USAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.
Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.
Në foto, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Z, Donald LU me përfituesit e granteve
Në foto, Ambasadori LU dhe Drejtoresha ekzekutive e AIS, Znj, Aranita BRAHAJ gjatë ceremonisë së dhënies së granteve.
Në foto znj, Aranita BRAHAJ gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së granteve.
USAID/Albania përmes Assist Impact mbështet projektin e AIS: Money, Government & Politics
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminUSAID/Shqipëri dhe Assist Impact po mbështesin tetë projekte të shoqërisë civile për Fuqizimin e Demokracisë. Në një ceremoni të veçantë, mbajtur më 16 prill u bë nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje me grand. Një prej projekteve është edhe ai i organizatës tonë, titulluar Para, Qeverisje dhe Politika. Drejtoresha Ekzekutive zonja Aranita BRAHAJ nënshkroi në emër të AIS. Me anë të këtij projekti synohet promovimi i transparencës dhe reagimit qytetar, duke çliruar të dhëna lidhur më pasuritë e deklaruara nga zyrtarët dhe gjyqtar të lartë, si dhe të dhëna për pasuritë dhe shpenzimeve publike.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zoti Donald LU, i pranishëm në këtë ceremoni vuri theksin tek vlerat e grupeve të shoqërisë civile në Demokraci. Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori LU, theksoi se “Qeveria e Shqipërisë, qeverisjet vendore dhe bizneset private, duhet të kuptojnë, vlerën e grupeve të shoqërisë civile dhe të marrin përgjegjësinë për t’u dhënë atyre mbështetje financiare dhe inkurajim. Pa një shoqëri civile të fortë, asnjë demokraci nuk mund të jetë vërtet e suksesshme”.
Assist Impact po zbaton një projekt tre-vjeçar për USAID/Shqipëri, të titulluar “Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale”. Projekti synon të mbështesë organizata joqeveritare vendase, agjenci qeveritare dhe shoqata të biznesit, që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të punojnë në mënyrë më efektive. Si pjesë e këtij projekti, Assist Impact, përmes një proçesi konkurrues, ka përzgjedhur tetë organizata jo-qeveritare nga e gjithë Shqipëria. Synimi i granteve është rritja e pjesëmarrjes në vendim-marrje, ngritja e rolit të komunitetit dhe rritja e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik.
AIS merr pjesë në Personal Democracy Forum për Europën Qëndrore dhe Lindore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaInstituti Shqiptar i Shkencave AIS, u bë pjesë e ngjarjes më të rëndësishme në Europë kushtuar Teknologjisë për Demokraci dhe Qytetari Aktive. Personal Democracy Forum u mbajt në Poloni në datat 16 dhe 17 prill.
Tema e këtij viti: My Country: Open, Digital, Civic, reflektoi interesin për të eksploruar, se si shoqëritë në rajone të ndryshme, po integrohen në epokën dixhitale. Shtetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e hapjes dhe transparencës për qytetarët. Forumi mblodhi përfaqësues të organizmave jo-qeveritare, aktivistë, zyrtarë të administratës publike dhe gazetarë nga më shumë se njëzet vende.
AIS u përfaqësua nga Besjana HYSA dhe Blerta TUCI. Blerta TUCI, koordinatore projekti pranë AIS, ishte një nga folëset e panelit kryesor dhe prezantoi: Money, Government and Politics , një projekt për transparencë, inovacion dhe pjesëmarrje qytetare. Ajo arriti me sukses të prezantonte publikime në kuadër të projektit duke mgjallur interesin e një audience të gjerë me mbi dyqind pjesëmarrës nga organizata dhe institute prestigjioze nga Europa dhe kontinente të tjera.
Money, Government & Politics përmes hapjes së të dhënave të pasurive të pushtetarëve, transaksioneve publike dhe marrëveshje konçesionare, u vlerësua si një model frymëzimi për shoqërinë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore. Publikimet në Spending Data Albania u cilësuan si raste të konsoliduara të përdorimit të teknologjisë për Demokraci dhe Aktivizimin Qytetar.
Linku i Prezantimit: https://prezi.com/6ovttsbsob83/money-governments-and-politics/#
Video:
Foto:
Para dhe Pushtet- Publikon të dhëna për pasuritë, të ardhurat dhe shpenzimet e deklaruara nga funksionarë të lartë publik
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaNë portalin Open Spending Albania në rubrikën Para dhe Pushtet (One Stop Integrated Data Source) janë publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik. Të dhënat përmbajnë deklarime zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Në çdo rast informacioni flet për datën e plotësimit të dokumentit për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ILKDP. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar. Deklarimi vjetor karakterizohet nga informacioni për të ardhura të krijuara në atë vit; pasuri të fituara gjatë vitit në fjalë; sikurse shpenzime për të cilat subjektet kanë detyrim ligjor për deklarim. Subjektet për të cilat ka informacion në këtë rubrikë janë funksionarë të lartë publik: President, Anëtar të Këshillit të Ministrave, Kryetar të Bashkive Kryesore, Përfaqësues të Parlamentit, Gjyqtar të Nivelit të Lartë, Kryeprokuror dhe titullarë të institucioneve të pavarura. Ky informacion bëhet i hapur dhe transparent, me qëllim informimin e publikut mbi interesat ekonomike dhe pasuritë e funksionarëve të lartë publik që përfaqësojnë dhe qeverisin në vend. Të dhënat e Money & Power janë të ndërlidhura me të dhëna të Open Corporates Albania për shoqëri biznesi që janë pjesë e deklarimit të një subjekti individual. Për çdo subjekt është dhënë edhe numri i indeksit të dokumentit zyrtar të dorëzuar pranë ILKDP, dokument nga ku janë cituar të dhënat.
AIS merr pjesë në workshopin WeLoveData
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaMë 24-25 Mars 2015, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe ECSI organizuan në Stamboll, Turqi një workshop mbi të dhënat e hapura për OJQ-të në Euro-Azi, me titull: WeLoveData. Workshopi kishte si qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat komuniteti i të dhënave të hapura përballet në Evropë dhe Azinë Qëndrore. Aktiviteti kishte mbledhur së bashku rreth 30 gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, si dhe analistë të të dhënave të hapura nga mbi 15 shtete të rajonit.
AIS / Open Data Albania u përfaqësua nga dy prej anëtarëve të saj, znj Shefiko Hajna, analiste të dhënave për programin tonë Money Governments, and Politics, Znj Marilda Mancka, një nga themelueset e organizatës dhe pjësë e grupit të punës Open Data Albania. Ato ndanë me pjesëmarrësit e workshop-it eksperiencën e OJQ-së shqiptare në hapjen e të dhënave të Thesarit Publik, Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë, Shpenzimet Elektorale, dhe të dhëna të tjera të disponueshme në portalin Spending Data Albania. Programi i aktivitetit ishte mjaft interesant, si dhe ishte një mundësi unike për shoqëritë civile të vendeve Euro-Aziatike në shkëmbimin e përvojës.
Java e Internetit. Takim me të rinjtë e shkollës së mesme “Ismail Qemali” Tiranë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të nismës Get Online Week, Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një takim me të rinj nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” Tirane.
Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa.
Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër dhe BE tenton të importojë profesionist edhe nga vende jashtë
Get Online Week 2015 – Anketë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi Hysa23-29 Marsi është Java e Internetit / Get Online Week 2015. Për të katërtin vit rresht Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) është pjesë e kesaj fushate për fuqizimin dixhital organizuar nga Telecentre Europe nën moton Fuqizohu; Punësohu.Në kuadër të kësaj jave ju lutemi të gjeni pak sekonda kohe të plotesoni këtë pyetësor.
http://gow15.al.questionpro.com/
Get Online Week 2015 në Shqipëri
/in Aktivitete, Projekte /by Besi HysaFuqizohu; Punësohu
AIS si pjesë e network Telecentre Europe ka startuar në Shqipëri fushatënGet Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.Në Europë tregu i punës kërkon çdo ditë me mijëra profesionist që njohin internetin dhe teknologjinë. Por ndërsa kërkesa për punë me pagesë të mirë është e kënaqshme, njerëzit që kanë aftësi të punojnë janë më pak se kërkesa. Kjo Javë Promovuese synon ti nxis Europianët të Fuqizohen dhe Përfshihen në këtë treg pune. Mjeti është aftësimi. 20% e Europianëve nuk janë përdorues të internetit. 39% e forcave të punës nuk janë të aftësuar në përdorimin e teknologjisë. Rrjeti Telecenter Europe po punon gjatë kësaj jave përmes partnerëve lokal me rreth 5000 komunitete në qendra trajnuese. Synimi është të aftësohen rreth 50 mijë njerëz dhe të përfshihen dy milion qytetarë të Europës.
AIS si pjesë e network Telecentere Europe ka startuar në Shqipëri fushatën Get Online Week. Ky event mbahet ne datat 23 deri 29 Mars në mbarë Europën. Qëllimi është të nxitet aftësimi në internet.
Në Shqipëri kjo javë do të shënojë trajnimin e të rinjve të katër shkollave të mesme publike; aplikimin e një sondazhi që ndihmon të kuptojë sa e përdorin internetin grupmoshat dhe profesionet e ndryshme si dhe mjaft evente mediatike që promovojnë aftësimin profesional në teknologjinë e informacionit.
http://www.getonlineweek.eu/ albania/
http:// gow15.al.questionpro.com/
AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaOrganizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; Poliçan; Gramsh; Maliq; Devoll; Mallakastër; Skrapar; Kolonjë; Përmet.
Këta bashkëpunëtorë duhet të jenë banorë në një nga qytetet/bashkitë e përmendura e gjithashtu të kenë kulturë të mirë qytetare e demokratike. Kriter i nevojshëm do të ishte eksperienca apo edukimi në gazetari; komunikim; marrëdhënie publike apo shkenca sociale dhe politike. E rëndësishme është që bashkëpunëtorët tanë të jenë të aftë të reagojnë dhe veprojnë si qytetar aktiv e të ndërgjegjësuar. Angazhimi i tyre do të jetë në muaj të caktuar të vitit bazuar në tematika dhe aktivitete të organizatës.
Nëse keni dëshirë ti bashkoheni aktiviteteve tona, sikurse të fitoni eksperiencën e bashkëpunimit në një program me impakt social e mediatik, ju lutem kontaktoni në adresën [email protected].
AIS merr pjesë në workshopin Open Data Priorities and Engagement
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaAIS përmes programeve për Open Data Albania do të marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërin në workshop me titull: Open Data Priorities and Engagement dhe organizohet në datat 16 dhe 17 mars në Timisoara të Rumanisë. Organizator të këtij eventi është Share-PSI 2.0 the Network for Inovation in European Public Sector. Organizata jonë AIS si promotore e Open Data Albania prezantohet në këtë event si iniciatore e publikimit të dataseteve me të dhëna publike për Regjistrin Koncensionar. Pjesëmarrëse në workshop është znj. Aranita BRAHAJ drejtore Ekzekutive e AIS. Eventi do të mbahet në ambientet e West University of Timisoara i shquar si Universitet inovativ sidomos në aplikimin e mundësive and modaliteteve të ofruarara nga IT.
Raporto në kohë reale – Trajnim me gazetarë lokalë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaZA’LART ICT për zgjedhje të drejta
Më 12 Mars, AIS organizoi trajnimin me titull Raporto në Kohë Reale. Trajnimi synonte rritjen e kapaciteteve të gazetarëve lokal në monitorim dhe raportim të problematikave në Proçese Zgjedhore. Pjesmarrës ishin përfaqsues të mediave tradiconale (televizione dhe gazeta) në disa qarqe si Korça; Shkodra; Fieri; Dibra; Vlora dhe Kukësi. Trajnimi është në kuadër të aktiviteteve të projektit ZA’LART 2015. Koncept i rëndsishëm i këtij projekti është edhe përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit TIK në Zgjedhje. Në trajnim kontribuan moderator dhe trajnues të angazhuar në raportim dhe monitorim zgjedhor si:
Mimoza KOÇIU, ish këshilltare e marrëdhënieve me publikun pranë institucionit të Presidentit të Republikës (2007 – 2012) aktualisht analiste e çështjeve politike, trajnoi mbi Problematika të Proçesit të Votimit dhe Parregullsi të Administrimit Zgjedhor.
Matilda DURI, moderatore pranë ZA’LART referoi mbi opsione të aksesimit dhe përdorimit të open source ZA’LART Albania.
Klara DERVISHI kryeredaktore Ora News trajnoi mbi raportimin e rasteve të Tensionimit dhe Mungesës së Etikës në fushata zgjedhore.
Koncepti i ICT për Zgjedhje të Drejta u referua nga drejtore ekzekutive e AIS znj. Aranita BRAHAJ.
Në vijimësi, në kuadër të proçesit për zgjedhje të pushtetit lokal 2015, do të zhvillohen trajnime të tjera me grupe të vogla aktivistësh dhe reporterësh lokalë. ZA’LART është një program i AIS me mbështetje financiare të OSFA dhe slogan Bëji Zgjedhjet të Vlejnë.