Get Online Week, perspektivë punësimi në sektorin TIK për të rinjtë shqiptarë

Instituti Shqiptar i Shkencave në bashkëpunim me WorldVision organizoi në kuadër të nismës Get Online Week një takim me 100 të rinj nga gjimnazet e Kurbinit.

Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa.  Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në sektorët IT dhe ICT për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër.

protik2

protik

Aksioni Vullnetar “Kalatë e Bregut tim” në Kalanë e Bashtovës

“Kalatë e bregut tim” është një aksion i një grupi vullnetarësh të projektit “Act Now as a Smart Tourist” http://smarttourist.al . Aksioni synon pastrim nga mbeturinat dhe promovim të monumenteve fortifikime në Brigjet e Shqiperise. Këtë rradhë Aksioni ishte në Kalanë e Bashtovës dhe u realizua në datën 1 Maj 2014. Ky projekt mbeshtetet finaciarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Kalaja Bashtovës është monument i kategorisë së parë dhe ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota.

Pavarësisht se shumë pranë Tiranës, shumë pak prej nesh janë në dijeni apo e kanë vizituar këtë monument.

Veç kontributit me pastrim në fillim të sezonit turistik veror, aktiviteti ynë synon edhe sensibilizim për menaxhim më të mirë të monumenteve dhe mjedisit të tyre, krijimin e më shumë mundësive për të shfrytëzuar potencialin kulturor e turistik që ato mbartin. Gjithashtu edhe promovimi dhe ftesa publike për të nxitur të tjerë të vinë dhe të vizitojnë zonën jo vetëm për natyrën e bregut piktoresk por edhe për vlerat kombëtare e monumentale.

Get Online Week 2014 në Media

Fokusi kryesor i GOW 2014 është në punësimin dhe në profesionet dixhitale, në përputhje me politikën dhe industrinë, përpjekjet për të arritur norma më të larta të punësimit dhe të përshtatjen më mirë të ofertës me kërkesën për e-Skills.

Ftesë për pjesëmarje “Hackathon Tirana 2013”

IT në Shërbim te Shoqërise Civile

Nëse je një aktivist, programues, dizenjator apo ekonomist je i mirëpritur të kontribuosh duke marrë pjesë në Hackathon Albania, e shtunë datë 7 dhjetor 2013 në zemër të Tiranës nga ora 9 deri në orën 17.

Si të fillosh?
Përpiqu të mendosh mbi disa momente të rëndësishme!

Së pari mendo nje temë shoqërore mbi të cilën mungon informacioni qytetar. Me tej bashkohu me një grup qytetarësh me të njëjtën dëshirë për të përmirësuar diçka. Ti mund të jesh një Rrëfyes i Mirë (storyteller); Analist; Inxhinjer; Scout / Informaticjen ose Designer.

1. Një rrëfyes i mirë – storyteller është ai që bën pyetjen e duhur, thjeshton idetë e komplikuara dhe ka sens humori. Një rrëfyes i mirë mund të jetë një gazetar, një aktivist civil, një student kreativ apo një person në kërkim të zgjidhjes.
2. Një Analist kalkulon përqindjet, bën lidhje e krahasime. Por një analist është kushdo që punon për tu fuqizuar. Pa analizë nuk ka përgjigje, pa përgjigje nuk ka zgjidhje.
3. Inxhinierët dinë si të programojnë të paktën në një gjuhë programimi, dinë si të scrape një website, ata krijojnë REST APIs e jo tragjedi
4. Scout apo Informacijen je nëse njeh se çfarë lloj file në Google ty të bën punë, di të përdorë një ndërfaqe databaze.
5. Dizenjuesi di të vizatojë xhirafën, di të përdor of-the-shelf visualisation tools, di të përdorë D3 apo mund te percjelle vizualisht nje informacion ne HTML/CSS ne menyre te kendshme.

1. Lexo mbi probleme sociale të servirura nga media, shoqëria civile apo shiko materiale që ti i ke çdo ditë përpara syve.
2. Fillo mendo mbi përpjekjet për ti zgjidhur. Krijo, hack-o apo përshtat diçka për të.
3. Gjej datasete të caktuara, APIs apo linke të projekteve të tjera që adresojnë çështje të ngjashme. Disa data po jua propozojmë nehttp://open.data.al/ .
4. Eja në Hackathon dhe përdore kohën aty për të ndërtuar një instrument (tootls) të dobishëm.

Në fund fare: Trego që ti je vetë kreativ, harro çfarë lexove më sipër dhe puno mbi diçka të re, të shtunën datë 7 dhjetor në Tiranë me Hackera të tjerë shqiptarë. Për pjesëmarrje regjistrohu këtu: https://www.eventbrite.com/e/hackathon-albania-2013-tickets-9490782185      IMG_4062

Aksioni Vullnetar “Kalatë e Bregut Tim”

“Kalatë e bregut tim” është një aksion i një grupi vullnetarësh të projektit “Act Now as a Smart Tourist” http://smarttourist.al . Aksioni synon pastrim nga mbeturina të sezonit të fundit turistik dhe promovim të monumenteve – fortifikime në segmentin e Bregut nga Qeparoi gjer në Borsh. Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në kuadër të Programit të Granteve të Vogla. Aksioni do të realizohet në fundjavën 18 – 20 Tetor. Vullnetarët do të jenë kryesisht nga Tirana, sikurse disa organizata që veprojnë në qarkun e Vlorës do ti bashkohen veprimit. Kalatë janë monumente të kategorisë së parë. Ato kanë vlera të veçanta të historisë, traditës dhe pasurisë monumentale shqiptare. Karakteristikë e tyre është edhe potenciali turistik që mbartin të vendosura në krah të pjesës më të frekuentuar të bregdetit shqiptar. Qëllimi i aksionit është pastrim i territorit të tyre nga mbetje të ndryshme urbane. Fokus i veçantë është Kalaja e Borshit njohur si Kalaja e Sopotit apo si Porta e Betejave të Labërisë. Për këtë aksioni do të pagëzohet me emrin “Kalatë e Bregut Tim”.

Në përfundim të sezonit turistik veror, aktiviteti ynë synon edhe sensibilizim për menaxhim më të mirë të monumenteve dhe mjedisit të tyre, krijimin e më shumë mundësive për të shfrytëzuar potencialin kulturor e turistik që ato mbartin. Gjithashtu edhe promovimi dhe ftesa publike për të nxitur të tjerë të vinë dhe të vizitojnë zonën jo vetëm për natyrën e bregut piktoresk por edhe për vlerat kombëtare e monumentale. Në këtë Aksion, Smart Tourist Albania-s i bashkohet edhe Tirana Ekspres; Klubi Rojat e Kepit dhe disa organizata apo iniciativa të tjera.

Mbi disa nga Kalatë e Bregut ju ftojmë të gjeni tekstin përshkrues si vijon. Të dhënat janë bazuar në Botime të Akademisë së Shkencave. Gjithashtu po ju përcjellim bashkangjitur disa foto të raportuara në platformën www.smarttourist.al . Person kontakti për promovimin e këtij aktiviteti do të jetë Matilda Duri cel: 0694041721. Përfaqësues dhe të rinj aktivist që dëshirojnë të udhëtojnë me ne për aksionin e datës 18-20 do të duhet të regjistrohen përmes profilit në Facebook të Smart Toursit Albania dhe platformës https://kalateebreguttim.eventbrite.com/ .

Qeparo Fshat.

Dëshmohet si vendbanim i vjetër i shekullit IV para erës së re. Që në shekullin e XV njihet me këtë emër apo shqiptuar si Kleparo apo Keparesh. Mbart kështjellën Ilire të Karosit si monument Kulture. Gjatë shekujve XVIII – XIX fshati ishte i rrethuar me mure të vjetra fortifikuese. Fshati shtrihet buzë detit Jon dhe shquhet për kultivim të agrumeve dhe ullirit.

Kështjella Porto Palermo.

Ndërtuar në kohën e pashallëqeve të mëdha shqiptare si pjesë e Pashallëkut të Janinës nën mbështetjen e Ali Pashë Tepelenëa. Më herët kjo zonë ka qënë edhe manastir. Fortifikimet kanë karakteristika të veçanta të mbrojtjes, qëndresës dhe sigurisë. Kjo kështjellë u përdor gjatë kohës së komunizmit herë për të internuar kundërshtar të regjimit e herë si pjesë e makinerisë ushtarake të kohës. Megjithëse kështjella ka mure të forta fortifikuese, histori qëndresash në luftëra dhe sulme nga deti, shumë e njohin si kështjella e Vasiliqisë dhe besojnë versionin se kështjella u ndërtua për nder të gruas së bukur e të re të Pashait. Fakt është që kështjella ishte në funksion të qëndresës dhe betejave në Pashallëkun e Janinës ndërsa fare pranë saj shtrihet edhe Gjiri i Vasiliqis, një gji i bukur ku rrëfehet se dikur ndërsa Vasiliqia lahej në ujërat kristal të Jonit nga kështjella pashai admironte me dylbi hiret e gruas së tij të re.

Kalaja e Borshit.

Borshi është një fshat i lashtë. Kështjella e tij daton në shekullin IV para erës së re. Kjo kështjellë në mesjetë njihet si Kështjella e Sopotit. Ka mure të trasha tre metra të punuara me blloqe të mëdha guri dhe zë 5 ha sipërfaqe. Është simbol i qëndresës së burrave e grave të Labërisë e njohur dhe në këngët e trimërisë e qëndresës shqiptare. Në vitin 1417 ra në duar të osmanëve. Për të u bënë një varg betejash ndërmjet kryengritësve himarjot dhe pushtuesve. Në vitin 1914 Borshi i vjetër u dogj nga shovinistët grekë, banorët shkuan si refugjatë në Vlorë dhe vetëm disa prej tyre u kthyen për të ndërtuar shtëpitë e vjetra. Kështjella është monument i kategorisë së parë. Kjo kështjellë ka ende në bedenat e saj pjesë të artilerisë së rëndë të përdorura në beteja. Brenda kështjellës është një objekt kult me vlera të arkitekturës dhe artit mural. Kështjella është e famshme për pozitën e saj strategjike që krijon mundësinë për fushë pamje dhe kontroll në mbarë brigjet e detit Jon në tre shtete. Pamjet e Rivierës nga bedenat e kështjellës së Borshit janë një mrekulli me atraksion të veçantë për turist e vizitorë.

Shënim:

Organizimi i këtij aktiviteti mbështetet finaciarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit

embassy logol

Shpenzime Elektorale si të Dhëna të Hapura

Shumë vende vuajnë mungesën e publikimit dhe transparencës të shpenzimeve elektorale. Vendet ish-komuniste, vende te karakterizuara nga demokraci të brishta apo që nuk njohin lirinë politike, kanë bërë detyrim ligjor tashmë publikimin e shpenzimeve elektorale. Gjithsesi, edhe pse në disa vende ligji është miratuar, ekzistojnë probleme të mëdha në ndërtimin e modeleve dhe mekanizmave për të siguruar informacion, transparencë dhe debat publik mbi shpenzimet elektorale.

Në këtë kontekst, Shqipëria vuan nga mungesa e transparencës të shpenzimeve elektorale. Kështu, në 2008 parlamenti shqiptar miratoi ligjin që detyron partitë politike të raportojnë financimet e tyre tek Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (Instituti ligjor që administron zgjedhjet)[1]. Edhe pse detyrim ligjor, tabelat e kontribuesve/financuesve te partive nuk publikohen. Nga ana tjetër, vetë Komisioni i sipërpërmendur publikon disa raporte të agreguara në formate të vështira për t’u lexuar dhe ku të dhënat nuk mund të përdoren (excel, PDF)[2].  Shpenzimet e partive politike asnjëhere nuk publikohen gjatë fushatave elektorale. Edhe në rastet kur këto të fundit bëhen publike në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, koha e publikimit është shume e vonshme, përgjithësisht 6 muaj pas zgjedhjeve në rastin më të mirë dhe deri në 2 vjet në rastin më të keq.  Mediat shqiptare nuk informohen në kohë mbi këto shpenzime që nga ana tjetër vë në pah mungesën e debatit publik dhe mos-informimin e qytetarëve mbi detyrimin ligjor të partive mbi publikimin e shpenzimeve elektorale.

Për të siguruar transparencë të shpenzimeve publike, Open Data Albania ka punuar në ndërtimin e mjeteve dhe grafikës të paraqitjes së Shpenzimeve Elektorale (2009 & 2011)[3] e cila u mundësua nga programuesit dhe dizajnerët e Institutit Shqiptar të Shkencës.  Deri tani, projekti është fokusuar në:

  • Mbledhjen e informacionit mbi shpenzimet elektorale. Burimi i Informacionit: Ministria e Financave për pjesën e të ardhurave që mbulohet nga Buxheti i Shtetit, Tabelat në PDF të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, informacione të mbledhura nga partitë politike dhe Raporte Auditi të publikuara nga kompanitë audituese.
  • Të dhënat janë përpunuar dhe raportuar në formate të njëjta për të 55 partitë politike, të grupuara në kategori të ndryshme si për shembull: Të Ardhurat Totale, Shpenzimet Totale, Të Ardhurat sipas Burimit, Të Ardhurat sipas Donatorëve, Shpenzimet sipas Njësive Qeverisëse.
  • Vizualizimin e të dhënave.
  • Bashkëngjitjen/Vendosjen e të dhënave në katalogun e Open Data Albania i cili përfshin statistika të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.
  • Shpërndarjen e informacionit në media, forume, media sociale etj.
  • Lajmërimin e publikimit të databazës në një konferencë për shtyp dhe inkurajimin e gazetarëve të mediave të ndryshme për të përdorur publikuar të dhënat e shpenzimeve elektorale[1].

Realizimi i kësaj ideje është tërësisht e re për vendin tonë. Asnjë paraqitja grafike deri më tani nuk ka ilustruar shpenzimet e subjekteve zgjedhore shqiptare. Përveç kësaj, duke marrë në konsideratë që financimi i partive politike në Shqipëri ka karakteristika të ndryshme krahasuar me vendet e tjera, mjetet grafike të përdorura janë krejtësisht të reja dhe përputhshme vetëm me vendet që kanë një sistem zgjedhor të ngjashëm me vendin tonë. Kjo mënyrë paraqitjeje ka të bëjë me ofrimin e një modeli transparent për të kuptuar se si subjektet zgjedhore shpenzojnë paratë e tyre, cilët janë donatorët e partive politike, cilët janë pikat më të ndjeshme të fushatave elektorale dhe cështje të tjera ngjashme.

[1]http://open.data.al/en/lajme/kat/kid/81/titulli/Shpenzime%20Elektorale%202011 & http://open.data.al/en/lajme/kat/kid/83/titulli/Shpenzime%20Elektorale%202009

[2] http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/782/Tema-Financimi-Wake-Up http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/767/Zgjedhjet-vendore-te-2011-partite-shpenzuan-2.6-milion-euro-

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/764/Cilet-jane-doreleshuarit-e-zgjedhjeve-lokale-2011-shumat-ne-10-mije-dollare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/756/Fushata-zgjedhore-fillon-pa-transparence-financiare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/755/Open-Data-Fushata-zgjedhore-filloi-pa-transparence-financiare

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/754/Partite-shqiptare-injorojne-thirrjet-per-transparence-te-financimeve

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/753/Albania-Parties-Ignore-Call-For-Donor-Transparency

[3] Ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

[4] http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-vendore/2011/raportet_auditimi/partite_politike/19_PSD.pdf

Workshop – Academic´Al

26 June 2013

A workshop was organized in Tirana, by Albanian Institute of Science on June 26th 2013 with the participation of high level representatives of both universities and departments. Professor Petraq Papajorgji, one of the academics of technological science in Albania, holder of several scientific titles, winner of several national awards for his special attributes, was the moderator of honor at this workshop.

Its first part consisted of a presentation of the website, and of the Open Access and Open Science philosophy. The second consisted of a forum of debate, discussions, and questions about the role of scientific research in a country like Albania, its values, and the need for visibility in relation to both local and international research institutions. There were also concrete proposals in the workshop about the continuation of Academic`Al and about new activities.

Link: http://academical.al/

1231410_425890117528693_506939694_n 1174858_425890270862011_170727180_n 1238994_425889594195412_1278959694_n

Qytetarët dhe Zëri i tyre në Zgjedhje – ZA’LART

Të nderuar miq dhe kolegë

Në proçesin Zgjedhor 2013, veç medias tradicionale si Tv dhe Gazeta, fushata po pasqyrohet nëpërmjet raportimeve qytetare edhe në një media sociale me titull zalart.al

ZA’LART funksionon si Web dhe së shpejti si App-mobile i shkarkueshëm në celular, i cili që kur u aktivizua ka marrë 62 raportime nga tetë rrethe të vëndit që nënvizojnë problematikën e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Në zalart.al raportimet që postohen nga qytetarët ndahen në kategori të ndryshme, sipas problematikës zgjedhore që ata kanë konstatuar.

KEQPËRDORIM I INSTITUCIONEVE PUBLIKE 19
PROBLEMATIKË TJETËR ZGJEDHORE 13
PËRDORIM I FËMIJËVE NË MITINGJE 9
DËMTIM I MATERIALEVE DHE ZYRAVE ELEKTORALE 9
LIGJËRIM ELEKTORAL JO ETIK 6
BLERJE VOTE 4
KOMISJONET ZGJEDHORE PARREGULLSI NË FUNKSIONIM 3
POLICIA E SHTETIT 2
CËNOHET E DREJTA E VOTËS DHE FSHEHTËSIA E SAJ 2
LISTA E ZGJEDHËSVE: PARREGULLSI/DEFEKTE/MUNGESA/GABIME 2
KEQPËRDORIM I MEDIAS 1

Mesatarisht 5-7  raportime qytetare vijnë çdo ditë në web,  dhe klasifikohen nga moderatori në të verfikuar dhe të paverifikuara, në varësi të provave vizuale (foto, video) që ato përmbajnë.

Nga 62 raportimet që kanë ardhur deri më datën 10 Qershor, 42 raportime janë të verefikuara, dhe 20 raportime janë të paverifikuara.

Për më shumë vizitoni faqen e www.zalart.al për të lexuar raportimet e fundit.

Get Online Week Albania – Java Europiane e Përdorimit të Internetit

GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013 Java Europiane e Përdorimit të Internetit 2013, në Shqipëri ka diçka të veçantë. Për shkak të emigracionit në vendin tonë interneti përdoret së tepërmi edhe nga nga mosha e tretë. Historia e dy të moshuarve nga qyteti i Vlorës të cilët paguajnë një të pestën e pensionit mujor për të pasur lidhje interneti në banesë është një histori frymëzuese. Në Javën Europiane të Përdorimit të Internetit, AIS sensibilizon për më shumë vëmendje për aftësim në përdorim me dobishmëri tek moshat e treta apo tek të rinjtë.

 

 

TV - Get Online Week 2013StudioStudio e Hapur

Gjysher ne moshe interneti.

Gjysher ne moshe interneti.

Starton DataThon Rinor 2013

Instituti Shqiptar i shkencave si promotor i njohurive të hapura dhe realizues i Hackathon Albania, në bashkëpunim me World Vision ka startuar një event të ri DataThon Rinor 2013. Kjo maratonë e të dhënave të hapura po zhvillohet në muajt mars – qershor 2013 me pjesmarrje dhe konkurim të të rinjve të moshës 15- 18 vjec. Të rinjt janë pjesëmarrës të pesë qendrave rinore të World Vision në Shqipëri. Eveni startoi pikërisht gjatë Javës Europiane të përdorimit të internetit Get Online Week 2013, si një përpjekje për të ndihmuar të rinjt të aftësohen nëpërmjet përdorimit të internetit.

Edukimi i moshave të reja dhe nxitja e aftësisë për të kërkuar njohuri dhe për ti përdorur ato me dobishmëri, është gjithnjë e më shumë një sfidë e shoqërisë dhe institucioneve të edukimit. Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë shqiptar përballen me fenomene të reja, shumë prej këtyre fenomene janë negative. Ndërkohë të rinjtë shqiptarë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj internetit dhe medias vizite, e pa moderuar sipas nevojave të mirërritjes sociale.

DataThon ose maratona e të dhënave, synon pikërisht përfshirje të individëve në procese cilësore ku fitohen dhe shpërndahen dije duke siguruar konsolidim cilësor të individit që bëhet pjesë e konkurrimit.

Si një event i parë i këtij lloji, pjesëmarrësve do tu propozohet të sjellin punime me moto “Dëshiroj të njoh vendin tim“ dhe synon të përmbushë disa qëllime si: Forcimin e mendimit kritik tek të rinjtë; Nxitje e përdorimit të njohurive të hapura (open knowledge) dhe i teknologjive të informacionit prej tyre; Përdorimi me dobishmëri i internetit nga adoleshentet; Stimulimi për të fituar sa më shumë dije dhe për ti shpërndarë ato; Bashkëpunimi i të rinjve në grup dhe aftësimi në konkurrim dhe ballafaqim për punën e tyre; Thellim i njohurive e rrjedhimisht lidhjeve për/me zonën ku banojnë. Në këtë Datathon të parë do të ketë shtrirje në 5 rrethe të vendit, përkatësisht:

Librazhd; Elbasan: Kurbin; Tirane dhe Dibër.

data 23 mars ne Kurbin - Starton Datathon Rinor

data 23 mars ne Kurbin – Starton Datathon Rinor

KURBIN - STARTON DATATHON RINOR "=!§DATATHON & GET ONLINE WEEK ALBANIA 2013