Biznese Kontraktore Shëndetësi Covid-19, Mars 2020 – Maj 2021

AIS organizatë promotore e Open Data Albania po hulumton mbi Biznese, kontraktorë në sektorin shëndetësi, për blerje për përballim të Situatës Covid-19. Hulumtimi është bërë për Kontrata ku janë njoftuar fitues, sikurse për Pagesa Thesari të ekzekutuara në favor të tyre në datat mars 2020 deri maj 2021. Kompanitë janë listuar sipas totalit të vlerës. Në këtë listim nuk bëjnë pjesë kontratat apo marrëveshjet ku nuk ka vlerë totale por ka vetëm çmim për njësi.

Gjithashtu fitues të Kontratave për Nevoja Thelbësore të Shtetit janë listuar në një artikull tjetër. Në këto kontrata procedura nuk është e hapur dhe e aksesueshme, informacioni mbi vlerat dhe objektin jepet pjesërisht për shkak të mungesës së njoftimeve publike si kontrata sekrete.

Po njësoj nuk do listojmë edhe Kompanitë që janë kontraktuar për Blerje Vaksine, Biznese apo Subjekte të huaja për kontrata kryesisht Sekrete. Për këtë kategori Blerjesh është formuluar një artikull i veçantë.

Në Renditje sipas Vlerës së Kontratës së Fituar në Shëndetësi, për kontraktim blerje, investim apo porosi për Covid 19, Mars 2020 – Maj 2021, Biznesi i parë më i kontraktuar në vlerë është shoqëria GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk. Pasohet në renditje nga Evita shpk, Intermed shpk, Intermed shpk, Biometric Albania shpk, Messer AlbaGaz shpk, Euromed shpk ne bashkëpunim me Farma Net Albania, OES Distrimed shpk, Euromed shpk, Eurovia shpk. Farma Net Albania.

 

Kompania e parë në renditje sa i takon vlerë në tendera të situatës Covid-19 sektori shëndetësi është GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk. Ajo ka fituar tendera me vlerë totale pa tatim mbi vlerën e shtuar prej 2.08 miliard Lekë. Shoqëria zotërohet nga Italiania SOL spa. Tenderat ku ajo ka rezultuar operator i kontraktuar janë për furnizime dhe infrastrukturë Oksigjen mjekësor i gaztë. Shoqëria ka fituar 31 tendera gjatë situatës Covid -19 me 13 institucione shëndetësore. Ndërsa në total në sektorin shëndetësi duke fituar e vetme pa bashkime me operator të tjerë, ajo ka (deri maj 2021) 111 kontrata.

Në vend të dytë është shoqëria EVITA shpk. Kjo shoqëri ka fituar tendera në vlerën 627.5 milion Lekë. Shoqëria është kontraktuar për 4 raste në blerje të Kite, Reagent dhe Teste Diagnostikuese.

Intermed ne vendin e tretë është kontraktuar në blerjen e artikujve për masa mbrojtëse. Vlera e kontratave të fituara prej saj është 384.5 milion Lekë.

Një tjetër renditje interesante është edhe ajo e Kontraktorëve për materiale dhe shërbime shëndetësore sipas Pagesave të përfituara deri në Maj 2021 përmes Transaksione Thesari. Kjo tregon edhe ecurinë e kontratave të fituara të cilat kanë dinamikë të ndryshme në dorëzime mallrash, pranim situacionesh dhe pagesë e kundravlerës. Renditja sipas Transaksioneve të Thesarit të përfituara për Blerje Covid 19, Mars 2020 – Maj 2021.

Dhjetë shoqëritë vendase me pagesë më të lartë janë si vijon: GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk me 1 miliard lekë, Evita shpk me pagesa thesari për periudhën në vlerën 281.1 milion lekë, Euromed shpk me pagesa në vlerën 137.46 milion lekë. Renditja vijon me Biometric AlbaniaEuroviaMesser Albagaz shpk, Gen- Alb Farma shpk, Intermed shpk, OES Distrimed.

Tendera Sektori Shëndetësi janë të publikuara në një format të mirëstrukturuar dhe analitik në faqen për Open Procurement Albania Shëndetësi. Po aty është krijuar një databazë analitike për tenderime dhe kontraktime të realizuara në funksion të nevojave të sektorit shëndetësi për përballimin e situatës Covid-19. Struktura dhe listimi i Informacionit janë sipas kategorive Blerje Oksigjen , Blerje Dizifektues, Mjete Mbrojtëse, Test Tampon , Barna , Aparatura , Kontraktime Vaksinimi , Kontraktime Sekrete sipas VKM Nr 203 datë 2020 , Të Tjera.

Ky artikull u realizua si pjesë e aktiviteteve në zbatim të projektit  Kontrata Publike në gjendje të Katastrofës Natyrore Covid 19 Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” projekt që përfundon në qershor 2021.

 

Denoncim Pranë Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Fondi i Rindërtimit u përdor në Durrës për favorizim të Subjekti Elektoral

AIS ka bërë kallëzim tek Komisoneri për Zgjedhjet me Objekt  Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje përmes Granteve Individuale për Fondin e Rindërtimit pas Tërmetit zona zgjedhore Durrës. Keqpërdoimi është në favor të subjektit elektoral partia në pushtet qendror dhe vendor. 16 muaj pas Tërmetit  në data Fushatë Zgjedhore me VKM dhe pa Ligj janë krijuar Transferta të Pakushtëzuara për Bashkinë Durrës vlera 946.44 milion Lek. Po data zgjedhore, Pushteti Lokal Durrës ka miratuar Lista me përfitues të rinj të paidentifikuar më parë. Bashkia ka paguar java para 25 prillit, vlera tre herë më shumë se çdo muaj post tërmet. Ministria e Rindërtimit ka vonuar ndihmën 16 muaj pas tërmetit dhe nuk ka bërë asnjë veprim ligjor që garanton mos keqpërdorim të Fondi duke paguar individ që nuk plotësojnë kushtin për ndihmë ekonomike pasi kanë pësuar dëme në banesa luksi, banesë të dytë për mirëqenie. Komisionerit i është kërkuar hetim administrativ, pranim faktesh, verifikim, ekspertizë e pavarur ndërkombëtare mbi përdorim fonde publike në Fushatë Zgjedhore. Në finale vlerësim i përgjegjësive për Favorizim Elektoral përmes Keqpërdorimit të Parave Publike Neni 92/5 Kodi.

Kallëzimin e plotë e gjeni KËTU.

Përgjigjen nga KQZ (dt 16.07.2021) e gjeni Këtu.

Vendim I KQZ (nr 439 dt. 02.08.2021)Për Zgjatjen E Afatit Të Shqyrtimit Administrativ Të Denoncimit Për Shkelje Të Parashikuara Në Kodin Zgjedhor Këtu

Vendim i KQZ (nr. 457, datë 01.10.2021 ) Për  shqyrtimin administrativ për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës Këtu

Ankimim AIS Kundër: Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet. Këtu

AIS kallëzim kundër Bashkisë Tiranë. Mungesë transparence mbi Përfitues Fondi i Rindërtimit në Fushatë Zgjedhore

Organizata jo qeveritare AIS / Open Data Albania i është drejtuar sot 25.05.2021 Komisionerit për të Drejtën e Informimit me një Ankesë kundër Bashkisë Tiranë. Ankimi kundër kësaj Bashkie vjen pas refuzimit për të Publikuar Vendimet e Këshillit Bashkiak Lista emërore me Përfitues të Fondeve të Rindërtimit, të datave që përkojnë me Fushatën Zgjedhore 2021.

AIS ju drejtua Bashkisë në datën 6 maj 2021 me Kërkesën për Akses në Dokumenta Vendime Këshilli Bashkiak Tiranë, e plotë me Lista Emërore Përfitues të Grant Rindërtimi për Tiranën.

Dokumentet e kërkuara, nuk janë publikuar në faqen web të Bashkisë dhe në rubrikën ku aksesohen Vendime të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Në datën 18 Maj Koordinatori për Informim pranë Bashkisë së Tiranës ka Refuzuar Plotësimin e Kërkesës duke parashtruar në shkresën nr. A-9928/2 Prot si vijon: Nuk mund të vendosë në dispozicion emrat e përfituesve të këtyre fondeve sepse Listat e cituara në vendimet e Këshillit Bashkiak që janë bashkëlidhur si anekse në këto vendime përmbajnë të dhëna personale të përfituesve si numër identifikimi, të dhëna mbi përfitimin ekonomi, etj të cilat mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 „Për mbrojtjen e të dhënave personale“.

AIS promotor i Transparencës dhe Llogaridhënies, gjykon se refuzimi i Bashkisë Tiranë nuk është i bazuar në ligj, pengon llogaridhënie dhe transparencë për Shpenzime Publike, Para të Taksapaguesve. E drejta Europiane, Legjislacioni kombëtar dhe Praktika konsiderojnë Parimin e Proporcionalitetit në njohjen e identitetit të përfituesve të granteve Publike. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë Vendim në favor të publikimit si mundësi për pjesëmarrje qytetare në procesin e njohjes dhe vlerësimit të mënyrës së si shpenzohen taksat e tyre.

Për këtë arsye Organizata Reagoi me Ankim kundër Bashkisë Tiranë duke kërkuar që Komisoneri të Urdhërojë Bashkinë të Bëjë Transparencë mbi Përfitues Grant Rindërtimi Data Fushatë Zgjedhore.

Lista me Përfitues janë miratuar në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe grantuar në data të Fushatës për Zgjedhjet Parlamentare 25 Prill 2021. Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në informacion lidhet edhe me nevojë për të verifikuar raste të mundshme e të dyshuara të keqpërdorimit të parasë publike në fushata zgjedhore për qëllime elektorale.

Për këtë Arsye Organizata i është drejtuar Komisionerit duke i kërkuar atij te urdhërojë Bashkinë Tiranë të publikojë të plota vendimet me përfitues të parave të taksapaguesve shqiptar përmes Grant Fondi i Rindërtimit data zgjedhore 2021.

Me këtë qëndrim Bashkia po mban standard të dyfishtë dhe po cenon transparencën vetëm për përfitues në Fushatë Zgjedhore 2021, pasi më herët në vitin 2019 dhe 2020 vetë bashkia i ka publikuar Listat Emërore  (Video Ilustruese dhe PDF ) për Familje Grant Përfituese.

Mbi Përdorimin e Grant Rindërtimi në Data të Fushatës Zgjedhore është përgatitu një artikull tek #FollowTheMoney Periudha Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit Shtesa Buxhetore në Transfertë të Pakushtëzuar për 11 Bashki.  http://ndiqparate.al/2021/05/07/periudha-zgjedhore-dhe-fondi-i-rindertimit-shtesa-buxhetore-ne-transferte-e-pakushtezuar-per-11-bashki/

 

Vaksinim Covid19, Përgatitet Pagesa e Parë për vaksinën Kineze vlera 10 milion USD

  • 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim ne Republikën Popullore të Kinës.
  • Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.
  • Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.
  • 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.
  • Open Procurement Albania publikon të gjitha aktet që bëjnë të njohur Kontraktimin, Efektet Financiare dhe Ecurinë.
  • Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull  Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms

Në datë 22.03.2021, Këshilli i Ministraveka nxjerr Akt Normativ me nr 9, Për Miratim të tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Pala Shteti Shqiptar: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, me Distributorin Autorizuar shoqërinë turke  Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret A.Ş.

Objekt i Marrëveshjes: Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e Inaktivizuar Kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Neni 3 i Aktit Normativ detyron Institucionet dhe Palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Marrëveshje Sekrete kofidenciale. Sipas relacionit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë  bashkangjitur Aktit Normativ, Komiteti i Eksperteve për Imunizimin (organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë) mori në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science, Pekin, Kinë.

Ky Komitet u shpreh Pro. Po në relacion citohet se: Rezultatet e fazës së pare dhe të dytë të kësaj vaksine në Kinë janë publikuar në revistën Lancet në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës se trete që në korrik 2020 në Kinë dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili.  Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës të punonjësit shëndetësore që ofronin trajtim për pacientet me COVID-19. Aktualisht CoronaVac është aprovuar për përdorim emergjent në Kinë nga Autoriteti Rregullator (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare), si dhe është aprovuar për përdorim në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksikë, Paraguai, Filipine, Tailande, Tunisi, Turqi, Ukrainë dhe Uruguai etj. Kjo vaksinë është përdorur edhe në vendet e BE-së si Hungaria.
Pas Nënshkrimit Këshilli i Ministrave Miratoi me Aktin Normativ Nr.10 datë 24.03.2021 Marrëveshjen e Palëve.

Efektet financiare

Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 herë. Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezervë parashikohet të jetë në masën prej 5 miliardë lekë (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard).
Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezerve, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD, e konvertuar në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë lekë.

Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.

Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezerve dhe, përkatësisht:

  • 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim në Republikën Popullore të Kinës.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 174/2021 u vendos që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë pagesën prej 10 milion USD (dhjetë milion dollarë amerikan) në favor të shoqërisë distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.S., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës (pika 1 e vendimit). Ne piken 2 të vendimit përcaktohet që Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD. Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

Në seancën e Parë Kuvendore pas Pezullimit të Punës për shkak të Fushatës Zgjedhore, data 4 Maj, Kuvendi kishte në rendin  e ditës Pëlqimin e dy Akteve Normativa të cilat lidhen me Blerje të tjera Vaksina anti Covid dhe Efekte Financiare që bëjnë të mundur.

  • Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.

Përmes Akt Normativ Nr. 14, datë 7.4.2021 – Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ nr. 9, datë 22.03.2021, është bërë ndryshim i Titullit dhe Objektit të Marrëveshjes Mes Palëve.

Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin  CoronaVac Covid 19 – Vero Cell  si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk.

  • Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.

Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore.

  • 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.

Në lidhje me efekte Financiare, Po në datën e Parë të Punës së Kuvendit pas Zgjedhjeve, kërkohet Pëlqimi për Aktin Normativ Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021. Përmes këtij Akti  Fondi Rezerve në Buxhetin e Shtetit rritet nga 5 miliardë në 7 miliardë leke, shtesa plus 2 miliard lekë, me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes se vaksinave gjate vitit 2021, si pasoje edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverise që lidhen me pandeminë COVID-19. Pala Shqiptare ka marrë informacion zyrtar që kjo Vaksinë po përdoret në Republikën e Turqisë, informacion i marrë nëpërmjet letërkëmbimit me ministrinë e Shëndetësisë Turke.

Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull  Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms.Të gjitha kontraktimet e Shtetit Shqiptar për Furnizime për shkak të situatës Covid 19 janë në databazën Open Procurement Albania. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.

AZLajme publikon: Kush është Anton Gjini që njihet si “El Chapo” Shqiptar, pastroi paratë në Shqipëri nën hundën e SPAK

 

AZLajme është portali i ri mediatik në datën 14 prill ku portal publikoi artikullin me titull: Kush është Anton Gjini që Njihet si ELChapo Shqiptar dhe pastron Paratë në Shqipëri nën Hundën e SPAK. Artikulli ka cituar dhe dhënë me imazhe të të plotë informacionin e Pasaportës së kompanisë Alesio 14 me pronar Anton Gjinaj dhe me tendera të fituar me disa nga bashkitë kryesore në vend.

Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Origjinal Artikulli https://azlajme.com/aktualitet/foto-kush-eshte-anton-gjini-qe-njihet-si-el-chapo-shqiptar-pastroi-parate-ne-shqiperi-nen-hunden-e-spak/

 

Shqiptarja.com publikon: I dënuari për trafikim heroine në Spanjë. Kush është biznesmeni Anton Gjinaj që u prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri

Në datën 14 Prill 2021, Gazeta e Përditshme Shqiptarja.Com ne versionin e saj print dhe online ka publikuar artikullin me titull “I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri”. Artikulli identifikon personin e arrestuar për trafik ndërkombëtar, i cili në Shqipëri është zotërues i një shoqërie ndërtimi me kontrata publike të lidhura me bashkinë më të madhe në vend. Në artikull përdoret informacioni i mirëstrukturuar në Pasaportën e shoqërisë që zotërohet nga ky individ dhe jepet me imazh lista e tenderave të shoqërisë së Biznesit Alesio 2014.

Në shkrim Identifikohet lista e tenderëve të kësaj shoqërie me Bashkinë Tiranë, Durrës, Krujë. Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive, janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Artikulli Origjinal: https://shqiptarja.com/lajm/i-denuar-per-trafikim-heroine-ne-spanje-kush-eshte-biznesmeni-anton-gjinaj-qe-u-prangos-ne-malin-e-zi-vazhdon-te-fitoj-tendera-te-kundraligjshem-ne-shqiperi

Bold News publikon: U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “ Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë

Portali për gazetari Investigative Bold News ka shkruar në datën 14 prill 2021 artikullin me titull u arrestua për drogë Anton Gjinaj i Alesio 2014 ka marrë 1 miliard lekë Tendera Publik. Duke e konsideruar një lajm të rëndësishëm sa i takon integritetit të kontraktorit publik në kontrata me palë shtetin (bashkitë), redaksia e Bold News ka realizuar edhe një video mbi informacionin në fjalë. Bold News përdor  informacion të mirë-strukturuar  të listës së pagesave në Thesar, listë që agregohet në pasaportën e kësaj shoqërie kontraktor në tendera me Bashki në databazën Open Corporates Albania.

http://www.opencorporates.al/sq/nipt/l41713003m
http://www.opencorporates.al/sq/nipt/l41713003m

Link Origjinal Portali https://boldnews.al/2021/04/14/u-arrestua-per-droge-anton-gjinaj-i-alesio-2014-ka-marre-1-mld-leke-tendera-publike/

Link Video Lajm https://www.youtube.com/watch?v=YAquJAKCZwA

Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Transparencë për Kompanitë nën Zotërim Publik

IS një organizatë shqiptare promotore e të dhënave të hapura e angazhuar në Transparencë , Informacion,  Monitorim dhe Vlerësim Risku për Antikorrupsion i ka kushtuar vëmendje menaxhimit të aseteve, parave dhe shërbimeve publike përmes Shoqërive (Kompanive) Shtetërore pra me zotërues një institucion Shtetëror. Në projektet dhe databazat e saj është zbardhur dhe mirë strukturuar informacion analitik dhe shterrues për Menaxhimin, Performancën  dhe Prokurimet e 244 Shoqërive të tilla që funksionojnë në vend.

Shoqëri , Kompani Publike, funksionojnë si Kompani Biznesi por zotërohen dhe kanë pronar një institucion shtetëror, Bashki apo ministri.

Në vend janë 244 të tilla, me kapital 100% shtetëror apo pjesërisht shtetëror. Bashkitë dhe Ministritë janë aksionar dhe ortak të tyre.

Lista e shoqërive me kapital shtetëror është mirë strukturuar në databazën për Prokurime Publike. http://opencorporates.al/sq/publike

Për secilën Kompani aty është krijuar një pasaportë, pasaporta ka informacion për Shoqërinë, Kapitalin, Zotëruesit sipas vlerave dhe përqindjeve. Gjithashtu aty jepen edhe emra të administratorëve në vite, anëtarëve të bordit apo këshillave mbikëqyrës.

Pasaporta vizualizon edhe performancën ekonomike të secilës shoqëri duke shpjeguar fitimin apo humbe vjetore sipas viteve apo xhiro vjetore.

Po aty janë të dhëna edhe për kopani bija të këtyre shoqërive dhe objekti I punës apo çështjet ligjore.

Përveç OpenCorporates.al ku jepet Pasaporta e Shoqërisë, Portali me të dhëna të hapura dhe transparente Për Prokurimet ka një databazë ekstra për prokurimet publike të këtyre Ndërmarrjeve apo Shoqërive shtetërore.

Kërkimi për tender mund të bëhet sipas emrit të Institucionit, vlerës, apo procedurës. http://openprocurement.al/sq/pcompany/list

Ftojmë median, studentët, persona të angazhuar në vlerësimin e performancës, taksapaguesit  të përdorin informacionin gjatë punës së tyre në raportim dhe analizë.

Dy databazat me transparencë dhe informacion për Kompani Shtetërore, performancë, menaxhimi dhe tenderimet janë pjesë e aktiviteteve të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corruption.

#KompaniShteterore #OpenData #OpenCorporates.al #OpenProcurement.al

Tendera për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19, Një databazë e AIS si mekanizëm i pavarur monitorimi

Gjurmo tender për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19

AIS ka gjurmuar tender të institucioneve shëndetësore në vend, dhe ka krijuar një databazë me informacion për procedurat, blerjet, performancën dhe ecurinë e tenderimeve. http://openprocurement.al/sq/htender/covid

 

Databaza bën të mundur transparencë dhe gjurmimin e kontraktimeve për

Medikamente http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/BARNA%20COV-2?

Aparatura http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/APARATURA%20COV-2?

Mjete mbrojtëse http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/MJETE-MBROJTESE%20COV-2?

Oksigjen Spitalor http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/OKSIGJEN%20COV-2?

Vaksina http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?

Teste Tampon http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KITE%20COV-2?

 

Të dhënat listohen edhe sipas procedurës apo sipas Institucionit.

Gjurmimi, transparenca dhe llogaridhënia marrin rëndësi  më të madhe në momente të krizave dhe fatkeqësive humanitare. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.

Harta e Parregullsive Zgjedhore dhe Blerjes së Votës,

Shkodra, Dibra, Durrësi, Elbasani janë nga zonat me më shumë raste të raportimeve qytetare për blerje vote në 2015 dhe 2017. Projekti Za’Lart ka një arkivë të krijuar në fushatat zgjedhore 2015 dhe 2017. Në këto fushata janë ftuar qytetarët të raportojnë përmes një aplikacioni me të njëjtin emër Za’Lar Raised Voise-ICT for fair Elections. Qindra raportime qytetare, kryesisht anonime kanë bërë të mundur evidentimin e shkeljeve zgjedhore dhe identifikimin e hartës së parregullsive. Arkiva, Në 2017 projekti Za’Lart  ka krijuar Hartën e Shkeljeve Zgjedhore

Shkodra dhe Dibra rezultojnë nga qarqet me më shumë indice për parregullsi, blerje vote, presione dhe korrupsion zgjedhor. Përmbajtja e parregullsive u krijua në bazë të denoncimeve qytetare kryesisht me video dhe audio. Disa nga faktet janë të njohura publikisht por jashtë vëmendjes së Institucioneve të Hetimit. Më poshtë po listohen disa raportime në Za’Lart Zgjedhje 2017 për Qarkun Shkodër.

Shkodër Shpërndahen ndihma në Selinë e PSD një ditë para datës së votimit 2017 https://www.youtube.com/watch?v=Ujz0zons_mc

Tom Doshi premton pako ndihme për 400 familje pakica egjyptiane në Shkodër, 2017 https://www.youtube.com/watch?v=_cs_PiWqoak

Qytetarët ofrojnë të shesin Votën, e kemi bërë çdo herë kemi të paktën të sigurojmë një muaj jetesë https://www.youtube.com/watch?v=wxOdSHY63tc

Banorë të Malësisë së Madhe: Na kërcënojnë për votën https://www.youtube.com/watch?v=_0fh8yi6pSs

Përfundojnë në Spital Kryetarja e LSI Puke Znj.Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI Znj.Romina Kuçi janë kërcënuar dhe lënduar nga drejtues dhe përfaqësues te PS ne Puke https://www.youtube.com/watch?v=511ANC5Fyes

Të burgosur nga Dukagjini fushatë me Video nga Burgu https://www.youtube.com/watch?v=F8xKGHcrmr0

Të tjera postime janë në platformën Za’Lart https://zalart.ushahidi.io/collections/5/map dhe në YouTube https://www.youtube.com/channel/UC_Ij8riu43EcygQiCJkLY3w/videos

Za’Lart është një projekt i organizatës AIS , ICT for Fair Election. Përmes një platformë me të njëjtën emër projekti u jep mundësi qytetarëve të raportojnë shkelje, parregullsi, incidente dhe problematika zgjedhore në kohë reale. Kjo bën të mundur listimin e parregullsive dhe evidentimin e fakteve për blerje vote dhe korrupsion zgjedhor. Projekti është zhvilluar në zgjedhje 2015 dhe 2017.  Disa nga raportimet janë verifikuar nga një ekip gazetarësh i atashuar pranë Projektit për fushatat zgjedhore. Organizata nuk është në proces monitorimi për Fushatën Zgjedhore 2021, por mbështet çdo iniciativë për monitorim dhe zgjedhje të rregullta.