  • apo sipas vlerave së transaksionit

Një formë tjetër kërkimi është edhe sipas kategorisë së shpenzimit. Çdo transaksion ka në pjesën e përshkrimit, edhe të dhëna mbi urdhrin apo kontratën që bën të mundur këtë pagesë. Edhe pagesat e përfituara për punë publike të tenderuar janë pjesë e këtij sistemi.

Gjithashtu në një rubrikë të veçuar bëhet i mundur Monitorimi vetëm për Ministritë si Pjesë e Kabinetit Qeveritar.

Kjo hapësirë për transparencë bën të mundur që publiku të zbardhë raste të shpenzimeve për interes publik; raste abuzimi dhe teprime me shpenzime për kategori të caktuara; raste nepotizmi apo konflikti interesi në pagesa për klientë dhe përfitues të caktuar.

Në cilësinë e mbështetësit financiar që bën të mundur punën për të realizuar online Monitorimin e Transaksioneve të Thesarit, falënderojmë NED dhe OSF. Një falënderim qëndron edhe për Qeverinë Shqiptare e cila që prej janarit të vitit 2012, në kuadër edhe të angazhimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur, krijon mundësi për akses tek pagesa të institucioneve buxhetore përmes thesarit. Kështu vendi ynë Shqipëria bëhet pjesë e vendeve ku publiku ka akses dhe informacionin mbi Transaksione të Thesarit të Shtetit.

Ftojmë publikun të përdorë gjerësisht këto të dhëna; qytetarët taksapagues të informohen mbi mënyrën si shpenzohen paratë e tyre; mediat të bëjnë denoncime për raste abuzive dhe në konflikt interesi sikurse shoqata të karakterit watchdog, të përdorin Transaksione Thesari në punën e tyre për të nxitur më shumë llogaridhënie dhe presion publik për mirëqeverisje.

Një ditë kushtuar Open Government Partnership (OGP)

Dy tema kryesore të angazhimeve për qeverisje të hapur: Open Data dhe Local Governance.

Në fund një sondazh mbi vlerësimin qytetar për institucionet

http://www.aa.com.tr/al/news/433549–gjetjet-e-sondazhit-te-perceptimit-publik-ne-shqiperi-mbi-institucionet-publike