Postime

Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, qëndrime të AIS, analizë dhe konkluzione

Organizata AIS ka analizuar me kujdes draft ligjin për “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar”, draft i iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë dhe i prezantuar për Konsultim Publik nga Qeveria shqiptare më 23 qershor 2022. Afati për mendime dhe rekomandime i procesit të konsultimit të Ligjit është data 23 korrik 2022.
Në finale organizata mori në shqyrtim aspekte që lidhen me situatën aktuale dhe aspekte që lidhen me Amnistinë si: politika fiskale dhe administrimi; shkalla e informalitetit; lufta ndaj korrupsionit dhe rreziku i pastrimit të parave produkt i veprave penale. Po njësoj një Raport i veçantë analizoi çështje të harmonizimit të draftit me Legjislacionin Penal, duke testuar element të sigurisë juridike.
U hartuan dy dokumente të cilat u prezantuan në një takim të mbajtur në datën 19 Korrik me të ftuar dhe pjesëmarrës nga Institucionet e Angazhuara, Organizata Ndërkombëtar në vend, përfaqësues të Ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian, Ekspert të Fushës dhe  Aktorë të Shoqërisë Civile dhe Medias.

Agjenda e eventit

Dy dokumetat e përgatitur përmbajnë veç analizës edhe konkluzione, rekomandime dhe alternativa afatshkurtra dhe afatgjata mbi çështje të Amnistisë Fiskale dhe Penale të iniciuar. Konkretisht :

  • Dokument Politikash: Pastrimi i Parave në Kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale (Shiko KËTU)
  • Raport Amnistia Fiskale Çështje dhe Problematika të Harmonizimit dhe Legjislacionin Penal (Shiko KËTU)

Dokumenti i Politikave dhe Raporti, prezantohen si pjesë e iniciativave të shoqërisë civile, që synojnë të japin kontributin e tyre në integrimin europian të vendit.

Analiza, Konkluzionet dhe Rekomandimet do ti Dërgohen Qeverisë Shqiptare, Kuvendit dhe palëve të përfshira në këtë proces si Mendime dhe Rekomandime zyrtare nga shoqëria civile.

Konkluzione, Rekomandime dhe Alternativa prezantuar data 19 korrik 2022 (Shiko KËTU)

Organizata AIS e promovuar si Open Data Albania do të vijojë të marrë pjesë në procese të konsultimit dhe diskutimit teknik të këtij Draft Ligji edhe në momentin që Draft Ligji do të shkojë në Kuvend. Kjo duke patur parasysh rëndësinë e procesit, aspektet e riskut, çështje të kornizës dhe harmonizimit të legjislacionit dhe mjaft detaje të tjera që lidhen me këtë Iniciativë të Mazhorancës Qeveritare.

Gjithashtu AIS ka përgatitur edhe një Raport Faktesh Analitike mbi Historikun e Amnistive Fiskale dhe deklarimeve Vullnetare të Pasurive në Shqipëri nga 2008 deri 2017.

Eventi me titull “Pastrimi i Parave në Kontekstin e  Amnistisë Fiskale dhe Penale” është hartuar nga Albanian Institute of Science AIS / Open Data Albania, në zbatim të projektit C1 – EU – NPAPërmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike”, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster1 Shqipëri. Projekti C1 – EU – NPA zbatohet nga katër organizata shqiptare: Center for the Study of Democracy and Governance CSDG, Instituti i Studimeve Politike ISP, Komiteti Shqiptar i Helsinkit KSHH dhe Albanian Institute of Science AIS, me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

Gjetjet, Opinionet apo Rekomandimet e shprehura në këtë event përfaqësojnë këndvështrime të ekspertëve dhe organizatës AIS dhe nuk përkojnë me përgjegjësi të partnerëve apo mbështetësve të Projektit C1 – EU – NPA.

Aktiviteti “Pastrimi i parave në kuadër të Amnistisë Fiskale dhe Penale”, organizuar nga Albanian Institute of Science/Open Data Albania

Sh.T  Z. Reinout Vos – Ambasador i Holandës në Shqipëri, Prof. Dr. Petraq Milo – Ekspert i ekonomisë

Z.Alexis Hupin, Shef i seksionit të politikës dhe integrimit në BE, Delegacioni i BE-së në Shqipëri; Z.Karel urban, Ambasador i Republikës Ceke në Shqipëri; Z.Jonas Paul, Oficer Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri

Sh.T  Z. Reinout Vos – Ambasador i Holandës në Shqipëri

Prof. Dr. Petraq Milo – Ekspert i ekonomisë

Z.Viktor Gumi – Ekspert ligjor pranë AIS

Znj. Monika Meça –  Drejtoreshë e Njësisë Ligjore të Koordinimit të Nismave Prioritare dhe Acquis, në Departamentin Rregullator dhe të Përputhshmërisë në Kryeministri

Znj. Elsonida Rama, Drejtoreshë e Drejtorisë  së të Drejtës Penale dhe Civile, Ministria e Drejtësisë

Z. Enio Jaço – Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Znj, Klotilda Bushka, Deputete e Partisë Socialiste, Kryetare e Komisionit të Ligjeve

Znj. Dhurata Çupi, Deputetete e Partisë Demokrative, Zv. kryetare e Komisionit të Ligjeve

Znj. Aranita Brahaj, Drejtoreshë e organizatës Albanian Institute of Science/Open Data Albania