Julia Hoxha
Institute of Applied Informatics and Formal Description Methods (AIFB)
Karlsruhe Institute of Technology, Germany
[email protected]
Armand Brahaj
FIZ Karlsruhe – Leibniz Institute for Information Infrastructure, Germany
[email protected]
Iniciativat për të bërë të hapura të dhënat qeveritare po marrin gjithnjë e më shumë interes kohët e fundit. Kjo përfaqëson rezultate të shkëlqyera në rritjen e transparencës, por problemi është që të dhënat zakonisht ofrohen në formate heterogjene, ku humbet kuptimi i qartë se çfarë të dhënat përfaqësojnë. Të dhënat janë të paraqitura në mënyra që nuk janë të kuptueshme për një gamë të gjerë përdoruesish, të cilët duhet të marrin informacion nga këto të dhëna.
Ne i adresojmë këto probleme dhe propozojmë një qasje të përgjithshme në të cilën të dhënat statistikore të papërpunuara, të mbledhura në mënyrë të pavarur nga institucione të ndryshme qeveritare janë prezantuar zyrtarisht dhe në mënyrë të kuptueshme. Kjo realizuar në bazë të një ontologjie që po prezantojmë në këtë publikim.
Më tej ne kemi prezantuar qasjen e vendosur në publikimin e këtyre të dhënave në lidhje me principet e Linked Data (të dhënat e lidhura), po ashtu kemi prezantuar metodat e implementuara për të renditur dataset-e të veçanta ose të kombinuara duke i vizualizuar rezultatet në mënyra të kuptueshme
Qasjet e prezantuara mundësojnë integrimin e të dhënave , duke na drejtuar drejt një sërë mundësish për shkëmbim të informacionit, analizim të dataset-eve të kombinuara , lehtësinë për të krijuar forma të reja dhe eksplorimin e mënyrave të reja dhe inovative për ti përdorur këto të dhëna në mënyrë kreative.
Link-u për publikimin : [JHoxha_ABrahaj] OpenGovernmentDataontheWeb-ASemanticApproach

Një ditë kushtuar Open Government Partnership (OGP)
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaDy tema kryesore të angazhimeve për qeverisje të hapur: Open Data dhe Local Governance.
Në fund një sondazh mbi vlerësimin qytetar për institucionet
http://www.aa.com.tr/al/news/433549–gjetjet-e-sondazhit-te-perceptimit-publik-ne-shqiperi-mbi-institucionet-publike
Impakt i Programit – Transparencë mbi asetet publike dhe pasuritë minerare
/in Kreupost /by Besi HysaOpen Data Albania deri tani është fokusuar kryesisht tek transparenca mbi para publike si buxhete shteti; shpenzime sipas programeve; shpërndarje taksave të individëve etj. Kohët e fundit përmes publikimit të një grupi artikujsh me të dhëna për pasuritë minerare të nëntokës (naftë; bakër; krom) është bërë e mundur të startojë debat dhe analize publike mbi mënyrën se si këto pasuri menaxhohen; si shiten produktet minerare në tregun ndërkombëtar dhe a deklarohen në mënyrë korrekte të ardhurat nga këto minerale. 40% e vlerës së eksporteve shqiptare janë pikërisht shitje e naftës dhe minerale të nëntokës . Shfrytëzimi i minierave dhe puseve të naftës bëhet nga kompani të huaja koncensionare. Pas shitjes së produktit një pjesë e të ardhurave i kalon buxhetit tonë të shtetit në formë “rente minerare”.
A shitet xeherori i Bakrit me çmime nën vlerën reale të tregut?
Open Data Albania ka publikuar disa ditë më parë të dhëna mbi eksplorimin dhe eksportet e mineralit të bakrit në vend . Të dhënat janë me burime zyrtare dhe janë zbardhur në kuadër të transparencës mbi shfrytëzimin e aseteve kombëtare. Pas publikimit të artikullit nga ODA, disa media i përdorën të dhënat për të realizuar shkrime gazetareske. Menjëherë pas fakteve mbi sasitë e shitura dhe vlerat e deklaruara në një nga revistat javore, ekspert të industrisë minerare reaguan duke parashtruar përllogaritje ku qartësisht rezultonte se çmimi me të cilin realizon shitjet është nën çmimin real të xeherorit të bakrit. Për pasojë sipas tyre shitja e mineralit me çmim të ulët sjell edhe të ardhura më të pakta për buxhetin e shtetit apo dëm ekonomik për financat kombëtare.
Konkretisht Revista JAVA ka publikuar një shkrim të ing. Qerim Ismeni ku me analizë inxhinjerike argumentohet se sasia e bakrit (cilësia e vendburim Munella- Pukë) e shitur jashtë vendit përmban disa minerale dhe ka vlerë më të lartë se vlera zyrtare e deklaruar. Konkretisht po citoj „… bashkë me bakrin si përmbajtje janë eksportuar dhe afër 25 mijë ton zink si dhe sasi ari argjendi, kadiumi, indiumi, seleni, teluri etj. Nga kjo rezulton shifra afër 900 milion dollarë përkundrejt 205 milion dollarë të ardhura të publikuara nga ODA”. Shkrimi i ing. Qerim Ismeni në revistën Java u ribotua në dy gazeta të përditshme të po asaj dite duke nxitur kështu një vëmendje publike për më shumë transparencë në menaxhimin e aseteve të dhëna me koncesion.
Pasuritë e naftës dhe problematika me çmimet e larta për konsumator vendas.
Një tjetër grup artikujsh që kanë nxitur debat dhe analizë publike mbi mënyrën se si menaxhohen asete kombëtare ka të bëjë me indikatorë të industrisë dhe tregtisë së naftës. ODA ka publikuar në muajt e fundit artikuj mbi sasinë e prodhuar dhe shitur jashtë vendit . Gjithashtu një artikull krahasimor mbi çmimet e pakicës për naftë dhe benzinë në vend krahasuar me vende të rajonit dhe Europës . Në përfundim ky informacion ka nxitur median të shkruaj artikuj ku denoncohet menaxhimi abuziv i kompanisë së vetme të përpunimit të naftës në vend. Mos funksionimi i kompanisë që përpunon naftën vendase ka bërë që konsumatori vendas të blejë naftë të importuar dhe me kosto të lartë njësoj si vende evropiane me nivel jetese shumë më të lartë se Shqipëria e gjithashtu pa pasuri nafte si vendi ynë.
Titujt e gazetave si Dita; Shekulli ; Shqiptarja ; Opozita ; Illyria etj në faqe të parë ishin: “Të varfër në pasuri”; “Toka e pasur e njerëzve të varfër”. Analiza gazetareske bazohej plotësisht nga të dhëna të publikuara në disa artikuj të Open Data Albania.
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/975/Eksportet-dhe-Importet-sipas-grupmallrave-1993-2013
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1071/Eksplorimi-rezervat-dhe-eksportet-e-bakrit-2005—2013
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1094/Bakri-shqiptar-700-milion-USD-humbje
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48592&kat=103
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/924/Eksporti-dhe-importi-i-naftes-ne-vend-2005—2013
DataThon Albania 2014 – Ftesë për pjesëmarrje
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaAktivist, Gazetarë apo studentë në Ekonomi; Gazetari dhe Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron.
Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit.
Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 15 000 Leke.
Paraprakisht për t`u frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania .
Organizon AIS dhe ODA
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ketë event, mund të regjistrohen dhe të marrin falas biletën e pjesëmarrjes në linkun si më poshtë. http://www.eventbrite.com/e/datathon-albania-2014-tickets-1…
Kjo biletë është e nevojshme në momentin e paraqitjes në Protik për DataThon
Aktivitete të AIS pasqyruar në Media
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by Besi HysaDy ikona prej guri të cilat mendohet se i përkasin shek të XII-XIII janë gjetur në kishën e vogël të fshatit Arsmiliska që gjëndet rreth tre orë larg qytetit të Pukës.
Evidentohen Ikona Guri, Projekti i AIS në Zonën Para Alpe
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaMe mbështetje të programeve të Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në muajt gusht – tetor ka realizuar në terren një proçes pune për evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike të paregjistruara në zonën e njohur si Para Alpet. Konkretisht është punuar në fshatrat Iballë; Mërtur Guri dhe Ars Miliska të rrethit të Pukës Qarku Shkodër. Përmes këtijë projekti është synuar jo vetëm evidentimi por edhe kartelizimi i objekteve me vlera të veçanta etnografike. Proçesi i evidentimit dhe kartelizimit të objekteve, është realizuar sipas kritereve dhe modaliteteve të legjislacionit që rregullon evidentimin dhe kartelizimin e objekteve etnografike pranë sistemit të dixhitalizuar të QKIPK, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Në punën në terren janë evidentuar objekte etnografike tepër interesante të materializuara në gur; metal; dru apo tekstil artizanal. Çdo objekt veç vlerës që lidhet drejtpërdrejt me vjetërsinë e tij dhe karakterin artizanal, përcjell edhe simbolikë të pasur të periudhës Iliro – Arbërore dhe të mesjetës së vonë. Shumë prej objekteve kanë vlera që adresojnë në nevojën për tu shpallur edhe Monument Kulture. Ato mbartin karakteristika të spikatura monumentale, arkitekturore dhe tradicionale.
Rast tipik është ai i Kishës së Ars Miliskaut ku gjenden dy ikona guri të hershme dhe një galeri gdhendjesh po në gur. Këto objekte në gur, së bashku me element të tjerë në dru, u evidentuan dhe kartelizuan pranë Qendrës së Inventarizimit. Më tej specialist të programit do të propozojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Shkodër, inicimin e një procedure për ta shpallur këtë objekt Monument Kulture.
Rikonstruksioni grafik i këtyre tre elementeve: porta; shenjtorët e gdhëndur në gur, si dhe të simboleve të gdhendura gjithashtu në gur na rezulton si një “ikonostas” me shumë interes, në të cilin paraqiten figura përfaqësuese pagane e më tej edhe të krishterimit (Katolik Romak).
Programi i AIS në terren ka evidentuar mbi 50 objekte etnografike të kësaj zone të cilat po inventarizohen dhe pajisen me kartelë evidentuese pranë Qendrës së Inventarizimit. Ky inventarizim në fondin tonë dixhital do të ndihmojë jo vetëm në evidentim të qartë të vlerës etnografike por edhe më tej në kontribut për konservim dhe mbrojtje më të mirë të këtij fondi.
Instituti falënderon në mënyrë të veçantë Ministrinë e Kulturës për mbështetjen, dhe Qendrën Kombëtare të Inventarizimit për bashkëpunimin me qëllim finalizimin e këtij projekti.
Spending Data Albania – Hedh dritë mbi raste të konfliktit të interesit.
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by Besi HysaPrej nëntë muajsh projekti i AIS Spending Data Albania publikon çdo transaksion si pagesë me para publike për përfitues dhe klient të institucioneve buxhetore. Të dhënat kanë informuar qytetarin shqiptar se si shpenzohen paratë e taksave dhe aseteve publike. Njëkohësisht individët mund të njohin klientët që ofrojnë shërbime me pagesë për institucione buxhetore dhe të vlerësojnë rast pas rasti fakte të dukshme të nepotizmit apo konfliktit të interesit.
Konkretisht përfaqësues të opozitës sikurse edhe media kanë gjetur në publikimet e Transaksione Thesari nga Spending Data Albania një rast që krijon dyshime të dukshme për paligjshmëri dhe konflikt interesi.
Një nga kompanitë private themeluar dhe më herët pronë e deputetit socialist Koço Kokëdhima rezulton që ka përfituar nga kontrata me një numër të madh institucionesh buxhetore në kohën kur deputeti ishte njëkohësisht edhe aksionar dhe pronar i kompanisë Abissnet.
Tabelat e aplikacionit Transaksione Thesari janë publikuar në faqet e para të gazetave ndërsa ish kryetari i partisë më të madhe opozitare, deputet i kuvendit z. Sali Berisha ka paralajmëruar në rrjete sociale se me këto fakte të publikuara do ti kërkohet Gjykatës Kushtetuese të heqë mandatin e Deputetit Kokëdhima bazuar në nenin 70 pika 3 dhe 4 e Kushtetutës. Më parë në vitin 2009 për një rast të tillë i është hequr mandati një deputeti me vendim të gjykatës Kushtetuese.
Takim Informues: Si të bëhesh pjesë e DataThon 2014
/in Aktivitete /by Besi HysaTë Martën datë 28.10.2014
Ora 11:00
Vendi : Protik Innovation Center
Aktivist, Gazetar apo student në Ekonomi; Gazetari e Shkenca Politike!
Maratona e të dhënave të hapura – DataThon Albania po afron. Këtë vit konkurrimi bëhet për të dhëna mbi Shpenzime Buxhetore. Si i analizojnë të rinjtë shpenzimet e institucioneve buxhetore, cilët janë klientët e spikatur që marrin para nga shteti dhe a konstatohen përmes pagesave raste abuzimi, nepotizmi apo konflikt interesi. Të kuptosh më mirë ku shkojnë paratë e taksapaguesve – ky është synimi i maratonës në vitin e katërt të organizimit. Në ditët në vijim do të mbahet një takim për të prezantuar eventin dhe opsionet për pjesëmarrje. Konkurrimi këshillohet në grupe 2-3 persona. Këtë vit ata që analizojnë më mirë gjatë DataThon shpërblehen edhe me çmim, ku jane 2 cmime secili 150$.
Paraprakisht për tu frymëzuar mbi Shpenzime Transparente klikoni Spending Data Albania http://spending.data.al/.
organizon AIS dhe ODA
KLSH dhe Instituti Shqiptar i Shkencave nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaTë dhënat e hapura Qeveritare në Web
/in Publikime /by Besi HysaJulia Hoxha
Institute of Applied Informatics and Formal Description Methods (AIFB)
Karlsruhe Institute of Technology, Germany
[email protected]
Armand Brahaj
FIZ Karlsruhe – Leibniz Institute for Information Infrastructure, Germany
[email protected]
Iniciativat për të bërë të hapura të dhënat qeveritare po marrin gjithnjë e më shumë interes kohët e fundit. Kjo përfaqëson rezultate të shkëlqyera në rritjen e transparencës, por problemi është që të dhënat zakonisht ofrohen në formate heterogjene, ku humbet kuptimi i qartë se çfarë të dhënat përfaqësojnë. Të dhënat janë të paraqitura në mënyra që nuk janë të kuptueshme për një gamë të gjerë përdoruesish, të cilët duhet të marrin informacion nga këto të dhëna.
Ne i adresojmë këto probleme dhe propozojmë një qasje të përgjithshme në të cilën të dhënat statistikore të papërpunuara, të mbledhura në mënyrë të pavarur nga institucione të ndryshme qeveritare janë prezantuar zyrtarisht dhe në mënyrë të kuptueshme. Kjo realizuar në bazë të një ontologjie që po prezantojmë në këtë publikim.
Më tej ne kemi prezantuar qasjen e vendosur në publikimin e këtyre të dhënave në lidhje me principet e Linked Data (të dhënat e lidhura), po ashtu kemi prezantuar metodat e implementuara për të renditur dataset-e të veçanta ose të kombinuara duke i vizualizuar rezultatet në mënyra të kuptueshme
Qasjet e prezantuara mundësojnë integrimin e të dhënave , duke na drejtuar drejt një sërë mundësish për shkëmbim të informacionit, analizim të dataset-eve të kombinuara , lehtësinë për të krijuar forma të reja dhe eksplorimin e mënyrave të reja dhe inovative për ti përdorur këto të dhëna në mënyrë kreative.
Link-u për publikimin : [JHoxha_ABrahaj] OpenGovernmentDataontheWeb-ASemanticApproach
Iniciativat për të bërë të hapura të dhënat qeveritare po marrin gjithnjë e më shumë interes kohët e fundit. Kjo përfaqëson rezultate të shkëlqyera në rritjen e transparencës, por problemi është që të dhënat zakonisht ofrohen në formate heterogjene, ku humbet kuptimi i qartë se çfarë të dhënat përfaqësojnë. Të dhënat janë të paraqitura në mënyra që nuk janë të kuptueshme për një gamë të gjerë përdoruesish, të cilët duhet të marrin informacion nga këto të dhëna.
Ne i adresojmë këto probleme dhe propozojmë një qasje të përgjithshme në të cilën të dhënat statistikore të papërpunuara, të mbledhura në mënyrë të pavarur nga institucione të ndryshme qeveritare janë prezantuar zyrtarisht dhe në mënyrë të kuptueshme. Kjo realizuar në bazë të një ontologjie që po prezantojmë në këtë publikim.
Më tej ne kemi prezantuar qasjen e vendosur në publikimin e këtyre të dhënave në lidhje me principet e Linked Data (të dhënat e lidhura), po ashtu kemi prezantuar metodat e implementuara për të renditur dataset-e të veçanta ose të kombinuara duke i vizualizuar rezultatet në mënyra të kuptueshme
Qasjet e prezantuara mundësojnë integrimin e të dhënave , duke na drejtuar drejt një sërë mundësish për shkëmbim të informacionit, analizim të dataset-eve të kombinuara , lehtësinë për të krijuar forma të reja dhe eksplorimin e mënyrave të reja dhe inovative për ti përdorur këto të dhëna në mënyrë kreative.
Rastet e përdorimit të Open Data Albania
/in Publikime /by Besi HysaJulia Hoxha and Aranita Brahaj
`Institute of Applied Informatics and Formal Description Methods,
Karlsruhe Institute of Technology, Karlsruhe, Germany
[email protected]
*Albanian Institute of Science, Tirana, Albania
[email protected]
http://www.ais.al
Në këtë publikim, ne kemi përshkruar projektin Open Data Albania (ODA) dhe përqëndrohemi në raste konkrete të përdorimit të open data. ODA synon të ofrojë datasete të hapura për informacionet e vlefshme të cilat mund të strukturohen, analizohen dhe prezantohen në forma të ndryshme në varësi të informacionit që prezantojnë. Përveç dataseteve, projekti gjithashtu ka prodhuar studime analitike bazuar në të dhënat dhe vizualizimet dalluese për ta bërë informacionin të kuptueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm për komunitete të ndryshme.
Platforma në të cilën janë publikuar të dhënat është online dhe është më e njohura për open data në Shqipëri, gjithashtu shumë e njohur ndërmjet gazetarëve, të cilet vazhdimisht përdorin të dhëna nga ODA për t’i ofruar publikut informacion në aspekte të ndryshme social-ekonomike. Në shumë raste, projekti është përdorur direkte për iniciativa mbrojtjeje.
Në këtë publikim, ne kemi përshkruar një sërë rastesh ku të dhënat janë përdorur nga grupe të ndryshme siç janë institucionet shtetërore, NGO-të, media, dhe akademikët.
Linku per publikimin : https://www.w3.org/2013/share-psi/wiki/images/6/63/ODA-UtilizationCases-SharePSI-Workshop.pdf