Në ditët në vijim, instituti ynë do të botojë projektin e ri Academic’al.
Qëllimi i Academic´Al është të krijojë dhe pasurojë një rrjet akademik me kërkues shkencor në Shqipëri. Ky rrjet (network) do të funksionojë online. Koncepti për funksionimin e këtij rrjeti nuk është i kufizuar tek konteksti social i fjalës, por gjithashtu tek mundësitë e ofruara nga teknologjitë semantike të përdorura për zbatim. Aplikacioni do të bëjë të mundur zbulimin e aktivitetit kërkimor nëpërmjet disiplinave dhe institucioneve të ndryshme. Rezultatet dhe ecuria e kësaj iniciative pritet të japin kontribut në ecurinë e komponentëve si vijon:
- Prezantime të institucioneve kërkimore në Shqipëri.
- Prezantime të kërkuesve shkencor, përfshi kërkues të rinj (sapo diplomuar në master shkencor).
- Prezantim i rezultateve të një kërkimi shkencor, publikimeve apo raporteve.
- Prezantimi i marrëdhënies institucion-kërkues shkencor, bashkëpunime ndërmjet kërkuesve shkencorë, kërkues-publikime, publikime-projekte, projekte-institucione.
Academic´Al do të ofrojë çdo informacion haptazi pa vendosur kufizime për një publik të gjerë (pa pagesë; pa detyrim për tu regjistruar; pa kufizim në kohë për vizibilitetin e materialit). Modulet që do të bëjnë të mundur këtë do të jenë të integruar në një website kryesor.
Profili i Kërkuesit Shkencor
Kërkuesit shkencor janë të mirëpritur të publikojnë tek Academica`Al Profilin e tyre të shkurtër me një foto (opsionale) dhe një përshkrim të thjesht me pak fjalë mbi:
– emri dhe mbiemri i kërkuesit shkencor
– edukimi i tij deri tek gradimi shkencor i mundshëm
– institucioni/marrëdhënia e tij me një institucion shkencor ku ai atribuon (ose ka atribuar)
– fusha e tij e ekspertizës apo veprimtarisë
– punime shkencore të tij
– publikime apo projekte shkencore të tij si titull (për publikimet apo projektet ku është autor apo ka angazhim).
Sipas dëshirës në këtë profil të shkurtër kërkuesi Shkencor është i mirëpritur të propozojë me link një ose dy web ku më gjerësisht gjendet informacion mbi profilin dhe kontributin e tij shkencor. Gjithçka do të duhet të jetë e kufizuar në 100 – 200 fjalë. Profili i kërkuesit shkencor preferohet të postohet në gjuhën angleze.
Profili i Institucionit Shkencor (Universitet / Qendër e Kërkimit Shkencor).
Ky profil prezanton institucione shkencore duke i dhënë më tej mundësi rrjetit akademik të prezantojë edhe lidhjet e kërkuesve dhe kërkimit shkencor me Institucionin. Profili i një institucioni shkencor duhet të përmbajë sa vijon:
– Emërtesën e saktë të Institucionit dhe një status të tij.
– Logo apo foto e Institucionit.
– Datimin e Institucionit dhe një emërtesë të më hershme. P.sh Universiteti i Shkodrës më parë ishte Instituti i Shkodrës.
– Nënndrarje të këtij institucioni. P.sh universiteti ka fakultetet, fakulteti ka departamente. Një institut kërkimor ka qendra që funksionojnë në varësi të tij etj.
– Përmbajtje (1-3 fjali) që përshkruajnë qëllimin e funksionimit të këtij institucioni; atribute të tij në botën e shkencës dhe cilësi të veçanta të institucionit.
Gjithçka duhet të jetë e kufizuar në 150 – 250 fjalë. Profili i Institucionit Shkencor preferohet të postohet në gjuhën angleze.
Kërkimi shkencor – Publikimi tek Academic`Al
Pasi ka përcjellë një profil të tij kërkuesi apo institucioni shkencorë ka mundësinë të sjellë e të prezantojë për publikun edhe punime të mirëfillta. Ky kërkues mund të sjellë një apo më shumë punime, pa ndonjë kufizim numerik. Punimi shkencor mund të jetë edhe me bashkautorë. Në kontekstin e Publikimit ky mund të vijë i plotë por mund të propozohen sipas dëshirës së kërkuesit shkencore edhe prezantim i thjesht Abstraktit / Konkluzioneve / Rekomandimeve të këtij kërkimi shkencor. Artikuj shkencor konsiderohen gjithashtu punime. Forma e propozuar për publikim do të sugjerohej në programin world por nuk përjashtohen edhe publikime në PDF. Gjuha e publikimit mund të jetë gjuha shqipe ose gjuha angleze.
Në çdo rast publikimi duhet të shoqërohet me kujdesin e duhur për të mos munguar emri i autorit apo autorëve; titulli i tij; institucioni ku ky punim mund të jetë prezantuar.
Gjithashtu nëse më parë ky punim është publikuar në një revistë apo botim të veçantë sugjerohet që kjo e dhënë të reflektohet. Nuk ka kufizim mbi botim të mëhershëm të këtij punimi, më thjesht punimi shkencor mund të jetë i publikuar më parë.
Çfarë dobishmërie sjell prezantimi i Kërkuesve Shkencor në Academic´Al!
Academic´Al është rrejti i kërkimit shkencor shqiptar. Çdo kërkues shkencor apo institucion i shkencës shqiptare ka mundësi të prezantohet duke shfaqur në ambientin akademik apo tek publiku i gjerë fakte konkrete të kontributit të tij shkencore sipas disiplinave. Gjithashtu në Academic`Al kërkuesi shkencor prezanton punë e tij dhe arritjet duke fituar mundësi të krijojë kontaktet e duhura me qëllim dobishmëri të ndërsjellë. Kërkuesi shkencor bëhet pjesë e një rrjeti duke e përçuar punën dhe arritjet personale si pjesë e një kolane shkencore në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Publikimi dhe vizibiliteti i profilit dhe punimeve shkencore forcon reputacionin shkencor sipas atributeve. Academic´Al me instrumentet e zbatimit ofron hapësirën ku teknologjia e re e informacionit krijon fuqinë për të prezantuar vetveten, e gjetur mundësi edhe më konkrete për bashkëpunim dhe intensifikim të kërkimit shkencor.
Ju mund të drejtoheni tek [email protected] për informacion apo kontakt të nevojshëm.
Ju faleminderit!