Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion

Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte të rëndësishme të aktiviteteve dhe projekteve të organizatës.  

 

Puna me të rinjtë dhe zgjerimi i Networkut do të vijojë me evente si trajnime, forume, seanca individuale, publikime nga vetë të rinjtë në web – blog NdiqParatë. Ky network është produkt i punës në zbatim të Projektit Open Data Access and Transparency oler sectors exposed to Risk of Corrupsion, projekt i Mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency (Sida).

StartUp Datathon Albania, Data Marathon nga AIS promotor i të Dhënave të Hapura

AIS po i kthehet traditës së Datathon dhe Hackathon Albania. Kemi startuar këtë nëntor punën më një grup të rinjsh për DataThon që do të mbahet në Janar 2023. DataThon vjen nga fjalët Data plus Marathon. Janë evente ku njerëzit takohen për të punuar së bashku mbi një ide, dhe për të mbledhur, analizuar, vizualizuar dhe transmetuar gjetje që lidhen me të dhënat.

 

 

Organizata AIS ka realizuar më herët DataThon dhe HackaThon në Tiranë. Këtë herë DataThon është një event që do të angazhojë të rinj anëtarë të OpenDataFellowship Network. Ky Network Rinor është krijuar për rritje të kapaciteteve dhe aftësive të të rinjve në çështje anti-korrupsion. Tema mbi të cilën do të punohet këtë radhë janë financa të partive politike, vëllimi i tyre, struktura dhe forma të vizualizuara të kërkimit. Për më shumë informacion mbi DataThon Albania 2023 do të ketë publikime tek web faqja e AIS.

Transaksione Thesari, 10 vjet të dhëna të hapura për çdo shpenzim, 1900 institucione buxhetore

Si shpenzon Qeveria Paratë e Taksapaguesve. Databaza jonë e mirë strukturuar Transaksione Thesari, mundëson monitorim të të gjitha pagesave që Institucionet Buxhetore kryejnë ndaj palëve të treta. Tashmë janë 10 vjet të dhëna për çdo pagesë të realizuar. Të dhënat sigurohen përmes aksesit në informacion nga Drejtoria e Thesarit. Ato vendosen në një sistem ku kushdo mund ti gjejë me lehtësi ti përdorë dhe ripërdorë në kohë reale.

Sistemi ofron edhe kërkim sipas filtrave ku bëhet ndarja për transaksione sipas institucionit, përfituesit, vlerës, kategorisë së shpenzimit, datës së pagesës apo numrit në faturim. Kjo databazë zbardh për publikun informacion se si shpenzohen paratë e taksapaguesve; ku alokohen fondet; kush përfiton dhe sa paguhet për projekte dhe programe të caktuara.

Raporte Gjinore dhe Open Data, Zbardhen të dhëna social-ekonomike mbi balancat

Portali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore.

Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve dhe zhvillimit të grupeve sipas gjinive, por zbulojnë edhe disbalanca ekonomike apo sociale. Hendeku i pagesave për punën sipas sektorëve për gra dhe për burra, sikurse të dhëna për Politikën Penale dhe dënimet e dhëna nga Gjykata për Gratë sipas veprave penale në vend, janë dy indikatorë të prezantuar me kujdes gjatë muajit nëntor.

OpenData Youth Fellowship Retreat 22 dhe 23 tetor 2022

Organizata AIS / Open Data Albania prej një viti po punon me një grup student dhe profesionit të rinj duke krijuar një program Fellowship për fuqizimin e të rinjve në çështje të Antikorupsionit. Gjatë vitit po mbahen evente si sesione pune; forume diskutimi; intership pranë ekipit të organizatës; trajnime dhe takime të tjera për rrjetëzim.


Në fundjavën 22 dhe 23 tetor , anëtar të ekipit rinor udhëtuan në disa rrethe të vendit në një aktivitet Retreat.
Eventi përmban

– Happy Hours dhe Network

– Prezantim Strategjia e Punës e Organizatës Objektiva me Rininë

– StartUp DataThon Albania

 

• Itinerari u Organizua me kujdesin dhe bashkëpunimin e Fation Plaku Photography, autor i Homeland Albania.

Të rinjtë Vizituan zona të rëndësime për natyrën; kulturën, traditën dhe zhvillimin urban të vendit si:

– Nivicë , panorama mbi Kanion

– Ujëvara e Peshturës

– Labova, zona e bukur e Lunxhërisë me objekte Kulti monumente Kulture që Datojnë shekullin e V.

– akomodim në Bujtina Maria një model i agroturizmit dhe iniciativës për biznese turistik ku  prezantuam  Strategjinë e re të Punës së Organizatës AIS, me fokus edhe tek edukimi qytetar dhe të rinjtë.

–  Parku Arkeologjik Antigone.

– Peshtan, vizitë në muzeun e luftës Italo – Greke,

 

Gjatë eventit u finalizua edhe Programi i Punës për eventin e radhës së Networkut që është  DataThon Albania Financimi i Partive Politike , event që do të mbahet në Dhjetor 2022..

Video Realizuar me Dron nga Fation Plaku Tetor 2022 Kanion Nivice
Video Realizuar me Dron nga Fation Plaku Tetor 2022 Parku Arkeologjik Antigone
  •  
 
 

Puna me të rinjtë dhe fuqizimi i tyre kundër korrupsionit është pjesë e zbatimit të Projektit të Open Data, Access and Transparency mbi sektorët e ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit. Projekti mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Sida. Një nga komponentët e projektit është Fuqizimi i të Rinjve kundër Korrupsionit – Edukimi i Qytetarëve, Përmirësimi i Modeleve të Kontrollit të Fakteve.

Dokumente dhe Analiza pas Vendimit të Gjykatës Europiane Besnik Cani v. Shqipëri (vetting), AksesDrejtesiAlbania

Nëse Besnik Cani v. Shqipëria në Strasburg, do të ishte një Precedent (unifikues) 8 gjyqtarë dhe prokuror të tjerë sot do të fitonin të drejta njësoj si zoti Cani, Gjyqtari i zgjedhur në kundërshtim me kërkesat statutore është pjesë e nëntë Vendimeve ku KPA ka kundërshtuar kualifikimet në KPK

Një ditë më parë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dhënë vendim për çështjen Besnik Cani kundër Shqipërisë. Zoti Cani është prokuror që ka kaluar fazën e parë të vlerësimit në KPK (Vendim nr 84/2018) por është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (vendim 2.2020). Çështja e tij në Strasburg i referohej pikërisht vendimit të KPA me argumentin se cenohet e drejta për proces të rregullt, pasi një nga gjyqtarët anëtarë Kolegji zoti L.D  kishte qenë i emëruar në kundërshtim me kërkesat statutore, duke qenë i shkarkuar më parë nga detyra e gjyqtarit të shkallës së parë.

Gjykata e Strasburgut e Pranoi kërkesën e zotit Besnik Cani duke i dhënë të drejtë atij në pretendimin se nuk i është bërë një procesi i rregullt.  Profili i zotit Cani dhe dokumenta që lidhen me vlerësimin e tij KETU:

Pas Vendimit të dhënë në datën 4 Tetor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut Strasburg, duket se dritëhije dyshimi hidhen mbi jo pak vendimmarrje ku Gjyqtari i KPA (i zgjedhur në kundërshtim me kriteret statutore), ka qenë anëtarë i trupës që ka marrë vendim. Konkretisht më  poshtë do të listojmë rastet ku Gjyqtari apo Prokurori në Proces Vettingu është konfirmuar nga Komisioni i Përkohshëm i Kualifikimit por është shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit KPA me një trupë në përbërje të së cilës ka qenë edhe zoti LD.

Dokumentet e listuara më poshtë janë pjesë e databazës Akses Drejtësi – Regjistri i Magjistratëve një regjistër i krijua nga organizata AIS me qëllimin për të rritur transparencën, integritetin dhe besimin publik tek Individë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar ne KPA

  1. Vendim Nr. 12/2018 (JR) datë 17.12.2018, subjekti i rivlerësimit Bashkim Dedja,  konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA,   Luan Daci – Relator i ceshtjes shiko pasaporten dhe dokumentin KETU
  2. Vendim Nr. 6/2019 (JR) datë 28.02.2019, përfshirë mendimin e pakicës; subjekti i rivlerësimit Antoneta Sevdari, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA,  Luan Daci Kryesues dokumenta dhe pasaporta e subjektit KETU
  3. Vendim Nr. 9/2019 (JR) datë  18.04.2019; subjekti i rivlerësimit Astrit Faqolli, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA, Luan Daci Anëtar Shiko profilin KETU
  4. Vendim Nr. 11/2019 (JR) datë 22.05.2019, perfshire mendimin paralel; subjekti i rivlerësimit Edmond Islamaj, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA, Luan Daci Kryesues Regjistër i Magjistratëve Shiko profilin KETU
  5. Vendim Nr. 14/2019 (JR) datë 09.07.2019, perfshire mendimet paralele; subjekti i rivlerësimit Alma Brati Shiko profilin KETU, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA, Luan Daci Anëtar
  6. Vendim Nr. 19/2019 (JR) datë 26.07.2019, përfshirë mendimin paralel; subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA, Luan Daci Anëtar, listuar këto dokumente: KETU
  7. Vendim Nr. 27/2019 (JR) datë 24.10.2019; subjekti i rivlerësimit Artur Malaj, konfirmuar ne KPK dhe shkarkuar  ne KPA, Luan Daci Anëtar Shiko profilin KETU
  8. Vendim Nr. 2/2020 (JR) datë 27.02.2020, përfshirë mendimin paralel; subjekti i rivlerësimit Besnik Cani. konfirmuar ne KPK, shkarkuar ne KPA, Luan Daci Anëtar , Gjykata e Europiane e të Drejtave të Njeriut pranon ankesën e tij me Vendim data 4 Tetor 2022.
  9. Vendim Nr. 4/2020 (JR) datë 12.03.2020; subjekti i rivlerësimit Arben Dollapaj, konfirmuar ne KPK, shkarkuar ne KPA, Luan Daci Relator.

Ndërkohë anëtari i KPA, Luan Daci u ëmërua nga Kuvendi në detyrën e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në datën 17 qershor 2017. Ndaj ti u shënuar një hetim penal i gjykuar në Gjykatën e Lartë. Ushtroi këtë detyrë deri në pezullim nga Kolegji (dhjetor 2021).

Zoti Luan Daci ka qenë anëtar trupe në rreth 35 Vendime për Gjyqtar dhe Prokurorë të tjera të cilat janë Vendime për Shkarkim në KLP dhe kanë mbetur në fuqi edhe pas apelimit në KPA.

Të gjitha Vendimet e KPA janë të publikuara dhe listuara me kujdes në Regjistrin e Magjistratëve Akses Drejtësi, një faqe e krijuar nga organziata AIS si një model i hapur dhe transaprent i një Regjistri Magjistrat.

393 Donator Fushata Zgjedhore 2021, PS me shume donacione, LSI tejkalon PD, Lista e Donatorëve për çdo parti

Open Data Albania po zbardh shumat dhe emrat e Donatorëve Elektoral në Zgjedhjet e Prill 2021. Donatorët e Fushatave zgjedhore janë subjekte private shoqëri, persona juridik apo fizik që dhurojnë fonde, mallra apo shërbime për subjektet elektorale kandidat apo parti. Donacionet janë të detyrueshme për tu regjistruar sipas formës ligjore. Dhurimet në natyrë mallra apo shërbime të ofruara pa kundërshpërblim konsiderohen inkind – në natyrë dhe vlera e tyre kontabilizohet dhe raportohet. Kodi Zgjedhor kërkon që donacionet mbi vlerën 50 000 lekë, duhet që të hapet një llogari e posaçme, dhe të gjitha transaksionet mbi këtë vlerë të bëhen nëpërmjet saj.

Shiko artikullin KETU

  • Sipas Raporteve rezulton se janë 9 parti që kanë deklaruar shuma dhe identitet të donatorëve, Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Balli Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Nisma thurje dhe Lëvizja për Ndryshim.
  • Janë llogaritur 393 donatorë për të gjitha partitë politike. Shiko artikullin KETU
  • Shuma totale e dhurimeve e  llogaritur për të gjithë partitë politike është 31 747 216 lekë.
  • Shuma e donacioneve në Para është 23 168 668 lekë ose sa 73% e totalit të donacioneve. Shuma e donacioneve në Natyrë është llogaritur 8 578 548 lekë ose sa 27% e totalit të donacioneve.
  • Në artikull mund të shikoni Donacionet, Shumat, emrat, mbiemër, partitë dhe aspekte të tjera të ndara në natyrë dhe në para.
  • Në këtë pjesë do të trajtohen donacionet e marra nga tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
  • Partia Socialiste dhe kandidatët e saj kanë përfituar një shumë donacionesh prej 17 162 800 lekësh. Nga kjo shumë 83% janë dhurime në Para(14 245 240 lekë), dhe pjesa tjetër 17 % dhurime në Natyrë (2 917 560 lekë).
  • Artikulli ka të dhënat e plota në lidhje me donacionet e secilës parti dhe kandidatëve.
  • Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë arritur për të marrë donacione në vlerën 2 552 601 lekë.  Të gjitha donacionet për Partinë Demokratike janë në formën e dhurimit në natyrë. Katër kandidatë të Partisë Demokratike kanë deklaruar se kanë marrë donacione private. Kandidatët e Partisë Demokratike që kanë përfituar donacione private janë: Edmond Spaho, Entela Shehaj (Në këtë rast donacionet kanë ardhur nga vetë kandiatja), Ethem Zyber Aga, dhe Anduena Qefalia.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kandidatët e saj kanë arritur për të mbledhur donacione në vlerën 8 217 807 lekë. Vetë Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar se ka përfituar dhurime nga donatorë privatë në vlerën 1 174 688 lekë, sa 14% e shumës totale të donacioneve të deklaruar për partinë dhe kandidatët. Kandidatët e saj kanë deklaruar se kanë përfituar donacione në vlerën 7 043 118 lekë, ose 86% e shumës totale të donacioneve. Duhet pasur parasysh këtu se 51 kandidatë kanë kryer donacione për veten e tyre ose më saktë kanë vendosur para në dispozicion të fushatës zgjedhore të vitit 2021.
  • Nëse nga totali për tre partitë kryesore, heqim donacionet që janë bërë nga ana e vetë kandidatëve për veten e tyre, rezulton se Partia Socialiste ka përfituar donacione në vlerën 17 162 800 lekë, Partia Demokratike dhe kandidatët e saj kanë përfituar 2 251 141 lekë, ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfituar 3 159 169 lekë. Duket qartë se Partia Socialiste dhe kandidatët e saj kanë arritur që të mbledhin relativisht shumë më shumë donacione krahasuar me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim apo kandidatët e tyre.
  • Partia Socialiste dhe kandidatët e saj e kanë përfituar shumën e mësipërme nga 127 donatorë, Partia Demokratike dhe kandidatët e saj nga 58 donatorë, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga 108 donatorë. Shiko artikullin KETU
  • Një llogaritje të thjeshtë të shumës mesatare të përfituar për donatorë, vërehet që një donator i Partisë Socialiste ka dhuruar mesatarisht 135 140 lekë, një donator i Partisë Demokratike 38 813 lekë, ndërsa një donator i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhuruar mesatarisht 29 252 lekë.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë me shumat e dhurimeve, formën e tyre, dhe emër mbiemër të donatorit. Artikuj te tjerë mbi shpenzime Elektorale https://ndiqparate.al/?cat=49

Për më tepër dhe për të shikuar dhurimet për secilën nga Partitë e mëdha dhe ato të vogla veçmas, shiko Excel në fund të artikullit.

Web-ATRAKO jashtë funksionit, Open Corporates Albania ofron një regjistër online të plotë me kontrata PPP Koncesione

Sulmi Kibernetik i filluar në korrik 2022 mbi databaza shtetërore, ka çuar off line edhe databazën shtetërore me të dhëna dhe dokumente të PPP Koncesione nga ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Këto të dhëna janë të detyrueshme për publikim dhe aksesim publik.

Organizata AIS me web-portalin Open Corporates Albania vë në dispozicion një Regjistër me të gjitha kontratat dhe dokumentet e Koncesioneve PPP të Shtetit Shqiptar. Kjo databazë është krijuar përmes monitorimit, evidentimit, grumbullimit, ri-publikimit me mirë-strukturim të të dhënave të Regjistrave Publik, punë dhe angazhim disa vjeçar i ekipit të analistëve pranë AIS.

Regjistri Koncesionar portali OpenCorporates.al, ka dobi të veçantë sa kohë që faqja zyrtare dhe të dhënat e ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesione atrako.gov.al është jashtë shërbimit për shkak të sulmeve kibernetike ndaj databazave dhe sistemeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë (prej Korrik 2022).

Regjistri ynë Koncesionar ka informacion, pasaporta biznesi dhe dokumenta si vijon:

  • Kontrata e Marrëveshje Koncesione dhe PPP;
  • Informacion mbi menaxhimin, zotërimin, performancën e Shoqërive PPP e Koncesione Publike
  • të dhëna dhe dokumente mbi Kompanitë e Regjistruara për Zbatimin të PPP
  • Statute, Pasqyra Financiare, Marrëveshje Kreditimi, dokumente mbi çështje juridike;
  • Paketa të kontrollit financiar
  • Të plota Transaksione dhe Pagesa Thesari në Vite
  • Shtesa dhe Ndryshime të kontratës apo marrëveshjes fillestare
  • studime fizibiliteti dhe dokumente të procedurës prokuruese për dhënie të PPP apo Koncesion përmes garës
  • tarifa dhe kushte koncesionare
  • etj

Qëllimi për të cilin u krijua dhe funksionon kjo databazë përkon me dëshirën dhe vullnetin për ti bërë lehtësisht të aksesueshme dhe transparente të dhënat për këtë sektor të rëndësishme publik. Databaza aplikon standardet më të mira të publikimit dhe aksesimit të të dhënave dhe krijon mundësi për analiza dhe vlerësime objektive.

Të dhënat në databazë kanë konsistencë kohore me dokumenta nga planifikim deri në finalizim dhe zbatim PPP. Përditësimi i informacionit është i plotë dhe përditësuar në kohë. Regjistrat Publik ku janë tërhequr të dhënat në vite janë: Buletine Dokument Zyrtar të Qeverisë Shqiptare; Arkiva Parlamenti; Qendra e Regjistrimit të Biznesit; Qendra e Licencimeve; Fletore Zyrtare Republika e Shqipërisë; Publikime Pagesa Drejtoria e Thesarit; Publikime të Agjencisë së Prokurimeve Publike; Publikime Regjistra Publik të Biznesit në vende EU; Publikime AKBN agjencia kombëtare e burimeve natyrore.

OpenCorporates Albania të dhëna mbi Shoqëri Koncesionare funksionon si një shërbim, instrument, databazë krijuar nga Shoqëria Civile në zbatim të Projektit  OpenData Access and trasaprency over sectors exposed to risk of corruption

Po si produket i punës së Organizatës AIS në zbatim të projektit OpenData Access and trasaprency oler sectors exposed to risk of corruption, janë publikuar Raporte dhe Artikuj Hulumtues mbi Koncesionet dhe Partneritetet Privat Publik në vend të cilat aksesoren në faqen NdiqParate tema Koncesione

Forum: Të rinjtë dhe emigracioni – Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë

Të premten, më 1 korrik, AIS Open Data Albania mbajti forumin me teme “Të rinjtë dhe emigracioni: Korrupsioni si shtysë për t’u larguar drejt një vendi më të mirë”. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e projektit Open Data, Access and Transparency over Sectors Exposed to Risk of Corruption, në kuadër të të cilit AIS po përgatit Open Data Fellowship Network, një grup të rinjsh që do të aftësohen të analizojnë të dhënat dhe t’i përdorin ato në debate me interes publik.

Përgjatë 3 orëve që zgjati forumi, u fol mbi ikjen e popullsisë, si një nga problemet më të mëdha që po përballet vendi, me efekte shqetësuese që pritet të shtrihen në vitet e dekadat në vijim. Të udhëhequr nga analistë të fushës, të rinjtë debatuan mbi shkaqet që kanë ndikuar këtë fenomen, si mund të analizojmë përmasat e tij nëpërmjet të dhënave, si lidhet ai me çështje të tjera të spikatura, si korrupsioni dhe papunësia.

Spiker në event,  sollën perspektiva të ndryshme të emigrimit të popullsisë në vend:

Sociologia Donalda Tanellari e trajtoi fenomenin nga pikëpamja e zhvillimeve shoqërore, Blerina Shehu gazetare me fokus ekonominë, foli për emigracionin dhe zhvillimet demografike, ndërkohë që analisti i të dhënave  Gjergj Erebara solli një histori të censuseve në vend, duke u ndalur tek të dhënat që mund të përftohen përmes tyre, si dhe si përdoren censuset për të informuar politika të ndryshme qeveritare.

Për informacion më të detajuar mbi qasjet e shtruara gjatë forumit, ju lutem konsultoni agjendën bashkëlidhur

Agenda Forum Youth Network. Youth and Emigration Corruption as inducement to live in a better country

AIS pjesë e marrëveshjes me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes ILD dhe 6 organizatave të Shoqërisë Civile.

Vendosja e një komunikimi të vazhdueshëm mes shoqërisë civile dhe Zyrës së ILD-së, u formalizua sot përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dhe gjashtë organizatave të shoqërisë civile (OSHC), që kanë pjesë të punës së tyre monitorimin e reformës në drejtësi, e të drejtave të njeriut, transparencën, llogaridhënien e mirëqeverisjen.

Bashkëpunimi i nisur më herët me shoqërinë civile, përmes konsultimit për Planin Strategjik e Planin e Veprimit të ILD-së 2020-2022, materializohet me këtë marrëveshje, e cila synon rritjen e performancës dhe ngritjen e kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes rritjes së komunikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, në kuadër të monitorimit, analizimit, procesit llogaridhënës dhe ndërgjegjësues mbi veprimtarinë e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes shkëmbimit të të dhënave, organizimit të takimeve periodike, ofrimit të ekspertizës përkatëse të OSHC-ve të specializuara.

Marrëveshja me ILD-në u nënshkrua nga Instituti për Studime Publike e Ligjore (ISPL), përfaqësuar nga Z. Ardian Dhima; Instituti i Studimeve Politike (ISP), përfaqësuar nga Z. Afrim Krasniqi; Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (IBZH), përfaqësuar nga Znj. Krisela Hackaj; Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), përfaqësuar nga Znj. Erida Skëndaj; Qendra Europiane (QE), përfaqësuar nga znj. Klara Kodra dhe Instituti Shqiptar i Shkencës/Open Data Albania, përfaqësuar nga Znj. Aranita Brahaj.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Z. Metani vlerësoi rolin e rëndësishëm të organizatave të shoqërisë civile në forcimin e proceseve demokratike dhe nënvizoi se ky mekanizëm bashkëpunimi institucional do t’i shërbejë përmirësimit të punës së ILD-së, e më tej gjithë sistemit për funksionimin e një sistemi drejtësie profesional, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent.

Organizata ka një databazë në ndihmë të Reformës në Drejtësi.

Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile e gjeni: KËTU