DataBaza Para dhe Pushtet mundëson kontrollin-verifikimin publik të fenomenit Nepotizëm.
Raporte Mediatike raztet prekin 70% të Zyrtarëve të Lartë.
Brahaj: Emërimi i Familjarëve rrezikon të përshkallëzohet në Korrupsion të Strukturuar
Programi Inside Story me gazetare Luljeta PROGNI solli gjatë muajit Nëntor një Raport Investigimi, me evidenca mbi raste konkrete të përvetshme të punësimit të familjarëve të politikanëve në Institucione Shtetërore.
Reportazhi me titull “Pinjollët e Politikës, Institucionet e Lakmuara të shndërruara në çerdhe të Nepotizmit” ilustroi me evidenca të nxjerra nga data baza e AIS, Para dhe Pushtet se si Ministra, Deputet, Kryebashkiak kanë më shumë se një familjar të punësuar në administratë publike si Ministri, Institucione të Pavarura, Shoqëri me Zotërim Publik SOC, dhe Njësi të Qeverisjes Vendore.
Programi Inside Story Nëntor 2023
Duke analizuar të dhëna të deklarimit pasuror të 50 Deputetëve program zbardhi dhe raportoi se asnjë nga deputetët (nën analizë) nuk i ka i shpëtuar faktit që familjarë të rrethit të ngushtë punojnë në Administratë Publike.
Inside Story është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën dhe zbardhjen e gabimeve në Qeverisje. Dokumentari dhe gazetarja Progni zbardhën se „ …rruga e shtruar drejt posteve te larta për trashëgimtar të politikanëve nuk është veç fenomen i regjimit totalitar, por shpesh projekt i përshtatur me rregulla loje të pas viteve 90-të. Dokumentari sjell Politikanë dhe zyrtarë trashëgimtarë biologjik të njerëzve të rëndësishëm me “rrugë të gatshme e pa merita publike.
Evidence Based Approach dhe databaza të zotëruara nga AIS. Databaza Para dhe Pushtet është krijuar si një instrument që garanton kontrollin publik të integritetit dhe interesave të zyrtarëve të lartë. Kështu bën të mundur kontrollin nga publiku të rasteve të Konfliktit të Interesit, Nepotizmit, Interesave Ekonomike dhe Familjare të Politikanëve Databaza i jep mundësi publikut të njihet me deklarimin e aseteve dhe nxit gazetarinë investigative të krijojë rraporte të bazuara në prova. Dokumentet dhe Informacioni i kësaj databaze përkon me të dhëna konsistente dhe online për më shumë se 1500 subjekte nga viti 2003 kur Ligji Shqiptar detyroi zyrtarët të Vet deklarojnë.
Inside Story intervistoi edhe drejtoren e programit Aranita Brahaj duke dhënë rastin të theksohen disa pasoja të rënda të nepotizmit dhe favorizimit. Kështu emërimet me favorizim kanë prekur edhe promovimet që bën Parlamenti në Institucione të Pavarura dhe Kushtetuese, ku në çdo rast promovohen vetë politikanë, ish deputet apo njerëz të afërt të tyre. Po njësoj emërimet familjare në administratë politike kanë krijuar terren dhe raste ku në lidhje të ngushta me njëri tjetrin palët krijojnë edhe rreth të strukturuar korruptiv.
Konkretisht
Aranita Brahaj Drejtore Projekti: Është bërë një zinxhir: Ai që është promovuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve shkon kandidat për Avokat të Popullit, nga Gjykata Supreme drejt Kontrollit të Lartë të Shtetit, e më pas diku tjetër si Banka Qendrore dhe Institucione të Monitorimit Financiar. Deputeti shkon në Bordin e Bankës. Çfarë pret? Po të marrësh të bësh zinxhirin e emrave, kupton se guxojnë të kandidojnë dhe promovohen vetëm “ata” me lidhje politike.
Aranita Brahaj Drejtore Projekti: – Ne shohim që nepotizmi nuk ka pasojë vetëm diskriminimin, pabarazinë, shanset e munguara, cilësinë e gabuar në administratë publike, por pasoja më e rëndë është një grup i strukturuar korruptiv.
Para dhe Pushtet është pjesë e aktiviteteve të programit Open Data Akses dhe Transparencë në sektorët e ekspozuar me rrisk për korrupsion aktivitete për të cilat mbyllet financimi në shkurt 2024.