Vlerësimi i Impaktit Fiskal në Reforma Strukturore (FIASR) – Rast Studimor mbi Shqipërinë

Në datat 23 dhe 24 tetor 2012, Center of Excellence in Finance CEF organizoi në Danilovgrad të Malit të Zi, seminarin me titull Fiscal Impact Assessment of Structural Reforms. Instituti Shqiptar i Shkencave, AIS u prezantua në këtë event me ekspert të tij duke prezantuar një rast studimor mbi Vlerësimin e Impaktit Fiskal të Reformave Strukturore në Shqipëri.

Ky seminar organizohet nga CEF në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Malit të Zi me mbështetje të SECO – World Bank Trust Fund themeluar nga Unioni Europian. Ky seminar finalizoi punën kërkimore disa mujore me qellim realizimin e nj një studim të gjerë me objekt vendeve si Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Pjesëmarrja e ekspertëve të AIS në këtë projekt si partner të Center of Excelence in Finance shënon edhe një nga bashkëpunimet e para me karakter kërkimor në fushën e financës publike.

Rasti Studimor për Shqipërinë me titull Fiscal Impact Assessment of Structural Reforms – Albania ka si autorë dy ekspertë të Institutit Shqiptar të Shkencave znj. Blerta Zilja dhe znj. Edlira Kalaja. Në këtë analizë kërkimore vlerësohet impakti i reformave strukturore të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare duke vënë theksin tek nevoja e rritjes së kapaciteteve të drejtorive të buxhetit në ministritë e linjës, gjatë konceptimit dhe implementimit të reformave strukturore. Ky rast studimor për Shqipërinë do të publikohet së shpejti në faqen zyrtare të CEF www.cef-see.org .

TechCamp 2012 Ballkani Perëndimor – Open Data Albania frymëzon përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor

Në datat 18 dhe 19 tetor me mbështetje të Departamentit Amerikan të Shtetit, Zyra për e-Diplomacy u organizua në Sarajevë eventi TechCamp me qëllim fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në vende të Ballkanit Perëndimorë në proçese të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare. Në fokus janë përfaqësues të OJF-ve lokale nga Kroacia, Bosnja and Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilët janë të përfshirë në projekte që përkojnë më përdorimin e teknologjive dhe inovacionit. Shkëmbimi i eksperiencës dhe i ideve, si dhe zanafilla e projekteve të reja ishin ndër qëllimet e eventit.
Një grup me trajner lokal dhe ndërkombëtarë i zgjedhur me shumë kujdes moderoi mbi suksesin e eventit dhe nxitjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor.
Përfaqësues nga Sunlight Foundation, Frontline SMS, Open Street Map, Open Data Albania, Open Knowledge Foundation, Ipko, One World See, and the Institute for Sustainable Communities dhanë kontribut direkt për shpërndarjen e ideve dhe eksperiencës së tyre duke lehtësuar komunikimin.
Projekti shqiptar Open Data Albania u konsiderua nga organizatorë dhe trajnues si një model i mirë për transparencë, llogaridhënie dhe aktivizim social. Nëpërmjet workshopeve pjesë të këtij eventi Shqipëria u sugjerua si një model i suksesshëm per tu realizuar në të ardhmen edhe nga vende të tjera si: Kosova, Mali i Zi, Serbia apo Bosnja e Hercegovina.