Finalist në Open Data Hackathon Albania 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminData 19. 12. 2015
Organizator AIS në kuadër të MG&P
Vendi My Office Tiranë
Tema këtë vit: Jeta në një Qytet Tjetër
Hackathon Hacker + Marathon është maratona e hapur ku individ të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion apo hartë. Këtë vit Hackathon u mbajt në 19 dhjetor dhe tema e sugjeruar ishte: Jeta në një Qytet Tjetër. Ftesa e hapur ishte për Qytetar të thjesht; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues ose Designer.
Eventi zhvillohej në bazë konkurrimi për grupe apo individ. Në finalen prezantuese mbërritën gjashtë grupe me tema si më poshtë:
Tema: Shëndetësia në Qytetin Tim. Si shpenzohet në spitale për shëndetin e qytetarëve. Ku buxhetoret më mirë shëndeti në Gjirokastër, Fier, Korçë , Dibër apo Kukës. Student të ekonomisë monitorojnë buxhete faktike për spitale rajonale. Dhe para do të thotë shërbim shëndetësor e më tutje Shëndetësi. Gjetje nga Hackersat: në këto spitale më shumë paguhet për personel se sa për ilaçe, pajisje dhe të tjera kosto për mjekim spitalor.
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/girokaster.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/korce.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/kukes.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/list.html
http://ais.al/Hackathon/Shendetesia/Totali.html
Tema: Albanian Facin Europe Turizëm. Çfarë duhet të dijë një turist që vjen në Tiranë dhe çfarë duhet të dinë ata që menaxhojnë turizmin për të tjera vende evropiane apo fqinje me Shqipërinë. Ky ishte subjekt i një app të prezantuar në Hackathon 2015.
Tema : Shpenzime Infrastrukture, dy Bashkitë më të Buxhetuar Gjirokastra dhe Tirana. Vepra Publike dhe Infrastrukturë. Çdo qytetar do i donte në bashkin e tij. Por një nga Konkurrentët në Hackathon ka zbardhur se janë dy bashki me më shumë buxhet dhe shpenzime Gjirokastra dhe Tirana janë në krye të listës ndërsa prezantimi në Hackathon ka zbardhur se cilat kompani janë kontraktuar për punë publike në këto dy bashki.
http://ais.al/Hackathon/transporti/Gjirokaster.html
http://ais.al/Hackathon/transporti/Tirana.html
Tema : Përmirëso qytetin tim,#Sarandën. APP apo web page , keni probleme me infrastrukturën dhe urbanistikën, jetoni apo banoni në Sarandë raportojini tek Përmirëso Qytetin tim!! Pas kësaj postohet tek Kryetarja e Bashkisë dhe Këshilli. Një AFP për e-Participation.
http://ais.al/Hackathon/saranda/test.html
Tema: Në qytetin Tim Punësim vs Shkolla të Larta. Numri i atyre që regjistrohen në shkolla të larta është shumë më i madh se numri i vendeve të reja të punës për pozicione me diplomë universitare. Një analizë në Hackthon sjell një krahasim për të treguar sa të pa integruar janë dy trendet. Gjetje: 6% e popullsisë në vend janë student. Por vendet e punës që kërkojnë diplomë universitare nuk janë aq. Tarifat në Universitetin e Shëndetësi janë më të shtrenjtat por niveli i pagave është më i lartë në Industri Hidrokarbure. Numri i studentëve në IT është shumë i ulët por vende pune më shumë hapen për këtë sektor. Duhen më shumë studime për tregun e punës dhe lidhjet e tij me universitetit – ky është një konkluzion i prezantimit të parë në Hackathon Albania.
http://ais.al/Hackathon/Ne qytetin tim cdokush shkon ne Univ. A ja vlen/list.html
Tema: Taksat në Qytetin Tjetër. Si paguaj për Bashkinë time?!! Një student i fakultetit të ekonomisë; një i mjekësisë dhe një tjetër nga informatika ekonomike janë bërë bashkë për të analizuar se në cilin qytet paguajmë më pak apo më shumë taksa.
http://ais.al/Hackathon/taksat/list.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list2.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list3.html
http://ais.al/Hackathon/taksat/list4.html
Gjashtë idetë finaliste u prezantuan përpara një Jurie të përbërë nga:
- Anisa RULA, Kërkuese Shkencore Universiteti Milano Bicocca Itali
- Elga MITRE,Netherlands Embassy in Tirana
- Julia HOXHA, Albanian Institute of Science AIS, Kërkuese Shkencore Universiteti i Kolumbias në USA
- Leonid BLLOSHMI
Open Society Foundation Albania - Rron NUSHI, Netherlands Embassy in Tirana
Hackathon u mbajt në ambientet e My Office. Ky është viti i katërt që AIS organizon një Hackathon për Shqipërinë. Eventi i rradhës nga AIS do të jetë Open Data Day 2016 Albania.
Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale
/in Aktivitete, Kreupost, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të vënë informacion në dispozicion lidhur me financimin e fushatës elektorale të 2015.
Kushtetuta sjell një nga modelet më të mira për akses informimi mbi financat elektorale. Bazuar në Kushtetutë ky informacion duhet të jenë kurdorherë publik dhe i aksesueshëm pa kufizime, pa diskriminim, pa procedura burokratike ose segmente institucionale ndërmjetëse. Në seancën e e datë 10 Nëntor 2015 Gjykata Administrative hodhi poshtë pretendimin e ngritur nga AIS.
Organizata jonë ka apeluar dhe do të vijojë advokimin gjyqësor me qëndrimin se Partitë Politike janë subjekte të së Drejtës Publike dhe kanë detyrim të bazuar në Kushtetutë, për Akses Informimi ndaj qytetarëve, medias dhe çdo aktori tjetër civil. Gjithashtu transparenca me shpenzimet dhe donatorët e fushatës është një aspekt i rëndësishëm për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.
Hapa kronologjik të procesit:
-
- AIS ju drejtuagjatë fushatës tre partive kryesore me një kërkesë zyrtare në 09.06.2015
- Kërkesa bazohet tek e Drejta për Informim dhe Kushtetuta
- Tre partitë nuk u përgjigjën kërkesës zyrtare
- AIS organizata kërkuese, ju drejtua Institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit (z. Besnik Dervishi), ku pretendimi i AIS u rrëzua
- AIS i drejtohet me padi Gjykatës Administrative si kompetente për të Drejtën e Informimit.
- Në seancat paraprake të mbajtura në Gjykatë janë paraqitur vetëm Përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe një përfaqësues nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
- Në seancën e datës 10 nëntor 2015 Gjykata përmes vendimit të saj hodhi poshtë pretendimin e ngritur nga AIS .
- Organizata ka apeluar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit
- Zyra Ligjore që përfaqëson Palën kërkuese është Gumi & Associates
- Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit
- Kërkesë për përshpejtim gjykimi.
- AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria nuk garanton gjykim në afat të arsyeshëm (neni 6 KEDNJ).
- Vendimi Gjykata Administrative e Apelit date 22.11. 2017 me Nr. 4916 (5236) .
- AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs
Dokumente të rëndësishme të procesit gjyqësor:
Ankesë për komisionerin për të drejtën e informimit
Kërkesë Padia drejtuar Gjykatës Administrative Tiranë
Ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit
Kerkese per pershpejtim gjykimi
Kërkesa e Plotë për Gjykatën e Strasburgut
Deklarata dhe Interesa Pasurore për Kryebashkiak të zgjedhur në 21 qershor 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminNë kuadër të programit Money, Government & Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Kryebashkiakëve të Zgjedhur më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar, mund të informohet mbi të ardhura vjetore të çdo kryebashkiaku sipas burimit nga paga; të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj.
- Në rastin e punësimit të personave të familjes përmes deklarimeve, mund krijohet informacion mbi marrëdhëniet e punës në sektorin publik apo privat dhe në ndonjë rast gazetarë investigues mund të vlerësojnë edhe nëse jemi në kontekstin e nevojshëm për kontroll të konfliktit të interesit.
- Deklaratat përmbajnë edhe informacion mbi të ardhura nga jashtë Shqipërisë sikurse kredi në banka të huaja, dhe prona të paluajtshme jashtë territorit.
- Në rastin e drejtuesve të Bashkive, me mjaft interes është njohja me prona të patundshme apo biznese të familjeve të cilat përbëjnë interesa individuale ekonomike. Duke zbardhur të dhënat mbi pasurinë, krijohet edhe mundësia për monitorim qytetar, nëse vendimmarrja sipas kompetencës territoriale do të favorizojë zhvillimin e këtyre pronave dhe bizneseve.
Po në këtë rubrikë vijojnë të jenë të dhëna për deklarata dhe asete të drejtuesve apo gjyqtarëve të nivelit të lart. Duke ju falënderuar për vëmendjen me të cilën ju na ndiqni, ju rikujtojmë se ju mund ti përdorni të dhënat e publikimeve tona pa asnjë kufizim, por gjithmonë duke ju shprehur dëshirën për ta cituar portalin Spending Data Albania, rubrikën Para dhe Pushtet realizuar në kuadër të projektit të organizatës tonë AIS me titull Money, Government and Politics.
Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale
/in Aktivitete, Kreupost /by adminSi kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike?
Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.
Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e të dhënave të shpenzimeve buxhetore dhe transaksioneve në sektorë të ndryshëm publikë, si dhe rritjen e bashkëpunimit me aktorë të ndyshëm mbi impaktin që ka open data në këtë proces.
AIS e angazhuar në hapjen e të dhënave të buxheteve nëpërmjet platformave Open Data Albania dhe Open Spending, prezantoi në këtë aktivitet modele të cilat jo vetëm kanë shërbyer në transparencën e shpenzimeve të buxhetit dhe transaksioneve të thesarit, por gjithashtu përmes përdorimit të linked data kanë ndihmuar në identifikimin e konfliktit të interesit, rasteve të korrupsionit dhe angazhimin qytetar në proceset e vendimarrjes.
Pjesë e këtij procesi intensiv ishin organizata të shoqërisë civile si: Play-Fair, Hasdana, K-Monitor, UNDP, gazetarë dhe politikëbërës, të cilët u angazhuan në krijimin e partneriteteve, përftimin e modeleve më të mira për transparencë buxhetore, si dhe formësimin e aksioneve konkrete mbi demokratizimin e politikave fiskale në Europë.
Ftesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminHackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.
Pjesë e këtij eventi mund të bëhën: Qytetar të thjeshtë; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues, Studentë ose Designer.
Si të përgatiteni?
Secili mund të mendojë për qytetin e tij dhe të mbledhë të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), të krijojë një hartë apo aplikacion duke i krahasuar ato me qytetin apo zonën me një zonë tjetër.
- Të prezantojë me një aplikacion jetën në qytetin e tij dhe nëpërmjet disa prezantimeve të krijohet qartësi mbi jetën dhe problematikat në një Qytet Tjetër.
- Të dhënat ku mund të fokusohesh duhet të jen mbi mënyrën e të jetuarit si: shërbimet, shëndetsia apo arsimi.
- Infrastruktura duke përfshirë sa metra rruge të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj.
- Ekonomia, punësimi, ndërmarrjet dhe sektorët ekonomik.
- Demografia, ku lindin apo vdesin më shumë njerëz.
- Zhvillimi teknologjik dhe aksesimi i shërbimit internet ne qytete të ndryshme etj.
Gjeni temën dhe ndërtoni nje aplikacion mbi qytetin ku jetoni, keni jetuar apo e keni për zemër!
Për më shumë detaje mbi aktivitetin dhe se si të bëhëni pjesë e tij gjeni në linkun si vijon: Hackathon Albania 2015 ose dhe në faqen facebook të Albanian Institute of Science.
Ju faleminderit!
Shpenzime Transparente për Bashkitë
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminUSAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,
Workshop me gazetarë, Iniciativa Open Spending
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata jonë AIS me datë 10 Tetor 2015, ora 10.30 zhvilloi një workshop me gazetarë të cilët në vijimësi do të angazhohen në Iniciativën Open Spending. Kjo nismë konsiston në krijimin e një networku me gazetarë lokal të afirmuar, të cilët do të angazhohen në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve shqiptar nga institucione buxhetore.
Në workshop u prezantuan instrumenta dhe të dhëna të mirëstrukturuara të cilat rrisin nivelin e informimit dhe monitorimit qytetar mbi financat dhe asetet publike. Përmes të dhënave të hapura dhe linked (të lidhura) krijohen hapësira për të kontrolluar dhe minimizuar raste të abuzimit, konfliktit të interesit dhe nepotizmit. Ky workshop u mbajt në kuadër të programit Money, Government and Politics.
Programi :
10:30 – 11:00
Aranita BRAHAJ
Drejtore Ekzekutiv (AIS)
Të dhëna mbi Open Corporates Albania, Kontrolli i Konfliktit të Interesit
11.00 – 11.25
Leonard BAKIPLLARI
Gazetar Investigativ MAPO dhe SHOQATA E GAZETARËVE PËR DREJTËSI.
Deklarimi i Pasurisë, Zyrtarë të Nivelit të Lartë, Investigimi dhe Burime të Dyshimta.
11:25 – 11:45
Shefiko HAJNA
Open Spending Albania
Monitoro Thesarin, Kontrolli Qytetar mbi Shpenzimet Publike
11:45 – 12:05
Blerta TUCI, AIS
Taksimi i Punëmarrësve, Kalkuluesi i Taksave (Daily Bread) si instrument për të ofruar qytetarët me shërbimet publike
12:10 – 12:30
Besjana HYSA, AIS
Linked Data (të dhëna të ndërlidhura) mbi shpenzimet dhe deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë
12: 35- 12: 55
Pyetje dhe Diskutime
Të dhëna mbi pjesëmarrësit në Workshop:
Gazetarë të angazhuar në Tiranë dhe Media lokale: 14 me 11
Raporti Meshkuj/ Femra: 11 me 14
Me eksperiencë pune 7+ vite: 17, 5-7 vite: 4, 3-5 vite: 3, 0-3 vite:
Total pjesëmarrës: 25
Total të Rregjistruar: 31
Gazetarë të rregjistruar për pjesëmarrje
- Nr.
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- 28
- 29
- 30
- Emer Mbiemer
- Adi DARSI
- Adriatik DOCI
- Albana QIRJAKO
- Armida SHUKULLI
- Aurora MURA
- Aurora SULCE
- Bashkim SHALA
- Bepin KOLVATAJ
- Besjana BEGAJ
- Bledar KORRESHI
- Brikela QELEMENI
- Ebrieta MACAJ
- Elvis NABOLLI
- Englantina IMERAJ
- Eni FERHATI
- Enio CIVICI
- Erjola AZIZOLLI
- Fatbardha NERGJON
- Gjyste DEDA
- Juljan SHOTA
- Keti BANUSHI
- Ornela ROBAJ
- Raimond KOLA
- Renaldo XHANEJ
- Skerdilajd MURATI
- Sokol ÇOBO
- Suela TOPI
- Violeta SHQALSI-CARA
- Vjollca KONGJONI
- Xhevahir ZHABINA
- Media
- Free
- Gazeta SOT
- RTV SCAN
- Un-employed
- “Zeri i Popullit”
- TV Ora News
- BIRN-Albania &Koha Ditore-Kosove
- TV1 Channel
- TV-FOKUS
- Top Media
- RTV “Korça”
- RTV REAl Vlorë
- TV Rozafa
- TV.Fokus
- Top-News
- RTV SCAN
- Ora News
- Report TV, Gazeta Shqip
- M+
- A1 report
- VIZION +
- TV Fokus
- VOA
- Un-employed
- Panorama Sport
- Gazeta “Shqip”
- Gazeta “Shekulli”
- TV SCAN
- News 24
- TV Klan
Jora Risto shpallet fituese e konkursit e-Participation
/in Aktivitete, Kreupost /by adminKonkursi e-Participation EU, Ceremonia më 8 dhjetor në godinën e Parlamentit Europian Bruksel.
AIS si pjesëmarrës i rrjetit Telecenter Europe në kuadër të Projektit e-UROPA organizoi në muajt maj – shtator 2015 Konkursin “Historia ime në e-Pjesëmarrje”. Konkursi kishte për qëllim mbledhjen e historive më të bukura personale me fund pozitiv ose jo. Në çdo rast këto histori lidhen më mënyrën se si të rinj shqiptar përdorin instrumenta të pjesëmarrjes elektronike, për të zgjidhur apo për të sensibilizuar mbi një problem shoqëror. Ky konkurs u mbajt paralelisht në dymbëdhjetë vende dhe u shpallën dymbëdhjetë fitues. Çmimet ndahen në datën 8 dhjetor 2015 në godinën e Parlamentit Europian në Bruksel. Fituesi për historinë shqiptare më të mirë është Jora Risto studente në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Historia me titull “Albanian November Students” flet për aktivizmin dhe protestën qytetare në nëntor 2013 kundër Armëve Kimike Siriane në Shqipëri. Në konkursin për Shqipërinë u prezantuan gjashtë histori të lidhura me problematika të lëvizjes së lirë dhe emigracionit. Fituesi u vlerësua gjatë takimit vjetor të Telecentre Europe i cili u mbajt në Beograd në datat 24 dhe 25 Shtator. Historia fituese do të publikohet në një broshurë së bashku me 11 histori të tjera nga vende europiane, si dhe në website-in Europa Participation. Ky konkurs u realizua si pjesë e programit Europe for Citizens të Bashkimit Europian.
Lexo historinë si vijon: Albanian November Students
Video:
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana