Buxheti 2021 Kosto Publike të Parashikuara për koncesione Partneriteti Publik Privat (PPP)

Open Data Albania po hulumton mbi Kostot e Parashikuara për tu paguar për Partneritetet Publik Privat PPP apo Koncesione, që mbulohen nga Buxheti i Shtetit 2021. Artikulli bën një analizë sipas kontratave koncesionare PPP që janë aktive në vitin 2021 dhe kostot e parashikuara për secilën nga këto kontrata përgjatë periudhës 2018-2023.

Në vitin 2021, sipas Relacionit Shoqërues të Ligjit Nr. 137, datë 16.12.2020 ‘Për Buxhetin 2021’, do të mbështeten me fonde publike trembëdhjetë kontrata koncesione PPP. Në vend janë regjistruar mbi 274 shoqëri koncesionare. Për secilën prej tyre Regjistri Koncesionar i krijuar nga organizata AIS shfaq informacion dhe të dhëna për objektin, menaxhimin dhe performancën. Nga këto kontrata koncesionare PPP, disa buxhetohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Totali i parashikuar në vlerë për mbështetje të Koncesioneve nga Fondet Publike për vitin 2021 është planifikuar në vlerën  14 432 692 000 (katërmbëdhjetë miliard e katërqind e tridhjetë e dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) Lekë. Nëse e konvertojmë me Euro rezulton rreth 116 769 352 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) Euro, kjo sipas kursit të këmbimit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, mesatarja për vitin 2020.

Të dhënat: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2020), Ligji për Buxhetin e Shtetit 2021, Relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020 Lista e Investimeve Publike 2021-2023, shkarkuar me date 28.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Kostoja e planifikuar për vitin 2021 që të mbulohet me fonde publike për këto koncesione është sa pesëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e katër (15.74%) për qind e Totalit të Investimeve të Parashikuara në Buxhetin 2021.

Ndërsa në lidhje me Deficitin Buxhetor vlera qëndron në masën trembëdhjetë pikë njëzet e tetë  (13.28) për qind e vlerës së parashikuar të deficitit për vitin 2021 .

Gjithashtu kosto e Planifikuar për mbulim të PPP koncesione me fonde publike shprehur në terma të Produktit të Brendshëm Bruto, rezulton zero pikë zero nëntë (0.09) për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.

Kusht ligjor për përllogaritjen e Kostove për PPP me mbulim Fonde Publike dhe Buxhetore është që shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Për vitin 2021 kosto e planifikuar për pagesat për kontratat koncesionare PPP përllogaritet në masën tre pikë njëzet e gjashtë (3.26) për qind e të ardhurave tatimore.

Të dhënat: MFE (2020), relacioni për Buxhetin e Shtetit 2021, shkarkuar me datë 21.12.2020
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Me koston më të lartë mes trembëdhjetë kontratave të parashikuara për mbështetje me fonde publike për vitit 2021, qëndron ajo me titull Ndërtimi dhe operimi i Rrugës së Arbrit. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 4 105 100 000 (katër miliardë e njëqind e pesë milion e njëqind mijë) Lekë, ose 28% të kostos së planifikuar për PPP totale për vitin 2021. Kjo është kontrata me vlerën më të lartë dhe është kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë e zbaton shoqëria konsecionare Gjoka 87. Kontrata është lidhur në vitin 2018 me shoqërinë Gjoka Konstruksion. Gjatë periudhës 2019-2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore nga fonde publike për këtë Kontratë vlerësohen 16 529 100 000 (gjashtëmbëdhjetë miliardë e pesëqind e njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë).

Kontrata e dytë me peshën më të lartë në koston e parashikuar totale është ajo me titull Koncesion/PPP (Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale). Vlera e parashikuar në vitin 2021 për këtë kontratë që mbulohet me fonde publike është 1 704 982 000 (një miliardë e shtatëqind e katër milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy mijë) lekë, ose 12% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Kjo kontratë menaxhohet nga shoqëria koncesionare SaniService dhe është lidhur në vitin 2015 me këtë shoqëri. Gjatë periudhës 2018-2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike parashikohen 10 027 713 000 (dhjetë miliardë e njëzet e shtatë milionë e shtatëqind e trembëdhjetë mijë) lekë.

Kontrata e tretë me peshën më të lartë në koston e parashikuar totale është ajo me titull Shërbimi i Skanimit në Dogana. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 580 698 000 (një miliard e pesëqind e tetëdhjetë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë) Lekë, ose 11% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria 2S Albania, Kontrata është lidhur në vitit 2013 me shoqërinë Rapiskan dhe është ndryshuar me Ligj në vitin 2015. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 9 667 011 000 (nëntë miliardë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e njëmbëdhjetë mijë) lekë.

Kontrata e katërt me peshën më të lartë në koston e parashikuar totale është ajo me titull Për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 386 921 000 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e njëzet e një mijë) Lekë, ose 10% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/Bashkia Tiranë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton shoqëria Integrated Energy BV SPV e zotëruar nga GeoGenix. Kontrata është lidhur në vitit 2017. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike për këtë projekt kocesionar vlerësohen 7 474 381 000 (shtatë miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e katër milionë e treqind e tetëdhjetë e një mijë) lekë.

Në renditje pason Projekti PPP për Ofrimin i Shërbimeve Laboratorike Spitalore. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 1 280 444 000 (një miliard e dyqind e tetëdhjetë milion e katërqind e dyzet e katër mijë) Lekë, ose 9% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Këtë kontratë koncesionare e zbatohet nga shoqëria LABORATORY NETWORKS. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me konsorciumin me bashkim operatorësh Labopharma Sh.p.k & Exalab Francë & AB Laboratory Solutions B.V. Për periudhën 2021 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore për këtë kontratë dhe që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 6 923 565 000 (gjashtë miliardë e nëntëqind e njëzet e tre milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë.

Koncesion/PPP Kontrolli bazë i popullsisë 35-70 vjeç (check up) është parashikuar të paguhet gjatë 2021 për këtë kontratë vlera 876 090 000 (tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milion e nëntëdhjetë mijë) Lekë, ose 6% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria 3P Life Logistic . Kontrata është lidhur në vitin 2015. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 5 256 523 000 (pesë miliardë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e njëzet e tre mijë) lekë.

Një kontratë tjetër koncesioni që është aktive dhe mbulohet me fonde publike është ajo me titull Ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës Milot-Morinë. Vlera e parashikuar për këtë kontratë për vitin 2021 është 800 259 000 (tetëqind milionë e dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë) Lekë, ose 5.5% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria koncesionare “ALBANIAN HIGHWAY CONCESSION”. Kontrata është lidhur në vitin 2016 me fitues konsorciumin ‘Catalyst Viva Das General Contracting LLC, Salillari, sh.p.k, Bee Tech-Violiap Ateve dhe Kastrati, sh.a’’. Për periudhën 2019 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 3 704 262 000 (tre miliardë e shtatëqind e katër milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë.

Kontrata tjetër aktive në vitin 2021 që mbulohet me fonde publike është ajo me titull Koncesion/PPP (Ofrimi i Shërbimit të Dializës në 5 spitale rajonale). Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 779 000 000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e nëntë milionë) Lekë, ose rreth 5.4% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria koncesionare DiaVita. Kontrata është lidhur në vitin 2016. Për periudhën 2018 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 4 475 539 000 (katër miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë) Lekë.

Një kontratë tjetër koncesionare është ajo me titull Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 752 770 000 (shtatëqind e pesëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë mijë) Lekë, ose rreth 5.2% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021.  Këtë kontratë koncesionare e menaxhon shoqëria Integrated TechnologyWaste Treatment Fier. Kontrata është lidhur në vitin 2016. Për periudhën 2018 – 2022 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 3 763 852 000 (tre miliardë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë.

Projekt koncesionar aktiv në vitin 2021 është ajo me titull Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës. Vlera e parashikuar për këtë projekt është 658 325 000 gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) Lekë, ose rreth 5% të kostos së planifikuar totale për vitin 2021. Aktualisht kemi dy kontrata për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore përmes PPP Koncesione (njohur si shkollat koncesionare). Kontrata Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës në Zonën zbatohet nga  Shoqëria Koncesionare Z.M.A. Kontrata është lidhur në vitin 2018 pasi bashkimi i operatorëve ekonomikë: AGI KONS shpk, MET ENGENEERING shpk dhe ZENTI&CO shpk fituan garën. Po për këtë projekt zbatohet Kontrata Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës në Zonën 4 . Zbatuese është Shoqëria Koncesionare Tirana 4. Kontrata është lidhur në vitin 2020 me koncesionarin e përbërë nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Alba Konstruksion shpk, FUSHA, ED KONSTRUKSION, ERZENI/SH, SON Engineering & Construction dhe A & E ENGINEERING sh.p.k.Për periudhën 2020-2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike për këtë projekt vlerësohen 4 649 443 000 (katër miliardë e gjashtëqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e katërdhjetë e tre mijë) lekë. Ky projekt mbështetet përmes taksës së përkohshme për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, taksë që paguhet vetëm në bashkinë Tiranë.

Ndërtimi dhe operimi i rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat ( Ura e Shen Elizes). Vlera e parashikuar për këtë kontratë në 2021 është 393 979 000 (treqind e nëntëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë) Lekë, ose rreth 3% të kostos së planifikuar totale për PPP për vitin 2021.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e menaxhon Shoqëria Koncesionare   “Rruga Orikum – Llogara”. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me “GJIKURIA” sh.p.k. Për periudhën 2020 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 2 903 318 000 (dy miliardë e nëntëqind e tre milionë e treqind e tetëmbëdhjetë mijë) lekë.

Ndërtimi dhe operimi i Rrugës Milot-Balldren është një tjetër kontratë koncesionare aktive që përbën kosto për Buxhetin. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) Lekë.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton Shoqëria BARDH KONSTRUKSION. Kontrata është lidhur në vitin 2019 me shoqërinë ANK sh.p.k si Koncesionari dhe Shoqëria “BARDH KONSTRUKSION” si Shoqëria Koncesionare. Për periudhën 2020 – 2023 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike vlerësohen 1 464 945 000 (një miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e nëntëqind e dyzet e pesë mijë) Lekë.

Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Elbasanit është kontrata tjetër koncesionare që do të jetë aktive në vitin 2021 dhe mbështetet me fonde publike. Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 49 124 000 (dyzet e nëntë milionë e njëqind e njëzet e katër mijë) Lekë.  Kjo kontratë është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë kontratë koncesionare e zbaton Shoqëria ALBTEK ENERGY. Kontrata është lidhur në vitin 2014 nga ish autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit me shoqërinë Albtek Energy dhe është ndryshuar në vitin 2015. Për periudhën 2018 – 2021 pagesat e parashikuara si mbështetje buxhetore që mbulohen nga fonde publike për këtë projekt vlerësohen 2 033 626 000 (dy miliardë e tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë mijë) lekë.

Në Portalin OpenCorporates.Al janë krijuar pasaporta për çdo shoqëri koncensionare PPP dhe zotëruesit e tyre. Përmes menu Shoqëri Koncesionare mund të listohen dhe klikohen 274 shoqëri të tilla (të regjistruara deri shkurt Janar 2020).

Reformë në Kontraktimet Publike, AIS rekomandime për programet e Subjekteve Elektorale 2021

AIS pas vitesh monitorim dhe vlerësim risku në Prokurimet Publike sektorët Shëndetësi, Bashki dhe Infrastrukturë Kombëtare ka formuluar 7 propozime për Reformë në Prokurime dhe Kontraktime Publike. Këto rekomandime do u propozohen Partive Kryesore në Zgjedhje duke sugjeruar përfshirje në programin dhe premtimet e tyre elektorale. Rekomandimet u Hartuan në kuadër të Forumit Qeverisje për Ndryshim Propozime nga shoqëria Civile organizuar nga Co-Plan dhe partnerët. Propozimet do tu dorëzohen zyrtarisht Partive Politike Subjekt në Zgjedhjet 2021.

 

Prokurimet Publike dhe Kontraktimet, Rekomandime për Reformë në Prokurime Publike

Rreth 30 % e Tenderimeve në sektorë si Shëndetësi, Infrastrukturë Kombëtare, dhe Njësi të Qeverisjes vendore në 3 deri 5 vitet e fundit rezultojnë me risk të lartë për parregullsi në procedurë. Mungesa e Garës, Mungesa e Konkurrencës, Skualifikimi i Operatorëve Ekonomik me Ofertë të Leverdishme, e në fund anulimet e shpeshta të procedurave, janë shenja që shfaqin hapësira të mëdha për Klientelizëm dhe Abuzim me fondet që prokurohen.

Situata rezulton edhe më kritike sa i takon aplikimit të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale pa prokurim dhe tenderim apo Kontraktimeve Sekrete.

Një defekt tjetër madhor i prokurimeve në vend me pasoja të rënda sa i takon kontraktimeve dhe tenderimeve publike është Kontrolli i munguar i Integritetit të Kontraktorit Publik, në rastin kur ky Kontraktor është një Biznes për të cilin Origjina e Kapitalit apo Origjina e Paketës Kontrolluese të Kapitalit, është në një vend me regjistër tregtar guaskë shell , regjistër ku nuk deklarohet zotëruesi individ dhe ruhet konfidencialiteti.

Në raste të tilla përveç parregullsive tipike, jemi përpara riskut për kontraktim të shoqërive që janë në konflikt interesi apo subjekt i pastrimit të parave të krimit apo korrupsionit.

Pasqyra sa më lart  bazohet dhe ilustrohet me të dhëna të:

Sa më lart vendi ka nevojë për Reformë të menjëhershme në Prokurime Publike. Kjo reformë nuk është thjesht e karakterit Ligjor, madje shpesh ndryshimet ligjore nuk sjellin rezultat. Madje shumë ndryshime për Sektorin Prokurime do të duhet të bëhen në Ligje të tjera. Reforma në Prokurime duhet të fillojë me elementë si:

  1. Ndalim me Ligj të Kontraktimeve përmes Ligjeve Speciale. Po njësoj edhe i ndryshimeve Kontraktore me Ligj Special. Ndryshe njihen si Ligje AdHoc, Ligje special, Ligje të përdorura në një rast kontraktor, Kontraktime me Vendimmarrje Politike.
  2. Kuadër Ligjor që garanton kontrollin e Integritetit të Kontraktorit Publik dhe Paketës Zotëruese të Kapitalit. Ligji për Deklarimin e Pronarit Përfundimtar duhet të hyjë menjëherë në Fuqi dhe duhet zbatuar me rigorozitet sidomos për Kontraktor apo Nënkotraktor të Kontratave Publike (asete dhe fonde publike).
  3. Monitorimi Publik, Integrity Pact ose fuqizim i mekanizmave të monitorimit të pavarur dhe auditimit social në procesin e prokurimeve. Shumë vende që kanë ndërmarrë reforma në sistemin e Prokurimeve Publike kanë punuar në partneritet me organizatat e specializuara në antikorupsion. Sistemi i vlersimit të jashtëm të riskut, auditimi i pavarur i kritereve dhe angazhimi përmes standarteve dhe Parimeve Open Contracting. Në çdo procedurë auditohen kriteret nga Entitete të Pavarura të Specializuara. Pastaj shpallet gara.
  4. Aplikim Short List dhe Verifikimit Periodik i kapaciteteve të Operatorëve Ekonomik. Nëse një operator vlerësohet periodikisht nuk ka arsye të vlerësohet dhe skualifikohet rast pas rasti. Skulifikimi i operatorit me ofertë më të lartë për kritere bazike, shoqëruar me mosankimim shpesh është indikator  i fiktivitetit dhe marrëveshjes mes bizneseve konkurruese. Ky lloj skualifikimi haset shpesh tek Tendera në Infrastrukturë Kombëtare Fondi i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar që janë edhe institucione me portofol të lartë për Tenderime.
  5. Transparencë. Asnjë Kontratë nuk duhet të hyjë në fuqi pa qene e publikuar. I njëjti parim për çdo etapë të procesit Kontraktim nga planifikimi i kontratës deri tek realizimi final.
  6. Aplikim i Parimeve dhe Standardeve të Open Contracting Partnership. Aplikim i Algoritmeve për sinjalizim risku nga vetë Institucionet.
  7. Strategjia Kombëtare për Antikorruspionin duhet të referojë në një Kapitull të veçantë Antikorupsioni në Sektorin Publik

Rekomandime të tjera janë të Publikuara edhe në faqen e Organizatës AIS i gjeni KËTU.

Buxheti për Shëndetësinë 2020, Rritje e Pakët, Mosrealizim Investimesh, Mungesë vëmendje për Shërbimin e Kujdesit Parësor

  • Buxheti për shëndetësinë gjatë Vitit 2020 si vit i përballjes me Situatën e Pandemisë shkoi 39.625 Miliard Lekë ose 320.85 Milion Euro.
  • Kjo vlerë finale u shënua pas ndryshimeve të Buxhetit Plan gjatë vitit ku për Programet Shëndetësi u shtuan 2.1 Miliard lek si pjesë e përballimit të situatës Covid19.
  • Ndërsa në total Buxheti për Shpenzime 2020 u rrit me 30.16 Miliard lek, katër programet e shëndetësisë morën vetëm 2.1 Miliard.
  • Programe të Lidhura drejtpërdrejt më Shëndetësinë janë programet si vijon: Shërbimi i Kujdesit Parësor; Shërbimi i Kujdesit Dytësor; Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Kombëtar i Urgjencës.
  • Rritje gjatë vitit pati vetëm Shërbimi i Kujdesit Dytësor pra Spitale rajonale dhe Qendra Universitare.
  • Mosrealizim Buxheti shënuan gjatë vitit 2020 Shërbimi i Kujdesit Parësor që janë qendrat shëndetësore në zona urbane dhe rurale.
  • Nëse shohim raportin e shpenzimeve si Korrente (paga dhe utilitete) dhe Kapitale qe janë investime dhe asete (godina e pajisje), rezulton që Investimet shënuan mosrealizim në nivelin 15.75%.

Të gjitha shpenzimet të bëra nga Institucionet Buxhetore të Shëndetësisë gjatë vitit 2020 dhe në vijim janë të aksesueshme në Rubrikën Transaksione Thesari portali Spending Data Albania. Aty për çdo pagesë jepet informacion mbi datën, përshkrimin, institucionin që paguan, klientin që përfiton. Konkretisht shpenzime Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza QSUNTMinistria e Shëndetësisë, Qendra Spitalore Shefqet Ndroqi , Spitali Universitar i Traumës dhe secili institucion shëndetësor sipas kërkimit kanë të publikuara dhe mund të aksesoren me kërkim përmes filtrave për Institucion Pagues, Kategori, Datë, Klient dhe përshkrim Fature.

Blerjet dhe Investimet Kapitale për Sektorin e Shëndetësisë e që lidhen me Covid 19 janë të listuara me pasaporta për çdo kontraktim në databazën për Prokurime Transparente. Çdo procedurë ka të plotë informacion nga njoftimi, afatet, vlera fond limit, oferta e suksesshme, apelime dhe realizime.

Të dhënat e hapura (Open DataOpen PorcurementOpen Spending) mbi shpenzime, pagesa, tenderime, kontraktime dhe të tjerë tregues, nxisin Transparencën, Llogaridhënien dhe Mirëqeverisjen.

Treguesit dhe të dhënat e plota janë të përmbledhura në hulumtimin e Open Data Albania: Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19.

Regjistër i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrati që vlerësohen (klikohen) për punimet shkencore, publikimet dhe kontributi në doktrinën e të Drejtës

Ne Regjistrin e Magjistratëve krijuar nga organizata AIS, promotore e OpenData për Shqipërinë, renditja e klikimeve sipas Google Analytics dhe Google Search Console tregojnë se cilët Gjyqtar dhe Prokuror janë të pëlqyeshëm për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën e së Drejtës dhe në fusha si Konstitucionalizmi, Pronësia, E Drejta e Kontratave , E drejta Kushtetuese e më tej.

Në krijimin e kësaj miniere me të dhëna dhe dokumenta për Gjyqtar dhe Prokuror Magjistrat në Republikën e Shqipërisë, janë vendosur veç CV, Vendimeve, Vlerësimeve, Kontrolleve e Vet deklarimeve edhe Punimet Shkencore të Magjistratëve. Më poshtë janë dokumentet më të kilikuara në DataBazën AksesInfoDrejtësi RegjistriMagjistratëve Magjistrat.al

 

Në vend të parë për muajin Janar, dokumente të klikuara:

  1. Doktoratura e zonjës Evelina Qirjako është dokumenti më i klikuar në Muajin Janar, titull i Disertacionit është “Kuptimi Rëndësia dhe Kushte të Vlefshmërisë së Veprimit Juridik në Rastin e Kalimit të Pasurisë së Paluajtshme, Rëndësia, Natyra dhe Efekti që Ka Regjistrimi i Titullit të Pronësisë në Regjistrat Publik të Pasurive të Paluajtshme”, Disertacioni është mbrojtur në vitin 2016 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Udhëheqës i Temës është Profesor Ardian Nuni. LINK Dokumenti: http://magjistrat.al/dokumenta/1603967583EVELINA-QIRJAKO.pdf
    Zonja Qirjako ka ushtruar detyrën e Gjyqtares së Lartë në periudhën 2008-2017, Mandati i saj është i përfunduar me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 24.04.2019 dhe titulli i saj si Magjistrat është subjekt për shqyrtim në Institucionet e përkohshme të drejtësisë. Profili znj. Qiriako  http://aksesdrejtesi.al/profil/200

  1. Në vendin e dytë si dokumentet më të klikuar në muajin Janar qëndron një Temë Disertacion Doktoraturë në fushën e Konstitucionalizmin. Disertacioni me temë “Kontrolli Kushtetues në Shqipëri Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave Themelore të Njeriut”. Është zonja Valbona Bala (Pajo), autore e këtij punimi shkencor në fushën e konstitucionalizmit. Zonja Bala ka qenë më herët ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Procesi i saj i rivlerësimit (Vetting) është ndërprerë pas një sage të gjatë ankesash dhe vendimesh nga institucionet e përfshira. Disertacioni është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës me udhëheqës shkencorë Prof. Aurela Anastasi Akademike e Asociuar. Dokumenti http://magjistrat.al/dokumenta/1603190115Doktoratura-Valbona-Bala-Fakulteti-i-Drejtesise-Departamenti-i-te-Drejtes-Publike.pdf Zonja Bala është autore e botimeve shkencore edhe në çështje që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. http://magjistrat.al/profil/173,/span>

  1. Në vendin e tretë si dokument me karakter Publikim Shkencor autor Magjistrat (Magjistrat.AL) është Disertacioni për Mbrojtje Grada Doktor po një Magjistrati për të cilin institucionet e Përkohshme të Drejtësisë kanë vendosur ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Zonja Rezarta Mata me dokument punimin shkencor me titull “Përgjegjësia Jashtë Kontraktore e Organeve Publike në Shqipëri është klikuar me qindra herë në Muajin Janar. http://magjistrat.al/profil/203 Në momentin e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit zonja Mata ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Disertacioni dhe Grada Doktor është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës Fakluteti i Drejtësisë me udhëheqës Shkencor Profesor Ermir Dobjani. http://magjistrat.al/dokumenta/1604050953Rezarta_Mataj_tema_e_doktoratures_pdf.pdf  Publikimi Shkencor është vendosur si në rubrikën Dokumente Të profilit të Magjistrat Rezarta Mataj në Regjistrin e Magjistratëv

Ndërkohë në nivele të mirë klikimi vijon të qëndrojë Disertacioni Doktoratura e Anëtarit të KLGJ z. Erjon Muharremaj
http://magjistrat.al/dokumenta/1592233057Challenges%20of%20the%20Albanian%20Legislation%20on%20the%20Protetion%20of%20Biodiversity.pdf

Ndërsa nga Profilet (jo dokument) më të klikuara në Janar janë:

Eloida Goxhi http://magjistrat.al/profil/59

Ardian Dvorani http://magjistrat.al/profil/40

Olsian Cela http://magjistrat.al/profil/23

Në Akses Info Drejtësi (magjistrat.al) do të gjeni informacion dhe dokumenta për Sistemin e Drejtësisë, Institucione dhe Individ. Databaza synon të rrisë kontrollin publik mbi Integritetin, të krijojë modelin e Regjistrit të Magjistratëve dhe të kontribuojë për Akses të Gjerë në Informacionet që Lidhen me Sektorin duke rritur besimin publik. http://magjistrat.al/

Regjistri i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrat vs Kontribut në Doktrinë

Evelina Qirjako Valbona Bala dhe Rezarta Mataj janë 3 Magjistrate që megjithëse jashtë apo të pezulluara në Institucionet e drejtësisë vlerësohen për kontribut në Doktrinën Juridike. Doktoraturat e tyre në sektorët E Drejtë Pronësi; Konstitucionalizëm dhe Dëme Jashtë Kontraktore janë tre dokumentat më të klikuar në Muajin Janar 2021 në Regjistrin e Magjistratëve AksesInfoDrejtesi.

Regjistër i Magjistratëve dhe Kontributi Shkencor, Publikime dhe Klikime

Magjistrat që vlerësohen (klikohen) për punimet shkencore, publikimet dhe kontributi në doktrinën e të Drejtës

Ne Regjistrin e Magjistratëve krijuar nga organizata AIS, promotore e OpenData për Shqipërinë, renditja e klikimeve sipas Google Analytics dhe Google Search Console tregojnë se cilët Gjyqtar dhe Prokuror janë të pëlqyeshëm për shkak të kontributit të tyre në Doktrinën e së Drejtës dhe në fusha si Konstitucionalizmi, Pronësia, E Drejta e Kontratave , E drejta Kushtetuese e më tej.

Në krijimin e kësaj miniere me të dhëna dhe dokumenta për Gjyqtar dhe Prokuror Magjistrat në Republikën e Shqipërisë, janë vendosur veç CV, Vendimeve, Vlerësimeve, Kontrolleve e Vet deklarimeve edhe Punimet Shkencore të Magjistratëve. Më poshtë janë dokumentet më të kilikuara në DataBazën AksesInfoDrejtësi RegjistriMagjistratëve Magjistrat.al

Në vend të parë për muajin Janar, dokumente të klikuara:

1.    Doktoratura e zonjës Evelina Qirjako është dokumenti më i Kliluar në Muajin Janar, titull i Disertacionit është “Kuptimi Rëndësia dhe Kushte të Vlefshmërisë së Veprimit Juridik në Rastin e Kalimit të Pasurisë së Paluajtshme, Rëndësia, Natyra dhe Efekti që Ka Regjistrimi i Titullit të Pronësisë në Regjistrat Publik të Pasurive të Paluajtshme”, Disertacioni është mbrojtur në vitin 2016 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Udhëheqës i Temës është Profesor Ardian Nuni.

Zonja Qirjako ka ushtruar detyrën e Gjyqtares së Lartë në periudhën 2008-2017, Mandati i saj është i përfunduar me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 24.04.2019 dhe titulli i saj si Magjistrat është subjekt për shqyrtim në Institucionet e përkohshme të drejtësisë. Profili znj. Qiriako

2.    Në vendin e dytë si dokumentet më të klikuar në muajin Janar qëndron një Temë Disertacion Doktoraturë në fushën e Konstitucionalizmin. Disertacioni me temë “Kontrolli Kushtetues në Shqipëri Roli i Gjykatës Kushtetuese si garante e Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave Themelore të Njeriut”. Është zonja Valbona Bala (Pajo), autore e këtij punimi shkencor në fushën e konstitucionalizmit. Zonja Bala ka qenë më herët Këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese. Procesi i saj i rivlerësimit (Vetting) është ndërprerë pas një sage të gjatë ankesash dhe vendimesh nga institucionet e përfshira. Disertacioni është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës me udhëheqës shkencorë Prof. Aurela Anastasi Akademike e Asociuar.  Zonja Bala është autore e botimeve shkencore edhe në çështje që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Profili znj. Bala

3.    Në vendin e tretë si dokument me karakter Publikim Shkencor autor Magjistrat (Magjistrat.AL) është  Disertacioni për Mbrojtje Grada Doktor po një Magjistrati për të cilin institucionet e Përkohshme të Drejtësisë kanë vendosur ndërprerje të procesit të rivlerësimit. Zonja Rezarta Mata me dokument punimin shkencor me titull “Përgjegjësia Jashtë Kontraktore e Organeve Publike në Shqipëri është klikuar me qindra herë në Muajin Janar. Në momentin e ndërprerjes së procesit të rivlerësimit zonja Mata ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Disertacioni dhe Grada Doktor është mbrojtur po pranë Universitetit të Tiranës Fakluteti i Drejtësisë me udhëheqës Shkencor Profesor Ermir Dobjani. Publikimi Shkencor është vendosur në rubrikën Dokumente të profilit të Magjistrat Rezarta Mataj (në Regjistrin e Magjistratëve)

Ndërkohë në nivele të mirë klikimi vijon të qëndrojë Disertacioni Doktoratura e Anëtarit të KLGJ z. Erjon Muharremaj

Ndërsa nga Profilet (jo dokument) më të klikuara në Janar janë:

Eloida Goxhi

Ardian Dvorani

Olsian Cela

Në Akses Info Drejtësi (magjistrat.al) do të gjeni informacion dhe dokumenta për Sistemin e Drejtësisë, Institucione dhe Individ. Databaza synon të rrisë kontrollin publik mbi Integritetin, të krijojë modelin e Regjistrit të Magjistratëve dhe të kontribuojë për Akses të Gjerë në Informacionet që Lidhen me Sektorin duke rritur besimin publik. http://magjistrat.al/

Tendera për Kite dhe Teste situate Covid – 19, Spitalet Rajonale pritet Buxheti 2021

Në faqen Open Procurement Albania, sektori Shëndetësi janë të gjitha tenderat e institucioneve që punojnë në sektorin publik.

Për të kuptuar sa po shpenzohet në blerjen e Kiteve dhe Testeve për Covid19, kush janë furnitorët, cilën tipologji testi po kërkon Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat Spitalore mund të shikohen me kujdes  si Vijon:

Me Vlerë 496 000 000 Lekë (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion lekë të reja) është shpallur në datën 2 Dhjetor tenderi me titull Blerje Teste Diagnostike antigenike të shpejta për Sars – Cov -2 për nevoja të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor periudha 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH. Ky është një tender i hapur, ndërkombëtar për Blerje Mallrash përmes marrëveshjes kuadër. Afati për mbylljen e këtij tenderi është 18 Janari 2021. Link Ky tender http://openprocurement.al/sq/htender/view/id/25822

 

EUROMED shpk do të furnizojë Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë me Blerje Kit (tampon + terren) dhe tamponë orofaringeal e nazofaringeal për marrjen e mostrave të testimeve Covid 19. Tenderi kishte fond limit prej 166 260 000 lekë, në tender morën pjesë 10 operator, Oferta më e ulët e EUROMED shpk u shpall fituese me vlerë 41 760 000 lekë. Link ky tender http://openprocurement.al/sq/htender/view/id/25643

Ndërkohë pa garë me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake, Ministria e Shëndetësisë  ka blerë nga kompania EVITA shpk një sasi Teste Diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja emergjente të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Kjo kontratë ishte planifikuar me fond limit 124 000 000 Lekë (njëqind e njëzet e katër milion lekë) dhe është ofertuar dhe lidhur kontratë 100% e vlerës së fondit limit.

Të tjera tendera të shpallura dhe finalizuar me fjalë kyçe kërkimi KIT janë listuar:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/kit?

Të tjerë tendera të shpallura dhe finalziuara me fjalë kyce kërkimi TEST:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/test?

Të tjera tendera të shpallura dhe finalizuara me fjalë kyçe kërkimi COVID:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/covid?

 

Projekti Open Procurement Albania ju fton të kërkoni dhe vlerësoni edhe mbi tendera të fundit të Spitaleve Rajonale. Këto tendera tregojnë se blerjet dhe furnizimet për pajisje, medikamente, oksigjen dhe të tjera mallra apo shërbime që nejvoiten për funksionim si spitale Covid, janë të lidhura fort me buxhetin e vitit 2021. Ato janë tendera të saposhpallur  ose ende në proces.

 

Databaza e tenderave gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid19  është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Bizneset e Rindërtimit deri tani 162 Shoqëri kanë fituar kontrata Publike

Cilat janë Bizneset që po Realizojnë Punime në Kuadër të Programit të Rindërtimit Post Tërmeti i 26 Nëntor 2019?!

Open Corporates Albania ka krijuar një kategori të veçantë në Menu ku vendosen pasaporta për të gjitha bizneset shoqëritë që janë angazhuar me kontratë për të bërë Punë dhe Projekte pjesë e Programit të Rindërtimit të Qeverisë Shqiptare. Emri i Kategorisë (menu) është Biznese Rindërtimi.

http://opencorporates.al/sq/rindertimicompany

Këto shoqëri kanë të paktën 1 kontratë të lidhur me Institucionet Shqiptare. Kontratat janë kryesisht në bazë marrëveshje kuadër të hartuara pas tenderimit me Procedurë të Kufizuar.

Aktualisht deri datën e sotme, sistemi ka identifikuar 162 shoqëri që kanë një kontratë për një projektim, mbikëqyrje, ndërtim apo riparim në kuadër të Programit të Qeverisë Shqiptare për Rindërtimin.

Për secilin operator shfaqen të dhëna mbi administratorin, zotëruesin, objektin e aktivitetit, data e themelimit, ndryshime në strukturën e shoqërisë, performanca ekonomike në vitet e fundit, pagesat nga Thesari, të dhëna dhe listime për tender fitues.

Lista mund të shkarkohet si PDF ose si Excel për ripërdorim sipas dëshirës tuaj.

Shoqëritë janë vendase. Kategoria do të përditësohet me të tjera pasaporta biznesi që do të fitojnë statusin e Kontraktorit për Kontrata në Kuadër të Programit të Rindërtimit Post Tërmet.

Secili Biznes është listuar duke marrë si të dhënë kontratën apo marrëveshjen. Këto Kontrata apo marrëveshje janë pjesë e sistemit për Prokurime Transparente krijuar nga AIS. Procedurat Tenderuese për Rindërtimin janë mbajtur nga Fondi Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkitë.

Konkretisht:

Fondi Shqiptar për Zhvillim  http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/faqe/2/keyword/programi+i+rindertimit

Bashkitë:  http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/programi%20i%20rindertimit

Gazetarët që kanë nevoje për të aksesuar dhe kuptuar procedura të tenderimit Programi i Rindërtimit pas tërmetit, mund të kontaktojnë zyrën tonë

 

P.s Këtu nuk janë të listuar Bizneset qo kanë fituar kontrata për tenderime me fonde të EU, e për të cilat autoritet tenderues nuk është një Institucion i Shtetit Shqiptar.

Publiku kontrollon Integritetin e Sistemit të Drejtësisë, Individët më të Klikuar në Regjistrin e Magjistratëve, Dhjetor 2020

Web-Databaza Akses Drejtësi është krijuar nga organizata AIS, si një minierë të dhënash dhe dokumentesh mbi Institucionet e reja të Drejtësisë dhe Individëve pjesë e Sistemit. Në këtë Web-Databazë është krijuar Regjistri i Magjistratëve, një regjistër me informacion dhe pasaportë për secilin Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/persons/1 , Prokuror http://aksesdrejtesi.al/persons/2 , Anëtar në Institucione të Drejtësisë http://aksesdrejtesi.al/persons/3 dhe Gjyqtar e Prokuror të Pezulluar http://aksesdrejtesi.al/persons/4 .

Tre profilet më të klikua-ra në muajin Dhjetor sipas google analytics, për këtë databazë janë:

  • Profili i zotit Altin Binaj i zgjedhur Gjyqtar Kushtetues http://aksesdrejtesi.al/profil/25 . Për Binajn në databazën Akses Drejtësi, Regjistri i Magjistratëve ishte krijuar më herët një profil si Prokuror. Ky profil u Përditësua në muajin dhjetor me të dhëna dhe dokumente për Procesin e Promovimit të tij si Gjyqtar Kushtetues.

Pasaporta Profil për zotin Binaj ka Informacion dhe Dokumente të kategorizuara: Gjeneralitete; Eksperiencë profesionale‘ Kualifikime dhe Promovime; Dokumente dhe Deklarim Pasuror.

  • Tema e Doktoraturës Dr. Erjon Muharremaj anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor KLGJ http://aksesdrejtesi.al/profil/12 , është dokumenti më i klikuar për muajin Dhjetor në faqen Akses Drejtësi, Regjistri i Magjistratëve. Doktoratura ka titullin “Ndikimi i të Drejtës Ndërkombëtare të Mjedisit në Legjislacionin Shqiptar“. Disertacioni për mbrojtjen e Gradës Doktor është paraqitur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike http://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1592233239Disertacion.pdf .
  • Në vend të tretë për nivel Klikimesh është profili i Gjyqtarit Alaudin Malaj për të cilin procesi i Rivlerësimit është ndërprerë pas kërkesës së tij për Dorëheqje http://aksesdrejtesi.al/profil/153 .

Klikimet për 12 muajt e vitit 2020, listojnë të parin profilin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, zotit Sotir Kllapi http://aksesdrejtesi.al/profil/106 , pasuar nga profili zoti  Altin Binaj Gjyqtar Kushtetues dhe Luan Daci anëtar i pezulluar i KPA dhe nën ndjekje Penale http://aksesdrejtesi.al/profil/90 .

Deri tani në Regjistrin e Magjistratëve janë krijuar pasaporta me informacion për individ që kanë kaluar vettingun, janë dorëhequr apo janë promovuar në krye të institucioneve të drejtësisë.

Të dhënat dhe dokumentet janë aksesuar përmes burimeve zyrtare dhe kërkesave për informacion pranë Institucioneve. Profili i një Magjistrati synon të forcojë Kontrollin Publik dhe të rrisë besimin e publikut tek Sistemi. Secili profil përmban të dhëna dhe dokumente mbi gjeneralitete; data e emërimit fillestar; pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale; përvoja profesionale pozicione të mëparshme arsimi dhe kërkimi shkencor; kualifikime  te veçanta; vendime të institucioneve të kualifikimit; vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale; masa disiplinore në fuqi vërejte; deklarimi pasuror.

Web-Databaza jonë për regjistrin e Magjistratëve është një model pilot i propozuar nga Organizata AIS si model për institucionet shtetërore që kanë detyrim ligjor të krijojnë Regjistrin e Magjistratëve. Reforma në Drejtësi lidhet fort me nevojën për Kontroll dhe Besim nga Publiku tek Integritetin e Individëve Pjesë e Sistemit.

Web-Databaza jonë për Regjistrin e Magjistratëve është pjesë e një projekti në kërkim fondesh për vitin 2021. Web-Faqja dhe zgjidhja software është krijur nga ekipi AIS me financim nga OSFA përmes një projekti disamujor në vitin 2019. Gjatë vitit 2020 mirëmbajtja e web faqes dhe përditësimi i Profileve Magjistratë janë bërë vullnetarisht nga organizata AIS.

Për të aksesuar lehtësisht informacionin në databazë ju propozojmë Makinën e Kërkimit sipas kategorizimeve >http://aksesdrejtesi.al/searchform .

 

Altin Binaj Kushtetuese, Erjon Muharremaj KLGj dhe Alaudin Malaj gjyqtar i pezulluar janë tre me te kilikuarit e google ne dhjetor 2020. Publiku ka interes për emra qe promovohen ne sistemin e drejtësisë.

#aksesdrejtesi #reformedrejtesi #vetting

AIS i propozon Qeverisë krijimin e Regjistrit Elektronik për Magjistratët, AKSHI ngre grup pune për zbatim.

Një Regjistër Magjistratësh, me të dhëna, dokumenta dhe informacion për Gjyqtaret dhe Prokuroret Shqiptar është kërkesë e Ligjit që në vitin 2016, vit i miratimit të Paketës Ligjore për Reformën e Drejtësisë. Ky regjistër bën të mundur arkivimin me kujdes të të gjithë dokumentave dhe informacioneve që lidhen me integritetit, performancën dhe figurën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. AIS ka konstatuar që dy institucionet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për krijim të regjistrit në format elektronik. Për këtë Arsye i është kërkuar zyrtarisht qeverisë të angazhohet për këtë databazë, me rëndësi për besimin publik dhe integritetin e Sistemit të Drejtësisë së Reformuar. Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka ngritur një grup pune dhe pritet të startojë procesin. Ndërhyrja lidhet me katër etapa: Plotësim Akte Nën Ligjore; Infrastrukturë Software; infrastrukturë Hardware dhe kapacitete staf implementues. AIS ka krijuar web-databazën Akses Info Drejtësi si një model pilot për tu konsideruar nga Institucionet.

Hapa Kronologjik:

Apliko për Praktikë Profesionale në temën: Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi

AIS po kërkon të angazhojë në një praktikë profesionale 3 deri 6 mujore, një ose dy student profili Drejtësi. Praktika ka në fokus aftësimin për punë kërkimore dhe evidence në sektorin e drejtësisë. Kandidati duhet të jetë student në master, të ketë mesatare të mirë dhe dëshirë për të zgjeruar njohuritë mbi: databaza të institucioneve, regjistra publik, mirë-strukturimin e dokumentit zyrtarë, dinamikën dhe vëllimin e fenomeneve që lidhen me të Drejtën Publike dhe të Drejtën Civile, agregimin e informacionit statistikor për këtë sektor.

Aplikanti duhet të njohë mirë programe kompjuterike si Excel dhe Microsoft Word.

Praktikanti duhet të angazhohet të paktën 60 orë në muaj.

Në fund të praktikës 3 mujore, Praktikanti i Suksesshëm mund të përfitojë angazhim si i punësuar pranë AIS.

Databaza të AIS ku aplikohet Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi janë

http://aksesdrejtesi.al/

http://opencorporates.al

Të interesuarit të dërgojnë një letër interesi me titull Aplikant Praktikë Profesionale, Kërkimi dhe Hulumtimi të dhëna dhe statistikore Drejtësi në adresën e emailit [email protected] deri në datën 12 Dhjetor.